Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Al-Punk

Still here
Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Rrëfenja e parë:
Ja bre, kjo është Amerika!

• Tëmën bre, prefesor, - nis ligjëratën e përditshme shoferi, - sa llafe të ndyra
kishmë dëgjuarë për Amerikën! Po na kishnë thënë-o, se këtu n’Amerikë njeriu shfrytëzohet pe njeriut. Çne bre! Mbroçkulla! Këtu, or byrazer, ndodh e kundërta!
Radha e veturave në portat me pagesë të Trajboro Brixhit është e gjatë.
Megjithatë unë kam kohë deri në fillimin e punës. Tej mbi Menhetten, që e kemi në krahun e djathtë, kanë rënë rrezet e para të diellit dhe kjo kartolinë e rrallë e shtyn mikun tim Peçon, ashtu me duar mbi timon, të më bëjë një raport përmbledhës me përshtypjet e tij nga Amerika. Ai e ndjen që unë i dua rrëfenjat e tija në atë gjuhën dialektale korçare, rrëfenja që më zbavisin pa masë dhe nuk shterrin kurrë.
• Ikë sa të duash larg, ore, - vazhdon Peçoja, - mendjen në Shqipëri do ta kesh! Një sy këtu e dy atje. Unë atje kam pleqtë, siç i ke dhe zotrote. Edhe shokët e kushurinjtë e mij, pleqtë i kanë në Shqipëri... Mendjen atje e kemi të tërë. Sa bie telefoni, i pyesim: Keni korent-o? Po ujë? Si jeni me drita mo?
Kemi qëndruar tek njëra nga kabinëzat mbi urën e Trajboros dhe Peçoja më zgjat dorën. I jap paratë për kalimin e urës, ai paguan, hapet trari dhe makina vazhdon rrugën për Kuins.
• Ja kështuuuu, prefesor! Jetojmë kohëra të mrekullueshme, kur ne shqiptarët e ardhur këtej, shumica mosha të reja, kemi lënë atje prindërit, pleq e plaka, që të na e bëjnë edhe njëherë elektrifikimnë e përgjithshmë!
Me Peçon, vendet e punës i kemi pranë e pranë. Vetura është e tija, kurse pagën e urës e bëj unë. E ai më shpie në punë çdo ditë. Ai më shpie edhe tani që puna e tij ka një rënie. Punon në një kompani taksish dhe limuzinash, por kur shterrin pasagjerët Peçon e kanë nga të parët që pushojnë. Po ai nuk e prish terezinë. Paraqitet në mëngjes e pastaj kur i thonë që nuk ka punë për të, futet në një kafe në Kuins e pret t’u bëjë ndonjë shërbim me pagesë shqiptarëve me makinën e vet.
Unë punoj në një Strehë, ku rehabilitohen fëmijë me të meta, kryesisht jetimë. Streha është e mbajtur mirë e financuar pjesërisht nga shteti i Nju Jorkut dhe më së shumti nga dhurues kristianë. Po Motër Gjenovefa është aq e zonja, sa shpesh arrin të marrë financime edhe nga qeveria federale. Ajo e ka themeluar vetë Strehën e tani fluturon nga krenaria që Streha e saj është bërë model. Unë aty organizoj argëtimet e fëmijëve dhe mbaj gjallë grupin e theatrit. Motër Gjenovefa që ka sjellë për vete një krevat të thjeshtë e fle aty në Strehë, rri orë të tëra duke parë inskenimet e mia mbi fëmijërinë e Linkolnit, Presidentit të lavdishëm të Shteteve të Bashkuara.
Puna më ecën edhe më vjen keq që shokut tim Peços nuk i vete mbarë sikurse mua. Nganjëherë më duket se ai e di që atë ditë nuk do të ketë punë as me taksi as me limuzinë, por vjen, ja thjesht që të më bëjë lehtësi mua. E gjatë gjithë rrugës së gjatë nuk lodhet duke folur. Shpesh them që do t’ia mbledh këto rrëfenja. Jam i bindur që do t’i kujtoj të gjitha një e nga një ato që më ka treguar deri më sot. Janë tregime të jetuar nga ai vetë, por ka plot nga të shqiptarëve të tjerë, pasagjerë, që ia rrëfejnë rrugës dhe ai m’i sjell mua taze, të ngrohta. Jam kureshtar të di, se çfarë u rrëfen ai të tjerëve për mua. Se nuk mund të rrëfesh asgjë për një njeri si unë, që rri gojë kyçur e vetëm qesh hera -herës duke dëgjuar shoferin gojë kripur, që nuk lodhet kurrë së rrëfyeri. E flet e flet… Ja si tani:
• Rrimë këtu në Amerikë e ndjekëm me drithërimë të tëra kacafytjet dashamirëse
të politikanëve atje, të cilave y thonë “kacafytje për të gjetur unitetnë”, unitet që nuku vjen, ce është nisur ters… Po është nisur ters bre, që në përçapjen e parë të Skënderbeut. Se ay e bëri me ugur të keq, o prefesor, qëkur për t’i bashkuarë shqiptarët, zgjodhi për kuvënd Lezhën, që atëherë quhej Lesh!..
Shoferi u jep një të fshirë xhamave, megjithëse ata mua më duken më të tejpashëm se kurrë.
- Ka shumë vjedhje në Shqipëri, thonë, korrupsion. Qeveritarët e politikanët e kanë mendjen te paraja. Si e si, të bëhen milionerë! Prandaj është më mirë bre, kur shtetin e drejtojnë të ngopurit, pasanikët. Këtë po përpiqen të realizojnë partitë në Shqipëri. Që shtetin ta drejtojnë të pasurit, ka dy rrugë, prefesor: ose të pasurit të bëhen ministra, ose ministrat të bëhen të pasur! Në mëmëdhe po ndodh kjo e dyta; ministrat po bëhen të pasur!… Prandajza sa herë vete andej-këtej y them shqiptarëve, kudo që janë: vëllezër Filadelfiotë, Vaterburas, Njuxhersjotë, Bostonianë, Detroitjotë, Çikagas, të ini krenarë për mëmëdhenë e dashur ore! Atje në mëmëdhe, vjedhjet kanë qëllime të pastra, fisnike. Atje vjedhin për pikësynime të nderçme… Njëherë vaftit, shteti i rripte lëkurën individit për të mirë të përgjithshme, sot për të mirë të tij, individi i rrjep lëkurën e përgjithshme shtetit.
Peçoja vështron ca vrapues shalëjashtë, që ndjekin paralel veturën në të dy anët e rrugës. Një burrë i ngjallmë mezi i lëviz kilet e tij e duket aq i rraskapitur, sa të bësh be se ky është vrapimi i tij i fundit para se ta varrosin.
- Sa e kishmë ëndërruarë Amerikën, o prefesor, ëh?… Këtu shëndoshesh, fryhesh pa dashur, o në p.. të sëmës! Ma shëkon ti prefesor, barkun, mullën time? Asnjë thërrime dhjamë, as një çiçkë bark nuk kam patur në Shqipëri! Xhan o ushqim i Shqipërisë! Bëj unë tashi vrap, që të ul barkun, por varet e nga puna, bre. Se nuk është fizkultura kryesorja. Më parë, këtu, bënja gjashtë ditë punë, po ama, një ditë ia linja të tërën, vrapit. Nuk do linja punën për të vrapuar de! Pastaj ra puna. Fillova të bëj pesë ditë punë e dy ditë vrap… Pastaj .. m’u shkurtua akoma puna e fillova të bëj tri ditë punë e katër ditë vrap. Tani ka një muaj, bëj vetëm … vrap!
Dhe miku im nuk ka të rreshtur:
- Po sikur është vetëm ky hall këtu! Mua nuk më janë ndarë hallet, qëkur vura këmbën. Pa gjuhë, bre, pa gjë… Dy vitet e para punova pa letra, fshehur. Punonja në kat të gjashtë po së prapthi, gjashtë kate dënë dhe! As e pashë diellin as më pa! Nuku se amerikanët janë të rreptë, po kisha akoma në palcë të dredhurat e Selanikut. Këtu, shokët e mij… ezmerë, - se mo na e marrin amerikanët për racizmë! – ata ezmerët dilnin e më blinin për të ngrënë, ata më mësonin zanatnë, gjuhën. Ja atje thellë, ku isha, e mësova gjuhën e vëndit, gurgull! Pas dy vjetësh, kur dolla mbi trotuaret lart, e mora vesh e xheç më ra dambllaja: gjuha që paskësha mësuar bilbil, nuk paskej qënë anglisht, o prefesor, po… spanjollçe oreee!!! Kur mos kem mamanë! Po si ore asnjëri nuk më tha, se ata hushkulurit ezmerë, kishin qënë nga Porto Rikua! Më shkuanë dy vjet. Fillova anglishten nga e para. Zhytem po s’mbytem unë!. Ama, thuaj hë, gjuhë më të zorçme, nuk bën nëna! Për të folur, hajde de, pa për të shkrojtur, po nuk vajte në shkollë, aha, harro mushkë…! Amerikanët, or byrazer, e shkruajnë “mace” dhe e lexojnë “qen”! Fëmijët venë në shkollë dhe e mësojnë, ne të rriturit, hiç-o, ç‘të na vijë nga veshi. E kështu shtyhemi. Papo, është e bukur bre, kur e dëgjon tjetrin ta bëjë mishmashnë në mes të supermarketit, t’i thotë së bijës: “Na moj ti dhi e Ziçishtit! Mo më thuaj aj dont kerë, po mbylle grykën, ce të futa një pëllëmbë të mirë, sa të harrosh pasuordin e internetit dhe gjer bë dhjetë numëra celularësh!”…
Peçoja e le tregimin dhe drejton gishtin nga një veturë që po na le pas.
• Shëko, shëko!.. E pe atë Mercedesnë? Ia pe flamurë tonë mbi targët?
• Ia pashë. – i them unë.
• Gjen këtu dhe shqiptarë që të marrin gjak në vetull. Fitojnë dhe e derdhën paranë lumë. – vazhdon Peçoja. – Njëdizaj, një i njohuri im- njëherë vaftit bëmim zborë bashkë me të, - blevi një shtëpi një milion dollarë. Kur mos kem babanë! Saktësisht: një milion dollarë e 99 cent! Gjen bre këtu shqiptarë që hapin biznese, si ata devollinjtë që kishnë hapur një servis veturash dhe kishnë marrë me mëditje vetë amerikanët! Amerikanë bre, orgjinalë, kur mos i kem tërë! Dhe bile y mësojnë atyre korçarçen tonë. Ja, u ngëtheva nga një vizitë në Shqipëri unë, e vajta e po y rrëfenja devollinjve ç‘kisha parë në mëmëdhe. Por më shumë u trondit pe atyre që rrëfenja unë, ay amerikani zezak, që punonte për ta. Me gojë hapur kamare pe habisë, dolli që poshtë maqinkës që po riparonte e më tha: “Me gjith mënt –o? Ik or t’u mbylltë e mëndjes”, - ia bëri zezaku, -“ ce nuku t’i ha njeri këto!?!”- “ Kur mos kem babanë!” – i thashë. “Kur mos kem babanë, edhe unë s’t’i besoj!” – ma previ zezaku dyke zënë be për babanë zezak!
Në një udhëkryq të Kuinsit, dy policë amerikanë me fytyra kinezësh, po i jepnin radhë trafikut. Unë vura bast me veten se Peçoja tani do të hapte bisedë mbi kinezët. Dhe e fitova bastin:
• Nganjëherë nuk e merr vesh je në Amerikë apo gjëkundi tjatër!.. –hap temën tjetër Peçoja. - Dhuratat që shqiptarët, blenë për të dërguar në Shqipëri, të gjitha mbajnë etiketën e prodhimit Made in China! Po sikur na kanë mallkuarë, që të mos na ndahet Kina kudo që të vemë, or tëmën e sëmës!… Ore, amerikanët si sistem, fituanë mbi komunizmën, po si shpërblim e panë ç’y erdhi: iu mbush vendi me.. me… rusë-do ti a, polakë-do ti a, shqiptarë- do ti! Edhe një fitore kështu mbi Kinën y duhet këtyre e pastaj, që të shohç një amerikan, do të duhet të shkosh në rezervuaret e indjanëve! Edhe atje edhe jalla, kur ta gjesh! Ja kur mos kem mamanë në e tepëroj! Do të ma shohç pastaj Amerikën! Hë-hë-hë!… Po amerikanët janë të mençëm, ore, dhe tashi kanë filluarë ta kuptojnë mirë, se të drejtat e njeriut në Kinë, nuku janë edhe aq keq or jo!...
Arritëm përpara Strehës. Peçoja nuk kish më kohë të përfundonte të tërë temën e kinezëve, të filipinëve, rusëve… Por, ja, kemi ditët e tjera që vijnë. Dhe unë mahnitem sa mirë i zbërthen Peçoja vuajtjet, lumturitë e peripecitë e shqiptarëve të mërguar në këtë tokë të Amerikës, në mes të këtij oqeani mërgimtarësh nga e gjithë bota….

Marre ngaShekulli

publikuar dhe ne Shqiperia.com
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Eh! Amerika!

Kudo qe te ikesh jashte shtetit punohet si kafshe. Nuk behet leku kollaj. Jo Amerika po asnje shtet s'te fal gje.

Nuk kuptoj dicka: Ikim nga Shqiperia , sepse gjasme s'ka pune. Sa toka boshe ka ne Shqiperi te papunuara? Mbase duam gjithcka ne kohe te paktet, por edhe te tjeret (shtetet e tjera) kane arritur ku kane arritur duke punuar ne vendin e tyre nuk kane arritur per nje dite.

Ketu punohet cdo dite 8 ore mos me shume qe te arrish te paguash shpi-uje drita -gaz dhe pa te ngelur gje ne fund te muajit. Nejse kjo, por nuk ben as qef fare. Te pakten ne Shqiperi mblidhesh me shoqeri pas pune o dicka. Po marrim veset e ketyre dhe s'na pelqejne me as miqte kur te vijne ne shpi.

Rrofte Amerika!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

E prisaj ndryshe te niste dhe te ishte nje cikel per emigrantet e Amerikes. Megjithate qesha, ca nga te vertetat e ca nga te genjeshtrat, te shkruara te gjitha vulgarisht dhe pa shpjegimet e nevojshme per nje shqiptar qe nuk eshte i detyruar te njohe Nju Jorkun.
Nejse ne duam te tjera.
 

Mono

Forumium praecox
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

diabolis mund te shkruash dhe ti dicka te plote per kete teme... dhe jo nje kritike /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Origjinale shqiptare. Bellisima.
Ishte pikerisht pershkrimi jetes qe behet dhe ne kontinentin e vjeter nga shqipetaret, shume i thjesht dhe i bukur.
 

Klaudia

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Me pelqeu shum menyra sesi e pershkruanit Ameriken me genjeshtart, problemt, vuajtjet( si mund ta quaj), Happy moments( gjoja, se 1 her ne vit bojm qef ne knej vetem kur mlidhemi me shqiptaret me ndonje festival lol) se sa do te mundohesh t'i thuash atyre andej nga shqiperia qe nuk eshte ajo amerika qe thoni ju.. NUK ESHTE FUSHE ME LULE.... eshte e kote se nuk te beson njeri do te te thon " vet deshe me shku tashi rri aty dhe mos thuj qe amerika o kshu e o ashtu"... dhe do fillojn bla bla bla-t qe kjo nuk na do ne i ka ndryshu amerika e budalliqet e njerzve anej...

p.s dhe jo nuk eshte lehte jeta ne amerik ka plot probleme dhe halle qe nuk ta pret menja do thush ca i kom bo vetes qe kom ardh ktu..... tani vertet ka shqiperia probleme me uj e drita ETJ ETJ po prap i ka dhe ajo te mirat e veta. SKA SI ATDHEU JOT OR TRIM ... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Guest
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Po mire mo rrofte shqiperia
 

ledia

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Kam lexuar edhe materiale te tjera per Ameriken nga mergimtaret shqiptare, por kjo eshte me e bukura e te gjithave. E thjeshte, me dialektin tim te dashur korcar, edhe per te qeshur edhe per te qare. Cfare te thuash me... Origjinale! Kjo eshte Amerika!
 

Baci Gentry

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Edhe une u shkriva se qeshuri me devollicen e kripur dhe te kopsitur te tregimit rreth jetes se shqiptareve qe i bejne edhe amerikanet te kendojne devollice. Eh si eshte kjo pune, ne shqiptareve nuk na gjendet karari gjekundi vellezer, te keqen e kemi me veten tone, s'na ka faj as shqiperia jone as amerika e atyre, dhe as hena ku s'te thote njeri plac me goje. Keshtu le ta rregullojme me kemishen tone qe te mos bejme gerr verr dhe do te jemi ne rregull. Tani nje rrefenje e vogel per si fantazojne vellezerit tane ne memedhe. Vellai shqiptar i lutet vellait shqiptaro/amerikan: "Aman me dergo nje garanci te vij edhe une e te shoh Ameriken, te shoh se si i mblidhni parate nga sheshi." Dhe vellai shqiptaro/amerikan i dergoi garancine dhe erdhi vellai shqiptar gjithe qef. Ky qe e priste mori nje shok me vete dhe e luti qe kur te arrinte vellackua ne aeroport, te hidhte ca te dhjetshe dhe njezetshe ne shesh. Erdhi vellai shqiptar dhe u pershendosh me pritesit edhe syte i vane tek parate ne shesh, dhe tha "po keto c'jane more?" Epo ato parate qe mbledhim ne neper rruge ja kthyen shqiptaro/amerikanet. He hidhu, mblidhi. Dhe ky qe sapo shkeli Ameriken: "Pse o qe sot do filloj punen une?"
 

fieri

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Une jam ne Kanada prej ca kohesh. Ne Shqiperi isha , le te themi, e rreguluar me gjithcka. Por mungesa e qetsise dhe e rendit si dhe problemet e ujit e te dritave, na bene te levizim dhe te kerkojme per me mire jashte kufijve tane. Por ka shume kohe qe jam bere pishman. Dikush mund te thote pse nuk kthehesh. Ja pse: Sepse gjerat si i lashe nuk i gjej dot. Koha ben te sajen. Jam qe jam, te shtrengoj shpirtin me dhembe dhe te bej dy leke, qe nese kthehem te kem si te jetoj gjer te rregullohem serish. Kam plot miq e shoke qe duan te vijne ketu, dua tua them se cfare zhgenjimi i madh eshte Kanadaja. Nuk mundem dot, pasi ky vend ka nje marketing te fuqishem dhe zeri im apo dhe i shume te tjereve, nuk ndryshon dot ate qe ky shtet e ka ngritur me fanatizem. Megjithate, per ata qe jene ne Shqiperi dhe duan te vijne ketej, te mendohen shume dhe te shikojne dhe mesazhet qe jane ketu, pasi shumica jane t verteta. Ketu nukte fal gje njeri, por edhe nuk te njeh gje njeri. PAvaresisht sa shkolle e sa pervoje ke ne vendin tend, ketu je nje HIÇ i madh.
 

Al-Punk

Still here
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

KANADAJA - ENDRRA E SHEMTUAR
Tregim

Kerko. Hulumto. Kjo sic diket qenka ne gjenet e njeriut. Te kerkoje nje te ardhme me te mire dhe kurr mos te ndalet. Dhe mu sa te arrije ate kerkon dicka tjeter. Kerkon, kerkon dhe me ne fund humb.
Kanadaja eshte bere enderr per shume Shqiptare dhe ata si pulat pa koke po marrijne rruget drejt kesaj toke te bekuar. Dhe aty fillojne rrefimet, zhgenjimet dhe te gjitha ato qe jane larg enderres.

marre nga http://kanadaja.tripod.com/main/
Keto rreshta jane si pasoje e dhimbjes time per vellezerit e mi, per token time dhe ne fund per vetveten qe gjindem ketu ku gjindem.

Ju deshiroje lexim te kendshem.

Ata qe lexojne nga Shqiperia do ta hapin syte duke mosbesuar ne keto rresha ndersa ata qe kane mberritur ne Kanada do te hajne buzet duke thene na diktuan.
Te vijshe ne Kanada eshte sakrifice e madhe. Filluar nga dokumentat, qofshin ato fallco apo te rregullta. Nevojiten mjafte te holla per ti rregulluar, prej $US2000 (ato qe kane fat) e me nalte. Mos te bisedojme per ata qe kane ardhe me familje.
KJo pjese e pare e endrres kalohet mjafte lehte sepse njerzit jane te entuzijazmuar dhe memzi presijne diten kur do ti dal Landed Immigrant Visa dhe kur do te largohen nga Atdheu i cili ne kete faze te pritjes perngjan ne nje burg. I bisedojne miqve, shokeve se sa keq eshte ne Shqiperi, provojne te bindin edhe femijet e mahalles qe duhen te largohen nga Shqiperia sepse ky qenka vendi me i keq per te jetuar ne bote.

Doli Visa!

Cfare gezimi! Po neve do te jetojme si njerez tani! Une do te vazhdoje punen time si inxhinjer ndersa gruaja ime e cila ishte mesuese ne Tirane do te vezhdoje te mesoje femijet Kanadez. Femijet do ti bejme atje sepse kty ne Shqiperi as qeni nuk e meriton te lind. Po rrogat a dini ju sa jane ne Kanada? Per mua si inxhinjer i cili jame specializuar ne Tirane se paku $4000 edhe im shoqja me siguri $3000. Ohoho...parajse. $7000. Nje vite $80000. 10 Vjete $800.000. I thame mirupafshim fukarallekut.
Nuk do ti shohim te afermit dhe shoket por ska lidhje. Per te afermit, per nenen dhe baban me vjen keq te theme te drejten por perseri ne anen tjeter duhet te ecim perpara. E per shoket...vari k...edhe ashtu jane nje grup injorantesh te cileve Shqiperia i duket gjithcka ne bote! Thote Aliu: Shko ti ne Kanada por kete qejf qe bejme neve ketu kurr sdo ta besh atje. Une iu pergjigja:Ali, si mund te ndegjoj ty kur me larg se ne Shkoder kurr nuk ke qene. Aliu te me thote mua se cka eshte mire a keq. Nuk dini ju asgje. Une kame lexuar per Kanadan ne Internet dhe kame ndegjuar nga shoket qe jane atje. Mrekulli mor vlla. Mundesira te hatashme. E sidomos neve Shqiptaret qe jemi te zgjuar i kapim gjerat shpejte. Ku mund te jete nje Kanades perpara nesh me inteligjenc. Neve jemi te rrafinum vlla. Te lamun ne 100 ujera. Si te shkelim atje neve menjehere perparojme. E sidomos une, nje inxhinjer me emer, me name. Kur ketu kame bere emer po cka do te beje kur te mberrije atje?
Njerez te kulturar, zemerbardhe qe ka Kanadaja thojne ska askund tjeter. Me mire te behesh shoke me nje Kanadez se me 100 Shqiptare. Jo si keta ketu. Me thote komshijka Lena: Po ku do te shkojshe ti ne Kanada ore, as Anglishte nuk dine si duhet e jo me te behesh inxhinjer. O zemerkeqe thash me vete. Atje ka shkolla moj injorante, te meson Kanadaja anglishte. Se fundi pse lodhem une me keta. Nuk dijne gje kta.


Zbritem ne Kanada!

Rregull. Pasterti. Obobo....cfare kenaqesie. Thank you per cdo gje. Hyne ne nevojtore publike para dere te thojne Thank You, del prej nevojtores perseri Thank You. O nuk e bera per juve por per veti. Por nejse, shume te kulturuar.
Te sporteli per Immigrantet, na pyeten a kemi te holla sa duhet. Qitem parat. OK tha gruaja 2 kuintalesh pas sportelit. Na dhane edhe ca letra, gazeta dhe informacione si te gjejme banes. A keni dike ne Kanada tha. Jo i thame ne. Good luck na tha. Cfare kulture! U knaqa ne Kanada. Ska 20 minuta qe kemi mberrite edhe menjehere ndiehet ngrohtesia e ketij vendi kaq te ftohet.
Naten e pare shkuam ne hotel: Paguam $70 naten per shoq. Ska lidhje se e gjeme banesen neve menjehere te nesermen.


Dita e pare ne Kanada!

U zgjova. I lire. Pa brenga. Shqiperia ishte aq larg.
Shkuam ne emigracion dhe u regjistruam ne shkollen e gjuhes angleze. Pas asaj bleva ca harta qe mos te hupja ne kete metropol qe i thone Toroto.
Dija pak anglishte d.m.th nuk isha rryp fare sa i perket gjuhes.
Rental News gazete e cila eshte falas (cfare mrekullie) te jep mundesne te gjejshe banes kudo ne Toronto. Shfletoj, shfletoj...qe nje one bedroom, basement $500/month. Telefonova. Ende ishte e lire.
Morra taxin (pagova $20). Shoferi ishte nga Somalia. Shume i kulturuar. Kenaqesi me bisedu me te edhe pasi qe nuk dinte mire anglisht. Mberrita te shtepia dhe tani kerkoja banesen e Superintendent-it njeriut i cili eshte pergjegjes per ate banes. Shume zezak mor ktu dreqi e hangert. Bile duke u ngjitur shkalleve mu duk se ndegjova ca qe benin dashuri me dere te hapur.
Ika. As qe e kerkova Superin.
Shikova te katerten, te peste,...., te dhjeten. Nuk gjeta asgje. Te theme te drejten kjo zgjati 3-4 dite deri kur se fundi rashe ne nje apartament 1 dhomsh, ne nje banes ku kryesishte banojshin Somalezet (perseri Somalez). Fola me Superintendentin e ai thote First and Last . E para edhe e fundit. Thash se po me korigjon sepse nena ime me thoshte E para edhe fundit qe e bere kete. Por jo ky thoshte te pagoj te parin dhe muajin e fundit. Mos mor vlla i thame (vllau nga Somalia). Shume para. Une nga Shqiperia kame sjellur vetem $10.000. Jame pa pune.
As qe desironte te dinte vellau nga Somalia.Edhe bile tha qe apartamenti do te jete gati brenda dy javeve.
Opa. Me shkuan 3 jave ne hotel. Matematika e klases trete fillore thote: 2x70=140x21(dite)=$2940 + $1800 (first and last per apartament) + $1200 (shpenzime njeriu i gjalle done te haje) = $5940.
Me mbeten mua $4000 diten e pare hyra ne apartament. Apartamenti bosh. Shpenzuam edhe $1500 per ta pajisur. $2500 ne xhep.
Bashkshortja ime e dashur filloi te bente TRR TRR. Kanadaja ashtu Kanadaja kshtu. Ngadal i them. Tash sa kemi ardhe. Cdo fillim eshte i veshtire.


Ne klasen e anglishtes

Filluam shkollen. Te theme te drejten pak si i cuditshme mu dukte. Ne banken time kisha dy nga Rwanda. Perpara ca djem nga Sri Lanka dhe pas disa nga Chechenia. Lufte perpara, lufte mbrapa, lufte anash.
Ku nga Chechenia po me pyt: Nga je ti mik. Nga Shqiperia i thashe. A ka lufte atje? tha. Jo i thame une. Filloi te qesh. I theme pse po qeshe?. Ti me siguri tha je Inxhenjer?
Me mire te me binte grushte fetyres se sa ma tha ate! Mu duk thu se me fliste komshijka Lena.

Puna

Fillova te kerkoje pune. Bera rezumen. E mbusha plot e perplot. Mbeti vetem te theme qe kisha ndertuar dhe murin Kinez. Cfare rezumeje! Dy faqe te plota! Po kur ta shohin kete rezume do te me thrasin se sben! Shkova ne nje nga qendrat per punesim dhe fillova ta faxoj rezumen. I faxova diku 10 per fillim. Thame me vete: Mjafte eshte. Prej ketyre 10 me siguri qe 5 do te me therasijne dhe shkova shpejte ne shtepi per te pritur telefonatat.
Prita gjithe diten. Asgje. Perseri te nesermen faxova 20. Perseri asgje. Faxova une, lexues i dashur, gjithe javen . Javen e ardhshme pas 200 rezumeve te derguara me thiren ne Interviste. O cfare gezimit! Tani do te shohin kanadezet se cka eshte inxhenjeri Shqiptare.
Shkova ne Interviste i veshur si nuk shkon me mire. Bisedova me nje nga inxhinjeret kryesor te tyre. Dinin edhe ata dicka, nuk eshte se jane budalla fare.
Kto ishin fjalet e tia ne fund te intervistes: Mik i dashur, me kete nivel e anglishtes qe keni Ju ne kompanin tone as qe mund te jeni pastrues dhe se dyti ti nuk ke aspak eksperienc kanadeze. Shko puno diku tjeter, merr pak eksperienc e tani hajde te kerkosh pune si inxhinjer
Te pershkruaj ndjenjat e mia ne ate moment do te me duheshin 10 faqe te mira. Mirpo me interesante ne ate moment ishte nostalgjia qe ndieva per Shqiperine. Pse nostalgjia? Sepse desha ta rrah qenin e ta beje per spital por ketu ne Kanada nuk guxon te rrahesh askend sepse shkon direkt ne burg. Dhe njeherit hup te drejten per tu bere Kanadez. Shterngova dhembet dhe dola.
Nuk kane thene kot se Perseritja eshte mamaja e mesimit. U mesova. Me ndodhi situata e melartme edhe shume here tjera..
Barku do buke. Gruaja do buke. Tani punoje ne nje restorant. Laje pjata. Nuk eshte edhe aq keq - $7/hour. Kame shprese qe se shpejti te behem kamarijer ne po te njejtin restorant. Po e arrita kete do te jeme shume i gezuar.


Shqiptaret ne Kanada

Shqiptare ka shume ne Kanada. Po vijne gjithnje. E mjaftushme eshte te hyjshe ne nje nga kuzhinat e restoranteve te Torontos dhe te flasesh dicka shqip. Gjysma e personelit do te pergjigjet.
Ka edhe ca kafene ku mblidhen shqiptaret. Aty kemi njoftuar shume Shqiptare. Artiste, profesora, regjisore....elita shqiptare.. Edhe kane perparuar shume. E pabesueshme. Profesor i letrsise E.A. ishte bere menxher i 5 punetoreve ne kompanin per pastrimin e bores. Regjisori A.I. kishte mberritur te laje xhamat e te famshmit CN tower. Mos te numroj me tutje arritjet e njerzve tane ne Kanada. Mahnitese.


Piramidat

Sa e vogel qe qenka kjo bote! Une ika prej Shqiperise qe te ik sa me large nga Piramidat kur a do ti Piramida kishte edhe ne Kanada! Por ktu jane pak si ne forme tjeter. Jane Piramida ne forme te njerzve. Po sa shume qe kishte! Obobo...Sic duket sistemi Kanadez ende nuk ka mesuar si ti filtroje kandidatet me prirje Piramidale. Nuk dine kta ktu cdo te thote te jeshe Piramide. Bile pasi qe Kanadaja qe aq e mire dhe me dha Vizen une do ti jap ca sygjerime Imigracionit Kanadez se cfare pikash plotesuse duhen ti shtojne formave te aplikacionit ne Tirane per ti diktuar Piramidat dhe mos ti lene te hyjne ne Kanada. P.Sh. A beni gjithcka per lekun (me kete pyetje eliminohet gjysa e emigranteve)? Kush eshte Sudja? A e keni gjyshin nga Egjipti? Nese kandidati pergjigjet pozitivisht ne cilendo nga pyetjet: RUANI NJEREZ SE ESHTE GARANT PIRAMIDE!


Martesa

Njeriu ndryshon, ndrron, perparon, meson. Te ndrrojne edhe shijet, edhe qejfet. E cuditshme. Sa mendon njeriu qe e fiksoi sistemin e vlerave vertetohet ne te kunderten. Kanadaja eshte shtet i bukur, shume gjera te bukura, shume femra te bukura. Sateliti ne Shqiperi nuk kishte genjyer fare. Sic i shihnim atje ashtu jane. Thash kur mbrrita
O do tia ndij lezetin ketij shteti une. Gruaja nshtepi me kalamaj e une do bredh se sben.Me pune mo.
Por eshte interesant sa komshij te mire ka Kanadaja. Jo si Lena. Une i shkreti punoja gjithe diten ne restorant (ne Kanada e kuptova fjalen borxh) dhe asesi te gjeje kohe ta rregulloje lavatricen. E kishim nje komshi nga Tanzania. Cfare zoterie! Shume zemerbardh e lekurzi! Sa here qe prishej dicka ai me vrap per ta rregulluar sepse e dinte qe une nuk kisha kohe. Gruaja thoshte qe nuk jane edhe aq njerez te keq zezaket. Ashtu thoshte ajo.
Tani nuk kame lavatrice. I takoi gruas.


----------------------------------------------------
FUND? (nuk jame i sigurte, me siguri qe shteti i bukur i Kanadas do te sjell me teper perralla qe ju lexues te qeshni)

Nuk mund e mos te citoi proverben e urte popullore e cila thote:
KUR GABON I URTI CUDITET EDHE FEMIA (versioni origjinal eshte bud... ne vend femija por nuk deshirojme te ofendojme askend - nuk lejon ligji i Kanadas :)

Nese mendoni se jeni te URTE, plackat gati dhe DREJTE PRAPA NE ATDHE. NE SHQIPERIN TONE!
 

Al-Punk

Still here
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Rrëfenja e dytë:

Kur mos kem mamanë!

Nëse mund t?i themi ende djalë një dyzetvjeçari, vetëm se i ka faqet e kuqe dhe një dritë gazi që nuk i ndahet nga sytë, Peçoja është djalë, madje një djalë i këndshëm. Ai gërmon, nxjerr e na ve përpara gurë të çmuar nga përjetime të të tëra llojeve: që nga një periudhë burgu, një punë e vështirë në parkun e mallrave të Korçës, një dalje dyvjeçare në rrethinat e Selanikut dhe një hyrje e mundimshme në Amerikë, me ndërmjetësinë e kurbetlinjve të vjetër korçarë. Këtu punoi ca kohë si shofer brenda oborrit të një firme italo-amerikanësh, të cilët ia lejojnë vetes të marrin në punë një mërgimtar, që ende nuk i ka letrat nga autoritetet vendëse. Por nuk e linin Peçon të kalonte kurrë me kamion pragun e portës së oborrit të tyre. Tej pragut, pushteti i punëdhënësve italianë merrte fund.
Tani banon pranë nesh në Mosholu Park, Norvud, Nju- Jork?
Stacioni i parë i vizitave në shtëpinë time për të është rafti i librave. Edhe pse lexon për bukuri Tajmsin, pa thënë që ka një etje të pashuar për gjithçka botohet në atdhe, gjuha e Peços ruan koloritin e fshatrave të Fushës së Korçës ku edhe është lindur. Ai mendon se vetëm kështu mund të ngjitin më mirë rrëfenjat e tija. Unë them se e bën më shumë që të mos harrojë ta përdorë atë me bujtësat e tij, kurbetlinjtë e vjetër, të cilëve ajo gjuhë u ka mbetur ashtu, pa pasur ata asnjë mundësi e pa ndier asnjë nevojë për një përshtatje më bashkëkohore.
Rrëfenjat e Peços janë gazmore e, nganjëherë, ai më ngjan si një korrespondent i dërguar në burgun e diktaturës e në qarqet e mërgimtarëve shqiptarë të Selanikut, të Bostonit dhe të Nju-Jorkut, nga ku reportazhet e dhembjes, mendon ai, janë bërë tashmë shumë. Ai duket sikur ka zbritur poshtë të gjuajë karaktere e ndodhi që të bëjnë të mendosh se asnjëherë jeta nuk është vetëm e vështirë.
Nga kjo Peçoja duket pak i lehtë dhe jo aq serioz. Sidoqoftë, gjuha e tij na është bërë si epidemi e këndshme, sa edhe unë e zë veten duke i thënë:
? Ce bre Peço? Po ce o derëzi? Po ti qenke i lojtur o t?u mbylltë!
Aty edhe ime shoqe po më pyet me ?ce o burrë?, ndërsa fëmijët kanë harruar të betohen si më parë dhe tani të sigurojnë duke përdorur betimet e Peços: ?Kur mos i kem të tërë!? ose, edhe më prekshëm, me atë ?kur mos kem mamanë!?
Kur na vjen për vizitë, ai nuk e ka për gjë ta lëshojë gojën edhe në prani të gruas sime. E pastaj nxiton t?i kërkojë asaj të falur duke e siguruar se ushqen për të respekt.
Për shkarjet e gojës, gjithë fajin, sipas tij, ia ka qyteti ku është rritur.
? Ama, vërtet bre, kush i njeh mirë korçarët, - shfajësohej një ditë Peçoja, - nuk ua merr për keq. Shko në Pazar të Korçës, brenda orës dëgjon më shumë të shiten nga ato .. të nënave, se piperka e domate! Kur të qaj mamanë, çapëlojnë sytë e gojën të tërë ata që zbresin për herë të parë Korçë e dëgjojnë: ?T?ëmën! Po ç?bëhet kështu or q..fjaj t?ëmën! Pat erdhur një herë një shkodran me shërbim, në Grumbullim të Korçës, siç vinte pe vitesh. Këtë herë qëllovi që shefit të një reparti, një natë më parë i kish vdekur babaj. Do vinin ta ngushëllonin shokët e punës e ay shkodrani i shërbimit kish thënë: ?Po vij dhe veta!? Po juve e kuptoni tani sesi mbeti ay, kur i dëgjonte korçarët ta ngushëllonin shokun e tyre: ?T?ëmën bre Kiço, po babaj vdiq o në p? të s?ëmës, ëh?? Shkodrani nuk u besonte veshëve. ?Janë çmendur këta?,- thoshte me vete. Fillonte i dyti: ? Po kur vdiq, bre Kiço?? ?Sot më të gdhirë? ? ia kthente Kiçua. ? Paaa! Si bre më të gdhirë?! E po m?i hëngsha t?ëmën, vdekja të merr kur t?i dojë bytha!? Varda goja ore! Kur mos kem mamanë! Fillonte i treti: ?Kur e kini lënë varrimnë, o Kiço?? ? ? Më tre pas dreke? ? ? Më tre, ëh? Hiçgjë nuku jemi bre! Sot mbi dhê, nesër dënë dhê, o më i ..fsha t?ëmën vdekjes! Ta thosh veç njëri, e po hajde de! Po tërë gojë prishur, tërë me të shara nga nëna! Shkodrani i dha karar: kjo gojëprishje ishte pe atyre riteve që nuku ia njohim njëri-tjatrit e mendovi se korçarët gjithë këto, i kanë kundër mortjes. I erdhi radha atij vetë tashi. Juve e përfytyroni të gjorë shkodran, me zë të bukur, i sjellçmë, delikat, që po matej të kapërcente një ledh që s?e kish hedhur ndonjëherë. Djersët çurkë e nuk dinte si ta niste me Kiçon: t?i shante më parë nënën apo t?i thosh udhë e mbarë babajt?!?
Ne qeshnim duke fshirë lotët, kurse Peçoja na siguronte, se të tëra këto ishin të vërteta.
? Kur mos kem mamanë, në ju gënjej!
E ky ishte betimi i fundit i Peços me mamanë e tij. Atë betim ai nuk e përdor më.
Katër ditë më pas Peços i vdiq e ëma. Në fillim e lajmëruan se ajo, befas, qe sëmurur rëndë. Atë ditë unë i vajta në dhomë dhe e gjeta Peçon në lot. Nuk e kisha parë të përlotur më parë dhe nuk e kam parë më që ato ditë.
Ai më bëri shenjë të hiqja pallton dhe vazhdoi të dëgjonte ato që i rrëfente në telefon e motra që pati lënë Tiranën dhe kishte nxituar në fshat, ku banonin pleqtë. Pastaj, miku im la telefonin dhe u ul në një kulltuk të vjetër.
? Mamaja po na le, - tha me zë të shuar. ? Ka prerë gojën.
Qëndruam kështu pa folur nja dhjetë minuta. I gjori Peço shfryu tërë pikëllimin në një psherëtimë.
? T?ëmën ç?bëj këtu n?Amerikë, unë bre?! Ëh? Dua të siguroj një jetë më të mirë-o? Po ç?duhet bre, kjo jetë, që do të më kujtojë se e lashë mamanë të më vdesë, jo dyke i ndënjur pranë, por dyke pritur vetëm ç?më thonë në telefon!?.. ? Ti moj korbë, po vdes?? ? e pyesin me siguri moshataret e saja, mamanë. ? ?Po vdes?, ? u thotë ajo. ? Po ku e ke djalën e vetmë?? - ?Ai më ka vdekur më parë, katër vjet të shkuara, kur u nis për Selanik? Që të rronte!? E andej më vdiq!?.
Dhe Peçoja qante duke mos u përpjekur fare ta mbyste vajin dhe i fshihte lotët me dorë. Pëllëmbët i ishin bërë qull. Unë i vura thjesht krahun mbi sup dhe mezi përmbahesha vetë. Kur Peçoja mbyste ngashërimin, i linte udhë bisedës imagjinare që bënte e ëma me shoqet e saja plaka.
- ?E që atëherë nuk e ke parë më, moj ditëzezë?? ? ? Ja, për ta parë po nisem? ?
Peçoja u ngrit me rrëmbim dhe u vërsul në banjë. Pas pak doli duke fshirë fytyrën
me peshqir. Ishte qetësuar disi. Më pa drejt në sy e më tha:
? I ndodh bre, kjo, shumë mërgimtarëve. Nuku kanë se ç?të bëjnë, ce nuku këthehen dot më këtu. Pa marrë dokumentet, nuku puthin më dot në Amerikë!.. Vetë e dinë sesi i gëlltisin halle të tilla!.. Ama unë nuk e duroj dot. Nuku duroj! Më zuri pa pritur kjo arë gungë, mor më ia ?. Ngreu prefesor, e ikë të lutem. Ikë!
? Çfarë pate?! - e pyeta i befasuar që desh të më përcillte.
? Të tjerët nuku ma dinë hallë, kështu si ma di ti dhe jotë shoqe. Ata dhe do të më flasën edhe do të pinë me mua kafe. Po yve, ty dhe zonjës, unë nuk ju dal dot përpara. Se juve e patë si mua po më vdes nëna e më patë si po rri këtu, në këtë mut vend, ngaqë pastaj nuku këthehem dot më.
? E di Peço, nisu! ? e këshillova unë me vendosmëri. - Do të kujdesem unë për biletën tënde? Kushedi më vonë? Ti po vuan shumë. Ikë, dëgjomë mua!
Ai u plas në krevat.
? Nuku mundem. Babaj thotë: ?Mos hajde?. Motra më kërcënon: ?Po erdhe, nuk të flas më me gojë! Bëre gjithë këto sakrifica. Tani merr dokumentet dhe për gruan e fëmijët?? Gruaja? Rezarta, më thotë: ?Bëj si të duash?.
Unë vendosa t?i jepja fund egërsisht, lëkundjes së tij.
? Mos i dëgjo ata. Unë të them shko!
Ai filloi të dëneste përsëri dhe gjendja u rëndua mjaft.
? As i dëgjoj ata unë or jo! Asnjërin pe tyre! Por? do të dëgjoj mamanë? Ajo, para se të priste gojën, i ka porositur: ? M?i thoni Peços: mamaja do që të mos vish! Ky është amanet im i fundit. Ma shkeltë, do t?ju mallkoj të gjithëve që nga gropa!?,- u ka thënë? Pandaj po më luten të tërë, që të mos u vete?
Shkulmat e dënesave po e mbytnin njeriun e gjorë. Ai nuk më fliste dot, por me dorë më bënte shenjë të largohesha dhe ashtu, nëpër trazim të shpirtit të tij, gjente radhë e më thoshte:
? Ikë, të lutem ikë! Dua të rri vetëm.


* * *
Mamaja e Peços vdiq atë natë. E kishin vënë plakën në varrezat e fshatit.
Ime shoqe dhe unë i bëmë një vizitë Peços, pas varrimit. Ai tani ishte krejt i qetë. Furtuna kishte kaluar e pati bërë dëme, por mbi shkatërrimin, kishte hedhur synë një diell i qetë dhe i ngrohtë.
Ai i buzëqeshi gruas sime dhe, duke na servirur nga një gotë ujë me akull, na tregoi se varrimi kishte përfunduar gjysmë ore më parë.
- Kishnë marrë me qira një celular të një fshatari që punonte në Greqi. E mbante nipi im. ? Mos të më flasë njeri në atë celular,- i thashë nipit,- vetëm mbajeni tërë kohën hapur e lemëni të dëgjoj?. Vetëm një shok pe atyre të parkut të mallrave nuku iu bind nipit e porosisë time, po iu afrua celularit e më thirri. ?Jam Tirka, Peço, mbaje veten! Që pe Korçe, në këtë mes dimri, të kemi ardhur pesë shokë!? Ay desh të fliste akoma, po nipi e largovi? Në odën e burrave më bëhej se ndjenja erën e duhanit. Pasaj, dëgjonja gratë që qanin. Një e dy përmendej emri im,? që ime-më, e zeza, nuk më pati pranë? Celulari kishte cilësi të mirë. Motrës sime i ra të fikët. Dëgjonja që thërrisnin për ujë. ?Ujë, ujë!?- ulërinin tëra gratë njëherësh, me alarmë. Dëgjova kur nxuarrë mamanë dhe e nisnë në varrezë të fshatit. Dëgjoheshin këshillat e burrave: ?Veri dorën këtu, ju të dy ngrijeni arkivolë nga ajo anë!?. Pasaj me sytë e mendjes shëkonja tërë rrugën e fshatit, ce dëgjonja dëborën e pashkelur, që kërciste dënë çapet e njerëzve që e mbajtnë mamanë time mbi supe, gjer te varri. Edhe kërcitja e dëborës dëgjoheshe, kur mos kem?.
Këtu Peçoja u kujtua. Dhe qeshi hidhur:
? Tani nuku do betohem më ?kur mos kem mamanë!? ? tha me një buzëgaz të hidhur. ? ?Tani unë atë? nuk e kam më!?
Në dhomë ra heshtja. Peçoja bëri edhe një përpjekje të shfaqej si më parë, i gjallë e me humor.
? Nuk e kam më? Dhe unë? Oho, ku ka si unë bre! Unë jam n?Amerikë ore!
Vetironia e tij nuk kishte asnjë dritë nga ai gazi që Peçon s?e linte kurrë. Peçoja dështoi në përpjekjen e tij. Dhe zuri përsëri të qajë?.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Kam perkthyer disa here neper gjygje per familje shqipetare qe vijne ne USA dhe kerkojne strehim politik. Statusi politik eshte nje nga menyrat qe ka mbetur per te marre dokumenta te rregullta po te fitosh gjygjin. Te them te drejten me dhemb ne shpirt kur i shikoj qe vijne me femijet e vegjel duke i terhequr zvarre neper gjygje... dhe pse shumica e tyre genjejne dhe e pranojne nje gje te tille, perseri i ndihmoj sa mundem se me duken njerez te deshperuar per nje jete me te mire. Ne fund te fundit kjo eshte enderra e emigrantit, apo jo?

Megjithate, kam takuar disa familje "interesante" qe vinin nga Tirana, ku kishin business, para, shtepi te mira e lluksoze dhe paguajne qimet e kokes per dokumenta fallco dhe avokate. Kur i pyesja se pse moren nje rruge te tille kur ishin fare mire ne Tirane dhe benin nje jete shume argetuese sic me thonin, pergjigja e tyre ishte se ikem nga Tirana sepse po ikin dhe te tjere!!!! :confused:
Me falni, por per mua ky eshte justifikimi me budallik qe kam degjuar ndonjehere... dhe e keqja eshte se nuk e kane thene nje e dy familje, por qenka bere mode. Te gjithe fusin koken ne hale, te fusim dhe ne koken!
Une i kuptoj fare mire ato qe largohen nga Shqiperia per nje jete me te mire ekonomike, qe kane lene atje pune te zakonshme me rroga te vogla, qe duan qe femijet e tyre te kene nje te ardhme ne USA dhe te shkojne ne shkolla te mira (se varjantin e statusit politik nuk e ha!), por te mbledhesh leckat e te nisesh nje jete te re nje nje dhe te huaj sepse keshtu bejne dhe te tjeret, nuk e kuptoj dot!
 

Ema

Goddes
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Klas Mandi!
Ka i ke gjet me? /pf/images/graemlins/wink.gif
 

DARIO

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

kam 6-muje qe nuk fle gjume naten ,punoj nga ora 10 e nates deri ne 7 te mengjesit
se maj mend qa shije ka gjumi i nates qe kam ardhe ne Angli nuk i kam bo me shume se 6 ore gjume ne ne dite ,se naten punoj.
PO VETEM DESHA TE THEM NJE LAJME"ANGLIA NUK PRANON ME REFUGJAT" PERJASHTUAR ATYRE QE KAN NAJ ARSYJE TE FORTE.SI PSH ATA TE IRAKUT QE JANE NE LUFTE PER TE TJERET NUK KA VEND MO NE ANGLI.PRANDOJ I THEM QUNAVE SHQIPETAR QE TI BOJNE HYZMET KRAVE NE SHQIPERI.
 

Al-Punk

Still here
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Pëllumb Kulla


Rrëfenja nga Amerika
-Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim-


Rrëfenja e tretë:

Një nuse shqiptare rrëmbehet në Nju Jork

Tëmën bre!, duhej pa tjetër të vinja gjer në Amerikë që të mësonja se sa ndryshojnë zakonet nga të katër anët e vendit tonë të vockël. Po çudia më e madhe është se ca krahina jo vetëm që i ruajnë duke ua treguar nipkave të lindur në Amerikë se ç?lloj zakonesh ndiqnin një herë e një kohë, po edhe i ndjekin këto zakone akoma. I venë në jetë si në fshat edhe këtu, në mes të Menhettenit! Paçka se në vend të oborrit të fshatit, tani kanë tri metro trotuar, në vend të qenit, kanë një alarm e në vend të kalit venë e marrën nusen me limuzinë!
Ca ditë të shkuara, një të diel, e kishnja parkuar limuzinën, - demek, kalën e nuses, - para një billdingu. Në një nga apartamentet, në kat të tetëmbëdhjetë, ca gra këndonin këngë popullore për çupën që po e nxirrnin nuse pe shtëpisë së babajt. Rrugica ishte e ngushtë, siç janë të ngushta e të kufizuara tërë rrugicat e Menhettenit, që kanë veç një drejtim kalimi.
Një makinë policie kaloi bri meje dhe oficeri pa me një farë dyshimi se si kishnja parkuar, po nuku tha gjë. Para 40 e ca vjetësh në fshat, ma ha mendja, parkime nuku kish dhe asnjëri nuku ta shihte kalën me dyshim.
Në këto mendime më thanë të ngjitsha lart, ce më kërkonin. Vajçë pas atij që kish erdhur të më merrte.
Ishte një goxha ndërtesë me roje me uniformë. Një njeri tjatër, po me uniformë, na shoqërovi deri te ashensori dhe hyri tok me ne gjer në kat të tetëmbedhjetë, ku na la të dalëm për të vajtur në apartamentin ku qe nusja, ku ish rritur që foshnjë e gjer sa pat mbaruar universitetet radhë. Hajde apartament, hajde! Lluks o lluks, të të ikte mendja, kur të qaj babanë! Ishte familje e kamur, e ardhur n?Amerikë që para tridhjetë e kusur vjetësh, që kur Titua pat hequr gardhet e kufinjve. Më pritnë me shumë respekt, megjithë rrëmujën që sillnin tërë ata njerëz të ndodhur aty e me tërë zhurmën që bëhej. Në një qoshe të korridorit ndodhej një pjano e madhe, kurse dëpër mure kish piktura, vënë në ca korniza të rënda, ngjyrë floriri. Para se të hynim në atë sallon ku rrinin burrat, nusja na kalovi përpara. Çupë, po çupë ore! T? i rrëmbenje kokën bre, e të iknje me vrap. T?i thoshe të Madhit Zot: e po mja? o Zot! Mjaft, veru kyçnë martesave tashi, ce nuse si kjo, në donjë planet tjatër ndofta, por mbi këtë rruzull, nuku vjen më! E gjatë, si selvi e stolisur. Vinte, sidozot, një pëllëmbë mbi mua: me një celular që e shtërngonte mes supit dhe veshit e me një hartë në dorë, i shpjegonte donjë shoqes së saj, se ku ishnë drejtimet e hotelit, ku do shtrohej darka. Ajo më pa mua, kapellën time pe limuzinisti, më njohu se kush ishnja dhe kërkovi ndjesë në telefon. Më dha dorën e më tha:
? Unë jam nusja! Tash ti je pjesë e kujtimeve në këtë ditë të lumtun për mue!
? Të trashëgohesh! E mbushç shtëpinë me djem! - ia bëra.
Nga dhoma e grave krisi kënga që thosh pak a shumë , - se tani s?i mbaj mend fjalë për fjalë e rimë për rimë, që thosh: - ?kali që po të merr tynë, të sjelltë të shohç babanë, kali që po të merr tynë, të sjelltë të shohç mamanë, kali që të merr tynë, të sjelltë të shohç gjyshnë? ?
Nga lista e këngës mora vesh, se i zoti i shtëpisë, veç nuses, kish edhe gjashtë fëmijë të tjerë, për të cilët duhej të vinte kali, që në këtë rast, ishte limuzina dhe unë përfaqësuesi i saj. Qënkej dashur të ngjitsha lart unë, që gratë të merrnin këngën e kalit.
Më qirasnë me ëmbëlsirë, darovita dhe u derdha tatëpjetë kateve, se do nxirrnin nusen..
Njerëzit filluan të zbrisnin. Në sallon poshtë. dëgjoshin gratë që kishnë zbritur dyke kënduarë, po para se të shfaqshin ato, dolli dhëndri i qeshur, i qeshur sa të thoshe ti, se nuku nevojitej më djellë në Menhetten! Ay u fut në limuzinët dhe u afrua afër dritares të shëkonte. Duallë gratë që këndonin. Të tëra i kishnë sytë me lot dhe, - si duket nga mallëngjimi, - nuk e vazhdonin dot më këngën e kalit, që do ta kthente nusen të shihte të vetët, dyke filluar nga gjyshi. Si nuku e shpunë dot këngën gjer në fund, gratë nisnë të fshinin lotët, por mendjen e kishnë nga porta, pe ku do dilte nusja.
Vetura e policisë po vinte gjene prapa meje.
? Tëmën!, - thashë me vete, - këta hajvanët duan të ma kripin, të më zenë më
donjë faj!
Por oficerat vetëm një vështrim hodhnë nga unë, se u bënë më shumë kurreshtarë me dasmën. Ec, e shëko prapa ata.
Po dilte nusja. Unë nuku kishnja parë donjë zakon të tillë. Theatro o theatro, kur të qaj tërë! Ishin dy vëllezër të dhëndrit, që duallë nga dera me kurriz e seç tërhiqnin me zor, të thoshe ti donjë sëndyq, a baulle të rëndë. Tëmën, ç?tërheqën këta-o?! Kur shoh unë: nusen! Tërheqkëshin nusen, ore! Këtë radhë ajo nusja e lumtur e katit të tetëmbëdhjetë, qante, përpëlitej e u kundërshtonte atyre që donin ta merrnin gati zvarrë. Demek, ajo nuku donte të dilte nga dera e babajt, por nuku kish ç?të bënte, ce po e rrëmbenin! Ata ishnë djem të fuqishmë dhe e tërhiqnin pa pikë mëshire. Tashi edhe ajo xhanëm, bënte sëkur u kundërshtonte, por ama, për të qarë qante vërtet! Dhëndri prapa meje qe rehatuar në limuzinë dhe vështronte me buzët vesh më vesh, në gaz! Ce të mos qeshte ay!..
Te dera, prapa nuses, duallë dhe prindët. Babaj e mbante veten, por nënës i vinin lotët lumë. Qanin gjyshi me gjyshen, qanin motrat e vëllezërit, por asnjë nuk e ndihmonte çupën. Veç njëri nga vëllezërit e veckël, u hodh në ndihmë të motrës që luftonte me ata që po e rrëmbenin. Por nusja la të qarët, i këputi të vëllajt një pëllëmbë dhe ay shkovi i bindur të qante në grupin e familjarëve të tjerë, që ishnë të prekur jo pe atij rrëmbimi theatror, por ngaqë çupa njëherë e përgjithmonë po u ikte vërtet pe rrethit të ngrohtë familjar. Njësoj-o siç qajmë të tërë, kur nxjerrëm për herë të fundit nga shtëpia, çupat, motrat, kushërirat.
Përleshja u bë më e fortë, kur njerëzit e dhëndrit deshnë ta hipnin nusen në limuzinë, nga dera që unë paçë lënë hapur. Aty nusja m?u duk se nuk desh të hipte vërtet. Të qarat u shtuanë edhe më.
Në atë çast, - ja kur mos kem babanë në gënjej, - u dëgjuanë dy të shtëna kobureje dhe të tërë ngrimë. Ngriu nusja, ngrinë ata që po e tërhiqnin pe krahësh. Aty para hundëve të limuzinës, shohëm dy polica që po vrapojnë drejt nesh. Në duar kanë koburet, që akoma nxjerrën tym pe grykave. Ne nuk e kishmë vënë re fare që makina e policisë që pat kaluar aty përpara, pat qëndruar ca metro më tej. Kush e kish mëndjen te policat! Ata patnë soditur daljen e nuses dhe kur panë që ajo përpëlitej në krahët e dy meshkujve, çapëlyenë sytë e dhanë alarmën: ?Friizë! Friiiizë!?
Pushuanë të qarat. Policat u drejtuan revolet atyre që po rrëmbenin nusen dhe u thanë të mos lëvizin. Vëllezërit e dhëndrit, dyke qeshur, i ngritnë duart lart. Qeshnin ata, po nuk qeshnin hiç policat! Njëri polic ruante me grykën e kobures, tjetri i urdhërovi djemtë të mbështetshin me të dy duart mbi limuzinë dhe i kontrollovi për armë, pa u vënë veshin shpegimeve që u vinin nga dasmorët që i rrethonin nga të katër anët.
? Rrëmbim personi, - thanë dy policët. ? I organizuar!
Njëri nga ata mbeti me kobure ngrehur të mbante dasmorët, kurse tjetri i hoqi mënjanë dy njerëzit e dhëndrit dhe nusen.
? Ti, - më tha mua polici që ruante, - merr dokumentet dhe shko me të tjerët. _
Asnjeri tjatër mos afrohet! ? u ulërinte krushqisë. Apo nuk oshëtijnë rrugët e Menhettenit!
Dasmorët zbardhnin dhëmbët. Asnjëri nga të nuses nuk qante më. ?Hej o bela?, - thashë unë me vete, - ?edhe kjo na duhej tani. Do ta kaloj në burg natën sonte!?
Mora dokumentet dhe u bashkova edhe unë me grupnë. Po ta quanin vërtet rrëmbim e po të mos bindshin policat, unë duhet ta hanja mirë se kishnja mjetin, mjetnë e rrëmbimit!. Gjobë po e po, por tashi si vajtnë punët, gjobën ta puthnja!
Nusja dyke qeshur me një kërkëllimë të butë, po shpegonte tërë historinë. Ajo u foli për zakonin e dikurshmë të fshatit të tyre, u tha se ajo po e zbatonte edhe këtu nën grataçielat e Menhettenit, për t?u bërë qefnë gjyshërve pleq dhe shpresonte se dasma nuku do kish tronditur rendin publik. Policët, një i zi e një i bardhë, e shëkonin me mosbesim. I pyetnë dhe ata dy të tjerët dhe ata thanë po të njëjtën gjë. Më panë mua dokumentet, u tregova që punonja për një firmë të njohur limuzinash dhe u thashë që unë aty nuk hynja hiç, se unë isha thjesht i paguarë.
? Tërë shoferët që angazhohen për rrëmbime, paguhen, - tha polici i zi.
Në atë kohë dyke u rënë sirenave, erdhën dhe tri makina të tjera të policisë, me
një vargan me polica, që sakaq duallë nga veturat dhe u bashkuanë me ne. Zallamahi e madhe, ore. U zu trafiku e mizëri e kalimtarëve na rrethoi anembanë. Policat llafosshin me njëri tjetrin vështronin nga dasmorët dhe dalëngadalë po bindshin.
? Je më shumë se tetëmbëdhjetë vjeçe? ? e pyeti nusen njëri pe tyre, sa për
formë, se tani ishnë sqaruarë të tëra.
? Ohu! ? tha nusja. - Faleminderit që dyshoni për këtë! Unë jam avokate
dhe? dhe bile punoj në një agjenci për të drejtat e njeriut!
Policat u shkrehnë fare. Njëri foli me qendrën në radio dhe ua tregovi meselenë me buzë në gaz.
? Vazhdoni! - tha duke mbyllur radion. ? Shumë interesant. Paçi jetë të lumtur!
Mua më dhanë dokumentet e unë psherëtiva i çliruarë. Nusja ua zgjati gjene
duart të dy krushqëve që aty më parë po e ?rrëmbenin? dhe ata nisën ta tërheqin me zorr që nga mesi i policave. Vajza zu të shtirej prapë sikur kundërshtonte, sikur u kërkonte ndihmë popullit të Nju Jorkut dhe kur iu afrua limuzinës, ajo u këthye edhe një here, ashtu si demek duke qarë dhe çapkënçe ua shkeli synë policave, që rrinin duarkryq dhe dyke parë çupën shqiptare, dukshin sikur u lëshonte goja lëng.
? Kot paska qënë martesa jonë, - thoshin me vete policat më të vjetër.
? E ç?shpresa mbetnë më për ne, - dukej sëkur thoshin policat beqarë.
E nuku flisnin asnjë llaf, por mendonin me vete se me çupa të tilla të bukura,
fshatrave të Shqipërisë, domosdo do t?u shkrepte dërmend një zakon si ky i rrëmbimit.
Ajo, nusja që po dilte sot nga Menhetteni, ia vlente të bënje marrëzinë e ta
rrëmbenje!? Kur mos kem babanë, edhe gjyqet e Amerikës të nxirrnin me siguri të pafajshmë!?
 

Al-Punk

Still here
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Vizitor ne Had

Perparim Kapllani

Dea i nguli syte ne krahun e djathte te subway-it, andej nga duhej te vinte treni i nendheshem qe do ta çonte ne stacionin Viktoria Park. Nje tjeter tren nga krahu i majte po afrohej me shpejtesi. Mund te hidhej menjehere per tì dhene fund jetes... Sekondat filloi t¹i numeroje, duke gulcuar nga tmerri. Po vinte casti me fatal qe te hidhej ne rrotat e metalta. Vendimi me i rendesishem i jetes se saj dhe njekohesisht me i kobshmi per te kryer vetevrasje do te materializohej per ndoshta dy minuta. Kishte kaq dite qe e kishte vendosur t¹i jepte fund jetes, por vetem sonte ndjehej e pergatitur per ta kryer vetevrasjen. Veshtroi mjegullt ne oren elektronike te stacionit. Numrat e kuq tregonin oren 1. 00 pas mesnate. Ishte saktesisht koha, kur mbaronte punen ne restorantin italian dhe kthehej per ne shtepi. Levizi perpara drejt vijes se verdhe qe ndante per se gjati te gjithe platformen e trenit. Vija e verdhe e ngjyer me nje boje plastike ishte nje shenje paralajmeruese per udhetaret qe te kishin kujdes, kur qendronin mbi platforme. Udhetaret duhej te mbanin nje fare distance, afersisht gjysem metri nga skaji anesor i platformes. Kembet, si gjymtyre te keputura iu duk se rrotulloheshin ne hapesiren bosh. Fytyra e oficerit te emigracionit i doli parasysh si nje hene e plote, qe i paralajmeronte deshtimin. Intervista per marrjen e dokumentave kishte perfunduar me ``Jo``. Koken e ndjeu tmerresisht te rende. Nguli syte ne shinat qe shtriheshin nje meter poshte platformes. Vuri re nje mi te stermadh. Perfytyroi kafshen e gjore te bere pelte nga rrotat. I erdhi per te vjelle... Nje gulçime iu ngjit ne fyt. Verejti rreth e rrotull. Nje vajze bjonde po puthej me nje zezak ne te majte. Me tej nje vajze 10-vjeçare shtrengonte fort doren e te atit. Kujtoi Teuten dhe djalin e vogel Gentin, qe e prisnin ne shtepi. Nje ngasherime iu ngjit ne gjoks. Cfare do te benin ata pasi te merrnin vesh se e ema e tyre...nuk ishte me?! Perfytyroi veten si ai miu qe do te shtypej brenda pak sekondash nga treni i pare qe do te mberrinte ne stacion. Ja zorret e miut te bera cope dhe lekura e tij e peshtire me qimet e ngritura perpjete nga frika... Nje kofshe e ngjitur ne murin anesor. Ca pika gjaku qe sperkatnin shinat, ndersa koka majoce nuk dukej asgjekund. Dritherima te papermbajtshme i pershkuan trupin e lodhur. Kembet nuk po e mbanin me. `Po pushoj pak, para se te vritem`,- the nen ze dhe si ne tym kerkoi stolin me te afert per te mbledhur veten. Nuk ishte e zonja as te vritej. Kishte degjuar diku se vetvrasja ishte nje akt dhe privilegj qe u perkiste njerezve te medhenj. Mbylli syte. Veshtroi trupin e saj te rreshqiste ne hapesire si nje gjarper drite. Si nje spektator i lodhur nguli syte ne mugetiren e pamate te imagjinates. Iu afrua vijes se verdhe. Kjo ngjyre i ngjallte gjithnje trishtim. Ishte ngjyra e neverise dhe e deshtimit. Ndjeu te verdhen tì ngjitej ne trup si nje mase viskoze. Perfytyroi ca kokrra tetracikline tì nguleshin ne pellemben e dores. Ndjeu reaksion ne trup. Nguli thonjte e gjate ne mishin e bute dhe te brishte. E ndjeu veten nje qenie te flashket . U ngrit. Ca gjemba i ishin ngulur ne te ndenjurat e kolme. Ktheu koken ne te djathte. Dy rryma te fuqishme drite e pushtuan te teren. Rrezet e prene si me sepate permes. Kembet nuk e mbajten me. Nuk arriti te degjonte ca zera te larget qe e paralajmeronin te bente kujdes. Nje dore iu ngul pas shpines, por nuk arriti ta mbante. ..U rrezua ne hapesiren poshte kembeve ku shtriheshin shinat. ..

Janar 2003, Toronto, Kanada
 

fieri

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

aman o Zot c'te kemi bere qe na denon kaq ashper. Disa vrasin veten, disa i vret vetja. Dikush vritet se ben pune nga me te paimagjinueshmet, dhe rezultati vetem te paguash landlordin, Rogersin dhe Bell (qeraja/televizori/telefoni). Me nje pjese te restos do hash. Ato qe ngelen, lutju zotit te mos semuresh, sepse me to as taksine per te shkuar ne spital nuk e paguan dot. Dikush do thote "therrit ambulancen". Edhe ate e ben, por nje miku im kishte djalin 10 muajsh me 40 dhe therret ambulancen per ne spital. Vjen ambulanca , e merr, e con ne spital dhe atje pas nja kater a pese oresh i mbushet mundje mjekut dhe ne fund i thote qe s'eshte asgje, eshte normale. Pas tre ditesh i vjen fatura nga spitali per perdorim te ambulances ne menyre te gabuar, pasi sipas mjekut femija nuk ishte semure ne ate pike qe te merrte ambulance. Po nga ta dinte miku i cili sapo kishte ardhur nga Greqia, ku kishte jetuar 5 vjet. Atje nuk i kishin thene ndonjehere qe ambulanca eshte vetem per te vdekurit, sepse te gjallet...
 

marklm

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Zoti (Zonja/Zonjusha) fieri,

Une gjithashtu jetoj ne Tornto prej vitesh, kam edhe une kalamanj te vegjel,e kemi thirrur edhe neve urgjencen vetem sepse u trembem mos na u mbyt femija nje vjec duke pire uje (kur erdhi urgjenca djali po qeshte e po lozte dhe ishte mire), pra urgjenca ishte e panevojshme.
Megjithate nuk u gjobitem ... me sa duket miku yt qe i kane derguar fature nuk ka OHIP ose inssurance shendetsore (dihet qe cdo emigrant tre muajt e pare te qendrimit nuk mbulohet nga OHIP dhe duhet te bleje insurance private).

Gjithashtu nese personi ne fjale nuk eshte emigrant i ligjshem duhet te paguaje per sherbimet qe i ben shteti kanadez (shteti kanadez ka per detyre ti sherbeje atij qe punon ne menyre te ligjshme e paguan taksa; nje i paligjshem nuk paguan taksa shtetit, keshtu qe nuk ka logjike te kerkoje sherbim nga shteti).

Me resepekt,
Mark
 

marklm

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Me sa pashe, ne forum ka disa shkrime ku vihen ne dukje vetem disa veshtiresi qe i ndeshin emigrantet ne dy-tre javet e para ne Kanada.

Mbasi kalon pak kohe shume gjera ndryshojne - mbasi hyn ne pune dhe shikon qe niveli yne nuk bie me poshte nivelit te pregatitjes se cilitdo, sigurisht, punedhenesit kanadeze arrijne edhe te na diferencojne ne page e ne benefite ... une kam nje koleg ne zyte qe ka 16 vjet ne kete kompani dhe paguhet sa gjysma ime qe kam vetem kater vjet.

Mos harroni te tjerat, lagjet e mrekullueshme rezidenciale ku kopshtet e shtepive jane si parqe (shtepi te cilat ka mjaft shqiptare qe kane blere), attractions, aktivitetet e vazhdueshme sportive e kulturore per femije e te rritur, pub-et me muzike live ... etj etj ... Gjithashtu ne kete vend mund te gezosh arritjete fundit te teknikes, linjat televizive dixhitale, lidhjet super te shpejta me kabell, ... etj ... etj. Shfaqjet, grupet e kengetaret me te medhenj te botes qe lozin perdite ne Sky Dome, Air Canada Centre etj, parqet e mrekullushme te Veriut ku vijne turiste nga gjithe bota, cottaget buze liqeneve te mrekullueshme te Muskokas etj ...

Prandaj ju lutem mos u ngutni ! Pritni ca pastaj shkruani !

Me respekt,
Mark
 
Top