OKB

OKB

Nje organizate e pafuqishme.

Per shkak te formes organizative?
Ndryshimit rrenjesor te arenes nderkombetare nga epoka e idese fillestare qe doli nga Lufta II Boterore?
Mungeses se vullnetit te paleve vendimmarrese?
Pranise ne te, pa perjashtim te shteteve pa shume kerkesa ne aspektin demokratik?

Pyetja eshte: A e shihni te dobishme si strukture ne realitetin e sotem nderkombetar?
Nese ju duket i mundur nje reformim, ne c'aspekt do te duhet te veprohet?
 

antihero

Primus registratum
Re: OKB

Ne keshillin e sigurimit te sillen:Gjermania,Japonia,Bashkimi Europjan dhe Liga Arabe.
Kryqi eshte bere simbol i vuajtjes,mjerimit,vrasjes dhe gjenocidit,tamam idete e kryqezatave.
Kam frige se afrohet Armagedon.
 

olti

Neo
Re: OKB

Nje organizate fiktive e gati e pavlere qe pyetet kur duan disa dhe shkelet me kembe po kur duan disa te tjere.
Po behen te njejtat gabime si dhe me paraardhesen e saj dmth lidhjen e kombeve, u jepet fjala disave e u mbyllet goja te tjereve /pf/images/graemlins/wink.gif
 

antihero

Primus registratum
Re: OKB

...ne irak vdesin femijet per buke dhe nga mungesa e barnave dhe i vehen sanksione,ndersa Izraeli qe dihet qe posedon arme berthamore,ne vazhdimsi thith fonde nga org. te ndryshme.
UN-i eshte bere nje kulle e re e Babilonit dhe kam frige nga armagedon.
E keqa ne bote rjedh nga komploti Izraelit,le te thot ndonjeri ndryshe!
 

jula

Primus registratum
Re: OKB

Ne Irak femijet vdesin qe diktatori i tyre te kete 8 pallate faraoneske.
Kesaj i shtohen edhe pasojat e hembargos, jo e kunderta!

Politika izraeliane (me te cilen s'jam as 1% dakort) nuk ka asnje lloj kontrolli te OKB.
OKB eshte nje 0 absolute e paralizuar nga e drejta e vetos. Forme organizative per perkufizim jo funksionale.
Dhe rrjedhimisht GWB deklaron me qetesine me te madhe se do te nderhyje ne Irak me ose pa pelqimin e OKB.
Ftohet zoti Kofi per kafe.
 

Blendi

Primus registratum
Re: OKB

Kofi Anan e pi me dy luge sheqer. OKB me mire te shperhehet se per te bere gje nuk ben.
Organizate absurde ku pranohen vota te vendeve ku ka ministra Skllavopronare (Sudan) por jo psh. SHBA (?)
 

Guest
Re: OKB

Fillimisht postuar nga Neo:
[qb]Nje organizate fiktive e gati e pavlere qe pyetet kur duan disa dhe shkelet me kembe po kur duan disa te tjere.
Po behen te njejtat gabime si dhe me paraardhesen e saj dmth lidhjen e kombeve, u jepet fjala disave e u mbyllet goja te tjereve /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
hhmmm shume enlajtening kjo
/pf/images/graemlins/tongue.gif
 

antihero

Primus registratum
Re: OKB

Juliana,sic duket pak je e njohur me temen e quajtur Iraq,para embargos fotografia ka qene e ndryshme ne iraq nga ajo qe eshte sot,dhe kjo aspak nuk lidhet me "diktatorin" sadam.Te kujtoj se ne shumicen e vendeve te zhvilluara ne kohen e trazirave nuk behen ndrime te pushtetit,aq me teper pra edhe ne iraq qendrimi i sadamit ne pushtet afron nje lloj stabiliteti ne rajon.I vetmi faktor destabilizues ne kete qoshe eshte USA dhe Izrael.
 

jula

Primus registratum
Re: OKB

Kam mendimin tim, si dhe ju tuajin. Shpresoj te mos jete arsye qe justifikon perfundimet tuaja mbi shkallen e njohurive te mia.

Po te lexosh me kujdes, une nuk kam mohuar faktin se hembargoja eshte e padrejte. Eshte nje mase makabre qe prek te pafajshmit, nuk do komente.
Por une them se, kur nje shtet eshte i qeverisur nga nje diktature (shpresoj askush te mos mohoje se ky eshte edhe rasti i Irakut), edhe ne mungese te hembargos do te kete perhere femije qe vdesin urie, teksa te ardhurat e shkembimeve nderkombetare do te shkojne ne xhepat e Rais-it dhe klanit te tij. Hembargon pra, do ta cilesoja si bashkpunetore ne krim,nje krim te themeluar nga diktatura.

Pasi thashe kete, them edhe se lufta kunder Irakut eshte plotesisht e padrejte, arbitrare dhe joefikase, me qellime shume te erreta dhe per me teper preventive ,ndonese po e paraqesin si mbrojtje legjitime.

ONU ben mire te mos haje pa te drejte dollaret qe vendet kontribuese i derdhin. Fjala e saj (ONU) sot, cilado qofte eshte pa vlere. Xhandari nderkombetar ka kohe qe ka vendosur. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: OKB

Përveçse për tu zhvendosur ca më tutje hë për hë sa për të rikonstruktuar ndërtesën mos prisni ndryshime të shpejta. Është më mirë për të gjithë që OKB kështu siç është tju japë rrugë një mali me probleme. Askush nuk mund të bëhet parashikator i së ardhmes. Kështu nëse gjërat shkojnë për keq kemi të drejtë të rinxjerrim nga sirtari "... një rend të ri botëror..." e të bëjmë një organizatë që do ti përshtatet kohës. Sikur organizata të ndryshohet me themel që sot çfarë mbetet të bëjmë nesër.
Në fund të fundit hallet gjithkush i zgjidh ne shtëpi, me fqinjin e pastaj me lagjen.
 

durrsakja

Primus registratum
Re: OKB

Good day for UN. Ngerdhesheshin ne "Charlie Rose" per votimin unanim pro-rezolutes se hartuar mbi Irakun. Vetem para 1 jave ministri gjerman kundershtoi idene e Bushit per perdorim force si thyerje e ligjeve nderkombetare. Sot parashikonin masat qe do merren ne qofte se qeveria Irakiane nuk bashkepunon.

"Zonja" Amerike di nga t'i lidhe gomeret rreth vetes.
 
Top