Orgji me 16-vjecaren

Orgji me 16-vjecaren

Ushtarët, orgji me 16-vjeçaren

Vajza e mitur vlonjate denoncon përdhunuesit, shfrytëzuesit dhe trafikantët e saj

Llambi Kallço

DURRËS- Skandal në repartin e marinës në Bisht-Pallë të Durrësit. Një grup ushtarësh akuzohen se kanë mbajtur për një muaj në mjediset e këtij reparti një 16-vjeçare, të cilën e kanë përdhunuar sistematikisht dhe më pas në bashkëpunim me persona të tjerë, pronarë lokalesh e kanë shfrytëzuar atë si prostitutë në Shqipëri dhe në Kosovë. Burime të policisë thanë për gazetën se ngjarja në fjalë është denoncuar nga vajza 16-vjeçare A. T nga qyteti i Vlorës. Të njëjtat burime thanë për gazetën se pas këtij denoncimi policia ka filluar hetimet, derisa dje ka vënë në pranga gjashtë ushtarë të repartit të marinës së Bisht Pallës dhe tre persona të tjerë, pronarë lokalesh, të cilët në bashkëpunim e kanë përdhunuar vajzën, e kanë shfrytëzuar si prostitutë në disa lokale në Pogradec, Korçë dhe Durrës dhe më pas e kanë shitur në Kosovë. Në këtë histori dyshohet se janë ngatërruar jo vetëm ushtarë të marinës, por edhe pronarë lokalesh dhe shtetas kosovarë të cilët dyshohet se kanë bërë të mundur shfrytëzimin dhe trafikimin e së miturës.


Kallëzimi

Vajza e mitur ka treguar në zyrën e shefit të luftës kundër trafiqeve në Durrës, Flamur Gjuzi, se në qershor të këtij viti është njohur në stacionin e trenit Durrës me shtetasin Gj. Tema, ushtar i repartit të marinës së Bisht- Pallës. Sipas denoncimit, vajzës së mbetur në mes të katër rrugëve i është premtuar fejesë nga 20-vjeçari nga Durrësi, ushtar në Bisht- Pallë. Pas kësaj i riu durrsak nuk e ka çuar vajzën në shtëpinë e tij, por në repart, ku për një muaj rresht, deri në korrik të këtij viti, vajza dyshohet të ketë rënë pre e përdhunimit të disa ushtarëve të këtij reparti. Po sipas denoncimit, vajza është mbajtur e fshehur për një muaj në infermierinë e repartit ushtarak të Bisht Pallës dhe me ndihmën e ushtarit A.Hakani. Pikërisht në këtë mjedis dyshohet se janë zhvilluar dhe orgjitë me vajzën minorene që është dhunuar dhe dëmtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga disa prej ushtarëve të repartit të marinës. Dyshohet se vajza është detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale dhe me 10 ushtarë në ditë. Në mbajtjen e vajzës në repart sipas policisë ka bashkëpunuar dhe shtetasi F.Brozi i cili kishte detyrën e kuzhinierit. Pasi është përdhunuar sistematikisht në repartin ushtarak, për një periudhë gati një mujore, djali që i premtoi fejesë vajzës së mitur, e ka shitur këtë të fundit tek ushtari tjetër i marinës, E.Kaculi. Sipas denoncimit që i referohet policia Kaculi së bashku me shtetasin S.Llukani e shfrytëzuan vajzën për rreth 2 javë në disa lokale në qytetin e Durrësit duke e detyruar atë që të ushtrojë prostitucion. Më pas minorenia kalon në disa duar nëpërmjet shtetasve Gj.Tema dhe E.Kaculi, të cilët akuzohet se kanë tentuar që ta çojnë atë në Itali për ta shfrytëzuar atje si prostitutë. Pasi nuk kanë arritur që ta dërgojnë me anije në drejtim të Italisë, minorenia dërgohet nga dy ushtarët në qytetin e Korçës, ku dhe i është dorëzuar shtetasit I. Berbuqi i cili sipas policisë e ka shitur vajzën tek shtetasi E.Hersi. Ky i fundit në bashkëpunim me dy shtetas kosovarë kanë përgatitur një mjet identifikimi falso për 16-vjeçaren. Me këtë dokument ajo është dërguar në drejtim të Kosovës, në qytetin e Prizrenit, ku dhe është shfrytëzuar si prostitutë për 5 muaj me radhë. Trafikimi i saj është ndërprerë në mes, pasi vajza është ndaluar nga policia e UNMIK—ut, për posedim të dokumenteve false. Më pas vajza është dërguar në Shqipëri ku dhe është strehuar në një qendër për rehabilitimin e vajzave të trafikuara, ku dhe ka vendosur të denoncojë përdhunuesit dhe trafikantët e saj.

Marre nga gazeta "shekulli" 11/12/2003
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Kam degju se majko po ban perpjekje me e modernizu ushtrine shqiptare po se e ka ba kaq shpejt e kaq mire se kisha besu kurre!!!!!!
cry.gif
 

bona

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

ato gjashte ushtare nuk perfaqesojne ushtrine shqiptare. dhe ne kosove ka whore houses sa te duash
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

...kto rob s'duhet ta shofin mo driten e djellit me sy. S'kan pik respekti per jeten e nje njeriu, e shesin tjetren sikur me qen plack. Per mendimin tim kto s'kan asnje dallim nga vrasesit -- dhe duhen trajtuar si te tille. <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
 

ketitopi

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

o zot si eshte e munur qe ka arritur manjaklleku deri ne kete pike.mu rrenqeth mishi nga ato histori.te kisha pas mundesi do kisha futur denimin e vdekje ne shqiperi qe tu kthehen mendte njerzve.vertete paskemi qene kaq shtazore ne shqiptaret?!
 

DFV

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Fillimisht postuar nga keti t.:
[qb] o zot si eshte e munur qe ka arritur manjaklleku deri ne kete pike.mu rrenqeth mishi nga ato histori.te kisha pas mundesi do kisha futur denimin e vdekje ne shqiperi qe tu kthehen mendte njerzve.vertete paskemi qene kaq shtazore ne shqiptaret?! [/qb]
Eshte me te vertet nje ngjarje me shume se kafsherore dhe nuk mund te imagjinoj se si njeriu mund tja kaloj edhe kafshes ne keto veprime.

Por dicka duhet pranuar se ne shqiperi ligjet jo vetem nuk zbatohen ,por shpesh ato injorohen edhe nga vet gjyqetaret,qeveritaret,parlamentaret dhe se fundi edhe nga vet qytetaret.
Une nuk e di se c'fare ndodhi te tjera te pa para e te pa degjuara do te na vine ne Shqiperine tone, krime te tilla e kane burimin tek korrupsioni qe ka mberthyer sistemi e drjtesise,qeverine si dhe menefregizmin e pa shembullt te qytetarve.TURP!!!!!!!!!!!!!!
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

DohH
Po sa paska qene mafia qe paska marr pjese me shume se nje ushtri. DAMN!
Me vjen keq per 16vjecaren qe dashuria saj e pare qelloi e tille.
Kurse sa per ato alienet, umm nuk gjen dot fjale me urryese qe ti nodhi qe te gjitheve, por po e gjej nje pak dhe sakte, i pergatiste Zoti nje ferr special atyre, ose ne te pa munduren i shkelte treni aty ne durres, te gjithe atyre qe moren pjese ne kete krim

<span style="font-weight: bold">KURSE PER SHTETIN MOS MBANI SHPRESE KY ESHTE SHTET I KRIMIT DHE SHTETI KA LIDHJE ME KETO GJERA QE NDODHIN</span>
 

mostro

Putraku
Re: Orgji me 16-vjecaren

MOONCHILD...po pse i re larg e larg tina?thuj cope qe nuk te pelqen qeverria,po jo tu u hap deg me deg....

GJITHESESI UNE MENDOJ SE KETYRE USHTAREVE INJORANT(SEPSE AQ DINE),NJE DENIM ME VDEKJE OSE NJI BURGIM I PEJETSHEM DO U BENTE SHUME...


p.s moonchild vazhdo luften politike se e ke nis si jo me mire &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Albinos

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Mua me vjen keq per ate vajzen 16 vjecare.

Per ata ushtaret duhej me pas dergu ato prositutat meshkuj si u kapen ne Maqedoni per me u ba zbor.
More sikur kjo vajze te ishe dhe 30 vjece me stazh italian, 16 ushtare ne nate shume jane.
Ju femrat duhet me pas kujdes me ushtaret se kafshojne.
E kalova pak si humor kete teme tragjike po me besoni, ate dite qe mora leje nga rreparti ushtarak jam nis per ne shtepi e me pas kam takuar dashnoren time dhe nuk po ju genjej po 7 here ja kam bere per nje nate saqe nje jave rresht ajo ecte shtrember.
Ha makarona, pilaf, supe, patate dhe e shef se si ngrihet niveli i adrenalines.

<ul style="list-style-type: disc">[*]Per ushtaret duhet denim me burg te perjetshem sepse kane thyer rregullat themelore te betimit ushtarak.
Ka dhe ligje e sanksione per kete krim me duket.[/list]
 

ketitopi

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

[/qb][/QUOTE]Eshte me te vertet nje ngjarje me shume se kafsherore dhe nuk mund te imagjinoj se si njeriu mund tja kaloj edhe kafshes ne keto veprime.

Por dicka duhet pranuar se ne shqiperi ligjet jo vetem nuk zbatohen ,por shpesh ato injorohen edhe nga vet gjyqetaret,qeveritaret,parlamentaret dhe se fundi edhe nga vet qytetaret.
Une nuk e di se c'fare ndodhi te tjera te pa para e te pa degjuara do te na vine ne Shqiperine tone, krime te tilla e kane burimin tek korrupsioni qe ka mberthyer sistemi e drjtesise,qeverine si dhe menefregizmin e pa shembullt te qytetarve.TURP!!!!!!!!!!!!!! [/QB][/QUOTE]

po ketu ehste puna,sikur te ishte e mundur te hiqje gjithe te korruptuarit ne hallkat e qeverisjes dhe drejtesise(qe i bie 99 % te atyre ne sherbim) e te vije intelekuale me ideale(pjesa me e madhe e te cileve jane vendos me kohe neper bote kurse pjesa e mbetur as e merr mundimin ne ngaterrohet ne llumin qeverises),do kishte nisur edhe shqiperia rrugen e zhvillimit e pas nja 25 vjetesh pune intensive do kishte arritur nje lloj niveli mendoj une.
 

ketitopi

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Fillimisht postuar nga PUTRAKU:
[qb] MOONCHILD...po pse i re larg e larg tina?thuj cope qe nuk te pelqen qeverria,po jo tu u hap deg me deg....

GJITHESESI UNE MENDOJ SE KETYRE USHTAREVE INJORANT(SEPSE AQ DINE),NJE DENIM ME VDEKJE OSE NJI BURGIM I PEJETSHEM DO U BENTE SHUME...


p.s moonchild vazhdo luften politike se e ke nis si jo me mire &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
o putrako,ka injorante dhe injorante.keta jane injorante(te ishte vetem kaq gje qe rregullohet duke e fut ne shkolle) dhe kafshe(te ishin kafshe,do e kishin kuptu deri diku qe po e tepronin po s´po gjej fjale me te keqe),shkurt keta jnae te semure psiqike qe nuk arrijne te dallojne nje njeri nga nje send...madje edhe nje send nuk do keqperdorej deri ne kete pike.cuditem sa e forte paska qene ajo vajze dhe sía paska futur nje plumb vetes...ose me sakte te gjithe atyre ushtareve...qelbesirat e ndyra.
 

Ida

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Per te njejten teme lexova dhe diku tjeter dhe nuk e di sa e vertet eshte po atje shkruante se vajza kish shpetuar nje here me pare por familja i kish kthyer krahet.
<span style="font-weight: bold">Dhe nese kjo eshte e vertet</span> athere nese duhen denuar me vdekje ata ushtaret familja duhet denuar DY HERE.Pasi kishin mundesin ta ndihmonin vajzen e tyre e te mos kalonte ato c'ka kaloi.Por cfare paten frike njerzit e saj?Boten?Ca do thosh bota?...Dhe e lan femijn e tyre ne dore te fatit.
Aty ku lexova thoshte se babai nuk jetonte,por e ema...Ca nene ka qene ajo me mos pranu vajzen ne shtepin e vete?
Ky per mua eshte Dy here krim nga ai qe ben ushtaret [se dihet qe ushtaret jane te etur per seks ,se ne ushtri vec per femra e seks u shkon mendja.(Nuk i jusifikoj me kete)]Por nena e njerzit e aferm te saj qe s'e ndihmuan po i kthyen shpinen...?
 

B.B

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

E tmerrshme, nje ngjarje teper e tmerrshme..

Ata ushtare duhen denuar dhe pike!!!!!
Me vjen shume keq per ate vajze.......
 

lola

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

CAJA MISHIN DHE FUTI KRYPEN. NESE DALIN KETA QELBESIRA QE DUHEN VRARE NGA BURGU, DO TE VETE UNE TI VRAS
 

xhoni

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Po ca ja fusnni dhe ju kot si kau peles me duket....Mos shikoni shume publicitet...se u beme si italianet, sa thua shqipetar dmth qe je kriminel...Kjo vajza qe thoni ju na paska qene neper disa shtepi riedukimi dhe madje disa muaj me pare i ishte besuar nje cifti gjerman...por...nuk kishte dashur te rrinte asgjekundi ..as ne shtepi te riedukimit as me njeri(shpia e vet as qe donte ta shifte me sy)...Pinte gjithe diten cigare dhe shpesh here edhe hashash.. (Te gjitha keto sipas nje interviste marre drejtoreshes se nje qendre riedukimi ne durres transmetuar nga Top Chanal )......Sigurisht qe ushtaret kane shume faj por duhet marre parasysh edhe fakti qe ne shqiperi organet e &quot;drejtesise&quot;e bejne shumehere qimen tra per te treguar se po punjne shume dhe po luftojne krimin.A eshte fajtore dhe vete vajza???????????????????????????????????????
 

platinumvl2000@yahoo.co.u

Primus registratum
Re: Orgji me 16-vjecaren

Po pse si mendoni ju o njerez ka faj ushtari ketu pastaj, une kam kohe pa vajtur ne shqiperi dhe nuk e mendoj qe nje njeri te ndihet kaq i pasigurt.Patriote e kam po skam ca i theme vetem pac fat motra.
smash.gif
 
Top