NUK me rreh zemra per kete djale te gjore si t'ia bej?

joetisti_

Locus omnem
Mos e ki problem faktin qe ai te do edhe ti jo dhe aq. Prit disa kohe se mbase te hyn ne zemer, nese jo, ai s'do ta marre kurre si humbje kohe me ty sepse sic thua te do, por jepi mundesine qe ai ta gjeje ate qe kerkon dhe qe ti te gjesh ate qe pershtatesh, duke ia thene direkt ose indirekt se si qendron puna. Fakti tjeter eshte te mos ndikohesh shume nga mendimet e te tjereve sepse sado eksperience te mos kesh, ti, per dashurine tende personale, di me shume se cdokush tjeter. I imi eshte nje mendim, por ti degjo nja shtate a tete vete dhe bej si di vete. Suksese :)
 

P.N.SH

Forumium maestatis
NUK me rreh zemra per kete djale te gjore si t'ia bej?

Jam nje vajze e re ne moshe dhe jo me shume eksperience. Me kane pelqyer djemte e bukur gjithmone jam terhequr nga bukuria e tyre por asnjehere nuk kam pasur ndonje lidhje me ta duke menduar se do vinte dita qe do te gjeja princin tim te kalter te bukur dhe shume inteligjent(dhe vete nuk jam keq nga paraqitja jam shume terheqese). Rastesisht takoj nje djale shume inteligjent dhe shume te kulturuar i cili u terhoq shume nga bukuria ime dhe personaliteti. Bisedoj me kete djale dhe me ben pershtypje sjellja shume e mire e tij. Fatkeqsisht ky djale nuk ishte i bukur si enderoja une megjithate vetem e shihja si shoke jo si te dashur. Takohesha gjithnje me kte djale dhe kisha degjuar fjalet me te mira per te ishte djali i urte porrrrrrrrr .... ah paraqitja e tij e jashtme me pengonte kur dilja me te nuk ndihesha e qete, nga ana tjeter me vinte keq per te se ishte engjull. Nuk e di sesi perfundova me ate djale njihemi shume pak ,tani jemi te dashur dhe familjet pak a shume e kane mare vesh. Kam dicka brenda vetes sime me duket se nukkkk ndjej dashuri per kete djale. Si thote populli s'me rrehh zemra per te, mbase dashuria lind me von duke e njohur me teper?????????? se di se kam provuar ndonjehere dashurine e vertete. Ndihem shume shume keq sepse ai me do ndersa une ---nuk e diiiiiiiii. Po vuaj shume ju lutem me keshilloni sepse keshilla juaj do me ndihmoj per te ardhmen time.
Sinqerisht Fioralba
Eh, ndonjëherë ndodhin edhe situata të këtilla: ndonjë person është i interesuar për ju, por ti, fatkeqësisht, nuk e pëlqen aspak. Çka të bëni dhe si të veproni që dikë që ju pëlqen juve dhe atë mos ta lëndoni mësojeni në vazhdim të këtij teksti.

Pajtohemi se nuk është e lehtë dikë ta refuzoni, dhe se kjo gjithmonë ka qenë detyrë e vështirë. Për këtë para së gjithash vendosuni në pozitën e atij personi dhe mendoni se si do të ndiheshit në atë situatë, dhe për këtë përpiqu që atë mos ta lëndoni.
Jini të sinqert dhe të sjellshëm

Në këtë situatë më së miri është të jini të sinqert dhe haptazi t’i tregoni se çka mendoni. Natyrisht jini i sjellshëm dhe thoni se jini të nderuar që dikujt i pëlqeni, por megjithatë bëjani të qartë se nuk jini të interesuar dhe nuk ndieni asgjë për atë person.

Pa i rënë rreth e rrotull duhet qartë t’i tregoni si qëndrojnë gjërat, dhe nëse dikush tjetër të pëlqen, mundeni ta përmendni. Natyrisht, në asnjë rast nuk guxoni të veproni duke qeshur apo me zë të lartë. Vetëm mendoni si do të ndiheshit ju nëse dikush në këtë mënyrë do t’ju refuzonte!

Mos ia zini për të madhe

Më së miri të jeni të drejtpërdrejtë dhe haptazi t’i thoni gjërat ashtu si janë nëse nuk jeni “të nxehur” për atë person, pasi që përndryshe mund të jepni shpresa të rrejshme dhe t’ia zgjatni edhe më shumë vuajtjet kur ta kuptojë se nuk ju intereson.

Nëse personi të cilit duhet t’ia shqiptoni këtë lajm të keq nervozohet, madje edhe nëse të fyen, të thotë diçka të keqe, mos ia zini shumë për të madhe pasi që askush nuk dëshiron të dëgjojë gjëra të tilla. Nuk është e lehtë të hapeni para dikujt e pastaj të përjetoni refuzim.

Natyrisht, ndonjëherë ndodh që ai person do të përpiqet të bëjë çmos që t’jua ndërrojë mendjen apo do të përpiqet t’ju bëjë shantazh. Mos “e hani foren”, largohuni nga loja e këtillë!

Edhe disa këshilla

Mos e zgjatni më atë bisedë.
Mos e fshihni shikimin dhe assesi mos u bëni arrogant.
Shmangni deklaratën se do të dëshironit të jeni miq nëse këtë vërtet nuk e keni ndërmend ta bëni.
Mos e teproni me justifikime, mund të kapeni duke gënjyer.
Jini të vendosur dhe parandaloni çfarëdo loje emocionale apo shantazh.
Dhe natyrisht në fund ju dëshirojmë fat të mirë!
 
Top