Re: Përshëndetje me këngë
PER EDIOLEN tre kenge te CAT POWER!
-Ej, GOOD WOMAN, - me degjon?
E shikoj ate vajze qe ecen e menduar nen dritat e venitura te mbremjes dhe sodit vetrinat e zbukuruara per festa. Njerez qe kalojne ne krah te saj, por qe s'mund ta thyejne kurrsesi vetmine, as edhe driteshuarja e dritave shumengjyreshe nuk mund ta ndriçoje qofte edhe pak brenda hapesiren e pafund te shpirtit.
Dhe hyn ne shtepi gjithmone duke u çapitur lehte lehte si nje flok debore qe i largohet zhurmes dhe qe i trembet qetesise.
Por s'eshte e thene sepse e ndjekin pas si nje ankth perngjethes tingujt e kenges WEREWOLF. Fjale te pa thena... -mendon... - lakuriqesi ndjenjash dhe iluzione te shqetesuara ne sfond peshperites. Gjithçka lind dhe vdes ne te njejten kohe, brenda atyre notave.
Cfare eshte? - pyet, - dimension dashurie qe perkundet midis ketyre dy skajeve? Oh, jo! Per te dyja mjafton vetem nje çast.
E perndjekur nga keto mendime te trishta per nje çast rrezellijne ne tru tre fjale: MAYBE NOT YOU!
Pastaj me hapa te lehte, diçka e pandjeshme e ngre ne ajer dhe e çon tek dritaria. Ndoshta jane pikerisht tingujt e kenges MAYBE NOT YUO! - mendon dhe e tret veshtrimin jashte per te soditur ate vdekje te pergjitheshme te natyres, te dites dhe te stines, te gjithçkaje.
- Lere shpirtin tend te leshoje frymen mbi xham dhe zemren te shkruaje ate fjale qe deshiron ajo.
- Cfare? Kush foli?
- Oh, jo! Mos e fshi ne s'te pelqen! Mjafton te dalesh jashte. Por do te te ndjekin gjithmone si nje bashkudhetar i perjetshem tinguj e kengeve, derisa te arrish tek parku i luleve te vyshkura. Aty do te shikosh qe ata tinguj do te humbasin midis pemeve dhe butesise se gjetheve qe japin shpirt dalngadale. Leshoje trupin ne trung te nje peme dhe sodit fluturimin e gjetheve, ate fluturim te panatyrshem nga lart posht, drejt dheut te zi dhe te ftohte.
- Zot, perse?! Perse?! Perse pemet i kane rrenjet nen toke? Mesazhet e ciles bote nxjerrin gjethet e tyre?
Dhe kur pergjigjen e kerkon midis gjetheve, shikon notat e muzikes te shperndara dhe e kupton se gjethet jane fletet e jetes sone te dikureshme. Qendrojne neper dege sepse i lexon qielli dhe pastaj dergon eren e vjeshtes se vone per t'i rrezuar dhe frymen e akullt te dimrit per t'i shndruar perfundimisht ne nje pluhur harrese.
- Cfare po ben? Po qan?
Jo, nuk jane lotet qe bien mbi ate siperfaqe pellgu...eshte thjesht i ngjethur nga i ftohti...
- Perse jo...