Orgji me 16-vjecaren

Orgji me 16-vjecaren

Ushtarët, orgji me 16-vjeçaren

Vajza e mitur vlonjate denoncon përdhunuesit, shfrytëzuesit dhe trafikantët e saj

Llambi Kallço

DURRËS- Skandal në repartin e marinës në Bisht-Pallë të Durrësit. Një grup ushtarësh akuzohen se kanë mbajtur për një muaj në mjediset e këtij reparti një 16-vjeçare, të cilën e kanë përdhunuar sistematikisht dhe më pas në bashkëpunim me persona të tjerë, pronarë lokalesh e kanë shfrytëzuar atë si prostitutë në Shqipëri dhe në Kosovë. Burime të policisë thanë për gazetën se ngjarja në fjalë është denoncuar nga vajza 16-vjeçare A. T nga qyteti i Vlorës. Të njëjtat burime thanë për gazetën se pas këtij denoncimi policia ka filluar hetimet, derisa dje ka vënë në pranga gjashtë ushtarë të repartit të marinës së Bisht Pallës dhe tre persona të tjerë, pronarë lokalesh, të cilët në bashkëpunim e kanë përdhunuar vajzën, e kanë shfrytëzuar si prostitutë në disa lokale në Pogradec, Korçë dhe Durrës dhe më pas e kanë shitur në Kosovë. Në këtë histori dyshohet se janë ngatërruar jo vetëm ushtarë të marinës, por edhe pronarë lokalesh dhe shtetas kosovarë të cilët dyshohet se kanë bërë të mundur shfrytëzimin dhe trafikimin e së miturës.


Kallëzimi

Vajza e mitur ka treguar në zyrën e shefit të luftës kundër trafiqeve në Durrës, Flamur Gjuzi, se në qershor të këtij viti është njohur në stacionin e trenit Durrës me shtetasin Gj. Tema, ushtar i repartit të marinës së Bisht- Pallës. Sipas denoncimit, vajzës së mbetur në mes të katër rrugëve i është premtuar fejesë nga 20-vjeçari nga Durrësi, ushtar në Bisht- Pallë. Pas kësaj i riu durrsak nuk e ka çuar vajzën në shtëpinë e tij, por në repart, ku për një muaj rresht, deri në korrik të këtij viti, vajza dyshohet të ketë rënë pre e përdhunimit të disa ushtarëve të këtij reparti. Po sipas denoncimit, vajza është mbajtur e fshehur për një muaj në infermierinë e repartit ushtarak të Bisht Pallës dhe me ndihmën e ushtarit A.Hakani. Pikërisht në këtë mjedis dyshohet se janë zhvilluar dhe orgjitë me vajzën minorene që është dhunuar dhe dëmtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga disa prej ushtarëve të repartit të marinës. Dyshohet se vajza është detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale dhe me 10 ushtarë në ditë. Në mbajtjen e vajzës në repart sipas policisë ka bashkëpunuar dhe shtetasi F.Brozi i cili kishte detyrën e kuzhinierit. Pasi është përdhunuar sistematikisht në repartin ushtarak, për një periudhë gati një mujore, djali që i premtoi fejesë vajzës së mitur, e ka shitur këtë të fundit tek ushtari tjetër i marinës, E.Kaculi. Sipas denoncimit që i referohet policia Kaculi së bashku me shtetasin S.Llukani e shfrytëzuan vajzën për rreth 2 javë në disa lokale në qytetin e Durrësit duke e detyruar atë që të ushtrojë prostitucion. Më pas minorenia kalon në disa duar nëpërmjet shtetasve Gj.Tema dhe E.Kaculi, të cilët akuzohet se kanë tentuar që ta çojnë atë në Itali për ta shfrytëzuar atje si prostitutë. Pasi nuk kanë arritur që ta dërgojnë me anije në drejtim të Italisë, minorenia dërgohet nga dy ushtarët në qytetin e Korçës, ku dhe i është dorëzuar shtetasit I. Berbuqi i cili sipas policisë e ka shitur vajzën tek shtetasi E.Hersi. Ky i fundit në bashkëpunim me dy shtetas kosovarë kanë përgatitur një mjet identifikimi falso për 16-vjeçaren. Me këtë dokument ajo është dërguar në drejtim të Kosovës, në qytetin e Prizrenit, ku dhe është shfrytëzuar si prostitutë për 5 muaj me radhë. Trafikimi i saj është ndërprerë në mes, pasi vajza është ndaluar nga policia e UNMIK—ut, për posedim të dokumenteve false. Më pas vajza është dërguar në Shqipëri ku dhe është strehuar në një qendër për rehabilitimin e vajzave të trafikuara, ku dhe ka vendosur të denoncojë përdhunuesit dhe trafikantët e saj.

Marre nga gazeta "shekulli" 11/12/2003
 

xhoni

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

.................
Epo te lash halet e Amerikes dhe te gjykosh pese ushtare te shkrete kjo s'eshte e drejte.Se edhe ata ushtaret jane bij nenash,dhe mund te jene edhe te pafajshem.Ku e dini ju qe ajo goca si ka marre lek atyre,ose si ka provoku vete?Po ca kujtoni ju se jetoni ne USA dhe jeni vipa?Pse ata skane te drejten e nje gjykimi te drejte?U pika qe sju bie ju dhe tavolinave te mcdonald qe fshini ju ................Te gjitheve na bie rraskapi ne pune por ama nuk jemi si ca nga ju"dhi e zgjebosur e bishtin perpjete".Gjykoni mire para se te flisni dhe mos degjoni llafet e policise apo drejtesise shqipetare,qe nuk kap skafistet, apo vrasesit por merret me ca ushtare te shkrete.Nga njerez si ju perfitojne politikanet votat, se kujtoni se dini por jeni bosh nga brenda ,shikoni publicitet dhe jo realitetin shqipetar.I besoni brockullave te nje shteti qe nuk lufton korrupsionin,vjedhjen apo krimin,por merret me 5 ushtare per ti hedhur hi syve te popullit ose me mire juve qe i shikoni gjerat perciptas.Ata drejtoret e policive te mos shikojne kuckat qe ankohen kot per ngacmime seksuale,por te ruajne skafet se po mbyten mileti neper det dhe te afermit nuk kane as kufomat per ti qare.Mos shihni akuzueset e Tajsonit apo Klintonit por shikoni shqipetaret se skane buke te hane.Amerika ka te drejte te merret me keto gjera se e ka te zgjidhur problemin e urise apo te levizjes se njerezve,kurse ne nuk ikim dot as ne Rumani,as shurren nuk bejme dot jashte shtetit pa vize.Hajt pra vipa .......shendet


<span style="font-style: italic">Mundohu mos te ofendosh anetaret
shrug.gif
</span>
 

xhoni

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

I wonder te jesh 6-7 kalamoj ke shpia dhe mos kesh asnje te ardhme.Ta shofim pastaj si do i hypesh gomones.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Orgji me 16-vjecaren

Ketu s'po flitet per gomonet por per nje 16 vjecare te perdhunuar. Nese ti ke dicka per te thene lidhur me gomonen, je i lire dhe mirepritur per te hapur nje teme tjeter. Apo dole huq e s'mberriti gomonia ne krahun tjeter te Adriatikut? S'duhet te jesh ne rehati me veten derisa flet percart per nje teme qe s'ka te beje fare me ate qe po diskutohet ketu.
Sidoqofte, uroj qe ne Itali te te paguajne realisht per aq sa punon... &quot;4 Rooms&quot; ?


---------------
&quot;Have I told you lately...&quot;
 

xhoni

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Kur degjoj tipat si puna jote sjam ne rehati.Mundohu te jesh me pak ofendues.
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: Orgji me 16-vjecaren

Fillimisht postuar nga xhoni:
[qb]........Epo te lash halet e Amerikes dhe te gjykosh pese ushtare te shkrete kjo s'eshte e drejte.Se edhe ata ushtaret jane bij nenash,dhe mund te jene edhe te pafajshem.Ku e dini ju qe ajo goca si ka marre lek atyre,ose si ka provoku vete?Po ca kujtoni ju se jetoni ne USA dhe jeni vipa?Pse ata skane te drejten e nje gjykimi te drejte?U pika qe sju bie ju dhe tavolinave te mcdonald qe fshini ju ..........Te gjitheve na bie rraskapi ne pune por ama nuk jemi si ca nga ju&quot;dhi e zgjebosur e bishtin perpjete&quot;.Gjykoni mire para se te flisni dhe mos degjoni llafet e policise apo drejtesise shqipetare,qe nuk kap skafistet, apo vrasesit por merret me ca ushtare te shkrete.Nga njerez si ju perfitojne politikanet votat, se kujtoni se dini por jeni bosh nga brenda ,shikoni publicitet dhe jo realitetin shqipetar.I besoni brockullave te nje shteti qe nuk lufton korrupsionin,vjedhjen apo krimin,por merret me 5 ushtare per ti hedhur hi syve te popullit ose me mire juve qe i shikoni gjerat perciptas.Ata drejtoret e policive te mos shikojne kuckat qe ankohen kot per ngacmime seksuale,por te ruajne skafet se po mbyten mileti neper det dhe te afermit nuk kane as kufomat per ti qare.Mos shihni akuzueset e Tajsonit apo Klintonit por shikoni shqipetaret se skane buke te hane.Amerika ka te drejte te merret me keto gjera se e ka te zgjidhur problemin e urise apo te levizjes se njerezve,kurse ne nuk ikim dot as ne Rumani,as shurren nuk bejme dot jashte shtetit pa vize.Hajt pra vipa .......shendet [/qb]
Nigjo Xhon se sje tu fol as me motren e as me nenen tende ... kujdes kur shprehesh ... ti qe dinke kaq shume per jeten 'amerikane' sa hale paske lare e shpelare ne ITALI? ... sa here paske ngrene buke thate? jo ne fakt me thuaj ndryshimin midis nje imigranti ne ITALI e nje tjetri ne AMERIKE?... Kush NE flet ti nje here? ... surrati jot ka levizur ne Itali c'ke qe me behesh me turmen tjeter qe disi nxjerrin buken e gojes ne Shqiperi... dola edhe une jashte teme... Ti me c'i ke ndihmuar shqiptaret pa na thuaj tani?... se VIP po na behesh ti ne kete rast ... duke gjyku te tjeret e sumajken tate e paske ne vend... ???? TEME per gomonet ke nja 5 verdalle shprehe dufin atje e na lej rehat...
PS: Gurax ja vara &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
kiss.gif
 

bona

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

xhoni

shpirti im.

kush te ka rrejte ty per robte ne americe qe lajne Mc. donald?
po deshe me te dhone naj info per ketu ta jap une.

shnet

God bless Albania and America.
 

bona

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

per 16 vjecaren.

e kuptoj qe mund te perdhunohet dikush, shkon ne polici denoncon dhe se beson njeri.

por ajo paska ndenjur me muaj atje ne repart. si nuk ka bertitur por ka pritur ta perdhunonin rregullisht. mund te thuhet i kane drejtuar revolen 24X7 , por kjo esthe e pamundur se s'rri dot njeri nate e dite me e ruajt ate.

une se kuptoj kete?
 

blendiys

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Ndjenjat shpesh na shtyejne ne nje arene sharjesh dhe shpifjes,pa e patur idene se ku ndodhet kjo <span style="font-weight: bold">arene</span> !
Dikush perfaqeson ushtaret si &lt;&lt;bij nenash&gt;&gt;,te tjeret qe nuk e bene dicka te tille jane &lt;&lt;bij bushtrash&gt;&gt;
Mesa di une,ushtari betohet per te mbrojtur vendin e tij dhe flamurin,por jo te perdhunoje nje 16 vjecare te cilen edhe ligji nuk e kap.
Ushtaret jene bij nenash,edhe oficeret po ashtu,vajza e mitur,???
Kurve,pa shtepi,dhe qe pinte hashash!
O Burra te shpetojme kombin.
 

xhoni

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Persa i perket temes
Prisni kur te na denoncoje ndonjerin ajo, qe e ka prek pa dashje ne autobus.Se keshtu po na i nxjerr, avash-avash.
Ose ndonje komshi qe e ka puth te faqja kur ka qene e vogel.
 

Iness

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Me vika shume keq qe kjo teme paska perfunduar keshtu.. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Nuk do mundohem fare te te pergjigjem ty Xhoni sepse nuk ja vlen as ti lexosh keto qe ke shkruar me lart zotrote.
Kur e hapa kete teme, nuk e mendova kurre qe do kishte persona ketu qe do shkruanin gjera te tilla qe seriozisht me bejne keq. Cfare ndodhi ne ate repart ushtarak eshte nje krim i rende dhe skandal shteteror, dhe vetem shpresoj qe ajo vajze te arrije nje dite ta kaloje kete traume kaq te tmerrshme dhe te munde te beje nje jete normale. Dhe sa per ata njerez qe e trajtuan si lecke lart e poshte, i vetmi emertim qe me vjen ne mendje eshte &quot;kafshe&quot;!
 

xhoni

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Kurse mua me vjen keq qe ti smerrke ere nga jeta....dhe sa per ate qe ti quan skandal shteteror,te keshilloj te shohesh filmin&quot;Panteleon dhe visitoret&quot;
 

bona

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Iness

lexova qe ajo tha e perdhunonin rregullisht. si nuk bertiti ajo? aty ku e kane majt ate gocen nuk besoj se rrinte njeri me pushke 24 ore e 7 ditet e javes per ta ruajtur se besoj se ushtaret i kerkonin ne sherbim.

so nqs ajo priste rregullisht me muaj atje a quhet me perdhunim?

PS:gjithashtu nuk po them qe ata cunat jane engjej.
 

Guest
Re: Orgji me 16-vjecaren

Gjera te tilla te bejne per te vjelle , gjynah ajo goca , dhe ishalla marrshin denimin e merituar kush i ka bere keq .
 

ildina

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

o popull po nuk jua bene nje gje te tille motrave te tuaja nuk quhet perdhunim?????
si moj nuk jane engjej??? ata nuk jane as djaj...as kafshe qe drejtohen nga instikti. jane qenje te peshtira, qe nuk meritojne te jetojne.
Si nuk zume mend ne more amani. edhe sa vajza duhet te perfundojne rrugeve te botes, edhe sa vogelushe te prinderish duhet te keqtrajtohen nga kafshe edhe ca motra vellezerish duhet te perdhunohen??????mendoni pak.
se ti japesh muhabet nje cuni nuk do te thote perdhunome.
 

Guest
Re: Orgji me 16-vjecaren

Un mendoj se ata cunat jan tipa te semure menderisht , po kto terma djalli , ujku gomari etj etj me duken pak si te tepruara dhe feminore , ajo qe ndodhi ndodhi s'kthehet dot me mbrapsht tani , ishalla marrin denimin e merituar qe mos perseritet me ne te ardhmen dicka e tille
 
Top