Open Mind

ani ani

Primus registratum
Re: Open Mind

Fillimisht postuar nga Topce:
[qb] e si ja ben ti lule kur uajo qe ti mendon i merzit njerezit qe do? [/qb]
O Topce,

me pelqeu mendimi yt, qe te mendohemi para se te flasim, por nuk jam dakord nese ti ben citimin e mesiperm.
Nese lulja nuk merzitet une dua te te them se nuk duhet te stepemi aq shume te themi nje gje qe te tjereve nuk ju pelqen (kuptohet jo ofendime personale). Nese ti mendon ndryshe, athere tjetri nuk ka pse merzitet, nga ajo qe i thua, pastaj edhe po u merzit kaq shpejt athere ku ngeli fryma e dialogut konstruktiv ???

vetem mendimet e ndryshme e cojne biseden ne nivele me cilesore /pf/images/graemlins/smile.gif
 

JoNiDa1

Primus registratum
Re: Open Mind

Fillimisht postuar nga true confidential:
[qb]
Fillimisht postuar nga JoNiDaaa:
[qb]
Fillimisht postuar nga FamousJournalist:
Une personalisiht e them gjithmone ate qe mendoj..dhe me pergjigjen perhere duke me thene qe jam harbute,arrogante dhe pa taktike..kjo sepse personit te dyte nuk i pelqen pergjigja.Kot nuk ekzistojne njerezit hipokrite,lajkat,etj etj [/qb]
Hipokritet dhe lajkataret jane nje kategori e vecante personash.
Por sme duket mencuri te thuash gjihtmone ate qe mendon dhe ne cfaredo lloj ambienti.
Mund te lendosh nje person te dashur , mund te humbasesh nje miqesi ne pune etj etj . E pse duhet te flase goja para mendjes , thjesht per te qene e sinqerte deri ne fund ........????? [/qb]
Ska te beje sinqeriteti ne ket mes,por menyra se si eshte kullundrisur nje njeri..une jam nje nga keta te fundit.
 

Topce

Primus registratum
Re: Open Mind

Sa rehat jeni ju gazetaret, punoni me manual. Me fal Famous po me kujtove edukaten morale te kohes se xhaxhit Enver. Une jam shume i shemtuar, keshtu mendoj dhe po te me shohesh edhe ti keshtu do mendosh. Po te ma thuash une do merzitem shume...
Ku eshte ketu dialogu konstruktiv. Do behem me i bukur une po te ma thuash ti tmerrin qe te shohin syte kur sheh fytyren time? Sado cilesore ta bejme biseden cilesia e surratit tim do ngelet po njesoj.
:cool:
 

luljeta hato

Primus registratum
Re: Open Mind

:wub:Me njerezit qe do dhe te duan mendoj qe duhet te flasesh hapur.Me beso.Kjo krijon nje lloj marredhenie te vecante,ndonjehere edhe mund te krijoje keqkuptime,por ne kohe cdo gje behet me e lehte dhe me e bukur.Pastaj merzitjet per njerezit jane.Po nuk te kuptuan ata qe te duan,atehere kush tjeter do te te kuptoje?
 

luljeta hato

Primus registratum
Re: Open Mind

:cry: Topce,e shoh qe e paske shume problem punen e bukurise.Me siguri deri tani asnje nuk te ka thene qe je i shemtuar.Problemi eshte qe ty te duket vetja i shemtuar.Kushedi,mbase dhe je,por bukuria eshte relative.E pse e vret mendjen,nuk ke gjera te tjera te bukura ti?Sa per xhaxhin Enver,ate lere te prehet rehat aty ku eshte,sepse ai per vete ishte shume i bukur.
 

zog

Primus registratum
Re: Open Mind

mendoj qe ne; NUK MUND TA THEMI ATE QE MENDOJME edhe sikur te duam, nuk ka sesi. kujt nga juve te sinqerteve (me falni ne at kohe ju s'kishit lind) ja mbante te thoshte ne kohe te Enverit; nuk ka gjalpe. per me teper ky nuk eshte mendim por vetem konstatim.
hehe vetem pijshem mund t'ju shpetonte goja. asnje sado i fuqishem te jete nuk mund ta thote ate qe mendon (as ne, as Enveri po ashtu, bile as Zoti me ç'po shihet) flijeni mendjen per kete.
e pastaj PERSE duhet kjo, perse vlen a s'me thoni?
 

JoNiDa1

Primus registratum
Re: Open Mind

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] mendoj qe ne; NUK MUND TA THEMI ATE QE MENDOJME edhe sikur te duam, nuk ka sesi. kujt nga juve te sinqerteve (me falni ne at kohe ju s'kishit lind) ja mbante te thoshte ne kohe te Enverit; nuk ka gjalpe. per me teper ky nuk eshte mendim por vetem konstatim.
hehe vetem pijshem mund t'ju shpetonte goja. asnje sado i fuqishem te jete nuk mund ta thote ate qe mendon (as ne, as Enveri po ashtu, bile as Zoti me ç'po shihet) flijeni mendjen per kete.
e pastaj PERSE duhet kjo, perse vlen a s'me thoni? [/qb]
Si fillim nuk mund te besh me krahasime me kohe te Enverit /pf/images/graemlins/smile.gif
E dyta per te shprehur lirshem ate qe mendon ne lidhje me person apo objekt,apo diskutim nuk ka pse te kete nje PERSE dhe ska pse te pyesesh a ia vlen apo jo..thjesht njerezit jane te ndare ne kategori sipas nje karakteri qe i pershkon dhe midis ketyre jane dhe ata njerez qe e thone ate qe mendojne,gjithmone.
 

zog

Primus registratum
Re: Open Mind

them ashtu ngaqe ndryshe nuk do te ekzistonte RRENA, apo jo.

jonidaa, jeta nuk eshte poezi as idealismus. por INTERES e marredhenie force. neqofte se ti kerkon te besh diçka ne jete, patjeter duhet mjaft diplomaci e kamuflim ndryshe nuk e arrin dot, sado i fuqishem te jesh.

meqe ti me vendos kufizime, mos flas per ate ose kete, po te jap si shembull luften ne irak. a pe se amerika rrejti per armet qe posedonte Iraku, vetem me arrit qellimin.

perfundim; sa me I LIRE ta ndiesh veten aq me PA VLERE ne te njejten kohe je. gjuha e ka integruar per mrekulli ket rast. me mall te lire nenkuptojme diçka pa vlere e me shumice, a thua kot.

ne fakt sinqeriteti eshte budallallek.
 

Guest
Re: Open Mind

Fillimisht postuar nga FamousJournalist:
[qb] Ne nje fare menyre te gjithe duam te themi ate qe mendojme, nuk e bejme asnjehere. Mos kemi zgjedhur te jemi maska apo kemi frike te themi ate qe mendojme? [/qb]
te gjithe duan te duken mer bab po ka ca qe jane vertet ashtu sic duken dhe te tjeret marrin te kunderten /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ani ani

Primus registratum
Re: Open Mind

E shikoj qe per sa i perket kesaj teme kemi te gjithe mendime shume te veçanta dhe edhe kjo nuk eshte pak, megjithate do te doja perseri qe te gjeja mirekuptimin tuaj per te bere disa sqarime:

per topcen mund ti them te mos shqetesohet sepse une nuk jam fare moraliste, per ate qe ai ka problem (pamjen) nuk duhet kurrsesi te presi qe te gjeje tek te tjeret ndonje opinion qe ti beje qejfin. Patjeter qe ka njerez qe mendojne se je shume mire ashtu si, ka dhe njerez qe nuk te pelqejne, por me thuaj kush i shpeton kesaj.
As bukurite e perkryera nuk jane te perkryera per te gjithe, e pastaj????????????

Ajo qe une dua te arrij me kete teme, eshte sa te varur jemi ne nga sinqeriteti yne, sepse mendoj qe te gjithe duam te jemi te sinqerte mirepo shume here e shkelim kete dhe a duhet te vazhdojme keshtu apo te ndalojme edhe te kemi pak respekt edhe per ate qe ne vertete mendojme.

:smash: :smash:
 

Topce

Primus registratum
Re: Open Mind

E kush tha qe e kam problem pamjen. Pastaj clidhje ka morali apo moralizmi me kete.
Une nuk pres te gjej gje tek te tjeret por perpiqem te mos i lendoj me prepotencen time.. gjithashtu perpiqem te perfitoj sa me shume nga ata (kushdo qofshin) qofte edhe duke mos u thene cfare mendoj ne te vertete. Respektin per mendimin tim te vertete e tregoj me ato qe bej, jo me ato qe them. Aq me teper qe shumica e njerezve te kompleksuar me te cilet kam te bej nuk e mmeritojne ta dine ate.
Po ti vete gjithmone thua ate qe mendon? Nuk stepesh ndonjehere? Nuk thua ndonjehere tjeter gje nga ajo qe mendon ne te vertete per te perfituar dicka?


P.S. ne nje teme tjeter te kam thene qe nuk jam i shemtuar. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ani ani

Primus registratum
Re: Open Mind

Fillimisht postuar nga Topce:
[qb] E kush tha qe e kam problem pamjen. Pastaj clidhje ka morali apo moralizmi me kete.
Une nuk pres te gjej gje tek te tjeret por perpiqem te mos i lendoj me prepotencen time.. gjithashtu perpiqem te perfitoj sa me shume nga ata (kushdo qofshin) qofte edhe duke mos u thene cfare mendoj ne te vertete. Respektin per mendimin tim te vertete e tregoj me ato qe bej, jo me ato qe them. Aq me teper qe shumica e njerezve te kompleksuar me te cilet kam te bej nuk e mmeritojne ta dine ate.
Po ti vete gjithmone thua ate qe mendon? Nuk stepesh ndonjehere? Nuk thua ndonjehere tjeter gje nga ajo qe mendon ne te vertete per te perfituar dicka?


P.S. ne nje teme tjeter te kam thene qe nuk jam i shemtuar. /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Shiko: nese une e hapa kete teme nuk do te thote qe une bej perjashtim, sigurisht qe shume here edhe une nuk e kam thene ate qe mendoj.

Por ky shqetesimi yt per te me bindur qe eshte keshtu si thua ti, dhe qe kembngul me ben te te pyes nese ben pjese tek ata njerez te modeluar dhe te formatuar qe per te arritur synimet e veta dine vetem te thone ate qe duan te tjeret.

p.s. meqenese je edhe i bukur /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Topce

Primus registratum
Re: Open Mind

A.S. Nuk jam as i bukur.


Une them gjithmone ate qe dua, qe nuk eshte gjithmone ajo qe te tjeret duan te degjojne dhe po ashtu nuk eshte gjithmone ajo qe une mendoj. Kete e bej per te arritur ate qe dua. Nese ky quhet modelin dhe formatim atehere keshtu jam.
jane shume te paket njerezit qe degjojne ate qe une mendoj me te vertete dhe keta jane ata qe une i dua (jo sepse i dua por i dua sepse jane te tille) edhe ti (ha ha ha... shaka sepse ketu ne forum po them ate qe mendoj ne te ve :smash: rtete)
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Open Mind

eshte normale .... ato qe thuhen mendohen me pare...ekziston dhe e anasiellta dhe keto jan persona qe jan te pa pergjegjshem....

po bej nje shembull banal.

shkoj tek shpia e komshies dhe ajo me thote :
-shiko sa i bukur eshte qeni im .dhe per te eshte fine mondo
kur ne te vertet une them:
- i sa i shumtuar ky qen...por duke shkuar shum shpesh tek shtepia e komshiesh ...qeni fillon te me pleqej sepse eshte i dashur , kerkon te bej miqsi me mua , do te luaj me mua ....
une prap e them qe qeni eshte i shumtuar por i bukur nga brenda ...


sipas meje nuk eshte gabim te shprehesh ate ç'ka ti mendon qe ne fillim ...dhe me kalimin e kohes eshte mese normale qe mendimet ndryshojn per mire ...qofte dhe per keq .
 

Topce

Primus registratum
Re: Open Mind

Sec ka ca kaubojsa/e ktu qe po me dalin rrugeve duke ecur me duart hapur e duke qelluar me mendimet e tyre "paf" te parin, "bum" ky pertoke, "paf" te dytin, "bum" edhe ky e "paf" e "bum", e "paf" e "bum", na pergjysmuan kombin. Prandaj, forca djema se lufta do burra... :lol:

______________________
Se c'fare kam sot qe nuk po marr asgje seriozisht?!
 
Top