Nuk me merr malli...

mostro

Putraku
Re: Nuk me merr malli...

Fillimisht postuar nga Yllka shembullore:
[qb] Perfundimi. Nuk eshte vend per femra Shqiperia. [/qb]
O PO BJERINI ME TE DYJA DUART O BURRA SE U PA PUNA,THAT QE THAT QE KEMI QENE..
p.s si i thone asaj fjales se urte popullore
"Ne mos do rrjedhe do pikoje" /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Anana

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

S'e kam kundra teje Putrako

Ti je si shpirt /pf/images/graemlins/wink.gif edhe simpatik :kiss:
 

assassino26

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Fillimisht postuar nga Yllka shembullore:
[qb] S'e kam kundra teje Putrako

Ti je si shpirt /pf/images/graemlins/wink.gif edhe simpatik :kiss: [/qb]
Shef tina...TAshi e kuptoj une pse s'ke mall per Shqiperine ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
Eeeeeeeeee
se gjithe energjine malliste e harxhon per Putrarkun /pf/images/graemlins/smile.gif
(malliste) ne kuptimin malli ne shumes...
Se ta merrini per ters juve :rolleyes:
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Nuk me merr malli...

Me duket se Yllka nuk di te lidhi fjalen Mall me ndjenjen qe i perket mallit. Pikerisht, sic tha me siper Zogu, derisa vjen ne nje forum shqipetar per te shkruar eshte mall, ndryshe gjen plot forume te tjera dhe njerez te tjere qe mund te jene te kendshem. Eshte ai malli ne fund te shpirtit qe do te komunikosh me llojin tend. Une kam 14 vjet ikur nga Shqiperia dhe nuk ka dite qe mos mendoj per vendin ku kam lindur, per njerezit e mij atje, per ate shoqeri qe me ka mbetur, per gjuhen tende qe e degjon kudo qe shkon, per komshijen qe vjen ne mengjes te pyesi si u gdhive. Gjithmone do jete me mua ajo pjese e jetes qe kam kaluar ne vendin tim. Pse ta mohoj?
 

Princesha

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

me merr mall per ajrin, ngjyren e qiellit (se edhe qielli jon ka ngjyre te vecante )
ndjen sikur zemra pompon ne nje menyre tjeter gjakun e shum e shum gjera te tjera, kshu e ndjej un te pakten... :wub:
 

Joy

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Une bashkohem me te gjitha pikat e Yllkes, por ne fund te fundit malli per Durresin me vjen, edhe pse mendoj, se ka shume papasterti, pa drita pa uje (lagja ime te pakten, qe eshte ne qender)99% e shoqerise eshte martuar dhe kjo eshte ......Shqiperia.......por kam edhe prinderit......farefis....bahcen, kur cohem ne mengjes mund te shijoj eren e trendafilave, lojrat me kalamajt e lagjes (se pastaj u rritem).
Kur isha kete vere kam kaluar me ore te tera duke pare henen e plote dhe yjet, qe kisha 1 vit plot pa i pare e mu duken te vecante
Me mungon familja ime e dashur!!!
I miss you home land! :wub:
 

alb62

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Varet edhe cfare moshe e ke lene Shqiperine. Po e kalove adoleshencen jashte, mund qe as mos te biere fare ndermend per Shqiperine. Une vete kam nja 14 vjet larguar - heren e fundit ne Shqiperi vajta me 1996. Me c'degjoj aq shume kane ndryshuar gjerat, sa qe gjithe kujtimet e vjetra jane me shume ne koken tende se sa ne realitetin atje /pf/images/graemlins/smile.gif .
 

Joy

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Fillimisht postuar nga alb62:
[qb] Varet edhe cfare moshe e ke lene Shqiperine. Po e kalove adoleshencen jashte, mund qe as mos te biere fare ndermend per Shqiperine. Une vete kam nja 14 vjet larguar - heren e fundit ne Shqiperi vajta me 1996. Me c'degjoj aq shume kane ndryshuar gjerat, sa qe gjithe kujtimet e vjetra jane me shume ne koken tende se sa ne realitetin atje /pf/images/graemlins/smile.gif . [/qb]
Perndryshe cfare kujtimesh do te ishin nqs ato nuk jane brenda teje por jashte?
 

bebi

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

edhe un e kam kalu adoloshencen jashte, nese ishte kjo pika qe po diskutoshit ma siper... po kam mall... shuum mall.
kur isha n'europe ishte ndryshe kthimi, tesh he sot, he neser m'jan ba 6 vjet qe se shof shqipnine.
kur isha ne 98, jam knaq, jam knaq ne shkoder, edhe pse drita s'kishim (ishte edhe kohe dimnit e festash) ruaja oren kur vishin dritat me ba dush /pf/images/graemlins/laugh.gif me tha floket e pjesen tjeter e rregullosha me qiri /pf/images/graemlins/laugh.gif po delsha e takosha njerzit qe kam per zemer, bashim gallata deri vone ne shpijat e njeni tjetrit apo bars me ushqime, pije e cingare perpara... po ashtu rrugicat e shkodres :wub: un edhe vjedhi lule naten e diten s'kaloj pa kput lule per cd shpi /pf/images/graemlins/tongue.gif
dola edhe me biciklete si dikur e vogel /pf/images/graemlins/laugh.gif
/pf/images/graemlins/frown.gif i miss those times...

un tashma kam pak miq n'shkoder, gati asnji s'gjehet ma aty, por un isha kthy me jetu me deshire vetem me pas kushtet qe jan ktu /pf/images/graemlins/laugh.gif

un kam shum mall, e ba me nis mbushi tan faqet e forumit per shkodren /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alb62

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Me duket nuk e thashe tamam ate qe doja me siper. Kam pare shume femije emigrantesh shqiptare qe jane integruar komplet ne shoqerine e huaj dhe ndonese lindur ne Shqiperi, pak dallohen nga shoket e tyre vendas. Ata ne pergjithesi flasin gjuhen e vendit me mire se shqipen - ndonese shqip kuptojne per mrekulli (ngaqe eshte gjuha e nenes qe flitet ne shtepi). Ndersa kush largohet nga Shqiperia te themi mbas moshes 18 vjec (s'ka kufi te prere ketu, megjithate), sado gjate te jete ne vend te huaj, gjithmone e ka nje pjese shqiptare ne vete (qofte ne akcent), dhe nuk shkeputet dot 100% nga realiteti shqiptar. Sa per lidhjet me Shiperine, natyrisht qe s'ka njeri normal ne bote te mos kete interes per origjinen e vet apo te familjes. Edhe genet s'humbasin. Shikoni James Belushin - a ka figure me me tipike shqiptare, ndonese ai eshte rritur ne US.
Ndersa per ndryshimet e atjeshme (me sakte e kam fjalen per vendlindjen time Tiranen) te gjithe te njohurit e mi qe kane shkuar se fundi kane ardhur me nje lloj pezmatimi, ne ate qe ndonese Tirana ka nje boom ndertimesh (ju rekomandoj te shihni albumin e Aurel Dukes ne www.shiperia.com - click ne galeria - eshte fantastike), gjerat e vjetra s'i gjen dot me. Une psh pashe nje foto te sotme te gjimnazit tim dhe as qe mund ta njihja me qe ishte ai. Po keshtu besoj qe nuk do te gjej dot vendet ku pinim duahn fshehurazi ne pushimin e madh per tu dukur "cool", lokalet "tymi" apo "derri" --- hej tiransit ketu besoj me japin te drejte....edhe xhiro-ja e famshme me kane thene qe s'eshte me, po keshtu ato zakonet e mira te vjetra te vizitave tek njeri tjetri pa u ftuar (e pa marre ne telefon me pare...). Shume mund te thone qe tani gjerat jane me te mira, moderne etj. - s'kam kundershtim, por sa per kujtimet e vjetra, si puna e "atyre rrugicave te vjetra qe akoma ta mbajne inatin" qe thote Kadareja tek "Malli i Shqiperise" - aha, ato s'besoj qe jane me, prandaj them qe jane vetem ne kokat tona...
Dhe me e rendesishmja, shume pak te njohur te vjeter kane mbetur, shumica jane ketej - nga gjithe shoqeria ime e vjeter vetem tre-kater kane mbetur atje.
E pra a nuk eshte trishtuese te shkosh atje dhe te mos gjesh me njeri te njohur....
 

abs

nuk e di...
Re: Nuk me merr malli...

E pra a nuk eshte trishtuese te shkosh atje dhe te mos gjesh me njeri te njohur....

...te kuptoj, kjo ka ken dhe pyetja jeme.


kur shkoj ne shqiperi gjej shume paaak (vende,rrugica,ndertesa...si dhe shoqnija...etj) per te kujtu ate pjese jete qe jetova ne vendlindjen teme. Edhe pse fal fatit kam shku e shkoj sa here du ne shqiperi.
Por cfare kam vu re, ne kto 15 vjet edhe vete qyteti ku jetoj(ktu jasht shqiperise) ka ba shume ndryshime.

Me asht ba e kjarte, qe njeriut i lajne mbresa perjetime/emocionet te perjetuara ne ambjnete te caktuara ( e objektet jane si rekuizite) prandaj na mungojne...por cfare ndryshon, jeton...njeriu eshte gjithmone ne `nje udhtim`...

fillimi i udhtimit asht veshtire te harrohet, prandaj kujtohet me nostalgji e mall.

--------------------------

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.
 

@d@

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

I mbush mendjen vetes ashtu ai mi yllke.
Kshu bej edhe une ndonjehere. Eshte metode e mire per te vrar mallin. /pf/images/graemlins/wink.gif

S'ju ka rastis ndonjehere ju te genjeni veten? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Vals

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Dikush e tha ne fillim se edhe kafja te shijon ndryshe ne Shqiperi. Te vijne ta sjellin kamarierat me filxhan te hajrit, te hudhin edhe noi llaf e nai dor gallate. Jo po shko tek Starbucks, kafe me gota letre qe e mbush vete ne ca vende se s'ti hudh njeri syte me te thone Miremengjes!
 

Erion Kotti

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Shumë artikull isaktë. Mendimi im përputhet plotësisht me autorin e këtij shkrimi.
 
Top