Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Besian Pesha i "mjaft" i denuar me burg per vjedhje

Tirane- Besian Pesha, njeri prej folësve më aktivë të Lëvizjes popullore "MJAFT" rezulton të jetë I dënuar me burg nga gjykatat shqiptare. Besian Pesha është një djalë I ri nga Gjirokastra, një qytet në jug të Shqipërisë. Ai nuk do të binte në sy kurrë nëse nuk do t'I bashkëngjitej Lëvizjes "MJAFT", një lëvizje rinore që kundërshton çdo gjë dhe për çdo gjë të keqe në këtë vend. Herë me të drejtë dhe herë me pa të drejtë, por gjithnjë brenda bindjes së saj. Por, popullariteti që I kanë dhënë tribunat e "MJAFT"-it duket se ka shërbyer edhe për keq. Ekspozimi nëpër tribunat e "MJAFT"-it kanë bërë që qytetarët e Gjirokastrës të dallojnë djalin e tyre, herë duke protestuar për një ndeshje futbolli të pabërë, herë duke ju folur banorëve të Kasharit, herë duke bërtitur para Kryeministrisë për lirinë e shtypit, herë duke lexuar "Zërin e Popullit", herë duke ju veshur çupave minorene çizmen e fatit…

Por tamam, pas këtyre shfaqjeve njerëz në Gjirokastër e kanë identifikuar djalin si një prej hajdutëve të vegjël të qytetit të moçëm dhe historic. Nisur nga një letër e mbërritur në gazetë, ne jemi detyruar të verifikojmë gjendjen e tij gjyqësore pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë. Sipas saj, lëshuar më datë 17.06.2004 Vërtetimi I Gjendjes Gjyqësore thotë se Besian Pesha, I biri I Sevos dhe I Likes, I lindur më 1980 në Gjirokastër, në bazë të Vendimit Nr.0009, datë 25.02.1999, të Gjykatës së Rrethit Gjirokastër, është deklaruar fajtor për krimin e vjedhjes dhe në bazë të Nenit 134 të Kodit Penal e dënon me 4 muaj e gjysëm burgim. Në bazë të Nenit 306/1 të Kodit të Procedurës Penale e dënon me 3 muaj burgim. Vuajtja e dënimit I fillon nga data e ndalimit 10 Janar 1999. Provat materiale, aparati fotografik I tipit "Cannon" t'I kthehet Alket Premtit. Me Vendimin Nr.17, datë 31.03.1999 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër është vendosur lënia në fuqi e këtij vendimi.

Këtë thonë dokumentat e këtij shteti. Ja vlen që ne të themi pas kësaj dy gjëra: e para, që ngjarja ka ndodhur shumë para se Besian Pesha t'I bashkohej Lëvizjes "MJAFT", pra, përjashtohet ideja e një hakmarrje politike për shkak të kundërshtimit të tij ndaj rregjimit në fuqi. E dyta, ky dënim dhe ky fakt që po botojmë ne sot nuk do të thotë se gjithshka që ka folur nëpër protestat e "MJAFT"-it Besian Pesha nuk është e vërtetë apo se ai nuk ka patur të drejtë ta bëjë këtë. E gjitha është një çik fare amorale!
 

mengjesi

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Cito burimin. Dhe lajmi eshte ca i vjeter.
Personalisht nuk me kercet fare cfare ka bere ai per te kercenuar ligjet shqiptare (dhe rendin qe i ka 'prodhuar'). Pastaj kjo tregon se radikalizmi, aktivizmi e te tjera si keto kane ca baza tek ai. <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 

glaukus

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Ne fund te qershorit anetari pellazg/Usta HASANI hapi te njejten teme qe nisi aq seriozisht dhe perfundoi me kunja humoristike.
http://www.albforumi.com/cgi-bin/ultimatebb.cgi/ubb/get_topic/f/2/t/000749

Mqs e paske kaq per zemer kete shkrim, pse nuk thua burimin e daten e botimit ?

Nuk ka nevoje per shume analize per te kuptuar se nga vjen ky "scoop" i fundit qe synon te hedhe balte mbi Levizjen Mjaft a thua se e shkuara e nje personi duhet te damkose gjithe levizjen rinore/popullore.
Thjesht duke lexuar mes rreshtave ndjen edhe ironine e atyre qe shpresojne te shohin njerez te perkryer kudo, duke harruar se njerezit edhe ndryshojne dhe me shume se fjalet u flasin veprat e perkushtimi i vazhdueshem.
MJAFTi ose "levizja e trotuareve" sic e ka cilesuar ne fillim edhe shpotitesi Nano, eshte ftuar per takim edhe prej ketij te fundit, ashtu sic edhe eshte pergezuar e ftuar ne organizma te ndryshme boterore. (para ca kohesh edhe ne Kongresin Amerikan)

Sidoqofte Erion Veliaj ju dergon kete pergjigje ne lidhje me kete teme:
Eshte e vertete qe Besi ka qene i denuar, pas nje sherri banal qe ka bere kur ishte adoleshent ne Gjirokaster, nje fakt te cilin aidhe ne nuk e kemi fshehur. Them se e ka paguar thyerjen qe i ka bere ligjit edhe ne kohet kur mundesite ishin shume te medha qe te mos paguante asgje pra te mos e kryente denimin. Keshtu qe une si koleg i tij nuk ndjej asnje kompleks per sa kohe qe ai e ndjen veten te paster moralisht dhe mendoj se ashtu si cdo qytetar tjeter jo vetem s'duhet te heshte, por te protestoje, e madje fort, per te gjitha ato ngerce qe na mbajne peng tash e sa kohe.
Per me teper Zeri i Popllit arriti te rehabilitoje nje Kryeminister te denuar.
Tashme ka ikur koha kur njerezit pranoheshin si bashkepuntore ne baze te biografise se mire, sot eshte koha kur bashkepuntoret gjenden ne baze idealesh, pune dhe vullneti te perbashket dhe kjo nuk na mungon ne te Mjaft, sa per biografi jam i sigurte qe po te rremosh nga pak te cdo
njeri do te gjesh dicka te shemtuar te bere ne nje moment papergjeshmerie dhe adoleshence. Kete ta thote dikush qe adoleshencen e kaloi te Sami
Frasheri, ku bij ministrash e kryeministrash shperndanin 'miell' qe sot do te t'u jepte secilit 10+ burg. Kjo e fundit s'eshte per "blackmail"(shantazh) ndaj atyre qe
si dhe Besi, bene gabime adolishentesh, por per ta dalluar nga ata qe njohjet e babit s'i benin te barabarte perpara ligjit.

Dhe e fundit, duke marr shkas nga burimi i ketji shkrimi, fantastiko-shkencorja ZP, them se sulme te tilla ndaj MJAFT, pervec se perbejne perpjekje patetike per sulme personale, mendoj se synojne ta largojne debatin nga ato tema reale qe Besi dhe ne te tjeret ngreme cdo
dite.
A do kemi 24 ore drita para se te na dalin thinjat?
E perballojme dot faturen telefonike?
A do ndertohen ato dreq rruge per ne aeroport e
bregdet?
A mund te shpenzojme me shume per arsimin se per celularet e ministrave?
A mund t'u ofrojme dinjitet dhe mbrojtje qindra mijera emigranteve qe jetojne jashte?
A do mund te krijojme nje mjedis te hajrit qe ata qe studiojne jashte te kthehen e te kontribuojne ne Shqiperi?
Impotenca per t'ju pergjigjur ketyre pyetjeve, e ben ZP-ne me te interesuar ne eksperiencat tona te gjimnazit.

Falemnderit dhe nje here qe me dhe mundesine te pergjigjem, pershendetje Albforumit.
Eri
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Mendoj se eshte i mjaftueshem roli i "mjaft" ne jeten shqiptare... perpara se te na tregoje se cilet jane vjedhesit dhe kondrabandistet duhet te na spjegoje se nga i vijne financimet ne te kundert do mendoja se hajduti po therret "kapeni hajdutin"
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Besjani nuk kishte nevoje per mjaftin per te rene ne sy dhe sic thote Veliaj ka paguar per "krimin" e tij.
Sidoqofte,
pa bere analogji me Churchill apo Nanon, mendoj se Besit i duhet dhene nje shans te tregoje sec mund te beje.

Hajde Bes se rruge te gjate ke per te bere... <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Filthy Bastard

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Ne fakt ky little stupid fu.cking punk,Besjan Pesha njefare rruge e ka bere,dua te them nga qelite e komisariatit te policise se Gjirokastres deri te trotuari i kryeministrise ke bulevardi ne Tirane.Eshte alamet rruge e gjate,e? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> Megjithate tani nuk o mo hajdut aparatesh fotografike ene kasetofonash.U ka bo xhepist <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .Ju vjedh leket atyne te hujve qe nga ana e tyre jua vjedhin taksapagusve te vendeve respektive <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

per tu habiutr si gjykatat shqipetare denojne kater muaj nje adoleshent per vjedhjen e nje aparati fotgrafik

ky besoj se ka qene nje mesim i mire per besjan pashen i cili sot kerkon te njejtin perkushtim te gjykatave, policise e prokurorise ndaj hajduteve te medhenj te ketij vendi

Shpresoj qe besiani t'ia arrije qellimit
thumbsup.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Sa hipokrit jane shqiptaret....sepse te gjitheve atyre qe u eshte dhene mundesia kan vjedhur ...qe nga nga kryet e shtetit qe per te vjedhur kan luftuar te vihen ne pozite edhe deri ke adolishentet....edhe cili eshte ai shqiptar qe nuk do vidhte kurre?...fundi fundit e kemi ne gjak historikisht qe jemi kacaker e pirate
shrug.gif
 

109UV

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

ndoshta duhet te flasesh per veten, parafoles. jo cdo shqiptar vjedh, edhe kur e ka mundesine. ne fakt, ky eshte nje problem i madh ne shoqerine tone. sepse te gjithe e tolerojne vjedhjen sepse e ka bere tjetri apo se kam nevoje per ate gje qe nuk e blej dot etj etj. Nuk ka justifikime, vjedhja eshte veprim personal dhe pasojat duhet te jene personale. Nqs ka vjedhur nje aparat fotografik, 4 muaj nuk jane shume, ne fakt une mendoj qe jane pak.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

MJAFT-i ne nje gje eshte treguar vertet me zgjuarsi. Di t'i trajtoje anetaret. Jo me larg se ne vere, kete vere, anetare te saj udhetuan deri ne Amerike per takime me studentet shqiptare ne Amerike. Per t'u qartesuar ata me veten per kerkesat qe kane dhe do te kene ne te ardhmen si dhe per te bere sa me te qarte se per cfare po luftojne dhe cfare kerkojne! Te gjoret!

Gjithashtu, nga biseda me anetare te MJAFT-it, pyetjes se drejtperdrejte: "C'ne qe ti je tek MJAFT?" i jane pergjigjur: "Sepse atje behet shume gallate, mua lloji i festes se MJAFT qe me pelqen me shume eshte Bikini Party!" Dhe mos mendoni se ishte e vetme ne botekuptim.

Normal, kush prej nesh nuk do te donte ta gjezdisin, ta trajtojne mire, t'i japin te drejten qe per cdo gje qe nxjerr nga goja, si te goditur ashtu dhe brockulla, do te promovohen si problemet me aktuale dhe imediate qe ka vendi? Cili prej jush, pas nje udhetimi ne Amerike, nje vere te jashtezakonshme pa e futur doren ne xhep asnjehere, nuk do te bente ate qe i jep MJAFT-it shkelqimin vezullues: Letra te shtypura me protestat, deklaratat, qarkoret dhe lejet per demonstrata.

Une do te thosha qe MJAFT-i vete si ide mund te jete shume pozitive, por utopike. E verteta eshte qe anetaret e MJAFT shihen si individe qe jane atje per te perfituar dicka, sado pak qofte dhe per sado kohe te shkurter qofte.


------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

Mr.Wolf

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Shume dakord me parafolesin;m’i ka marre fjalet prej goje!

Fundja,leini keta budallenjte e zgjut te Mjaft-it te hajne buke <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> Uria i ka bere te vrasin mendjen se si te bejne noi lek duke shpikur ket emer te goditur dhe duke mashtru te hujt idealiste,por plot me pare <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Ju lumte,kan gjet menyren per te bere nje rrumpalle te organizume <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ,duke dit ta shesin veten shume mire! :idea:
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Une cuditem se si mund te prononcohen njerezit ne menyre te papergjegjshme, i keni ngjare pak Z. Nano cuna a goca, a ku di une se cfare jeni ju. Besjan Pesha ka bere nje gabim, dhe ka paguar per ate gabim. Nqs nuk besoni tek roli riedukues i institucioneve te shtetit, atehere me mire te jetojme ne nje xhungel se njesoj eshte. Sa per parafolesin, rrumpalle ka per te qene gjithmone vendi yne nese nuk jemi pak idealiste. Mjaft ka nje vizion e nje mision shume te qarte. Me ane te aksioneve te veta ka treguar se pak nga pak gjerat mund te permiresohen. E tregoi kur protestoi para KESH, para ALBTELECOM, para ministrise se rendit, dhe e tregon perdite, edhe sot kur kerkoi doreheqjen e ministrit Poci per ceshtje teknike dhe te kryeministrit per ceshtje morale. Nese nuk ju duken te mjaftueshme keto qe ka arritur vetem brenda 1 viti e gjysem, atehere hajdeni me ide me te mira, e mos u merrni me dallavere tipike grash te liga, shtepiake, qe nuk kane me c'te merren gjithe diten e merren me lloqe e thashetheme te bazuara ne gazeta te tipit ZP.

Shnet e t'mira...
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Fillimisht postuar nga Gurax:
[qb] E verteta eshte qe anetaret e MJAFT shihen si individe qe jane atje per te perfituar dicka, sado pak qofte dhe per sado kohe te shkurter qofte.

[/qb]
... ku e sheh te verteten ti ore insekt, ke bere gje ndonje sondazh tek lagjia, ke pyetur grate e lagjes?
 

mengjesi

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

<span style="font-weight: bold"> Normal, kush prej nesh nuk do te donte ta gjezdisin, ta trajtojne mire, t'i japin te drejten qe per cdo gje qe nxjerr nga goja, si te goditur ashtu dhe brockulla, do te promovohen si problemet me aktuale dhe imediate qe ka vendi? Cili prej jush, pas nje udhetimi ne Amerike, nje vere te jashtezakonshme pa e futur doren ne xhep asnjehere, nuk do te bente ate qe i jep MJAFT-it shkelqimin vezullues: Letra te shtypura me protestat, deklaratat, qarkoret dhe lejet per demonstrata. </span>

Guraxi pse nuk i bashkohesh edhe ti mjaftit e te besh gallate, po qe keshtu?

Ky skepticizem ekstrem na ben te kemi lidera si Nano dhe Berisha dhe ironia ketu meriton cmim letrar.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Pikerisht per faktin sepse nuk me pelqen te bej gallate me gjera te tilla, mengjesi. Gjerat duhen pare per ate qe jane, jo per ate qe mund ose ishin ideuar te jene.


----------
&quot;I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?&quot; -- Marcus, Babylon 5
 

lover boy

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Fillimisht postuar nga Zippy:
[qb] Sa hipokrit jane shqiptaret....sepse te gjitheve atyre qe u eshte dhene mundesia kan vjedhur ...qe nga nga kryet e shtetit qe per te vjedhur kan luftuar te vihen ne pozite edhe deri ke adolishentet....edhe cili eshte ai shqiptar qe nuk do vidhte kurre?...fundi fundit e kemi ne gjak historikisht qe jemi kacaker e pirate
shrug.gif
[/qb]
Jam lodhur duke iu pergjigjur ketyre mesazheve debile si puna e ketij siper. Sic ta ka thene edhe 109UV fol per vete or ti!
Te paret e mi or ti kane qene luftetare e politikane ne kohe lufte e zanatci, bujqer e kopshtare ne kohe paqeje. Ishte tradite ne familjet e gjysherve te mi qe historite e te pareve te tregoheshin dhe ne disa raste edhe te shkruheshin. Jetonin ne male ne jug te Shqiperise e as turku nuk ua ndryshoi dot fene dhe nderin se e mbrojten me gjak. Jetonin ne male po kishin udhetuar jashte vendit me shume se une e se ti marre se bashku. Tani me trego ca per te paret e tu se mbase aty gjen ndonje &quot;pirat&quot;.

Sa per levizjen MJAFT nuk kam asnje lloj simpatie. Sic e kane thene edhe ca ketu harxhojne parate e huaja kot. Tani qe jane bere pak te njohur ne Shqiperi u eshte rritur mendja (ose me mire ua kane fryre ca simpatizante injorante ne Shqiperi) dhe kerkojne doreheqje qeverish, etj. etj. Si parim nuk kane asnje te drejte ta bejne ate pune se nuk jane as parti ne parlament, e as populli nuk i ka zgjedhur si shpetimtare. Ata te shkojne ne ndonje fshat e te futen ne lluce deri ne gju, sic kam bere vete dikur, e te ndihmojne ndonje fshatar te varfer e nevojtar qe ne Shqiperi jane me mijera, e te mos rrine ne Tirane me b y t h e n ngrohte dhe hedhin vickla jo ky ben, jo ky s'ben, llafe boshe ne erë. Na gjykon MJAFT-i moralin e kryeministrit. Cfare u be MJAFT-i, kishë? Mire, por po shoh se &quot;priftin&quot; e paska pasur &quot;hajdut&quot; me cizme!
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

Nga na flet ti more pseudo patriot/pseudo atdhetar? A jeton ne kete bote apo ku? Ti qe e njihke kaq mire historine e te pareve te tu, me trego ate qe di per levizjen Mjaft! Apo ke nigju llafe? A e di ti se si i shpenzon fondet qe merr Mjaft? Nqs ke nigju llafe, atehere piqu me Erjon Bracen, se do kenaqeni duke &quot;informuar&quot; njeri tjetrin mbi Mjaft
rolleyes.gif


Mjaft, si levizje qytetare ka te drejte te gjykoje moralin e kryeministrit, moralin tend si qytetar, qe me c'po marr vesh, nuk te beka pershtypje qe diten e zise kombetare del per qejf ne nje buzuk ne Selanik te Greqise, dhe moralin e te gjithe atyre qytetareve qe mendojne se ajo qe ka bere kryeministri ishte shume e gabuar, por nuk e thone e nuk e shprehin indinjaten e tyre. Mjaft e sheh per detyre qe te ringreje ndergjegjen qytetare, sepse eshte e pafalshme qe te kaloje edhe kjo ngjarje sic kaloi turpi i 9 janarit, e shume turpe te tjera. Mjaft, edhe sikur te ishte nje grup individesh, do te kishte te drejte te gjykonte moralin e kryeministrit, si nje grup qytetaresh te Shqiperise. Por fakti eshte qe prapa Mjaft qendrojne shume qytetare, qe mendojne se mund te protestohet pa militantizem, per dicka te drejte.

Gjithe te mirat...
 

la dea

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

EJ, njerez kishit gje per MJAFT! ?? mund te ju pergjigjem une si vullnetare e levizjes. ku ka dyshime mbi levizjen bujrum ju jap une info se si ti kontaktoni dhe mbase te beheni pjese e tyre. atehere....??!!
 

la dea

Primus registratum
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

o lidero, qe paske hapur temem... po mire nga antar ne drejtues e bere BEsin ti ??!!! le qe ai s'eshte anetar fare nji her. Besi vone fare ka ardhur ne mjaft. Anetar aty behet i mire e i keq, shko dhe ti po deshe se nuk te bejn kontroll back groundi kur te shkosh, 3 cereku i njerezve jane vullnetare, pjesa organizuese sigurisht qe paguhen, normale, vete i mbledhin fondet edhe sigurisht do marrin ndonji gje, besi nuk ben pjes fare ne kete cerekun. prandaj ndajeni kekun nga byreku.
****************************************
MJAFT! JANE VETEM DISA NJEREZ QE BEJNE PROTESTA PER DICKA QE BESOJNE TE DREJTE! une se kuptoj cfare halli ju ka gjetur juve. nese nuk ju pelqen ok, nqs ju pelqen shkoni merrni pjse dhe ju!!!
*****************************************
mua nuk me dket normale kjo qe beni. Analogji: mua me pelqen futbolli prandaj e praktikoj si sport. mua nuk me pelqen futbolli, po skam si te them iiiiiii futbollistet njerez kot, kriminela, rrush, llokum , me arra pa arra... e mbiemra ku e di une se cfare....
 

picasso

Forumium maestatis
Re: Organizata "MJAFT" drejtohet nga ish-të dënuar me burg për vjedhje...!!!

thjeshte do pyes...e ka mbaruar denimin???
ne po qeverisemi nga hajdute(kryeministri ka qene i denuar)edhe pse e ka marre pafajsine...nuk meinterreson...besoj se eshte denuar nga e njejta gjykote...ai e ka pshtetin ta hedh poshte ate vendim gjykate...ndersa ky tjetri jo....megjithate...ai nuk ka asnje funksion qeveritar...dhe as te denuarve qe jane sot ne burg nuk u ndalohet te jene pjestare te nje levizjeje...une nuk e mbroj krimin...dhe as kriminelin....por napoleoni...ai e ka mbaruar denimin...gabime bejne te gjithe(sidomos nga uria)
dhe kane te drejten morale...te cohen e te thone...jo une kete qeveri nuk e dua...nuk i dua keta hajdute...nuk i dua kete administrim taksash...kjo eshte e drejta themelore ne demokraci...nese nuk e ke marr vesh.
 
Top