Re: Përse e vrasin njerëzit veten?
Kam lexuar një libër me tregime fantastiko – shkencore, ku tregohej për një grup astronautësh të cilët duke qenë larg nga toka, nisën të çmendeshin. Dhe teksa dy prej të paçmendurve po flisnin, thanë për një të tretë: Ai ishte i zgjuar dhe i ndjeshëm. Pra i kishte arsyet për të humbur vetëdijen.
E përdora këtë shembull sepse s’kam parë ndonjë njeri me inteligjencë të rëndomtë, ose pa inteligjencë fare, që të dëshpërohet aq satë kryejë vetëvrasje. E kam fjalën jo për veëvrasjet e tipit Fotoksina sepse më lë i dashuri, por për njerëz të cilët nuk gjejnë më vlera në jetët e tyre për të cilat t’ja vlejë të mendojë. Dhe e dyta: sa mendoni se është raporti i numrit të atyre që vetëvriten me numrin e atyre që u shkon në mendje vetëvrasja dhe pse. Nuk besoj se s’ka ndonjë prej forumistëve të cilit të mos i ketë shkuar ndër mend vetëvrasja!