Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

  • Thread starter Scorpion
  • Data e fillimit
S

Scorpion

Guest
Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

Shekulli Online

Për gjithçka, për mallra dhe shërbime. Kërkesat e tyre për veshjet janë të larta, si për shtrenjtësisë, ashtu edhe për cilësinë. Adoleshentët përbëjnë grupmoshën që njëkohësisht kërkon edhe më shumë shërbime, nga më të ndryshmet, shumë më shumë se të rriturit. Pastaj ekziston edhe një lloj harxhimi parazitar: kafenetë, që po frekuentohen gjithnjë e më shumë prej kësaj grupmoshe”.
Gjeni, po mundët një adoleshent pa celular! Në Tiranë zor se mundeni. Njëkohësisht nje pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë, flet prerë mbi këtë temë delikate. Dhe thekson se varësia e adoleshentëve ndaj parave është njëlloj si ajo e një të fiksuari pas drogës. “Mendoj se janë disa faktorë që ndikojnë në raportet që kanë ata me paratë. Dhe njëri prej tyre, ndoshta më i rëndësishmi, është edukata familjare, mënyra se si prindërit i edukojnë që të trajtojnë paratë. Një pjesë e prindërve janë të shtrënguar, kurse një pjesë janë shumë tolerantë. U japin vazhdimisht para fëmijëve të tyre dhe këta të fundit mësohen gjithnjë e më keq. Sa më shumë u japin, aq më shumë duan, derisa arrijnë në një raport varësie ndaj tyre. Dhe kjo rëndohet më shumë nga fakti se adoleshenca është nëj moshë e tillë kur nuk vlerësohet dhe njihet krejtëisht realiteti, kur nuk ka një përfytyrim të saktë të gjërave, të vlerave dhe shkëmbimit”.


Diskutim te mbare! /pf/images/graemlins/wave.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

Nuk eshte çeshtja se per cfare harxhojne adoleshetet me shume, sepse tashme pergjigjia dihet: per kafe, per rroba, cigare(djemte),celular(si objekt dhe si sherbim).
Problemi nuk qendron ne faktin se per cfare i harxhojne leket, por ne faktin se sa ia dijne vleren parase.
Fajin , per mendimin tim e kane prinderit: prinderit me mend ne koke e mendojne 2 here sa leke duhet ti japin femijes per diten (javen).Sasia e lekeve duhet te jete e tille qe as te mos i mungojne per gjerat qe me te vertete duhen por qe edhe te mos is shperdorojne.
Ka tjere qe mendojne qe meqe leket nuk i mungojne , dhe duke kujtuar kohrat e tyre kur nuk kishte as leke e as sherbime , duan qe femija i tyre te rriten me "mire", qe te mos u mungoje asgje.Nuk e dine se kshu e demtojne femijen.

Ekperienca ime: dola me nje shoqe.Na zuri shiu rruges, ishte mesi i qershorit.Cfare beri ajo? Ndaloi ne nje dyqan dhe bleu xhup te ri 50000 leke( te vjetra).Nuk eshte gjynaf?
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

nuk kishte cadra ai dyqani e? /pf/images/graemlins/smile.gif

Ky fenomen shihet nga brezi ne brez. Jam e sigurte qe edhe prinderit tane kane menduar qe ne jemi te papergjegjshem me paren dhe nuk ja dime vleren.

Sa me shume mundesi t'i parashtrohen asaj moshe aq me shume do i marrin persiper per t'i provuar.
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

revista kaseta dhe dvd porno /pf/images/graemlins/grin.gif
edhe per prezervative se bejne prova me lucin edhe sa duhet te ritet qe te mos i rije kapuci i madh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

remember

Primus registratum
Re: Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

Harxhojne per tu rritur (shpesh me zor), per te imituar ...lyhen, zhgryhen, pijne cigare, alkol, blejne cel te shtrenjte, rrine me ore te tera ne internet, ikin neper pub, duan rroba firmato etj etj
 

policia

Forumium maestatis
Re: Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

per mua mosha e adoleshences eshte shume e shkurter dhe shume intensive, por mbetet shume e bukur. te gjithe brezat po ti pyesesh per ate do te tregojne me teper me shume nostalgji.
kuptohet cdo brez e shijon sipas mundesive dhe kohes ne te cilen i bie per pjese.
jam kunder ekzagjerimeve por une mendoj se prandaj quhesh adoleshent se ne nje fare mase je ende i papergjegjshem per veprimet qe ben. ne me sa pashe me lart jemi kunder adoleshences dhe veprimeve te tyre "te papergjegjshme" se deri ne nje fare mase nuk i kuptojme. ashtu sic nuk na kuptonin ne ne moshen e tyre...
adoleshentet jane egocentrike, te hedhur, enderrimtare, krenare dhe eshte e veshtire ti besh ata te arsyetojne. ne duam ti rrisim me zor. pa e kaluar kete faze "cmendurie" nuk do piqen dhe nuk do behen te pergjegjshem per te ardhmen. po eshte e vertete kane deshire te shpenzojne, te bien ne sy, te blejne edhe nje xhup pa u menduar fare e po pastaj?!...
e theksoj jam kunder ekstremiteteve, por une jam e sigurt per nje gje, te gjithe ata qe nuk e kalojne moshen e adoleshences bashke me te tjeret apo jane ndrydhur gjate asaj periudhe kane pasoja ne gjithe jeten e tyre, pasi duan ti imitojne ato ne periudhen kur behen me familje e me pergjegjesi te tjera. shoh shume gjera nga adoleshentet dhe nuk me pelqejne por nese familjet e tyre dote dine ti trajtojne, ata do e kalojne ate faze dhe do qeshin shpesh me veprimet e tyre te "papergjegjshme" qe kane bere dikur...
 
S

Scorpion

Guest
Re: Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

Rinia shqiptare nuk ka shume ndryshim nga cdo rini tjeter. Kane te njejtat probleme: nuk kana para, duan te vishen bukur, duan te shkojne ne disko, te bejne seks, nuk shkojne mire me prinderit, nuk u pelqen shkolla. Jane pak dembele, po kete e kemi si komb, na pelqen vetja dhe vuajme ca nga kompleksi i mbilartesise (superioriteti, per ata qe nuk kuptojne shqip /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Rinia shqiptare nuk ka shume ndryshim nga cdo rini tjeter. Kane te njejtat probleme: nuk kana para, duan te vishen bukur, duan te shkojne ne disko, te bejne seks, nuk shkojne mire me prinderit, nuk u pelqen shkolla. Jane pak dembele, po kete e kemi si komb, na pelqen vetja dhe vuajme ca nga kompleksi i mbilartesise (superioriteti, per ata qe nuk kuptojne shqip /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]
sikur e kalove nje stad, jemi te adoleshenca.
flm per mirekuptimin /pf/images/graemlins/wave.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

Rini e adoloshence, s'eshte se kane ndonje ndryshim te madh ne thelb. Por flm per korigjimin, na eshte bere ti quajme te rinj, e harrojme qe dhe vete jemi te rinj. E ngaterrojme dhe fazat e seciles moshe /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
revista kaseta dhe dvd porno /pf/images/graemlins/grin.gif
edhe per prezervative se bejne prova me lucin edhe sa duhet te ritet qe te mos i rije kapuci i madh /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]
te vjen keq te replikoj pak me ty?
pse e banalizon kaq shume kete teme?
ketu flitet per nje stad zhvillimi dhe jo per ca kalamaja qe jane ne njohje te vetes se tyre...
 
S

Scorpion

Guest
Re: Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

policia ai eshte adoloshent, mos u merzit nga naiviteti i tij, dmth mos e merr per budallek /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?

Merre merre per budallek se nuk ben gabim... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

gangsterja

Primus registratum
Adoleshentet harxhojne leke per veshmbathje,cigare,alkool,droge,tualete(gocat)per parfume te shtrenjte,telefona,per pije energjike etj...
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
per fantazi se fantazojn shum ju duket qe gjithshka eshte e mundur dhe e arritshme por kur ta kalojn kohen adoleshente kur te pjeken gjithqka del e kundert.mos te harrojm se disa njerez ssi lindin ashtu edhe vdesin sepse ter jeten fantazojn dhe ne fund asgje su mrrin..
 

Hektor12

Locus omnem
Per skedina apo skane fillu te gjitha eventet sportive, tjeter kafaneve diskove aspak per shkollim dhe njohuri ekstra
 
Top