Open Mind

TEA

Forumium maestatis
Re: Open Mind

apapapapap sidomos kur jon disa qe luftojn si puna e Donkishotit po me nje ndryshiom ....me pistoleta uji :lol: :lol:
 

ani ani

Primus registratum
Re: Open Mind

E shikoj qe po me iken tema prej duresh, dhe e kuptoj arsyen.

Open Mind akoma nuk ekziston ne fjalorin shqip.

:rockband: :rockband:
 

ani ani

Primus registratum
Re: Open Mind

Eshte e vertete qe ka tema te tjera plot, si psh: si i perdorim ne fjalet per te lenduar te tjeret ne njemiljone menyre, si i themi ne gjerat ne menyre qe te tjeret ta kuptojne shume thelle pakenaqesine tone, si kerkojme te falur, dhe si e shkelim premtimin, si kuptojme qe gjithe keto fjale nuk na kane sherbyer fare??????

:wink:
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Open Mind

Kur kam qene shume e re mbase u permbaja sadopak.Por tani jo me.Atij qe ti pelqej ti pelqej per keshtu si jam e jo ashtu si tjeret qe duan te me bejne te dukem si duan ato.
 

Thamina

Papirus rex
Open Mind

Ne nje fare menyre te gjithe duam te themi ate qe mendojme, nuk e bejme asnjehere. Mos kemi zgjedhur te jemi maska apo kemi frike te themi ate qe mendojme?
Te them te verteten,mire apo keq e them perher ca mendoj.E kjo sesht open minded eshte te jesh rehat me veten e I vertet me veten e tjetrin qe ke perballe.Ndoshta gjej menyren tja them ,por e them ca mendoj e ndjej.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Per Mua open mind - nuk do te thote qe gjithmone te zbrasesh ate qe mendon , mire Apo keq .. Ky fakt nuk te Ben open minded .

Open mind per Mua do te thote , te thuash , te degjosh dhe te gjykosh /pranosh ne ate c'fare eshte e drejte ne baze te fakteve/llogjikes .. dhe Jo per hir te saj.
 

joetisti_

Locus omnem
Disa kane frike reale sepse mendojne dhe kjo per fat te keq ne shume raste eshte e vertete se, ai mendim direkt i tyre do te perdoret kunder tyre. Ka njerez qe kur doktori u thote se keni nje semundje te keqe, vrasin doktorin sikur ia ka fajin ai, por pse e bejne?, sespe s'i kane aq mend te mendojne se ai vetem sa u tregoi ate qe kane.

Por te jesh direkt ka te mirat e veta. Jep dhe merr vertetesi ne vend se mashtrim te tjetrit dhe te vetvetes, dhe jo vetem.
 

joetisti_

Locus omnem
Së pari do të dëshiroja të ndryshohej titulli i temës nga Open Mind , meqense ekziston një fjalë përshtatshme në gjuhën shqipe.
Cila do te ishte, lior? A do te ishte e pershtatshme: me mentalitet te hapur, apo ka perkthim tjeter?

(tema) Ndryshimi do te vinte dhe do te vije nga ne vete. Por sic e kemi zene, me shume po mbyllemi sesa po hapemi.
Ajo qe s'po bejme dot sakte kete kohe, do ta ndiejme si mungese ne nje moment te mevonshem.
Mbjellim preshe dhe pretendojme te vjelim qershi. Duhet te japim me te miren qe ta marrim me te miren !!
 

"Gambler"

Forumium praecox
lol

Ne 2003 kur "ani ani" ka shkruar kete tem, per shoqerin ton kjo fraz ka qen relativisht e re dhe ende ne "faza eksperimentale" perdorimi... :cool:

Ajo cka esht qesharake, esht se 12 vite me von, dhe pse tashme kjo fraz esht shum me e shpesht ne komunikimin e perditshem te shoqeris ton, shumica e njerzve ende thon "ai/ajo esht open mind", dhe si "ani ani", nuk kan njohuri shumte te sakt rreth shqiptimit apo kuptimit konkret te fjalve qe perdorin. :ndihme:

Kjo ndodh sepse perballjet me te shpesha qe kemi me kte lloj fenomeni na serviren ne forma te dobta interpretimi - pa percjellur argumente bindse por duke u bazuar me teper ne reagimet emocionale; ku logjika e pakontestushme shprehet nepermjet frazes magjike "duhet te jesh me open-mind se jemi ne 2015", dhe te imponohet ne menyr abuzive (te pavullnetshme por ne nje far forme kerrcenuse) qe ta maresh si te mirqen per tu pranuar nga shoqeria moderne. :alien:

Faktikisht te jesh mendje hapur do te thot te mos heshesh posht automatikisht pretendime per vertetsin e dickaje, por te tentosh arritjen e nje konkluzioni duke e analizuar situaten ne baz te logjikes, argumenteve dhe provave te disponueshme; dhe te jesh i hapur kundrejt rishikimit te konkluzionit/opinionit ne rast se paraqiten prova/argumente te reja.

Te kesh nje "mendje te hapur" esht nje virtyt kurioziteti, por njeriu nuk duhet ta ket mendjen aq te hapur sa te bien trut pertok. :p
 

joetisti_

Locus omnem
Kur te fillojne ta thone te gjithe, s'do te shikohet me si problem ta thone edhe ngurruesit/et. Megjithse ata qe pretendojne se fshihen kur gjoja nuk thone mendimin real, vetem sa fshihen pas gishtit. Njeriu mund te kuptohet edhe vetem nga syte.

Po ta thuash mendimin tend real, dhe me i/e vleresuar do te jesh edhe do ta marresh ate qe kerkove. Ndryshe po te jesh i maskuar ne vend qe te dashurohet me ty ai/ajo qe te pret, do te dashurohet ajo qenie masken e se ciles ke vene. Po te jesh maskuar si majmun...
 

joetisti_

Locus omnem
Nje turli qe s'ke nga ta kapesh eshte atehere kur disa jane dhe disa mbeten me te meparshmen, sic eshte ketu ne Shqiperi per momentin te pakten. Dhe kjo reflektohet ne marredheniet shoqerore qe nga relazionet ne pune, ne ato farefisnore e deri ne lidhjet ne martese. Eshte bere si mode te hiqesh open mind sepse jo vetem eshte trendi por duke menduar se tjetri, nga marredhenia e se cilit ke interes, duhet te jete se tepermi i tille. Dhe kjo "bombe" qe fshehet pa dashje ne kete menyre shperthen ne momentin me te papershtatshem.

Kurse ata qe jane vertet open mind, ne Shqiperi, vetendrydhen sepse mendojne s'e nuk do te kuptohen duke menduar se disa s'jane fare, dhe vertete nuk jane.
 
Top