Ose mendohet, ose besohet!

Nostradamus22

Primus registratum
Re: Ose mendohet, ose besohet!

Nejse te mos pertosh eshte e zellshme; ndersa te mos pertosh ti vesh ne duje dikuj "mos pertesen" eshte habi infantile plloshtanomyzeqarore" <font color="blue"> </font>

[/ QUOTE ]

Mos je gje valle ai i madhi ???? /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Ose mendohet, ose besohet!

Kete po mendoja dhe une.
S'me ndalon njeri ti bej te dyja,apo jo? /pf/images/graemlins/grin.gif /pf/images/graemlins/grin.gif
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Ose mendohet, ose besohet!

Kush kerkon jeton, ata qe ndalojne mbijetojne! /pf/images/graemlins/booki.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Ose mendohet, ose besohet!

Besimi eshte gjeja me e fort qe ka njeriu. Besimi luan malet, pa te njeriu vetem mund te luaj neper male. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Ose mendohet, ose besohet!

Me duket se eshte vullneti i njeriut qe luan malet po hajt mo,po i japim edhe nje dore besimit dhe mendimin e lejme ke plenat /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

b.k.

Primus registratum
Re: Ose mendohet, ose besohet!

Satana

Une mendoj se ceshtja nuk eshte dhe aq e lehte. Nuk mendoj se mund te percaktohet ndikimi i fese ne zhvillimin njerezor, apo ne shoqeri te ndryshme, por mund te percaktohet ndikimi qe ka tek individe te caktuar.
A mund te studjosh individin jashte shoqerise dhe groupeve ku ai ben pjese? Do te ishte shume e veshtire prandaj nuk shoh nje pergjigje te drejteperdrejte te pyetjes qe ke hedhur.
Ne anen tjeter, shoqerite nuk mund te egzistojne pa nje strukture, pa rregulla (sado absurde qofshin ato- nuk po nenkuptoj qe feja ka rregualla absurde).
Ndoshta feja i jep strukture, udheheq nje pjese te shoqerise (jam a sigurt qe nje pjese e mire nuk ndjek fene per kete qellim) me rregullat dhe moralin e saj. Pa kete strukture qe feja i jep nje shtrese te caktuar, ndoshta ajo shtrese do te ishte ne kaos, dhe shoqerite moderne mund te kishte pasoja shume me te medha per shkak te kesaj mungese.

/pf/images/graemlins/shrug.gif

Feja eshte deri diku nje ideologji, dhe te gjithe e kemi nga nje (ose me shume se nje).
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Ose mendohet, ose besohet!

Besimi dhe mendimi jan dy gjera te ndryshme. Bashkjetojn me njera tjetren por jan te pamvarura. Ndryshimi eshte se mendimi eshte llogjik, i lekundshem nga idete e castit ose rethenat, ndersa besimi eshte deri diku eshte fizik, materie, dhe si i tille mund te c'ndrohet vetem me te.

Prandaj eshte edhe me efikase ti lesh dikujt te kuptoj gabimin, sepse keshtu mund te arrij te besoj qe e ka gabim. Ndersa po ta llogjikosesh eshte humbje kohe...
 

b.k.

Primus registratum
Re: Ose mendohet, ose besohet!

Une do te thosha qe jam pjeserisht dakord.
Disa njerez udhehiqen me shume nga mendimi dhe logjika dhe disa nga ndjenja, besimet, deshirat. Biles mund te thuhet qe te dyja varen nga situata ne te cilat njeriu ndodhet. Nese njera apo tjetra jep me shume mundesi per te perballur situaten atehere efikasiteti percakton kush mbizoteron. Pastaj te dyja jane pjese e nje vazhdimesie, dhe ndodhen ne dy ekstremet. Njerezit mund te jene ne cdo pozicion te kesaj vazhdimesie (imagjinoni nje vije te drejte me dy ekstreme)
 

joetisti_

Locus omnem
Ose mendohet, ose besohet!

A jeni dakort me kete thenie te filozofit te shquar Artur Shopenauer i cili i'u referua besimit ne Zot si frenuesi kryesor i avancimit te mendimit njerezor? Jepni idete tuaja mbi rolin e teologjise dhe ndikimet e saj mbi psikozen njerezore.

Duke i'u kujtuar se diskutimi ne fjale nuk duhet te rrjedhe ne vijen teologjike e as ne ate filozofike, ju ftoj ne debat te lire.

Faleminderit.
Ka goxha vertetesi kjo thenie. Gjithsesi edhe te mendosh pa kufi, e ka nje te keqe ne vetvete. Prandaj nganjehere duhet nje kunderpeshe qe, ne mos u cmendsh nga i menduari i shumte, te kesh mundesine te pushosh, sepse te menduarit s'ka fund dhe kurre nuk arrihet dicka qe vertet ia vlen.

Mua s'ma ndalon nje besim, por te thuash nganjehere gjera te jo te menduara mire, eshte nje terapi efikase gjithsesi.
 

Aki

Paint It Black
Ka shume shkencetare e njerez te afte neper bote qe 'besojne'. Ne fakt nuk pajtohem aq shume me thenien, te njohesh ligjet e Universit dhe sipas logjikes mund te te coje te besosh, pastaj dallohet besimi ne Zot e besimi ne religjione, qe shume e gjejne veten dhe duke u udhehequr nga mendimi e jo vetem besimi.
Jemi qenie shume te limituara sa per ta ditur te gjithe te verteten, prandaj dhe mendimi dhe besimi, pa patur fakte fuqiplote buron vetem nga nje gje, supozimi.
 

joetisti_

Locus omnem
Mund te kete, por s'do te thote qe kur kane filluar te besojne - me te vertete - s'kane reshtur se menduari. Eshte pas si: o do te jesh brenda ne det, o do te jesh i thate.

Kur beson, qe ne fakt nuk po them qe eshte gabim, e fle mendjen per shume gjera.
 
Top