
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për operacionin e përbashkët antidrogë me homologët italianë, ku janë arrestuar 11 persona, 4 prej të cilëve në Vlorë.
Policia e Shtetit njofton se grupi kriminal transportonte drogë nga Shqipëria në Itali me avion. Në Itali u sekuestruan 350 kg hashash.
Operacioni i përbashkët i policisë sonë me atë italiane u shtri në Rimini dhe Brindizi.
/ Top Channel