Pëllumbi, kundër Topallit: Nuk luhet me mandatet

Pëllumbi, kundër Topallit: Nuk luhet me mandatet

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, deklarohet kundër qëndrimeve të Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Në një prononcim për “Shqip”, Pëllumbi komenton paralajmërimin e Kuvendit për të zëvendësuar deputetët socialistë. “Ajo çka mund të them unë është se me mandatin e deputetit nuk mund të luhet”, thotë Pëllumbi. Sipas tij, ky mandat nuk mundet kurrsesi të hiqet pa pëlqimin e të interesuarit, që në rastin konkret është deputeti. “Pavarësisht nga bojkoti politik i Kuvendit, nuk mund të merret një vendim, pasi do të ishte vetëm një presion i paefektshëm”, u shpreh Pëllumbi. Pak ditë më parë, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi se kur të përfundojnë të gjitha afatet kushtetuese, ajo do ti drejtohet KQZ-së për të zëvendësuar deputetët, të cilëve u digjet mandati për shkak të mosparaqitjes në Kuvend. Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi statusin e deputetëve socialistë, të cilët po respektojnë vendimin e kryesocialistit për të bojkotuar Kuvendin, Topalli sqaroi se do të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Një ditë më vonë, në një prononcim publik, edhe kreu i KQZ-së, Arben Ristani, deklaroi se do zbatohet ajo që parashikon ligji. Ai sugjeroi referim te neni 164 i Kodit Zgjedhor për të kuptuar se kush do të jetë vendimi i KQZ-së, kur ti bëhet kërkesa nga Këshilli i Legjislacionit të Kuvendit. Neni 164 i ligjit elektoral, edhe pse nuk ka parashikuar një rast si ai i bojkotit të gjithë grupit parlamentar socialist, shpjegon rastet kur ndërpritet mandati i deputetit. Duke iu referuar Kushtetutës dhe pikërisht nenit 71 të saj, thuhet se mandati i deputetit përfundon apo është i pavlefshëm kur ai nuk bën betimin apo heq dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.(Shqip)</p>
8OFc8xpgG0s

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25439. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25439
 
Top