ORGJINA E FLAMURIT TONE!

E

EDEL BRATI

Guest

Origjina e flamurit tone jam i mendimit qe rrjedh qe nga koha e Pirros.
1-Per here te pare sipa librit te Plutarkut :"Jete Paralele" PIRROJA e quajti vendin e tij:
VENDI I SHQIPEVE.
2-Te mos harrojme qe Pirroja ishte pagan dhe kristianizmi nuk kishte lindur ne ate periudhe kohore.
3-Pirroja ishte gjak Thesproti ,i njejti gjak me Akilin dhe nip i Aleksandrit te Madh.
4-Pirroja kishte si emblema personale perafersisht te njejtat simbole qe kishte dhe Aleksaneri i madh pasi e kishte idhull ate.
5-Mendoj se venia ne perdorim e Shqiponje me dy krera ne flamurin e Pirros nuk ka te beje aspak me perandorine e bizantit apo te Romes ,por me ate te vendndodjes se Ilireve ne shekullin e III para krishtit. Trupi i Ilirise ka qene Ballkani,me dy pjeset e saj gadishullin Apenin ku dhe atje kane jetuar Ilire(Mesapet ,Japiget ...) si pjesen lindore te Mesdheut apo Izmiri i sotem (Troja =Dardani)nga ku ka marre emrin Ngushtica e Dardaneleve
6-Vete emeri qe adaptoj Sulltani Skenderbeut do te thote Aleksander =iskander(turq),te jep te kuptosh qe Sulltani ka pasur dijeni te plote nga filozofe dhe shkencetare te oborrit qe Skenderbeu dhe Shqiptaret rrjedhin nga i njejti gjak, me Aleksanderin e Madh,Pra ILIR.
7-NE RRETHIMIN E SHKODRES 1478 Barleti permend shume mire fjalet e Sulltanit kur thote:C'vend te mrekullueshem ka zgjedhur Shqipja per te ruajtur kelyshet e vet.
8-Flamurin qe ka perdorur Skenderbeu e ka zbuluar per here te pare FAIK KONICA.
E thote shume mire Plutarku per parardhesit tane :Eh,keta Yliret, ky popull i mrekullueshem kudo qe ku shkuan ndertuan qytete dhe shtete.Anuk ishte i tille Aleksanderi i Madh,Pirroja i Epirit e te tjere.
 
S

sokol koci

Guest
ORGJINA E FLAMURIT TONE!

Eshte per te cuditur ne fakt,kur ke parasysh flamurin tone me shqiponjen me dy koka.
Ma merr mendja se gjithkush e di se shqiponja me dy koka eshte simbol i fese orthodoxe(per te mesuar kete me mire beni nje vizite ne kishen orthodokse ne Tirane).
Heroi yne kombetar sic e dini eshte rritur dhe edukuar ne Stamboll(atje ku eshte qendra e fese orthodokse)para se te kethehej ne atdhe i duhej nje simbol. The ja sa hap e mbyll sute-e gjeti nje (me nje ndryshim te vogel,se flamuri i kishes orthodokse eshte i verdhe dhe se ne te dy kembet e shqiponjes jane dy shpata) flamuri qe ai zgjodhi duhej te ishte me ngjyre te kuqe,dhe pa shpata.

Pres komente rreth ketij fakti,nese dikush mendon se nuk eshte3 keshtu.

ARTANI
BIRMINGHAM.UK

Tema mbyllet, derisa te mesoni, se si diskutohet!
 

Hank

Valoris scriptorum
Shqiponja dykrenare nuk eshte aspak simbol ortodoks, por simbol i rrjedhur nga Hititet e lashte. Nga ky popull, shqiponja kaloi ne popuj te tjere pagane indo-europiane dhe u trashegua dhe nga iliret.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Po por, Skënderbeu e adoptoi këtë flamur nga Bizanti (jo nga ortodoksia pasi Bizant nuk është = me ortodoks). Faktikisht, Arbëria ishte e vetmja pjesë e Perandorisë Bizantine akoma e papushtuar nga Perandoria Osmane e cila adoptoi simbolet e Kostandinopojës për vete (por jo shqiponjën me 2 koka). Kështu, Skënderbeu në kundërpërgjigje adoptoi shqiponjën në flamurin e tij (i cili ishte shqiponjë me një kokë) duke u dalluar kështu si vazhdues i Perandorisë së Bizantit.
Ky flamur, del herë pas here në historinë e Shqipërisë e jo vetëm gjatë Rilindjes por shumë shpesh edhe më parë.
 

Sweety el

Locus omnem
Shqiponja ka qenë dikur në periudhën e Romës antike simbol i këtij shteti. Si simbol i Romës shqiponja u përdor edhe nga strategët e saj si Kaj Mari, Luç Serg Katilina, Pompeu i madh, Çezari, etj. Psh: ky i fundit përdorte si simbol të tij shqiponjën e artë të vendosur në një fushë të kuqe. Po kështu veproi me stemën e Çezarit edhe i nipi Oktavian Augusti, i cili u pasua më vonë edhe nga Kostandini i madh. Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njëra Perandorinë e Perëndimit me qendër Romën dhe tjetra Perandorinë e Lindjes me qendër Kostandinopojën (Bizantin). Ndërkohë Perëndimi u pushtua nga barbarët në vitin 476 duke humbur traditat më të vyera të antikitetit, e bashkë me to edhe simbolin e tij. Ndërsa Lindja (Bizanti) vazhdoi të jetojë edhe për 10 shekuj të tjerë duke ruajtur këtë simbol që vinte prej "qytetit të amshuar", (Romës). Formën dhe ngjyrat e tij, flamuri Bizantin i mori gjatë sundimit të Justinianit (527-562) Perandorit me origjinë Ilire. Dukej se atij i pëlqente që dy kokat e Shqiponjës ti identifikonte me vetveten dhe të shoqen, Perandoreshën Teodora. Më vonë me kalimin e kohës me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak fisnikërisë së kombeve, që ishin integruar në këtë Perandori shumë kombëshe si: Princave Rumunë, Bullgarë, Gjermanë, Rusë, Serbë, Grekë, Shqiptarë, etj. Kjo eshtë arsyeja që këtë simbol sot e përdorin një dyzinë popujsh e shtetesh, të cilat dikur kanë patur kontakte kulturore me Bizantin. Ndërkohë që ai shfaqet si simbol i kishës Ortodokse, pasardhëse e drejtpërdrejtë e Perandorisë së Lindjes, Bizantit. Flamuri Bizantin ruhet sot në një nga manastiret e malit të Shenjtë (Athos) në Greqi, në ngjyrat e tij origjinale Shqiponjën e zezë me dy koka, të vendosur në një fushë të artë.
 
Top