Rrapatushja
Nelk@
Operacionet Plastike
Dikush me kishte derguar nje artikull nga Reportazhi (nje pjese po e bashkangjis ne fund), per ritjen e ndjeshme te operacioneve plastike ne shqiperi, dhe ceshtja me kritike, eshte se ata qe kerkojne perfeksionin jane adoleshentet. Keto 10 vitet e fundit, pamjes (Look) i jepet nje rendesi e jashtezakonshme ne memedhe, madje ne shumicen e rasteve influencon me shume identitetin e nje adoleshenti se sa faktore te tjere si shoqeria apo familja. Resources (shqip?) ne shqiperi nuk jane te mjaftueshme per nje boom te operacionit plastik (mjeket e pergatitur ne kete fushe numerohen ne nje dore, cmimet e materialeve dhe te krijimit te klinikave jane te larta, dhe ata qe kane para te mjaftueshme zakonisht i kryejne operacionet jashte vendit). Duke pare obsesionin e rinise shqiptare me rrobat firmato, te modes se fundit, me krehje e flokesh qe kushtojne me shume se qiraja, me makina luksoze etc, shtrohet pyetja kur operacioni plastik te behet me i mundshem dhe me pak i shtrenjte, a do te kete nje boom ne shqiperi? A do te vrapojne 16-17 vjecaret te ndryshojne hunden e gjoksin ashtu sic ndryshojne modelet e flokeve cdo tre muaj? A ka influencuar aq shume realiteti i rremte i reklamave dhe programeve te huaja, sa pas kerkimit te perfeksionit me rroba e tualet, tani do ta kerkojme poshte thikes se kirurgut. Shkurt a do jete operacioni plastik nje epidemi e ardhshme ne shqiperi??
Ti, nese kishe para do te doje te ndryshoje dicka nga vetja?
Sa larg do te shkoje? Dmth Botox te duken te arsyeshme kurse breast implants jo? etc.
Do shtoja qe nuk jam kunder nderhyrjeve plastike, ne nje moshe me te maturuar.
Marre nga Revista Reportazh.
Gazetare Odeta Halili
Me më pak para se kudo gjetkë përtej kufijve, hun dëmëdhenjtë e veshllapushët shqiptarë, ata që kanë vënë dhjamë të tepërt e të tjerët që shikojnë në trup gropëza të bezdisshme celulitesh, të gjithë këta pra me defekte të lindura e “të fituara” pa mëshirë në vite, kanë rendur pranë specialistëve ta zhdukin përfundimisht “look”-un e pakëndshëm. Qindra hundë e veshë me lloj -lloj përmasash kanë modifikuar kirurgët.
Llojet e ndërhyrjeve
Specialistët e “Diegie-Plastikës” e të “ORL”-së në Qendrën Spitalore theksojnë se numri i operacioneve të kësaj natyre gjatë 2002-it ka pësuar rritje dhe se shqiptarët sa vjen e bëhen më të ndjeshëm ndaj estetikës. Më të shumtit në numër na qenkan adoleshentët, që nuk e durokan hiç, bie fjala, hundën me kurriz a kockegjerë apo veshët që formojnë një kënd goxha të madh me rrëzën e flokëve. E doktorët janë mëdyshur paskëtaj, të ndërhyjnë në kockat e buta të adoleshentëve apo t’i këshillojnë të kthehen më vonë në sallat e operacioneve. Shumë prej tyre nuk u kanë rezistuar lutjeve të 15 apo 16 vjeçarëve dhe kanë përveshur llërët me zell për të “latuar” me formën e dëshiruar organin e frymëmarrjes, që si më i dukshëm në paraqitjen e jashtme ka korrur dhe numrin më të madh të ndërhyrjeve. Plot 312 hundë janë prerë e lidhur për ndoca ditë për të dalë në dritë me modelin e dëshiruar pas çmbështjellës së fashove. Veshë kanë qenë ca më pak. Specialistët, të rrahur me këto punë, e argumentojnë këtë me faktin se madhësitë e ekzagjeruara të organeve të dëgjimit edhe mund të maskohen me ca modele tipike flokësh. Kjo sidomos te vajzat, të cilat, meqë ra fjala kanë qenë më të pakta në regjistrat e otojatërve. Ndërsa të tetë rastet që kanë zhdukur palat e dhjamit kanë qenë sigurisht femra.