Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Besian Pesha i "mjaft" i denuar me burg per vjedhje

Tirane- Besian Pesha, njeri prej folësve më aktivë të Lëvizjes popullore "MJAFT" rezulton të jetë I dënuar me burg nga gjykatat shqiptare. Besian Pesha është një djalë I ri nga Gjirokastra, një qytet në jug të Shqipërisë. Ai nuk do të binte në sy kurrë nëse nuk do t'I bashkëngjitej Lëvizjes "MJAFT", një lëvizje rinore që kundërshton çdo gjë dhe për çdo gjë të keqe në këtë vend. Herë me të drejtë dhe herë me pa të drejtë, por gjithnjë brenda bindjes së saj. Por, popullariteti që I kanë dhënë tribunat e "MJAFT"-it duket se ka shërbyer edhe për keq. Ekspozimi nëpër tribunat e "MJAFT"-it kanë bërë që qytetarët e Gjirokastrës të dallojnë djalin e tyre, herë duke protestuar për një ndeshje futbolli të pabërë, herë duke ju folur banorëve të Kasharit, herë duke bërtitur para Kryeministrisë për lirinë e shtypit, herë duke lexuar "Zërin e Popullit", herë duke ju veshur çupave minorene çizmen e fatit…

Por tamam, pas këtyre shfaqjeve njerëz në Gjirokastër e kanë identifikuar djalin si një prej hajdutëve të vegjël të qytetit të moçëm dhe historic. Nisur nga një letër e mbërritur në gazetë, ne jemi detyruar të verifikojmë gjendjen e tij gjyqësore pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë. Sipas saj, lëshuar më datë 17.06.2004 Vërtetimi I Gjendjes Gjyqësore thotë se Besian Pesha, I biri I Sevos dhe I Likes, I lindur më 1980 në Gjirokastër, në bazë të Vendimit Nr.0009, datë 25.02.1999, të Gjykatës së Rrethit Gjirokastër, është deklaruar fajtor për krimin e vjedhjes dhe në bazë të Nenit 134 të Kodit Penal e dënon me 4 muaj e gjysëm burgim. Në bazë të Nenit 306/1 të Kodit të Procedurës Penale e dënon me 3 muaj burgim. Vuajtja e dënimit I fillon nga data e ndalimit 10 Janar 1999. Provat materiale, aparati fotografik I tipit "Cannon" t'I kthehet Alket Premtit. Me Vendimin Nr.17, datë 31.03.1999 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër është vendosur lënia në fuqi e këtij vendimi.

Këtë thonë dokumentat e këtij shteti. Ja vlen që ne të themi pas kësaj dy gjëra: e para, që ngjarja ka ndodhur shumë para se Besian Pesha t'I bashkohej Lëvizjes "MJAFT", pra, përjashtohet ideja e një hakmarrje politike për shkak të kundërshtimit të tij ndaj rregjimit në fuqi. E dyta, ky dënim dhe ky fakt që po botojmë ne sot nuk do të thotë se gjithshka që ka folur nëpër protestat e "MJAFT"-it Besian Pesha nuk është e vërtetë apo se ai nuk ka patur të drejtë ta bëjë këtë. E gjitha është një çik fare amorale!
 

Subcomandante

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Fillimisht postuar nga medea:
[qb] o lidero, qe paske hapur temem... po mire nga antar ne drejtues e bere BEsin ti ??!!! le qe ai s'eshte anetar fare nji her. Besi vone fare ka ardhur ne mjaft. Anetar aty behet i mire e i keq, shko dhe ti po deshe se nuk te bejn kontroll back groundi kur te shkosh, 3 cereku i njerezve jane vullnetare, pjesa organizuese sigurisht qe paguhen, normale, vete i mbledhin fondet edhe sigurisht do marrin ndonji gje, besi nuk ben pjes fare ne kete cerekun. prandaj ndajeni kekun nga byreku. [/qb]
O medea po ti sa kohe ke vullnetare ne MJAFT qe thoke "Besi vone fare ka ardhur ne mjaft."? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Fillimisht postuar nga xhim_kopsa:
[qb] vetvetja
ishe shume i qarte.une doja vetem te vija theksin mbi organizaten e tyre e cila ka lindur si ide ne nje kafene te tiranes.ka qene nje ide e nje personazhi politik shume te njohur dhe shpeshhere edhe kryeminister {po le ta anashkalomje kete*..kjo organizate nuk ka nje rregullore{qarkore* te brendshme.. nuk ka nje vije te caktuar rigoroze dhe nuk ka nje adrese per tu gjurmuar..ka vetem nje license gjykate kasacioni {e cila gjendet me 120 000 leke te vjetra dhe ndonje telefonate nga ndonje i "madh"..*. ne kete license specifikohet cdo detaj rreth ligjeve per organizatat e pamvarura rinore por ska nje firme ligjore te personit juridik qe e zoteron..te kerkoj mirbesim dhe te besosh per cfare po them sepse e kam pare vete licensen ne fjale..cfare po mundohem te te them eshte qe kjo organizate eshte si era..ti e ndjek por se kap dot...nese dikush do te kishte patur ndermend ta ndalonte do ta kishte bere me kohe sepse egzistojne te gjitha normativat per ta bere nje gje te tille..thjesht eshte menduar qe te lihet te veproje sepse eshte pare qe ka efektin e kundert..thote mjaft por asjehere nuk e aplikon{dhe besoj qe jam i fundit qe e ka vene re kete gje..*..prandaj nje organizate fantazem,qe ka prejardhje te dyshimta,qe ka nje tutor te jashligjshem ,qe spermbush normativen ligjore,qe akuzohet per vjedhje fondesh me prova gjithmone cuditerisht te zhdukura ne castet e fundit,qe poshteron jeten dhe organizatat e sapokrijuara studentore,qe hollon dhe manipulon mendimet e te rinjve,qe eshte ne kundershtim me cdo gje te shenjte per ne {si njerez qe duhan nje shtet dhe jetese sa me te stabilizuar*,qe tashme po gjeneron nje brez te ri dhe me pa skrupuj se ai i vjetri..duhet prere nga rrenjet..dhe sa me shpejte..nuk e di se sa u sqarova..me rrespekt! [/qb]
Ej, duket se sa e dashke MJAFT-in dhe sa miq i paske ata qe rropaten perdite aty. Nejse, nese ka mundesi, do te ishte ne interes te te gjitheve ketu qe te na zbuloje keto konspiracionet e MJAFT-it, dhe burimet.

Sa per menyren se si funksionon levizja MJAFT, po shtoj nje postim timin ne nje teme tjeter:
Mjaft vete nuk eshte organizate e regjistruar, por eshte, sic mund ta shihni kudo, nje LEVIZJE. Megjithate, mund ta kuptoni fare mire se nuk te jep njeri fonde pa pasur nje status juridik. Mjaft filloi si fushate dhe u shnderrua ne nje levizje, dhe kjo u inicua nga ANDA (ALBANIAN NATIONAL DEBATE ASSOCIATION) dhe BYLA (BALKANS YOUTHLINK ALBANIA). Keto dy organizata jane te regjistruara, ndersa Mjaft nuk ka pse te regjistrohet. Nese fiton projekte te ndryshme, ato firmosen gjithmone ne emer te BYLA-s, qe eshte dege e BALKANS YOUTHLINK, nje organizate nderkombetare, inicuese e OTPOR-it ne ish-Jugosllavi, ata qe protestonin ne Beograd kunder Milloshevicit dhe qe e hodhen nga pushteti. Besoj se me kaq mund te jeni sqaruar...
Gjithe te mirat
sleep.gif
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Fillimisht postuar nga xhim_kopsa:
[qb]
p.s: sa i bukur eshte anonimati <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> ... [/qb]
Shume i bukur, vetem se kur flet si shume, tradhton veten, Zoti G <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> dhe te dalin te palarat ne shesh.
 

xhim_kopsa

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

hehehhehe pse ti e ditke se kush jam?????????
nejse nejse.veten se kam tradhetuar asnjehere.dhe per kete mund te ve doren ne zjarr.nje gje po te them:une jam rritur ne njefare ambienti ne tr.dhe keta te mjaftit jane perberes te ambjentit tim.dhe i njoh shume mire..dhe i kam shoke gjithsesi edhe pse sjam dakort me ato cka bejne. <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
p.s:sa i bukur eshte anonimati![ e ritheksuar]
 

glaukus

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Besoj cmimi nga nderkombetaret tregon dicka, por vleresimi e kenaqesia me e madhe vjen kur te shohim nje Shqiperi me te mire e politikane & shqiptare me te vetedijshem.

MJAFT, merr çmimin e vitit të OKB-së për shoqërinë civile

Shekulli

<span style="font-weight: bold">Mes 1100 organizatave, shoqatave dhe lëvizjeve nga gjithë bota, lëvizja e të rinjve shqiptarë MJAFT, është nderuar dje me Çmimin e vitit të OKB-së për Shoqërinë Civile</span>. Në ceremoninë e zhvilluar në Vjenë kanë qenë pjesëmarrës mbi 200 ambasadorë të vendeve të ndryshme anëtare të OKB-së. Çmimi iu dorëzua përfaqësuesve të MJAFT nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Maria Costa, ministrja e Jashtme austriake Ursula Plassnik si dhe nga kryebashkiaku dhe guvernatori i Vjenës, Mayer Michael Häupl. “UN Civil Society Award”, është një çmim i cili u dha për herë të parë më 1997 dhe laureatë të tij janë organizata të njohura nga e gjithë bota, të cilat kanë luajtur një rol të madh në nxitjen e zhvillimeve pozitive në vendet ku ato janë aktive dhe ku kanë dhënë ndihmesë në ndërtimin e një imazhi shprese për kombet të cilat përfaqësojnë. <span style="font-weight: bold">Një nga pikat më të forta të MJAFT, e cila e shndërroi atë në fituesen e garës së fortë për të merituar çmimin e OKB-së, ishte ekspliciteti me të cilin kjo lëvizje ka kritikuar fenomene që rëndojnë sot në ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare si korrupsioni, trafiqet e paligjshme, morali i autoriteteve, etj.</span> Ky ka qenë edhe motivacioni për çmimin e sivjetshëm, i cili iu dha shqiptarëve të MJAFT. Mësohet se gjatë dhënies së çmimit, zv/sekretari Costa ka thënë se “MJAFT!
është tashmë fjala më e kuptueshme shqipe në nivel ndërkombëtar si shembull i gjallë i faktit që ndryshimet janë të mundshme”.
25/11/2004
KATEGORIA: Sociale

= = =

url]


= = =

&quot;MJAFT&quot; NDEROHET ME CMIMIN E OKB-SE PER SHOQERINE CIVILE
E Enjte, 25 Nentor 2004

Levizja e te rinjve shqiptare &quot;MJAFT&quot;, eshte nderuar pardje me cmimin e vitit te OKB-se per shoqerine civile. Ceremonia eshte zhvilluar ne mesditen e se merkures ne Vjene dhe pjesemarres kane qene mbi 200 ambasadore te vendeve te ndryshme anetare te OKB-se. Levizja &quot;MJAFT&quot; ishte kandidate per te marre kete cmim, sebashku me rreth 1100 organizata, shoqata, levizje dhe rrjete NGO-sh nga e gjithe bota. Perzgjedhja eshte zhvilluar gjate dy muajve te fundit dhe deri nje jave me pare, ende nuk ishte bere i ditur emri i organizates qe kishte fituar kete cmim.
Cmimi iu dorezua perfaqesuesve te &quot;MJAFT&quot; nga zv/sekretari i Pergjithshem i OKB-se Antonio Maria Costa, ministrja e jashtme austriake Dr. Ursula Plassnik si dhe nga kryebashkiaku dhe guvernatori i Vjenes Mayer Michael Häupl.
<span style="font-weight: bold">&quot;UN Civil Society Aeard&quot;, eshte nje cmim i cili u dha per here te pare me 1997. Laureate te tij jane organizata te njohura nga e gjithe bota, te cilat kane luajtur nje rol te madh ne nxitjen e zhvillimeve pozitive ne vendet ku ato jane aktive dhe ku ato kane dhene ndihmese ne ndertimin e nje imazhi shprese per kombet te cilat ato perfaqesojne.</span> Nje nga pikat me te forta te MJAFT, e cila e shnderroi ate ne fituesen e gares se forte per te merituar cmimin e OKB-se, ishte ekspliciteti me te cilin kjo levizje ka kritikuar fenomene shkaterrimtare qe rendojne sot ne ndergjegjen e shoqerise shqiptare si korrupsioni, trafiqet e paligjshme, morali i autoriteteve, etj. Ky ka qene edhe motivacioni per cmimin e sivjetshem, i cili iu dha shqiptareve te MJAFT, ne nje gjest inkurajimi dhe vleresimi per te gjitha perpjekjet e popullit shqiptar ne ndertimin e nje shoqerie aktive, me debate te shendetshme publike dhe qytetare te pergjegjshem dhe te gatshem te marrin persiper pergjegjesi.
<span style="font-weight: bold"> Levizja MJAFT, deshiron te falenderoje me kete rast dhe t'i konsideroje si pjesetare ne meriten e marrjes se ketij cmimi prestigjoz nderkombetar, te gjithe shqiptaret, te rinjte, prinderit dhe studentet, ata qe e kane mbeshtetur ne perpjekjet per te bere realitet nje enderr te perbashket per nje Shqiperi dinjitoze.</span>
Zv/sekretari i pergjithshem i OKB-se, Antonio Maria Costa, tha se &quot;MJAFT&quot; eshte tashme fjala me e kuptueshme shqipe ne nivel nderkombetar si shembull i gjalle i faktit qe ndryshimet jane te mundshme&quot;.

url]



Urime Levizjes Mjaft !
 

picasso

Forumium maestatis
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Fillimisht postuar nga xhim_kopsa:
[qb] atehere nese do te bazohesh ne idete e tua pa degjuar te tjeret une spo te shkruaj me gje sepse sinqerisht nese ti arrin te hedhesh poshte mendimet e profesorve te mi une verete qe mbetem pa llafe..sepse une te mendimet e tyre bazohem!!
dua vetem te di se kush je ti qe hedh poshte mendimete tyre??? sa ke dhe cfare ke arritur ti ne jete??? nejse mos me bej te vazhdoj se sdo me dalin bukuri nga goja..gjithsesi gjithe te mirat,sepse si e the dhe ti une ikam fjalte me kursim..
ah se harrova ata ateistet e viteve 60-70 nuk ju dhane droges sepse zbuluan qe zoti nuk egzistonte...ishte vetem levizja e tyre kulturale per clirim qe si moto kishte: sex drugs and rock and rroll !!! dhe per me teper shume [me mijera ]jane aktualisht kasta drejtuese eko-sociale e shba-se!!! nejse bye e gjithe te mirat. [/qb]
po them edhe une pak fjal...meqe as mua nuk me kane tepruar.
nuk ka shuem rendesi se kush jam une...por nese profesoret e tu...nuk kane arrtiur te te mesojne se lenda e pare ne cdo fushe eshte iformacioni...atehere jane profesor kot(pra ti bazohu mbi fkatet qe sjell shqiperia)e jo shtetet e tjera...
sa per pune e supersticioyitetit...por te sjell vetem nje fakt...e di historine shqipetare...dhe arsyen perse ne vuajtem per 50 vjet ne´n rregjimin e enver hoxhes...per nje fjale goje.shko e mesoje kete fakt...e me pas...hajde e perballu me mua...kush jam une...une jam ai qe kam ifo ne cdo fushe(dhe nuk i le te tjeret te flasin sipas oreksit)pra nuk i le ne sensin qe u perball faktet...jo se u ndaloj gojen jo &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; kalofsh mire.
po te jete per mua...me perjashtim te ketij shteti ...qe ka shqiperia....te gjitha shtetet demokratike...do u jepnin cmim...per leviyje qytetare...pasi ne kete bazohet demokracia apo jo...
 

Nobis

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

cna duhet neve ca thote Erjon Veliaj aman,ai domosdo do mbroje hajdutet qe e ndihmojne.
rendesi ka fakti qe Besjan Pesha ka qene hajdut dhe figuron neper dosjet e gjykatave dhe policise,dhe neser nqs ben nje shkelje te dyte penale,i shtohet denimi,Pra nga ana ligjore ka shume dis-avantazhe. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Nobis

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Tema nuk ka lidhje me Parlamentin Rinor fare dhe zhvendoset tek <span style="font-style: italic">&quot;Duke shfletuar mediat, komenti i lire&quot;</span> pasi edhe burimi i informacionit,eshte gazeta!
 

antares

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Mos me keqkuptoni Shqiperia ka ne krye banditet me te keqinj e me te degjeneruar ne historine e saj dhe te gjithe e meritojne litarin apo plumbin! Puna eshte qe kjo levizje se pse me kujton ata djelmosha te pergatitur nga CIA, Sorosi e lloj lloj Agjencish Spiunazhi me petka &quot;demokracisjellese&quot; qe bene hallven ne Jugosllavi, Gjeorgji, Ukraine e Bjellorusi (Lukashenkoja i morri me shqelma dhe u tregoi vendin per te miren e popullit te tij).
Fakti qe ka ne mes njerez me &quot;njolla&quot; u duhet atyre qe levizin fijet se i kane &quot;njollat&quot; si garanci te besnikerise se mevonshme te &quot;njollambajtesve&quot;, kujtoni Nanon!
Fakti qe keta adoleshente arriten deri ne kongresin amerikan tregon qe me Shqiperine po luhet ndonje loje e tipit te 97!
Ndoshta eshte shume progrek per gustot amerikane!
 
Top