Re: Ora e Mungeses
Testament ne vjeshte...
(fragmente)
Midis te vdesesh e te mos vdesesh,
vendosa per kitaren,
dhe ne kete pune te rende
zemra s'me njeh pushim:
sepse ku me presin me pak
do t'arrij me gjithe barre,
te mbledh te paren vere
nga floket e vjeshtes.
Do hyj,ne ma mbyllshin dren,
ne me pritshin-do shkoj.
Une s'jam nga ata lundertare
qe humnasin ne akull:
une parapelqej gjethet me te verdha,
kapitujt e rene
syte e shtatoreve;
dhe ne ka nje vend ku shlodhem-
eshte vetem zemra e zjarrit,
qe reketin e kercet
e shkon ku i prin ora.
...
Matilde urrutia,po te le ketu
ate qe e pata dhe nuk e pata
ate qe jam dhe nuk jam.
Dashuria ime eshte nje femije qe qan
nuk do te dale prej kraheve te tu
ty po ta le pergjithmone,
per mua ti je me e bukura.
Je me e bukura per mua,
me e qendisura prej eres,
si nje drurez Jugu,
si nje lajthize guushti,
je per mua e lengshme
si shitore buke,
prej toke eshte zemra jote,
vec duart e tua qiellore.
E kuqe je dhe e athet,
e bardhe dhe e shijshme,
si salce qepe;
je nje pianoforte qe qesh,
me gjithe notat e shpirtit,
e mbi mua derdhet muzika
e qerpikeve dhe e flokeve te tu;
lahmen ne hijen tende te florinjte,
me kenaqin veshet e tu,
sikur ti kisha pare
ne batice koralesh.
per thonjte e tu luftova dallgeve
me peshq te tmerrshem...
Syte e tu hapen nga Jugu ne Jug
Nga Linjda ne Perendim buzeqeshja jote,
nuk te shihen dot kembet,
dielli argetohet duke sterpikur
agimin ne floket e tu.
Shtati yt dhe fytyra jote
erdhen si une nga viset e ashpra,
nga kremterime shirash,
prej tokash te lashta e te martirizuara
Bio-bio vazhdon te kendoje
ne argjilin tone te pergjakur
por ti sjell prej pyllit
gjithe aromat e fshehta,
dhe menyren se si te ngrehesh
nje profil shigjete te humbur,
nje medalje luftetari.
Ti ishe fitimtarja ime,
per dashuri e per toke,
sepse goja joteme sillte
ujera burimesh te mocme,
takime ne pyllin e nje epoke tjeter,
tambure zembytura te njohura:
befas ndjeva se me therrisnin
-nga larg dhe prej nga?-
iu afrova gjethnajes antike,
gjakun tim putha ne gojen tende
zemren time,time araukane...
C'mund te le une ketu,kur ti mban
Matilde Urrutia ,sapo te takoj,
kete arome gjethesh te djegura,
kete ere te mire luleshtrydhesh,
dhe midis gjinjve te tu prej deti
kete mbremje te kaukenos,
dhe eren e peumos te Kilit?
E hapur eshte vjeshta e detiti
plot mjegulla e zgavra,
shtrihet e frymemerr toka,
dhe gjethet bien neper muaj.
Dhe ti e perkulur mbi punen time,
me pasionin tend e durimin
duke deshifruar putrat e gjelbra,
merimangat,insektet
e kaligrafise sime te vdekur...
Oh luaneshe me shputa te njoma,
c'do beja une pa duarte tua te vogla?
Ku do veja duke ecur
pa zemer e pa nje qellim?
ne cilet autobuze te larget
i semure prej zjarrit apo prej bores?
Ty te detyroj vjeshten detere
me lageshtine e rrenjeve
e mjegullen porsi rrushi,
diellin elegant te pylit.
Te detyroj kete syze te heshtur
ku dhimbjet humbasin
dhe vetem shfaqen ne balle
kurorat e gezimit.
Gjithcka ta detyroj ty-
turtulleshe e lire,
shkurteza ime gjithe pupla,
gardalina ime e maleve,
fshatarja ime nga Koihueko.
Nje dite,neqeoftese me s'jemi
nese me nuk vemi e vijme,
nen shtate shtrate pluhuri,
tek kembet e thata te vdekjes,
ne do jemi te bashkuar,e dashur,
perzjere ne menyre te cuditshme.
Shpatullat tona te ndryshme,
syte pakez te ngritur,
kembet qe nuk na takoheshin,
dhe puthjet tona te pashlyeshme-
gjithcka me ne fund,do te jete bashkuar.
....vazhdon...