Përfshihet Nga Flakët Në Pistë Një Avion Në Florida

1446180929florida11.jpg

Një avion në Florida të Shteteve të Bashkuara u përfshi nga flakët, teksa po përgatitej për t’u ngritur nga pista e aeroportit ndërkombëtar “Fort Lauderdale-Hollywood”.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se zjarri nisi në motorin e majtë të avionin për shkak të rrjedhjeve të karburantit, ndërsa raportohet për të paktën 15 persona të plagosur.

Pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan menjëherë dhe flakët u arritën të shuhen, por njëri nga personat e lënduar ndodhet në gjendje të rëndë me plagë të shumta në trup.

“Ekuipazhi ka ndjekur procedurat e emergjencës; janë fikur motorët dhe janë nxjerrë jashtë menjëherë pasagjerët për të siguruar jetët e tyre”, ka thënë një përfaqësues i kompanisë që i përkiste avioni në fjalë.
 
Top