Oso Kuka

scadarsko

Locus omnem
Familja e Kukajve ishte një familje e vjetër, me tradita patriotike. Këtë mbiemër e gjejmë - thotë studiuesi dr. Mikel Prenushi - në literaturën historike humaniste të shek. XVI si mbiemër të disa luftëtarëve të Skënderbeut. Prejardhjen e tyre të largët Kukajt e kishin nga rrethet e Pejës. Gjë e saktë për vitin e lindjes nuk dihet, por sipas përpjekjeve tona, më e pranueshme është viti 1820, në një familje qytetare, e cila banonte në qendër të Shkodrës (në vendin ku sot është gjimnazi "28 Nëntori"). Fëmijërinë e kaloi në shtëpinë e ardhur (të re) ndërtuar te Çinari Hoxhë - Dheut (sot rruga "Oso Kuka", nr. 12). Sipas gojëdhënave e ndonjë shkrimi të gjetur, që në të ri linte të kuptonte se do bëhej trim, se xhixha (zjarr) i nxirrnin sytë. Kur pashai turk ankohet se nuk ka djem në Shqipëri që t‘ia dalin zot trojeve të veta, ai përgjigjet dhunshëm.
Se për din e për Iman
T‘baj që t‘kaj e zeza nanë
!
Më tej Oso Kuka shton:
Pse në Shqypni ka djelm si Zana.
Qi për mbret e troje të veta
Nuk i dhimet gjaja jeta
 
Top