Re: Ora e Mungeses
Sonte diku larg po me rrethon nata...
E shtrenjta ime, diku ne nje stacion po lej ca fjale te shkruara per ty, ketu ku po bej kete pushim te shkurter.
Dua te te them serish edhe sonte dicka, ndoshta shume, me shume se cdo here tjeter, por jo, sigurisht jo me shume se neser...
Jam akoma neper udhetime me shpirtin dhe mendimin tim per ty...qe cdo cast prodhojne ngarkesa te reja aq te permallshme, sa nga pesha e tyre ndjej frike mos une po i ngadalsoj hapat neper stacione...dhe me iken edhe treni i fundit...
Me thua si neper enderr nje fjali te cuditshme:
Qe "Te gjitha pothuajse mund ti marrish mrapsht, pervec FJALES, ate mundesh tashme vec ta korrigjosh..."
Forca e asaj fjalie me ben te kuptoj se ti me shikon diku qiejve te mendimeve te tua. Ndoshta ne nje pamje tjeter, ndoshta jo si atehre...por gjithsesi me zgjon shpresen e pergjumur se ti ndukund, andej, orbites tende ne rrethrrotullimet e tua me leshon ndonje rreze sado te holle edhe pse e perendueshme...
Po valle cfare do te me lejosh te marr mbrapsht, kur une nuk dua asgje te pjeseshme as te pjestuar ?!
Nuk dua as fjalen "ti marresh" ta shoh te shkruar...sepse me duket vetja si materialist...e une nuk do te doja te merrja asgje, doja vetem qe te ishim bashke dhe cdo gje timen e tenden ti lenim neper vende duke i shijuar here mbas here ashtu bashke dore per dore e te puthur shikimesh e frymemarrjeve tona...
Por ska gje, nese ti mendon ashtu, une prap e perkedhel me dashuri mendimin e fjalen tende, edhe pse jam larg, shume larg neper keto udhetime pa fund...!
Le te perndoje ajo rreze edhe sonte...une do te vazhdoj udhetimin tim te pafundme...e diku shpresoj te takohemi...
Perendimi dhe lindja jote me shkelqejne xhamave te dritareve kudo qe ndodhem, ne anije, avione, trena apo mjete te thjeshta...deri dhe ne kembe kur eci, ato rreze me vijne neper majat e maleve te planetit tend ashtu shkelqimtare si atehere...
E sonte diku larg po me rrethon nata, kjo mbremje qe me mundon serish me qarkun e erret te heshtjes vetmitare...
Naten e mire ! Neser mbase dita jote do te jete me e gjate, si dite Marsiane...e udhetimet e mija do te me afrojne edhe me shume me ty...! :wave:
"Nder udhetime"