Ora e Mungeses

ana karenina

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Ne stacionin e larget

Ne stacionin e larget ne fushe,
klithi sirena e trenit te fundit.
Mbi catine time, si jehone iu pergjigj kukuvajka.

Ke pres une sonte?
Kush mori rrugen ne erresire
dhe i krrusur permes shiut,
u nis per tek une.
Me kot me shkon mendja
tek ata qe me deshen.
Me kot kujtoj sonte
ata qe i desha.
Asnjeri
s'do shkunde pika shiu
ne pragun e deres sime kete nate.
Rrugen e ka mbuluar
balta dhe nata
dhe ne erresire
askush nuk do niset per tek une...
Ja, keshtu do me rrjedhe tere jeta,
larg atyre qe me deshen,
larg atyre qe i desha.

PS: nuk e mbaj mend autorin /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Nata erdh e u perplas ne dritare,
dhe prane meje u ul erresira.
Dhoma e akullt mori fryme me frike.
Ndjeva kohen te ngrinte nen kthetrat e se shkuares,
malli filloi te renkoje nen ze.
pastaj dic peshperiti, uleriu, kumboi brenda meje!
Kujtimet u zvarriten mureve te ftohte,
dhe si plaka-fantazma me shamija te zeza ne koke
rreth meje u mblodhen.
U ulen kembekryq,
me folen per ty!
Me thane qe here here te kishin degjuar
te me permendje emrin,
por rralle, shume rralle.
(keshtu me thane!)
Pastaj me treguan
per ato qe une nuk dija
(sa shume qe ishin!)
dhe me genjyen gjate sesi ti me doje akoma!
Ato mendojne se me do!
I kundeshtova.
Me beso qe u perpoqa ti pergenjeshtroja te gjitha
por ato nuk degjonin.
Ishin plaka te semura,
me fytyren plot rrudha, sy te dale, hunde te shtrembet,
e zeri iu dridhej sa here te permendnin ty.
Kishin gishta te gjate e te rreshkur,
qe neper floket e mi u ngaterroheshin
kur per koke me kapnin per te me terhequr vemendjen
e mi terhiqnin fort,
deri ne dhimbje,
te shkretat floke
qe ti i doje aq shume e i perkedhelje aq bukur!
Ato folen e folen...
Mbylla veshet te mos i degjoja,
ju shkula buzet,
ju gervishta faqet, syte,
i kapa per flokesh,
i shtyva me force,
Me beso!
Bera gjithcka qe mos ti degjoja.
Jo per ti lenduar,
e as per ti vrare,
por per vetembrojtje,
per mos te te munduar edhe ty.
Por ishte e kote.
Ato filluan te ulerijne,
me nxorren dhembet e shemtuar e me perqeshen,
me tallen,
luajten me mua.
Me hodhen e me priten ne kohe,
mi mprehen shqisat,
mi lemuan ndjenjat...
Gerrmuan e gerrmuan si te isha nje rrenoje e varrosur,
ngriten pluher ne gjithe dhomen
e per pak desh me mbyten.
Po nuk u dhashe!
I shihja ne sy e vuaja
(ah ta dish sa shume vuaja!)
po atyre nuk u lashe te kuptonin gje.
E kush ishin ato
qe tu dorezoja veten si te qeshe fosil!
Ne mengjes heret mblodhen kockat e iken...
Po e di
qe sonte ne darke do te vijne perseri
(harrova te te them qe kane kohe qe duken e zhduken kendej nga une!)
sapo nata te perplaset ne dritare,
dhe prane meje te ulet erresira.
Jam ulur
e po i pres!
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Prej teje,
dhe vetem prej teje
ndjehem e patrajtshme,
e pa-sy,
e pajete...
Jam pa fjale,
dhe pa peshe!
Ngjaj me nje shkrepse te djegur
tashme te lakuar,
te shemtuar,
te zeze!

Jam si e grisura flete,
e mbledhur shuk,
e hedhur perdhe.
Si copa e prere
qe kurre nuk u qep!

Prej teje,
dhe vetem prej teje
jam nje femije
me kembe e krahe plot plage,
i pakrehur,
i palare!
E kthehem ne shtepi
nga loja e gjate
se me mund etja, uria!

Here here
ndjehem
e lene ne harrese,
si fare
e mbjelle ne nje toke shterpe!

Dhe here here,
nje zhgarravine e keqe
e asaj
c'ka kam dashur te jem!
 

Guest
Re: Ora e Mungeses

nje dhimbje e vogel calon perrreth mendimeve te mia, nje prej atyre monotoneve dhimbje, ...rreshqasin vetvetijshem prej "ores" nevrike te mungeses tende.
tani, ti ndoshta ... shtrihesh perbrenda nje te cmendure puthjeje, ... une - varr te geshtenjtet floket e mi, mbi telat e mjegullt te tymit te cigares. besome, ... edhe vetmia ka bukurine saj, perbrenda nje note melankolie, apo mbyllur midis ekstazes se, deri diku, te konsumuarit trupit tend; ... ndoshta, ... vertet ndjehem xheloz, se ... sesi ... nuk munda. dhe ... e pamundur deshiroj te jete, rrikthimi i goditjeve te gishtave te tu te njome, mbi te kalburen derrase te zemres sime; apo ... te "pafajshmet" belbezimet e tua, se ..., se ... perseri, ... gabuam!
...ngadale shkujdesshem gris, nje e nga nje, germat unike te emrit tend, teksa ... ti, porsi nje e habitur kalaman, me gjuan me te inatosurat veshtrimet e tua, prej fotografise te flakur mbi murr!!!
 

Guest
Re: Ora e Mungeses

jashte teme ...

(...te ndeze djalka nje cigare, se ... i eshte prishur terezia!...)

tani, ... ndoshta ne kete te cvirgjeruar stine, mes lulezimit te luleve te cngjyrosura prej te pakorrigjueshmes absences tende dhe ... zogjve te merzitshem, ... ndjehet me teper se kurre e paarsyetueshmja mungesa e te magjishmes frymemarrjes tende.
sa e paimagjinueshme eshte aventura e vjeshtes se shkuar. kater te hallakatshem sy, dy pale camarroke buze, duar ne ngaterese e siper, nje udhekryq, te dy - duke rrezuar tabelat "stop!".

jashte teme!!!...

(...ja dhe nje tjeter cigare u vra!...)
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Mbreme te kujtova perseri. Thone se koha i shlyen kujtimet, se ne trurin e njeriut ndodh si ne nje vitrine librarie ku librat e rinj u zene vendin te vjeterve... Po s'eshte keshtu. C'gur i ri, c'qemer qofte edhe i skalitur me mjeshteri mund t'i zere vendin gurit te qoshes ne themelin e nje godine! Nuk harrohen kujtimet, jo!

PS: nuk e di autorin.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Miq te humbur

Miqesi te humbura
me dhembin ne heshtje,
si plage,
qe njeriu
ia shkakton vetvetes.
Varre dashurish te shkuara-
deshmi e gjalle se diku kam bere gabim
(edhe me zi ne zgjodha keq!)

Skelete miqesish
me shohin me meri
dhe une
meri i mbaj...
vetes.

Besa Myftari
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Oh, merrme dhe mua
aty ne varke,
qe detin mos ta rrahesh i vetem!

Ndaje me mua
kete hapesire te brishte,
e me bej pjese
te kesaj pafundesie!

Oh, sa pak
dhe sa shume te kerkoj!

Ty,
qe larg me mban
nga brigjet,
thellesite e tua!

Ty,
qe me fsheh
lindjen e diellit,
dhe i mbyt gjithe zogjte
qe mos ua degjoj me kengen!

Ty,
qe ndal gjithe dallget
qe me mos ua degjoj zhurmen!

Dhe e permbys gjithe boten,
derisa pjese e asgjeje te mbetem!
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

:cry: :cry: :cry:

Ka dicka, nje fjale,
Ka dicka, nje kujtim,
Ka dicka, qe s'eshte asgje
vec nje mendim qe nuk e mendon dot,
nje mendim qe nuk i flet dot,
nje mendim qe nuk eshte i yti
por qe rri brenda teje.
Ka dicka, nje mbrese,
Ka dicka, nje shprese,
Ka dicka, nje dhimbje
qe te pushton, te tall e te perqesh
deri ne vuajtje, ankth, marrezi,
Ka dicka pertej trishtimit
qe te trishton vetem ty,
vetem sonte,
ka dicka!
Ti perpelitesh, tundohesh, mendon,
e kerkon aty ku s'e gjen,
Ka dicka qe te vret, te therret,
po ti prape s'e kupton,
Ti je vete, vete, vete!
dhe vetmia eshte memece,
dhe vetmia vret!
Ka dicka,
tashme pjese e trupit tend,
Ka dicka,
tashme pjese e mendimeve te tua,
Ka dicka,
tashme nuk mund te mos jete me,
qe lufton, fiton dhe mbizoteron mbi ty,
qe eshte dhe nuk mund te jete ti,
qe jeni dhe nuk mund te jeni dy,
Ka dicka...

:cry: :cry: :cry:
 

AL_Dedja

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Fillimisht postuar nga Ema:
[QB] UNE PO IKI...

U thinja duke pritur
nje fjale te mire,
nje gjest, nje shenje qe ti ngjaje dashurise,
para meje qendron ti me syte e ngrire,
e thare e vjeter si pema mbas shtepise...

Dhe po shkoj
e po ti le gjithe gezimet,
gjithe pranverat ty ti kam falur,
mbaji edhe castet ato me intimet,
premtimet me te bukura qe nga goja kane dalur.

Une po nisem
pa marre asgje me vete,
ti lashe gjithe kujtimet aty ne sirtaret,
asgje imja tek ti nuk do mbetet,
as zenkat dhe pajtimet shkruar ne ditaret.

Une po iki
me koke ulur si nje nuse,
qe vajzerine nga defteri ka fshire,
dhe me veten time brenda them nje lutje,
as te flas as te shoh as te them lamtumire.

Po iki,
dhe rruges me ndjekin syte e tu te ngrire...
oo ti ema po te them Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.

pergjigjigjen kur te kesh kohe :shrug:
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Me mungon...

Me shume se fjalet e thena
me shume se veprat e bera
se ndjej qenien time
vetem shoh ty ndare nga une
me qan zemra, me loton shpirti
pse duhej te ndodhte keshtu
skam bere mekat apo krim
pse shpirti duhej te lengonte
ska asnje arsye qe mos gezonte
Te dua, te urrej, Te dua serish
por perseri pa ty jam ndare ne dysh
ahhh ktheu, largou, hajde, ik
zemra me qan, ky shpirt vetes i ben prit
ndoshta ashtu eshte shkruar
por serish cmendia me ka roberuar
dhe cdo zinxhir ka marr emrin tend
e ndjej se kam te gjate...
nje dite zemra ime do jete coptuar me shpate.....

I miss you... I need you....
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Ora e Mungeses

Une si nje peme e lakuriqte pa ty
Pa gjethe, pa rrenje tashme..
E lene keshtu...Per te rilindur me duhesh ketu...

Nuk ka ndonje gje qe nuk kujton ne...
ne kete shtepi te humbur tashme...

E me mungon i dashuri im...
Ti me mungon sic kur kerkoj zotin...
E ne mungesen tende une dua te te them qe :
" E me mungon i dashuri im" Dhimbja eshte e forte sic nje lamtumire e gjate...


pS: Laura Pausini ( In assenza di te) perkthyer vec pak e sipas qefit tim /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Ora e mungeses..
tik tak zbret pergjate shpirtit
ti sje ketu... me mua
kushedi ku je duke lundruar
dhe serish tik taku zbret...
me mungon, te kujtoj por...
dot gje nuk bej se ti prape
je larg, sje ketu prane meje
loti thahet nder sy
dhe shkon diku ne pafundesi
me mungon tmerresisht..
marr telefonin ti bie emrit tend
por sma ben zemra... sdua te te shqetesoj
por prape kjo dreq mendje atje shkon
o zot sa dua te iki larg sa me larg
por prape do ndjej mungesen tende
si do ja bej une pa ty...?
mbase ashtu sic erdha vetem
do shkoj vetem, pa ty...
ironike por mese reale...
smund te ndryshoj pllaken e fatit
por ajo cmund te bej eshte te ndjej
mungesen tende... ne heshtjen time..
Ahhh .. me mungon shume
tmerresisht shume....
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

Dashuroj ecejakjet.Qepare ndersa qyteti rrotullohej rrethe vetes ngaterrova udhet.Shkak u bene endrrat e ngaterruara me imazhet e tua apo thjesht mendimi sy-hapur i nje casti te lumtur /pf/images/graemlins/frown.gif .
Para ca ditesh qorrollepsesha pas xhamave ndersa kalimtaret vraponin te squllur nga shiu i veres.Me kish pushtuar qetesia,qetesia e zhurmshme e vetvetes,e te ndenjurit vec me jeten e me asnjeri tjeter.E kohes...
S'e di pse u riktheva ne kete skute.Gjeta dru per te bere zjarr te ri apo thjesht zbulova nje oxhak antik dhe desha ta inauguroj.
Une,
qe s'dita te dua...

/pf/images/graemlins/frown.gif
 

giorgio

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

SAPRAI CHE NON T'AMO...
Pablo Neruda

Saprai che non t'amo e che t'amo
perché la vita è in due maniere,
la parola è un'ala del silenzio,
il fuoco ha una metà di freddo.
Io t'amo per cominciare ad amarti,
per ricominciare l'infinito,
per non cessare d'amarti mai:
per questo non t'amo ancora.

T'amo e non t'amo come se avessi
nelle mie mani le chiavi della gioia
e un incerto destino sventurato.

Il mio amore ha due vite per amarti.
Per questo t'amo quando non t'amo
e per questo t'amo quando t'amo"

psgh0e
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

e lezecme kjo tema.
edhe une beja shume mungesa ne gjimnaz /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

Kur du une me hy n'msim me qisin perjashta :cry: :cry:

E man mend Ajkuna qan Omerin Hot?

"Tu shkimte drita ty mor hane,
qe s'ma cove at'nate nji fjale..." /pf/images/graemlins/frown.gif
 

renea

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Ora e mungeses dhe atrofia e vete shprehjes flene ne labirintet e trurit tim. Sepse, po ti heq syzet e trasha te dashurise kutoj se nuk ka pasur aty "dicka", qe te justifikoje "Oren e Mungeses" time.
Planeti im i krijuar nga ndenja te fshehta, te pashprehura, te ndrydhura, larguan ate qe doja, ndaj enderrat dhe deshirat nuk u bene dot e "kaluara" per tu munguar me tej. Ore mungese nuk ka!
 
Top