Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

dean.jpg


Dr. HOWARD DEAN, Ish Guvernatori i Vermontit eshte surpriza e fushates presidenciale per zgjedhjet e 2004 ne SHBA, i cili me nje organizim te shkelqyer dhe aftesi te paparashikuara per ngritje fondesh eshte per momentin kryesuesi i gares se madhe. E vecanta qendron ne faktin qe Dr. Dean perfaqson bindje te Majta (thellesisht te majta sipas standarteve Amerikane). Eshte teper i majte edhe per vete partine e tij Demokratike aq sa te vetet tremben prej tij pasi i druhen mundesise qe perballe nje republikani te Djathte si Bushi te vendosin nje kandidat qe perfaqson krahun e kundert. Demokratet do te preferonin dike me ne qender, qe te ndjelle shumicen e votuesve por Howard Dean ka vendosur t'i qendroje deri ne fund bindjeve te veta per nje version Socialist qeverie.

Howard DEAN eshte nje mjek i diplomuar nga Yale University (1971) dhe Albert Einstein University of Medicine (1978) i cili ne vitin 1991 u be guvernator i Vermontit ku u rizgjodh per 5 terme rrjesht dhe pati nje sukses te habitshem. Vermonti eshte njeri nga dy shtetet e Amerikes qe nuk kane thuajse asnej takse/tatim mbi shitjet dhe as TVSH. Megjtihate Dean ka arritur te ngreje ne Vermont sherbimin MJeksor me te avancuar ne vend, kriminalitetitn me te ulet ne SHBA dhe Buxhetin me te forte financiar. Deri tani suksesi i Dean-it eshte bazuar ne kundervenien e tij ndaj Presidentit Bush, kundershtimin e luftes ne Irak. Ai ende nuk ka sjelle ne lojen e fushates suksesin e tij si guvernator, ndaj pritet qe kur te reklamoje aftesite e tij si drejtues, te fitoje akoma me shume perkrahje.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

Alinos mos ma shaj Titullin se derdhet xhaku lum.
(Na lej t'enderrojm ne idealistat) zzzzzZZZZZzzzzz

E di qe eshte qesharak, po t'boni me kliku ciper apo jo? Ca mashtrusi qe jam oj non, ca m'ke dhon me pi n'vend gjinit? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

Fillimisht postuar nga marko:
[qb] Se mos harroj illegal immigrants, per te cilet dhe Bushit ja kam inotin.
Ata ikin ne spital dhe marrin care nga me e mira, nga xhepi im e i joti, dmth paret jane po harxhohen per pedrot e gomezet.
[/qb]
O Marko mos harro se nga puna e illegal immigrants{pedrot e gomezet] rrojme per mrekulli edhe ne te tjeret qe jetojme ketu ne USA.Sigurisht qe ju e dini shume mire se illegal immigrants bejne punet me te veshtira qe une dhe ti as qe dote merrnim mundimin ti shifshim me sy e jo me te punonim ne ato lloj punesh.Marko nuk e di ne se te ka rene rasti ti shohesh [Pedrot e gomezet*si roptohen duke punuar ne fushat e pafund bujqesore te Amerikes nga 12-14 ore ne dite[burra e gra] dhe paguhen nga 3-5 dollar ora dhe e di cfare ata punojne tamam si robot,keshtu qe une mund te them pa frike se une dhe ti por dhe vet Amerika qe i mban ata kemi perfitime te medha.Marko edhe dicka tjeter dua tju ve ne dukje, ne kete dynja nuk ke ardhur i vetem qe mendon te jetosh mire per vehte[sigurisht me punen dhe djersen tende] por dynjaja keshtu eshte ndertuar ka sakat e te gjymtuar te cilet nuk jane te afte per pune dhe shoqeris i duhet te paguaj per ta.Se fundi do te lutesha qe te mos i marresh per keq ato qe kam thene me siper thjesht une kam shprehur mendimin tim,ju mund te qendroni ne mendimin tuaj.
 

a-alket

Primus registratum
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

Fillimisht postuar nga *alinos*:
[qb] Ajo qe me ben vertet pershtypje eshte se si shume nga ju ne nje periudhe kaq te shkurter mendoni si Amerikane, e per me teper si Amerikane qe s'kane dale ndonjehere nga nje qyteze e Ohajos, apo Oklahomas, me i llaf injorante komplet!!! :shrug: [/qb]
Mua per vete shume nga ju qe rrini ne evrope me dukeni injorante, nga ata me zile e me veshe te medhenj biles. Psh. dikush thote qe e majta e re nuk eshte si ajo tradicionale. Well, no shit. Edhe e djathta e re eshte nuk eshte si ajo tradicionale. Ashtu sic evolon, ose thjesht ndryshon, nje shoqeri, ashtu edhe politika evolon apo ndryshon. Ne Amerike, disa politika qe me pare kane qene te majta apo te djathta tashme jane te pranuara nga te gjithe. Psh, ne amerike qeveria e plotfuqishme e stilit evropian eshte diskretituar komplet, ashtu si edhe republikanet nuk promovojne me "laissez faire". Amerikanet jane pragmatike dhe mundohen te zgjidhin nevojat e shoqerise se tyre pa pasur pozicione te ngurta ideologjike. Evropa gjithmone luan 'catch up'. Dhe ne fund, nje fshatar ne Oklahoma eshte dy-tre here me mendjehapur sesa fshatunaret e frances, gjermanise, italise etj.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

kurse shqiptaret votojne per "ideal" te partise /pf/images/graemlins/wink.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

AH, se mos harroj:
fenomeni 'catch up' nuk eshte vetem i Evropes, fakt eshte se edhe ne Amerike partite kryesore kane si target votat dhe jo shtresa te caktuara. Edhe fenomeni Dean e provon kete...
 

marko

Primus registratum
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

Alinos, nuk na the gje, pervec ca ironive pa pike vlere ne drejtim te diskutuesve.

DFV, faleminderit per diskutimin pa pasion.
Eshte me se e vertete qe ilegalet punojne ne punet me te rendomta.
Por si thua ti, meqe vjen nga nje vend i varfer si dhe une.
A gjen dot USA nje guest program, ku te vijne bujq nga SHqiperia, apo Siri Lanka, apo Rusia a ku e di un, ne menyre te organizuar, ku te paguajne nje % taksash si USAs ashtu dhe vendit te tyre, dhe te mos u dali bretku per 3$ ne dite, dhe te mos keqperdoren si skllever?
Kush eshte me humane, ti lesh ne dore te pronareve qe i marrin ne pune pa dokumenta, apo ti taksosh, e ta dish se kush jane e cfare bejne?
A thua vertet po te dilte nje lajmerim ne Shqiperi "kerkohen mbledhes portokallesh per ne FLorida" nuk do gjendeshi njerez?
Sa shkuan e shkojne ne Greqi per ate pune?
Pra ketu flitet per monopolizim nga meksikanet, dhe per humbjet qe ka buxheti nga shkelja e ligjit.
Cdo diskutim per emigrantet ilegale, duhet te filloje me "ilegale."
Cdo e drejte qe te jepet nga qeveria eshte bonus, pasi ke hyre ilegalisht, pra e ke thyer ligjin qe ne hapin e pare. Per vete sic e kam thene dhe me lart, flas se nuk kam marre asistence, prandaj dhe "kam goje" jo si ai gjermani i dikujt me lart, qe kerkon pension se eshte gjysemjetim(?!)
Taksat per nga natyra jane regresive, ato i pengojne bizneset, por gjithashtu duhen per te garantuar mbarevajtjen e qeverise.
Kur flitet per nje amerike sociale, flitet per entitlements dhe rolin e nderhyrjes se shtetit.
Personalisht, dhe nje here, personalisht, nuk mendoj se shteti me ka gje borxh.
Seriozisht ua them, per mua, personalisht, si marko, nuk dua asgje nga shteti, pervec basic services, si rruget, policia, ushtria etj si keto.
A na jane dhene disa benfite ne qe diten qe lindem?
A eshte detyre e shtetit te na mbaje nga lindja deri ne vdekje?
Per mua, pergjigja eshte jo.
Natyrisht ka nje "safety net", kush shkon ke mjeku ne emergency room, nuk mund te kthehet mbrapc, por me teper?
Nuk e di.
Dita me me shume xhiro ne amerike per shitesit e droges, alkoolit dhe prostitutave, eshte dita kur vijne welfare checks.
A e gjen dot se kush paguan per keto vese?
Hajde, se un paguakam pak, po c'faj ka Gates apo c'detyrim ka ai ti paguaje drogen dikujt ne Chicago, apo NY, apo alkoolin dikujt ne arizona?
Une mendoj se duhet te kete dhenie, por dhe pergjegjesi.
U provua ne Michigan, ku u kerkua te behej drug test per marresit e welfare, por u ngriten demokratet dhe filluan te flasin per shkelje te drejtash etj, etj.
Une si productive citizen, kur kerkoj para nga shteti ose banka, me duhet te permbush disa kritere, ndersa, ata qe jane nonproduktive, nuk kane nevoje as te provojne se nuk jane te droguar?
cmmmon, it's a joke.
Sistemi duhet ndryshuar, pasi nuk funksionon.
Shihni shkollat ne usa. HArxhohen ne Californi, 10.000 dollare per student, gjysma e tyre nuk dine te lexojne.
Nuk i rregullon paraja te gjitha, per kerkesa e llogarise, dhe demokratet, nuk kane per ta bere kurre kete gje.
Ky esthe mendimi impersonal.
Gjithe te mirat te gjithve!
 

disku

UNI
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

Lexova qe edhe "shqiptari" Wesley Clarke do te kandidohej....
E mani men e gjeneralin e natos ne luften e kosoves? Kish mbledh nja 1 milion $ per fushaten elektorale edhe duke pare faktin e ka bagazh ushtarak shihet me sy te mire nga mediat. Problemi ne besimin e tij qendron ne faktin qe shihet si shume Pro UN pra amerikes si duhet dikush qe te jete per nje europe te bashkuar(sic eshte shprehur pozitivisht koffi annan edhe drejtusit e pallatit te xhamte).
Plus pengese kryesore eshte fakti qe nqs zoti Clarke te jete po i sukseshmen ne administrim kjo ben ti bjere kredibiliteti i hilarit ne 2008 duke qene se jane te dy demokrate.
 

marko

Primus registratum
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

OOOOOOOO Wesley Clark!
The supreme allied commander.
Hmmmmmmmmmmmmmmmmmm
Doli Wesley, dhe tha ne TV para gjithe Amerikes, se SHtepia e Bardhe, kish bere presion ne CNN per ta hequr nga puna.
Kur e pyeten se kush, e drodhi si rruspije Zagrepi, dhe e qepi gojen, se nuk kish si ta mbronte genjeshtren.
Democratet jane desperate per keto zgjedhje, se e dine qe s'kane per ti fituar, se my main man Bush, e ka te garantuar.
O Uno, do te mor shpirtin dhe 4 vjet te tjera mer qafir (lol)
 

zog

Primus registratum
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

nje amerike socialiste eshte fillimi i fundit te saj. disa e quajne ket dukuri evoluim, e pra une mendoj se evoluimi i vetem i nje shoqerie eshte VDEKJA e saj.
 

disku

UNI
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

Yeah man Wesley Clarke sben per ket pun ..e verteta eshte qe pervec Dean deri tani alteernativat demokrate kane qene te varfra. Plus te mendosh qe dun me kandidu hilary ne 2008 mu me vje me shku ne kine me pasaardhesit e jan xeminit...
Vallaj me ket politik nderkomtare vec nji imperialist me duket me te ardhme muve. Yes man po flas per vlade putinin...kshu si e kena nis neve me keta presidenta deficente ka me na kalu rusia por jo vetem ..japonia edhe sidomos ajo kina qe duket per gjynof tani ka me na kapercy me kom perpjete.
Te keshilloj te lexosh librin
The paradox of american power botuar mbas 11 shtatorit edhe flasim ndryshe... me kasapin e teksasit skena me bo hajer o marko. na duhet nji urvar si Klintoni /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Sa per komentin e zogut..ka evolim e evolim...Flasim per evolim me rritje jo nga ai me goma te shpume /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

marko

Primus registratum
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

Fillimisht postuar nga Unicorn:
[qb] Yeah man Wesley Clarke sben per ket pun ..e verteta eshte qe pervec Dean deri tani alteernativat demokrate kane qene te varfra. Plus te mendosh qe dun me kandidu hilary ne 2008 mu me vje me shku ne kine me pasaardhesit e jan xeminit...
Vallaj me ket politik nderkomtare vec nji imperialist me duket me te ardhme muve. Yes man po flas per vlade putinin...kshu si e kena nis neve me keta presidenta deficente ka me na kalu rusia por jo vetem ..japonia edhe sidomos ajo kina qe duket per gjynof tani ka me na kapercy me kom perpjete.
Te keshilloj te lexosh librin
The paradox of american power botuar mbas 11 shtatorit edhe flasim ndryshe... me kasapin e teksasit skena me bo hajer o marko. na duhet nji urvar si Klintoni /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Sa per komentin e zogut..ka evolim e evolim...Flasim per evolim me rritje jo nga ai me goma te shpume /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
kush e ka shkrujt pra ate librin, ti e di si kerkohen librat, na jep ca info.
Nejse mo Billi kishte i te keqe ti Corno, se merrte njeri seriozisht dreqin.
Pranej dhe fillun kto Ladenat, me ambasadat, me uss cole, me twin towers me pare etj, etj, dhe kur e pane qe si gjeti gjo, than tia bojm nji te modhe, se menduan dhe ky i tanishmi s'do kete support, amerikanet harrojne shpejt, etj, se ishin msu me ate BUbban (ma main man dhe ai).
Nejse mo VK, po atij Putinit sia kam fort fryken, se pelqe shume perendimi atij, dhe s'ka ci bo popllit te vet ai, qe s'kan me honger.
Ai osh si Fatos Nano po me nukes (lol)
 

disku

UNI
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

Vallaj autori sme kujtohet por do pys. Sa per putin e do perendimin e do po ama edhe hitleri kur takote the british prime minister thote qe e do paqen /pf/images/graemlins/laugh.gif

Pastaj kshu si eshte nis kjo fushate me duket pak e veshtire te kete ndonje qe do vrasi presidencen bush. Jo sepse eshte i favorizum jo por thjesht se ai boni pislliqe kur sishte ne pushtet e jo me tani qe i njef te gjitha skutat e ShBA ska burr none qe ja merr pushtetin..per me shume rrezik qit ligj te ri ku te lejohen presidentat te kene me shume se 2 mandate..Dear lord edhe ajo na duhet me ngju markon per 8 vjet te tjera lol /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Për një Amerikë Socialiste! - DEAN

Meqe Dean po i rriten shpresat per fitore mendoj se eshte rasti ta shofim nga afer rruge e ketij kandidati demokrat...

Ne fakt ka qene nder me te guximshmit ne fushaten e dertanishme per nga kanditaturat demokrate... Qendrimi i tij per punen e flamurit te konfederates u sha gati si rracist dhe perseri ai qendron ne krye te sondazheve.

Ah mos harroj se kishte deklaruar se ishte METROSEXUAL..... /pf/images/graemlins/tongue.gif :lol:
 
Top