Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

mila

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Eshte e vertet qe fillimi eshte i veshtire ne Amerike, por jo i pakapercyeshem.
Une kam jetuar per shtate vjete ne NY (ku edhe punoj) dhe kam nja dy muaj qe jetoj ne nje shtet fqinje. Fillimi sigurisht eshte shume i veshtire, kur mendon qe le prapa nje vend qe e njihje dhe njiheshe, ku ishe dicka apo beje dicka. Disave u duhet te mesojne gjuhen, apo nje profesion te ri, por te gjitha kalohen. Ne lagjen e pare ku une banoja, vitet e fundit kane ardhur shume shqiptare dhe e di mire ashtu si jane ndeshur me veshtiresite e fillimit ashtu edhe jane rregulluar.
 

fieri

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Ai eshte emigrant me landing papers, soon to be PR Cards
 

fieri

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Nese ti ju keni 4 vjet qe punoni ne te njejtin vend pune, ne zyre, une presupozoj qe keni shume kohe ne Kanada, mbase 6 vjet? Une sapo more nje pergjigje nga intervista finale per pune. Nuk ishte ndonje pune kushedi se cfare, por ishte ambjent i mire dhe kishe mundesi per tu rritur ne profesion. Me rrezua poshte me refrenin qe perseritet tashme kudo "je overqualified". Anglishtja ime eshte ne nivele teper te mira, pasi kam shume kohe qe e perdor. Vendin e mori dikush me High School. Une edhe kete nivel shkolle e kam ne Kanada, pervec te tjerave qe kam nga Shqiperia. Puna nuk ishte e veshtire, pasi ma treguan ku konsistonte gjate intervistave. Dhe kam 4 oreqe qaj e nuk gjej paqe, pasi keto shprehje te nxine jeten. Kur kerkon ne nivele qe perputhen me arsimin tend, atehere perdoret shprehja tjetere famshme "mungese e eksperiences kanadeze". Ne nivele te uleta eshte pengese fakti qe ti ke kualifikim me shume sec kerkon vendi i punes. D.m.th te shpresojme vetem nga fati? po te bej shkolle nga e para ne Kanada ne menyre qe te perfitoj nga programet e shkollave per eksperience. Ato pa leke i kam bere te tera. Dhe ato te japin vetem 3 muaj eksperience, te ciles askush nuk ja hedh syte. Per me leke, u interesova dhe te beja dicka qe do me benete pune, me shkonte para te thata 5500. Shto shpenzimet e rruges per 6 muaj (6 * 95 ), shto dhe babysitterin per 6 muaj. Mendoje vete. Eshte shume e veshtire dhe nuk kam asnje shprese qe do behet me mire. Ato shtepite e bukura i kam pare, nuk ka shqiptar qe i arrin dot. Shqiptaret arrijne te tjera, qe nuk kane ato kopshte e bukuri. E di mire per shtepite e bukura sepse im shoq punon ne ato shtepi. Saper koncertet e vendet ebukura ne Kanada, tani per tani jane molle e ndalueme per mua, pasi me duhet te kursej shume te investoj per veten, per ndonje gje qe do me beje pune ne te ardhmen. Pastaj kur shpirti eshte i mbushur, nuk don t'ja dish qe "Rolling Stones" dhane Koncert, apo qe Deep Purple (apo ndonje grup tjeter) do japin nje ne qershor.
 

Al-Punk

Still here
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Fieri>
E ndjeva vetem me te vertete te prekur kur lexova cfare kishe shkruar.
Une per vete kam qene ne US ne nje Exchange Program Student dhe nuk u ambientova prandaj u ktheva ne Shqiperi. Ketu jam shume mire dhe po mbaroj studimet ne nje shkolle ku e di qe nje te ardhme te sigurte e te qete e kam.
Ndoshta nuk me takon mua te te them kthehu, po jetojme vetem 70 vjet per ta shtyre jeten mes perpjekjeve per te arritur dicka qe nuk do te na qetesoje kurre shpirterisht.
 

Al-Punk

Still here
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Rrëfenja e katërt:

Një politikan i Tiranës vjen në Uashington

Nuk heq, që nuk heq dorë Nesti nga politika!..
Nesti këtu në Nju Jork dhe im kunat atje në Tiranë, secili nga një djalë të vetëm kanë, po veç, kur bëjnë be për kokë të kryetarit të partisë, besoju, s?të gënjejnë!
?Shëko bre kushëri punën këtu n?Amerikë, se e ke të mirë,- i them ngaherë Nestit,- e mos shëko ç?bëjnë ata që kacafyten në Shqipëri, oreee!? ?Qepe, Peço, se ti nuk di nga lidhet gomari, ma këthen ay. E mira jonë është në mëmëdhe!?
Tëmën e sëmës, që nga Amerika, Nesti paguan kuotat e partisë në Shqipëri! Seç e kanë vënë atje në një këshill të përgjithshmë, vete jep intervista, del në televizor e u thotë broçkulla sikur demek, Amerika i ka sytë te parti e tyre!
Më vjen Nesti një natë, kur po parkonja limuzinën e më pyet a do isha i zënë javën që vinte. E pyeta ç?kërkonte e më tha se të mërkurë, më desh me limuzinë në Vashington.
? I madhi i partisë tonë vjen nga Tirana e do që të takojë të mëdhenjtë e
këtushmë, - tha. - Ti do vish me mua e do të të mbaj atje. Ta kesh për nder, se limuzina tënde do të vejë dëpër tërë takimet. Të pëlqen??
? Më pëlqejnë paratë, - i thashë. - Unë punë dua!
Ay më tregovi për zgjedhjet që do bëshin në Shqipëri ato ditë e më tha se për këtë
Nesti do të shkonte që nga Amerika e do rrinte dy javë në Tiranë. Do ikte tok me të madhë e partisë, pe Vashingtonit, në një aropllan. Unë do i shpinja gjer në aroport e pastaj do këthesha vetë në Nju Jork, të premten mbrëma.
? E prishur mos qoftë! - i thashë.
Nesti më porositi ta qepnja gojën për sa do shihnja e sa do dëgjonja. Zgjedhjet
në Shqipëri ishin të fituara dhe ardhja në Vashington do t?u vinte vulën.
? Paratë nuk do të t?i kursejmë, - tha Nesti, - po këto dy gjëra i duam nga tynë:
limuzinë të ndritur dhe gojë të qepur!
? S?të flas dot , - ia bëra ? se e kam qepur që qëparë!
Ma shtërngovi dorën sa më krisnë koskat e me Nestin u pamë të mërkurë.
Nga Tirana të nesmen më mori kunati pa gdhirë në telefon e dukej se po
fluturonte: - Ay?, dëgjon-o? Ay, i madhi jonë, vjen atje! ? më tha, - po nuku flas dot gjatë se s?kam para! ? Dhe krëk ma mbylli.
Si Nesti dhe kunati im paskej plot këtu te ne, se Kryetarë e partisë, atë të mërkurë mbrëma, n?aroport të Vashingtonit, kishnë dalë ta prisnin nja njëqind veta. Nesti më tha që ta hiqnja limuzinën mënjanë se ai, pas takimit me mërgimtarët, do ta nxirrkej Shefnë nga një derickë e fshehtë. Ashtu u bë. I mbajta hapur derën Shefit, ay hipi me nxitim në limuzinë, tok me një badigard, dy ndihmësat që kish me vete, pas tyre Nesti dhe çamë ferrën dëpër natë. Nesti më jepte drejtimnë e ata flisnin për zgjedhjet e për ca spiunë të partisë që paskërkshin nxjerrë sekretnë e udhëtimit të Shefit n?Amerikë. Nga llafet e tyre mësonja se dhe njerëzit që e njatjetuan në aroport, nuk patnë arritur të marrën vesh as hotelë as vendet e takimeve me politikanët amerikanë. Desh Zoti, sekreti nuk ka dalë i tëri, psherëtivi Shefi.
I shpura buzë lumit Potomak, në një hotel të zinxhirit Hollidei Inn. Potomaku, vënde vënde, më kujton Devollë, kur e frynin shirat e vjeshtës. Zumë dhomat: ca oda pa salltanete në kat të katërt. Mysafirët pe Tirane iu sulë krevatve e ranë si të vdekur. Mua më patnë caktuar në një odë me badigardë, që as më foli as i fola, se dhe ay ra top në krevat.
Të nesmen u ngrita shpejt e bëra gati limuzinën. E fërkova e bëra xixë dhe nisa të prisnja rrugën e parë, po asnjeri s?po bëshe i gjallë. Aty afër drekës njëri pe ndihmësave dolli nga hoteli, u këthye sakaq duarmbushur me gazetat më kryesore amerikane dhe u ngjit me to, në odë të Shefit. Ndihmësin e pashë prapë në ballkon, që më thirri lart se Shefi desh të më takonte. Lashë fërkimnë e limuzinës e bëra përpjetë shkallëve. Kryemysafiri më dha dorën e më falnderovi. Atij i qe bërë qefi shumë, që isha kusho me Nestin. Kushua, aty mënjanë, qeshte si maçok. Ndihmësi tjetër në odët ngjitur, po provonte të lidhej me Librazhdin. Me ç?dukej ai nuk kish gjetur cilësi të mirë linje, se të thirrurat po shponin muret.
? Alo Librazhdi këtu Vashingtoni? Më lidh me Ruzhdinë. Këtu Vashingtoni
jemi? Librazhdi? Ruzhdi? Hë? E prezantuat kandidatnë-o?
Ca më tej ay solli te Kryetari lajmet e Librazhdit dhe tregovi se tërë gazetat e
vendit vrisnin mëndjen për kët udhëtim n?Amerikë. Ay tha se për këtë udhë, entuziazmi në besnikët e partisë, kish arritur qiellë e ish ngjtur më la. Në sytë e mëndjes, mua m?u fanit kunati.
U kërkova të më jepnin lejë të dilnja e t?i prisnja te limuzina, por Shefi më tha se do hamim bukë tok, aty brenda në dhomë të tij. Badigardi solli dy pica të mëdha sa dy lëmenj dhe u mblodhmë të tërë rreth tryezës. Ashtu siç përtypçim, pica u kujtovi atyre Italinë dhe atëças u përshesh muhabeti: u zu në gojë një farë Ruteli, komisjoni i zgjedhjeve në Kurbnesh, një fjalim që paskërke mbajtur një me emër Beluskoni, lista shumëemrore që duhej rishëkuarë, blerja e një mikrobusi Fiat për partinë, prapë pica dhe prapë nevoja e kontakteve më të shumta me Italinë.
Pas dreke e fshiva edhe dy herë të tjera limuzinën po nuk vajtmë asgjëkundi. Dhe ata prapë u shtrinë shpejt. Tëmën, thashë, kaq të lodhur të jenë këta-o?!
Do kishim ditë të ngarkuarë të nesmen e unë që pa gdhirë i futa një të hekurosur kostumit. Ama, krëckë e kisha! E vishnja për herë të parë. Sebepi ish i madh bre. Nuk do të dilnja si rozgë, kur t?i hapnja derën Kryetarit n?oborr të Departmentit të Shtetit, a dofta ? në Shtëpi të Bardhë! Ama, më kujtohej Shtëpi e Bardhë - shurra më zinte! Ajrosa limuzinën i shfryva ca livando nga shishka më e mirë dhe i kuptosa dyert. Pastaj nisa ta fërkonja maqinën prapë. Fërko e fërko? Po më bëshin gishtrinjtë copë, e ata s?bëshin të gjallë!
Nga ora njëmbëdhjetë Kryetari dolli në ballkon të tij. Më pa te limuzina, e ma bëri njatjeta me dorë. Pastaj u ul në një karrekllë e piu atje një kafe e dy Marllboro. U këthye prapë brenda, po nuk harrovi të më thërriste lart. Vajçë. Në korridor ngatërroshin të thirrurat e ndihmësave, që që nga dhomat e tyre, lidhçin me zonat e zgjedhjeve në mëmëdhe:
? Këtu Vashingtoni! O ti Fieri, a i ndreqtë listat e votuesve të Sheqit
të Madh? Nga Vashingtoni pyesim?. Alo! Paskuqani?
Bëhej një lëmazhdë emrash e fshatrash shqiptarë, që flisnin me Vashingtonë,
aq sa të hipte dëpër trup një zjarrllëk respekti a krenarie për këta djem të palodhur, që këtu dy çape pe Shtëpisë së Bardhë, mëndjen e kishnë atje te zgjedhjet, te kutitë? Nuk dinin pushim, ata oreee, por varda, sa mbaronin me Bilishtnë kërkonin Hotolishtnë, sa linin Paskuqanë, lidhçin me Murriqanë! Kur mos i kem tërë, bota qe bërë e vockël!..
Ndihmësat i suallë Shefit një vandak fletësh me artikujt pe të gazetave shqiptare, që vizitën e tij të papritur në Vashington njëra palë e shëkonte si ogur të mirë, kurse pala tjetër e shëkonte me shqetësim, me parashikim të donjë lëvizje të papritur të politikës së jashme të Bushit. Hamendje gjithfarë-o!. ?Obo-bo ç?do më hapet punë mua? thashë me vete dhe xheç zbrita prapë të fërkonja limuzinën, po Shefi më tha të rrinja se do hamim prapë drekë.
Sufllaqkat që kish blerë bodigardi ishin të nxehta. Sufllaqet shiteshin shumë n?Amerikë e ky sebep u solli atyre në sofër punët me grekërit. Ashtu dyke ngrënë i qëndisnë një telegram Simitisit, për ditën e lindjes.
Kur kish akoma dhe donjë hosten diellë, ngjavi ajo që prisnja që pe dy ditësh: erdhi sëra e limuzinës time! Nesti dolli në ballkon e më thirri: - Tani, Peço, ndize e rri gati!
Sa të vinin ata unë u pashë në pasqyrkë: kostumi ishte akoma krëckë, një rrudhkë s?i kisha bërë! Ata xbritnë me valixhe dëpër duar e u futnë vargan në limuzinë. Pashë nga Nesti, demek, më jep udhë!
? Në aroport! Jemi për Tiranë! - ma bëri kushua. Unë e pashë me çudi, po ay
më shkeli buzën e poshtme, demek, mo ha mut, po bëj ç?të thonë, ti një copë shofer je dhe paratë t?i dhamë!
Ama jo, thashë me vete, ç?punë kam unë se erdhka një delegacion nga Tirana për një picë e dy sufllaqka!
E u bëra erë?


* * *
Kunati më mori në telefon nga Tirana, që të nesmen. Avazë, ay:
? Peço unë po e mbyll e më merr tinë, që andej, ce unë s?kam para!
Nuk e zgjata. Kunati andej, nuk mbahej nga gëzimi. Më llafosi plot
tetëmbëdhjetë dollarë e njëzetetre cente. Kaq dëftente fatura e telefonit , kur më erdh më prapa . Më tregovi që ishte tok me qindra e qindra të tjerë, që kishin pritur kryetarë, në Rinas.
? E di ç?u bë këtu-o? Zjarr, bre zjarr! Xheç u dogj Rinasi, o për kokë të
Benit! Më llafosi Nesti për ty. Po ti, o zuzar, ce nuku na the që kishe qënë me limuzinkën tënde në tëra takimet? Mirë thonë, që Peçua në vend të gojës ka kasafortë!
Të mos kisha vënë dorën mbi kasafortë, unë xheç ia plasa të qeshurit.
? Dëgjon-o?. E di bre, si ishte Rinasi? Kur u dha Shefi te dera e oropllanit me
atë fytyrën e tij të bukur, që i llapste nga drit e gëzimit, nuk mbahej populli. Policia po hiqte të zinë e ullirit. Gazetarët ishnë çkulur dyke lënë tërë aktivitetet për zgjedhjet e ishin ngulur atje pe dy orësh. Unë isha afër me kandidatnë që vumë në Librazh. E zumë kryetarë dhe e hodhmë përpjetë. Gazetarët xheç e mbytnë me të pyetura: ?Si shkuan takimet në Vashington? Çfarë premtime muartë pe Shtëpisë së Bardhë? A është e vërtetë që takuatë Povellin? Çfarë u tha Povelli??? Kryetarit i rrëzëllinte çehrja. Ku e gjen gjithatë nur o në p.. të sëmës! E di ç?u tha-o? ?Zotërinj, - u tha, - kot ini munduarë. Rruga jonë ishte një shëtitje e thjeshtë, për të bërë pak pushim buzë lumit të Vashingtonit? Me një llaf, kush ka mënt le ta kuptojë! Aty u dha një nga ata gazetarët turi-misqinë, që Kryetarë tonë e do ta shohë të pjekur në hell. E pyeti: ?Zoti Kryetar, ka pëshpëritje që ky udhëtimi juaj i papritur, ish urdhëruar nga Bushi? Me cilin biseduat ditën e parë?? E di si iu përgjegj Kryetari-o? ? më pyeti kunati nga Tirana.
? Jo, - i a bëra unë që këtej nga Nju Jorku.
? I a dhjeu inglisht: ? Uell!? No-mor-komente?, i tha? E di ç?do të thotë kjo,
o Peço?
? Jo, - ia bëra unë prapë.
? Kjo do të thotë: tashi do ia shëkoni avazë kësaj rrugës që bëmë ne atje! Tashi
që vamë në Vashington-o? Tashi, hapuni maskarenj, se do t?ju hamë tëmat!?
 

DARIO

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

QA BOHET ANDEJ MO HAJDENI NGA ANGLIA SE NUK VDISNI PER FORTE KOLLAJ.
 

fieri

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Pershendetje Mandi
Jam dakort me ty qe jeta eshte shume e shkurter. E di cila eshte gjeja qe me vret me shume per ne Kanada? Nuk e di sa brenda je me proceduren e emigracionit ne Kanada. Nje anetar i forumit e pershkruan diku me lart. Ata te duan me shkolle te larte, me anglishte te pelqyeshme, me eksperience pune te kenaqshme ne vendin tend, me para. Plus zgjat goxha ne kohe dhe te kushton edhe si aplikim goxha. E tere kjo qe ketu te punosh ne pune te dores se fundit, per te mbijetuar. Te krijohet ideja qe ata e bejne tere ate seleksionim gjate intervistes per te te pare sa i afte je ti per te shtruar kurrizin qe ata te shkelin me kembe. Nuk dua te ofendoj njeri por ky eshte mendimi i pare qe me vjen ne mendje sa here qe rrezohem poshte ketu. Mbase e kam gabim, mbase me mire do behet, por koha fluturon dhe nuk dua ta gjej veten pas ca vjetesh te kthyer ne nje robot qe vetem punon dhe flen. Do me vije keq shume te kthehem ne nje robot prej mishi e gjaku. Dhe te mendosh kjo eshte prespektiva me e mire. Per me te keqiat te mos flasim. Nuk dua te frikesoj njeri me keto, vetem se do ishte mire qe gjithkush qe planifikon te perqafoje emigracionin, te mendohet shume shume shume shume mire. Mua e shume te tjereve nuk na tha gje njeri per Kanadane. Une jam munduar tua them atyre qe e di mire sec c'presin nga jeta dhe qe jam e bindur qe s'do ma marrin per keq. Mbase kam bere dhe gabim, pasi eshte e veshtire te thuash te tilla gjera.
 

usta_Qima

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

nga ato qe po lexoj ktu ITALIA po me duket parajsa vete. /pf/images/graemlins/laugh.gif
ktu ambulanca dhe ndihma e shpejte ne cdo spital dhe ambulance je apo nuk je me letra apo jo esht GRATIS.
ka shum gjona per tu share por tashi po me mushet menja se ka dhe shum gjona te mira ktu ne itali. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

lawyer

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Brezi i pare i emigranteve qe erdhen dhe po vijne ne SH.B.A gjithmone do ta kene te veshtire, qofte ne aspektin profesional apo ate personal dhe emocional. Sidomos ai brez qe u shkollua ne Shqiperi dhe erdhi ne Sh.B.A. te filloje apo te vazhdoje karrieren e filluar ne Shqiperi do kete gjithmone probleme per t'u pranuar nga shoqeria amerikane. Mos harroni dhe nje gje tjeter: amerikanet jane qenie njerezore dhe vuajne nga ndjenjat e xhelozise si te gjithe ne. Ata nuk do te perkrahin ne shqiptaret qe duke mos pasur diplomat e shtrenjta amerikane jemi shume here me te zote se ata kur vjen puna per te kryer nje pune te caktuar. Amerikanet kane ndertuar nje shoqeri e nje sistem qe bazohet ne Multiple Choice Questions or Tests. Amerikanet nuk mund te me masim as mua as shqiptaret e tjete qe vijne nga tjeter edukate, shkollim dhe eksperience me metrin e tyre te Multiple Choice. Si resultat ne konsiderohemi te pakualifikuar, ose to kualifikuar me shume se c'duhet.
Keshilla ime per cdo shqiptar qe kerkon te vije ne Amerike per te jetuar nje jete pa dhembje koke nga ana financiare apo profesionale, eshte te filloje shkollimin nga e para ne nje nga universitetet me te njohura amerikane. Une kam pasur fatin e mire te punoj disa vite si jurist ketu ne Amerike. M'u desh njeqind fishi i punes per te arritur ne ate vend pune ne krakasim me juristat amerikane me diploma nga Harvard, Yale, Stanford, megjithese nga niveli i intelligences dhe te kualitetit te punes ishin shume me poshte nga une.
Ata qe nuk kane mundesine ekonomike per te shkuar ne shkolle (tuition alone can be up to $33,000/year) apo arsye te tjera personale qe nuk te lejojne t'i kushtohesh shkollesh for tre ose kater vjet, fatkeqesisht do vuajne gjithmone nga diskriminimi intelectual. Une vazhdoj te vuaj per te njejtat arsye.
 

DARIO

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Fillimisht postuar nga fieri:
[qb] Pershendetje Mandi
Jam dakort me ty qe jeta eshte shume e shkurter. E di cila eshte gjeja qe me vret me shume per ne Kanada? Nuk e di sa brenda je me proceduren e emigracionit ne Kanada. Nje anetar i forumit e pershkruan diku me lart. Ata te duan me shkolle te larte, me anglishte te pelqyeshme, me eksperience pune te kenaqshme ne vendin tend, me para. Plus zgjat goxha ne kohe dhe te kushton edhe si aplikim goxha. E tere kjo qe ketu te punosh ne pune te dores se fundit, per te mbijetuar. Te krijohet ideja qe ata e bejne tere ate seleksionim gjate intervistes per te te pare sa i afte je ti per te shtruar kurrizin qe ata te shkelin me kembe. Nuk dua te ofendoj njeri por ky eshte mendimi i pare qe me vjen ne mendje sa here qe rrezohem poshte ketu. Mbase e kam gabim, mbase me mire do behet, por koha fluturon dhe nuk dua ta gjej veten pas ca vjetesh te kthyer ne nje robot qe vetem punon dhe flen. Do me vije keq shume te kthehem ne nje robot prej mishi e gjaku. Dhe te mendosh kjo eshte prespektiva me e mire. Per me te keqiat te mos flasim. Nuk dua te frikesoj njeri me keto, vetem se do ishte mire qe gjithkush qe planifikon te perqafoje emigracionin, te mendohet shume shume shume shume mire. Mua e shume te tjereve nuk na tha gje njeri per Kanadane. Une jam munduar tua them atyre qe e di mire sec c'presin nga jeta dhe qe jam e bindur qe s'do ma marrin per keq. Mbase kam bere dhe gabim, pasi eshte e veshtire te thuash te tilla gjera. [/qb]
KE MUNDESI TE ME SQAROSH VETET KESHTU BEN VAKI NE KANADA
 

xofi

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Fillimisht postuar nga lawyer:
[qb] ... amerikanet jane qenie njerezore dhe vuajne nga ndjenjat e xhelozise si te gjithe ne. Ata nuk do te perkrahin ne shqiptaret qe duke mos pasur diplomat e shtrenjta amerikane jemi shume here me te zote se ata kur vjen puna per te kryer nje pune te caktuar. Amerikanet kane ndertuar nje shoqeri e nje sistem qe bazohet ne Multiple Choice Questions or Tests. Amerikanet nuk mund te me masim as mua as shqiptaret e tjete qe vijne nga tjeter edukate, shkollim dhe eksperience me metrin e tyre te Multiple Choice. ... Une kam pasur fatin e mire te punoj disa vite si jurist ketu ne Amerike. M'u desh njeqind fishi i punes per te arritur ne ate vend pune ne krakasim me juristat amerikane me diploma nga Harvard, Yale, Stanford, megjithese nga niveli i intelligences dhe te kualitetit te punes ishin shume me poshte nga une.
[/qb]
Kam takuar ketu nje profesor qe jepte Business Law ne community college dhe me tha qe kishte qene ne Tirane per ca kohe te jepte mesim ne juridik. Mendova se si fakulteti juridik mund te jete mburrur kushedi sa here me faktin se po sjell profesore amerikane te japin mesim (ekonomiku mburrej gjithmone, dhe e vinin profesorin amerikan te mbante leksion tek grupet 0-3, se ato ishin klasat me te mira). Ky eshte realiteti. Per shkencat natyrore edhe mund ta pranoj deri diku qe shkolla shqiptare eshte e avancuar, per ato sociale shkolla shqiptare nuk eshte kerkund, dhe most likely nuk ka per te qene kerkund edhe per shume kohe te tjera.
Zbrisni nga piedestali se mbase nga afer realiteti duket me qarte.
 

Guest
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

lol /pf/images/graemlins/laugh.gif

kam then une qe ne vetem se skemi teknologji po jua marrim ketyre barkmedhenjve ..... :smash:
 

a-alket

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

lexova nje artikull ku nje student i juridikut ne tirane qahej se nuk ishte pune mbas diplomimit, kur kishte hedhur poshte nje vend pune si assistent ne nje zyre avokatie gjate studimeve sepse do duhej te bente gjerat e rendomta ne zyre /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif


mendoj qe shumica e shqiptareve ka probleme madhore me perceptimin e realitetit.
 

epw

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Une mendoj se ardhja ime ne SHBA qe nje nga gjerat me te medhaja qe kam bere (e ndoshta do bej) ne jete.
Pervec gjerave te shkolles mesova shume per veten time. Mesova se si te punoj shume qe t'ia arrij nje gjeje. Kam veshtiresi, por veshtiresite vijne, kalohen ose menjanohen dhe pastaj me mbeten resultat e punes time...Ardhja ketu eshte gjeja me e mire qe mund te kisha zgjedhur ndonjehere ne jete. Nejse, te pakten keshtu mendoj une.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Kam perkthyer disa here neper gjygje per familje shqipetare qe vijne ne USA dhe kerkojne strehim politik. Statusi politik eshte nje nga menyrat qe ka mbetur per te marre dokumenta te rregullta po te fitosh gjygjin. Te them te drejten me dhemb ne shpirt kur i shikoj qe vijne me femijet e vegjel duke i terhequr zvarre neper gjygje... dhe pse shumica e tyre genjejne dhe e pranojne nje gje te tille, perseri i ndihmoj sa mundem se me duken njerez te deshperuar per nje jete me te mire. Ne fund te fundit kjo eshte enderra e emigrantit, apo jo?
[/qb]
Kur shkela per here te pare ne norvegji
me ka ndodhur edhe mua ajo gje me nje perkthyese por jo si ti! Ajo ishte me ja plas plumin ne ball. Atehere kam pyetur veten 100-dra here si eshte e mundur qe njeriu te arrije te bej nje gje te tille, dhe sidomos shqiptare (kosova). Kisha probleme duke qene ne ankth dhe i friksuar pastaj isha dhe i njom nuk dija shum nga jeta dhe e pyesja se cfar me keshillonte te thoja pasi ne ato momente me rrinte mendja vetem qe te kisha nje prinder prane dhe ta perqafoja me sa te mundja. Por ajo ishte shume e akullt.
 

DARIO

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

NA FALINI PER SHTESIMIN PO VERET JAM I INTERESUAR QA BOHET ATJE NE KANADA VERTET KESHTU NDODHE????
 

nana

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Pershendetje Z.Markus Babel!
po e shoh se je shume i interesuar se cfare behet me te vertete ne Kanada dhe mendoj se duhet te jemi realist ne ato qe shkruajme pasi mund te marrim ne qafe familje qe kane endrra dhe deshira per te ardhur ne kanada.

Problemi kryesor me emigracionin e Kanadase eshte se njerezit nuk e dine se cfare i pret.Kush iken ne Amerike nuk ka asnje iluzion,thote do gjej nje pune cfaredo dhe do bej leke e do bej shtepi etj....Kurse emigracioni per ne Kanada eshte krejt ndryshe.Aplikojne njerez me shkolle, intelektuale te cilet mendojne se duke qene se ne aplikim ka pasur rendesi shkolla do gjejne ne Kanada patjeter nje pune ne zanatin e tyre.Por jo nuk ndodh keshtu ose te pakten ne 90% te rasteve nuk ndodh keshtu.
Une personalisht kam 10 muaj ketu dhe pavaresisht se kam momente deshperimi(mos harroni momente te tilla njeriu i kishte dhe ne atdhe,ndoshta per gjera te tjera por i kishte.-eshte pjese e jetes)mund te them qe ne nje fare menyre jetoj.Nuk jam ne zanat pasi isha mese e bindur qe ne zanat nuk do gjeja gje pasi u mireinformova para se te nisesha.Cdo gje nis nga fillimi ketu,dhe ashtu si ne Shqiperi(mos qeshni po duhet ta besoni)po njohe njeri eshte shume e rendesishme.Per cdo njeri kur emigron viti i pare duhet konsideruar si viti zero dhe per disa eshte shume i veshtire e per disa me pak.Ti ndoshta me lart lexove dy pamje te ndryshme te kanadase dhe besome eshte e vertete, ka shqiptare qe jane rregulluar por jo me pare se dy-tre vjet dhe ka shqiptare qe ende perpeliten dhe mendojne gjithe kohes se cfare ben ishte nje gabim.
Troc kanadaja nuk eshte parajsa.Kanadaja eshte nje vend dhe si cdo vend tjeter(si ne Shqiperi)ka njerez qe rregullohen me kollaj e me shpejt dhe ka njerez qe rregullohen me kollaj ose qe nuk rregullohen kurre.Kanadaj ka komoditet normale te nje jetese njerezore(qe fatkeqesishte ne atdhe mungojne)si drita ngrohje etj.
Asnje mendoj nuk duhet te trembet nga kanadaja,problemi i vetem eshte merrni gjithe informacionin e mundshem perpara se te emigroni diku qe te mos kerkoni qiqra pastaj.
Pershendetje te gjithe shqiptareve ne Canada
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

ketu ne Kanada kam ardhur vetem dhe mendoj se ka qene nje avantazh jo i vogel per te kaluar problemet e fillimit
ketu ku jetoj une se di te kete ndonje shqiptar
ka gati 1 vit qekur kam qene per here te fundit ne Shqiperi qe s flas direkt shqip
them se ata qe duan te vine ne kanada duhet te mendohen mire
per vete sme ka ecur dhe aq keq (pervec se skam fare shoqeri shqiptare) kam gjetur edhe pune ne zanatim tim pas rreth 3 muajsh ne kan.
vecse nje gje eshte me te vertete procesi i intervistes 3here me moren me interviste dhe kur pashe me vone tek zyra ku punoj se si behej seleksionimi dhe sa resume merrnin per nj e vend pune tmerrohesh
p.sh. mendoj se nje nga avantazhet e mia qe me thirren ne interviste ishte se dija italisht (shefi ishte me origjine italiane me prinder nga frosinone) si dihet si ecen fati nganjeher
nejse per cdo pyetje specifike per kanadane une jam gati ti jap pergjigje kujdo qe kerkon ndihme
fierit nga toronto mos u merzit se si dihet mbaase do gjesh nje vend me te mire pac fat
 

DARIO

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

per te folur direk shqip mos e pyet se keshtu jam edhe une, po te pakten ketu ne angli nuk ka ngelur kush pa e bere vendin e tij ne kete vend, te pakten ketu ka pune dhe pages te mire, tani pse nuk felej gjume naten nuk ma ka kush fajin se keshu desha punen, po pse shqiptaret vdesin ne aksidente automobilistike ne motarway nuk ka kush faj.Po e rendesishmja nuk eshte si ne Kanada qe duhet te kesh zanat se zbon.Kam degjua keshtu per kanadan por nuk kam besuar.Ju uroj te gjeni pune sa me shpejt.

Faliminderit per pergjigjen se kam 1-muje qe shkruaj dhe nuk me pergjigjet kush.
 

Admirali

Primus registratum
Re: Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim

Amon se kam qesh me lot kur kam lexuar ate tregimin Urat mbi Menhtten. Ose ajo me ate kryetarin e partise qe erdhi per nje vizite ketej dhe per tre dite ndenji ne nje Inn ne hengri vetem pizza, dhe kur shkoi ne Shqiperi, e priten sikur te kish takuar ajken e departamentit te shtetit. A thua qe te jene kaq budallenj keta gazetaret e sotem(pyetje retorike)? Ato tregimet jane gallate fare.

P.S.
Sa per emigracionin nuk kam cfare te them, pasi une jam akoma student, dhe shpenzimet e mia i paguan im ate. Keshtu qe deri tani nuk kam cfare te te them, por e vetmja gje eshte se ka shume shpenzime ketu.
 
Top