O mjeku popullor, ne Gjirokaster ka shperthyer Verdheza
Zoti Doktor cfare masash duhet te marre populli ne raste te tilla? Nje rekomandim ju lutem
Gjirokastër, shpërthen verdhëza
GJIROKASTËR- Shpërthen verdhëza në Gjirokastër. Vatra e infeksionit është evidentuar në fshatin Valarë, vetëm pak kilometra larg Gjirokastrës, fshat që njihet dhe si lagje e qytetit. Verdhëza sipas mjekut infeksionist Ksenofon Xhixho është e formave të larta, hepatit A dhe vetëm një rast hepatit B. Sipas tij janë evidentuar 17 raste me këtë sëmundje, por vetëm 4 prej tyre janë shtruar në spitalin e Gjirokastrës, ku dhe vazhdojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve. Ndotja e ambjentit, mbeturinat, ujrat e zeza e të bardha, të cilat shpesh përzihen me njëra- tjetrën kanë qenë shkaqet e shpërthimit të verdhëzës në fshat. Drejtori i drejtorisë së kujdesit parësor Xhelo Brahimi tha se janë marrë të gjitha masat për dizinfektimin e mjedisit të jashtëm e të brendshëm të familjeve me raste verdhëze, por edhe në mjediset e ndotura në fshat, kryesisht ambjentet ku hidhen mbeturinat, ku kanalet janë plot me ujra të pista etj. Ky fshat ka specifike edhe mbatjen e bagëtive brenda mjedisit të tij. Plehrat, mbeturinat e ushqimit të bagëtisë, me një numër të madh krerësh pasi blegtoria është dega bazë e ekonomisë së banorëve të këtij fshati, janë të pranishëm kudo. Këto padyshim që krijojnë probleme për ndotjen e mjedisit por edhe të verdhëzës. Xhelo thotë se situata nuk është alarmante pasi është nën kontrollin e plotë të ekipeve mjeksore që kontrollojnë mjedisin dhe banorët e fshatit. Shqetësues për të dhe mjekët e spitalit mbetet gjetja e zgjidhjes së problemit të hedhjes së mbeturinave në një vend larg fshatit si dhe heqja e koshave të plehrave që për fat të keq këtu nuk njihen fare. Valareja është si të thuash lagje e qytetit, por problemet mjedisore janë të shumta dhe për momentin edhe pse të njohura nuk kanë gjetur zgjidhje. Ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit të Hosit këtu janë me dhjetëra. Në muajt e verës janë organizuar disa aksione për parandalimin e ndërhyrjeve në të, por nevojat për ujë e për vaditje kanë bërë që ky problem të mos gjejë zgjidhje dhe situata të mbetet e njëjtë. Shqetësim mbetet edhe mbajtja e mullarëve të barit në kasollet pranë banesave, si dhe vetë bagëtitë, kryesisht dhen e lopë.
Violeta Duri