Re: Ora e Mungeses
E enjte:
Vendosa se nuk te doja me.
Mbase ishte e merkure dhe shiu kishte qullur rruget qe me nate.
Ate dite nuk te desha,nuk te mendova.
Te enjten te harrova,te zhduka prej meje.Gezoi qenia ime e varur...
Ndonje re trishtimi mbulonte mendimet.
Eca gjate,aq shume sa shpika rruge te reja.
E premte:
Nuk te desha as te premten.Dita gdhiu e lodhur,me sy te fryre,si lehone e braktisur.
Ndonje cast i mrekulluar i lulezonte kujtimet e pastaj ja mbathte prape.
Shkova deri ne qender.Syte me mbeteshin mbi vitrinat.
Ketu kane filluar qe tani zbukurimet per Krishtlindjet.As vete s'e marr vesh pse me mbushin me merzi kurorat e gjelbra varur mbi dyert e dyqaneve.
Vizatova nje zemer pas xhamit te dritares sime.E fshiva shpejt...
Pas darke dolem te gjithe bashke.U rigjeta me njohjet e vjetra.
Bente ftohte.Dicka ne ajer mungonte!
E shtune:
Vendosa serish te mos e doja.
Po,ky vendim qe marre nje here te enjten,por ja perserita vetes:
Une nuk e dua!
Nuk e dua!
Nuk e dua!
Brodha gjithe diten rrugeve.
M'u kujtove ti,bashke me ditet qe i ngrysem bashke,me qetesine qe fle ne vullkanet e syve te tu.
Te shtunen nuk te doja!
Dielli rrihte hijet mbi rruge.
E diele:
Sot eshte e diele.
Dola vone.Nje deshire e cuditshme me mbajti ne shtrat,me sy-hapur deri pasdreke.
Nuk mendoja asgje.Fiksoja nje pike te tavanit dhe humbja brenda saj...
Nuk mora asgje me vete...
Eca pa cante,pa tualet,pa asgje...
Stomaku me rendonte prej darkes se kripur.
U kujtova:E kam pare e enderr.
Ai eshte i ulur prane meje.Jemi mbeshtetur mbi nje tavoline te gjate druri.Kam qene dikur te ky lokal i perserit vetes(?)!
Ai qendron prane meje.Jane te gjithe aty.Miqte!
Une cohem nga karrikja.Aty shikoj se sa pa kujdes jam e veshur,me te njejtat rroba te dites perpara...Miqte qeshin,perseritin,tregojne histori.
...
Cohem ne kembe!Pas meje jane xhamat dhe pas xhamave gjallon qyteti.(Nuk e di ne cilin qytet jemi).
Ti me kap per beli.Shtrengon belin tim mes kraheve.Koken e mbeshtet fort siper veshkes sime te djathte,sikur don te futesh brenda.
Une te shtyj tutje me bezdi:
-Boll,mjaft!
Ti nuk largohesh.
Une ndjej frymen tende mbi lekuren e kurrizit.Te shoh ne sy.Te tjeret shqyejne iriset...
-Epo mire-i them-mire-
-Jemi ne enderr,po te ish reale nuk do te me mbaje dot keshtu...
Dhe fytyra jote hyn perhere e me shume brenda trupit tim!
Ato fjale me shoqeruan tere diten.Me shqetesonte ideja e te qenit koshient gjate endrrave me ty.
Te mendova tek ecja rrugeve te ndricuara.
Te doja rrugeve.Fytyra jote kish marre forme ne trurin tim.
-Me siguri eshte faji i endrres-thashe me vete.
Nuk te doja!
U ktheva ne shtepi.
Dhoma e ftohte,heshtja.Kisha harruar te flisja,te ecja pa ty...
Nje liber qendron gjoks-shqyer mbi shtratin tim.
Kisha harruar te shikoja telefonin:Asgje,asnje telefonate.(bera mire qe nuk e mora me vete).
Syte me vajten tek nje fotografi mbi komodine.Plastika mbrojtese kish rreshkitur e zvogeluar deri ne fytyren tende.Te kish mbetur nje gjysem e pluhrosur dhe nje e kuluar.Dy imazhet ngaterroheshin me njera-tjetren.S'me dukeshe i njejti.
Une te kisha ne krah,te paqarte!
Te enjten kisha vendosur te mos te te doja.
...Sa mbarova se rilexuari "I can right the saddest line tonight" dhe mbaset m'u duken aq pa vend!
...
Neser!
Do te te dua edhe neser ? !
...
/pf/images/graemlins/frown.gif