Nuk me merr malli...

Anana

Primus registratum
Nuk me merr malli...

Cuna e goca

S'kam lexuar apo degjuar njeri (pervec njerit) qe eshte ambjentuar tamam e s'e merr malli per Shqiperine.

Epo mua pas 4 vitesh larg Shqipes, s'me merr me malli fare edhe jam shume mire keshtu.

Thone qe kur je ne vend te huaj gjithmone do te kthehesh ne vendin tend. Nuk aplikohet ne rastin tim.

Shpresoj te kete dhe te tjere qe mendojne keshtu dhe nese ka, ju lutemi thoni.
 

Vals

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Yllka, rritu dhe pak qe ta kuptosh se terheqja e vendit tend eshte me e forte se cdo gje tjeter. Pastaj fillo hap kesi temash.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Nuk me merr malli...

Vallahi une leviz shpesh nga atdheu dhe bej ikje shume te shkurtra sepse padashur me merr malli... Ndoshta jam sensibel, ndoshta i kam zbuluar sekretin ketij vendi qe prodhon te mira materiale, natyrisht dhe morale (shoqnia)
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

te merr kur le persona dhe gjera te dashura ketej...mendoj se te merr dhe per gjera apo mersona qe nuk i ke pelqzer dhe aq shume...mua personalisht po....kur kam qene jashte dhe ata e ato gjera qe ketu nuk doja ti hasja me vinin ne mendje me nje ton tjeter...kujtimet bejne te veten....them une...

o zllka po nuk thua shyqyr qe ste merr malli...mundim me vete eshte ajo ndjenje...je rehat po he... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

neqofte se s'te merr malli, pse vjen ti ne forum, a s'eshte mall ky?

ps; mendoj se fjala mall dhe hall lidhen me fjalen mehall (lagje).
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]

ps; mendoj se fjala mall dhe hall lidhen me fjalen mehall (lagje). [/qb]
:lol: ka mundesi
sme kish shkuar ne mendje dhe kjo o zog
 

Rambla

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

kur lexova kete temen mu kujtohet nje shprehje e nje cuni durrsak. ky kishte mbaru shkollen ne angli, shume mire dhe kishte mundesi te jetonte rehat ne angli...por, u kthye ne shqiperi. arsyeja ishte 'se donte te pinte ndonje birre me shoket'. kjo sdo te thote qe ai e kalon gjithe kohen duke pire birra /pf/images/graemlins/laugh.gif , por qe ishte me rehat ne shqiperi sepse kishte shoqerine,...etj, supozoj qe ketu ndjehet vetvetja , ndjehet mire...

une me shqiperine kam raport urrejtje dhe dashurie :shrug: , sa here nevrikosem per ndonje gje kur jam ketu, po kur jam larg me vjen spontanisht malli per vendin tim :angel:
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Nuk me merr malli...

Or mir keq po ju them se nuk ka si veni jot... Supozoni te qendruarin jashte Shqiperie sikur jeni ne nje shtepi tjeter dhe jo ne tuajen, ku edukata eshte tjeter, ku fjalet jane ndryshe, ku ne fund te fundit nuk je rehat si ne shtepine tende qe me fal per shprehjen dhe mund te pjerdhesh.
Andej o mikeshe e dashur, hapese e temes, iket per hall sepse neve, shqiptareve na sollen rrethanat te dilnim nga nje sistem i eger i cili na varferoi dhe na verboi... por te mendosh vetem me stomak sikunder ben ti me duket anormale dhe e peshtire.
 

Anana

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] neqofte se s'te merr malli, pse vjen ti ne forum, a s'eshte mall ky?

ps; mendoj se fjala mall dhe hall lidhen me fjalen mehall (lagje). [/qb]
O Zog, car pyetje te parashikueshme qe ben. Isha e sigurt se ndonje do dilte me kete pyetje dhe pikerisht ti.

Une nuk jam kundra njerezve te kendshem. Me pelqen forumi. Edhe ne Tirane shkoj cdo vit te takoj familjen dhe ata pak miq qe me kane mbetur. Vetem se nuk me vret malli. Vitin e pare me shume pastaj nga viti i trete u mesova.

Sic thote Ana Doktoresha, telash me vete malli, prandaj me pelqen qe s'e kam me. Po me Shqiperine i ruaj lidhjet se s'kam nga shkoj.

Po dhe ketej nga jam nuk ndihem keq. Kam zene miq te rinj dhe kam shume me teper liri se c'do kisha ne Shqiperi.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

ne tirane shkoj çdo vit


po ti skishe 4 vjet pa shku ne shqiperi :tipsy:
 

zog

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

yllka, rambla dhe ana po ju pershendes me nje poezi shume te ndjeshme te bere nga Brari, nje poet qe shkruan tek nje forum tjeter:


Motive Malli

Nuk qenka Bota jo..
Ajo si glob i madh.. bardh e blu..
Qe satelitet eterin ja mbushin me vale..
Qe avionet qiellin ja vijezojne
Qe trenat me hekur e kryqezojne..

Jo .. zemra ime..jo..
Po me djeg Malli e me bind..
Se.. ti e vogla dhe e urta..
Se.. ti e qumshtja dhe e grunjtja..
Se.. ti e zjarrta dhe e ujshmja..
Qe nder dhëmbje
Kur ..Gjithkush don te bertas..
Ti zë nuk nxjerr ..
... e brenda plas..

Ti je..Ti.. vet Bota ime..
Ajri Drita edhe Deti..
Nata ..Ora ..Dielli ne agime.
Syri .. Zemra ..edhe çasti..
Gjoksi im me kto Shtrengime..
Sa nje mal me rendon Malli..


ps; yllka ne te vertet nuk eshte malli qe na ben te shkruajme ketu, bile as te vizitojme shqiperine, mendoj se perpara te t'marre malli per dike, ai ose ti ose une, duhen patjeter te kene patur NJE ROL TE RENDESISHEM E TE NDERSJELLTE.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] :


Qe nder dhëmbje
Kur ..Gjithkush don te bertas..
Ti zë nuk nxjerr ..
... e brenda plas..

Gjoksi im me kto Shtrengime..
Sa nje mal me rendon Malli..


[/qb]
shume e bukur /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Anana

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Ok Zog, vjershe e bukur. Megjithate per mua jane teme e vjeteruar te tilla vjersha, duke perfshire edhe Asdrenin e Fan Nolin e kedo qe shkroi vjersha malli atdheu.

Duke iu ndare historise se vjeter e politikes, halle e probleme kane gjithandej njerezit.

Per mendimin tim njerezit nuk duhet te jene te kufizuar nga territori. (Idelasiste une ketu /pf/images/graemlins/tongue.gif )Udhetimi me avion duhet te jete shume me i kollajshem. Fatkeqesisht per ne Shqiptaret e shume te tjere nuk eshte.

Ne fund te fundit te jetosh larg vendit tend s'dmth te kesh dicka mangut. Mundesite e komunikimit jane, nuk nderpriten lidhjet.

Njerez te ndryshem ka gjithandej, nga tere bota, pervecse ne Shqiperi tani per tani qe ka shume pak te huaj.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Nuk me merr malli...

Ndjenja e mallit eshte e lidhur gjithmone me eksperiencat qe njeriu ka me nje vend te caktuar e kur keto te fundit kane qene te bukura ska se si te mos te te marre malli . Malli eshte nje ndjenje e njerezit jane te gatuar qe te kene ndjenja ……
Njerezit shkojne ne nje destinacion turistik per pushime e me pas reflektojne me shprehjen me merr malli te jem edhe nje here aty dhe kete e thone jo thjesht per vendin, per malin apo per detin por per nje teresi eksperiencash qe kane perjetuar ….
Aq me teper per vendin tend.....mendo kur le pas edhe njerez te dashur ,
Por edhe sikur keta te fundit te mos jene rreth familjar……por njerez qe kane patur nje ndikim ne jete tende ……..
Fundja atje kane fillesen genet tona, identiteti yne, pjese te te se cilit ne e mbartim ne botet ku jetojme tani
E nese disa njerez nuk i merr malli kjo ndodh sepse skane cfare kujtojne ose kane patur vetem deshtime ose ndoshta thjesht nga deshira qe te kene kontroll total mbi jeten e tyre duke neglizhuar te kaluaren
Para disa ditesh dikush me pyeti ke nostalgji per Shqiperine, ishte njelloj sikur te pyeste ke mall dhe me kujtohet qe u pergjigja pergjithesisht jo, por ne momente te vecanta shume ...................
 

Kenti

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Edhe une kam nja 5 vjet qe jam larguar nga Shqiperia kthehem si puna e yllkes nga 1 ore 2 jave ne vit.
Malli im eshte se do takoj familjne dhe shoqerine dhe nuk do laj as rroba e nuk do gatuaj se i bo te gjitha mami.
Por mbas nje jave me vjen malli me u kthy ketu ku jam,se ne fund te fundit jeten tani e kam ndertu ketu.
Por te pakten duke jetuar jashte shtepise e kam provuar cdo te thote te kesh mall sidomos vitin e pare qe me mungonte gjithcka.
Kurse shoket e mi qe kane krijuar jeten ne shqiperi as nuk e dijne cdo te thote te kesh mall per vendin tend..Gjithmojne me thojne ik mor vlla lumsi ti qe je jashte cfare do besh ketu etj etj
 

soni2

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

viti i shtate ky larg shqiperise dhe gjithmone ndjenja eshte e njejta sa me shume te rri larg aq me larg me duket sa here kthehem atje dua te iki nqs rri me shume se dy vjet pa ikur kur te iki do te rri nje week jo me shume po nqs iki çdo vit rri nga nje muaj te them te drejten nga aty kam ardhur dhe aty dua te vdes sepse aty ndihem une ai qe jam ne te vertete knej jeta eshte shume siperfaqsore robi ndihet mire si thote creed sepse kemi ndertuar jeten kendej por per mua prape diçka sikur nuk shkon mungon nje pjese e shpirtit.
ata qe thone ke fat ti qe ke ikur andej dhe ne qe si kuptojme eshte sepse shqiperia ka shume gjera per te bere dhe papunsia eshte e madhe qeveria ha per vete dhe per popullin sben gje diferenca mes njerezve te pasur e te varfer behet çdo dite edhe me madhe te mos themi si i kane bere parate ska uje as drita pluhur dynjaja njerez qe duken si te eger sistem spitalor inekzistuse mbrojtje sociale as qe behet fjale dhe ku mundesia per te fituar jeten tende ndershmerisht eshte e paket eshte ndoshta nga kto qe disa nga neve sduan te ikin me ne shqiperi ...
sa do te isha i lumtur nqs se ai vend do te ecte perpara te krenoheshim me te te permendeshim njehere per mire se per keq po na permendin çdo dite .. kemi ngelur duke thene NE JEMI SHQIPETARET MBRAPA NA VJEN HISTORIA sepse per prezentin mos pyt ...

te vjen keç kur mendon se kur ne kishim amfiteater gjermanet francezet dhe shumica flinin maje pemeve.......
 

albagurl

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

o Yllka e di si eshte puna si vendi jot nuk ka. Kot se kan thene
Ku eshte balta me embel se mjalta, ne SHQIPERI. Une per vete shkoj cdo vit dhe rri atje 2 muaj, Fundjas dhe kafja te shijon me shume jo gjerat e tjera. pastaj per mendimin tim eshte budallike te thuash qe sme merr malli. me duket teme kot kjo e jotja..lol
 

Anana

Primus registratum
Re: Nuk me merr malli...

Mendje mendje kjo dynja. Ne pergjithesi jane cunat ata qe duan te kthehen me shume ne Shqiperi sesa gocat.

Epo shkurt muhabeti une kur u largova nga Shqiperia m'u duk sikur ika nga ujqit.

1. Aty s'guxojne te dalin gocat pa tualet ose pa u rregullu mir e mire se u fishkellejne keq pastaj. Jane bere gocat si kukulla. Leqe vdesin per buke nga dietat. Gjithe plerat neper rruge te kafenete tu u fishkelly gocave. Nuk shifen ne pasqyre ata dreq qe t'a shpifin kur te shofin?

2. Isha nje here ne Vlore ne vitin 2000 edhe nuk shifja ndonji goce bareve, vetem meshkuj.

3. Sikur nje goce te doje te ankohet ne polici kunder ndonjerit, cfare ndodh? Me siguri turperohet me shume dhe s'e ndohmojne hic.

4. S'kam pare ndonje femer ne politike apo me karriere profesionale qe s'eshte perfolur e percmuar seksualisht kot me kot.

5. Isha adoleshente kur ika, shume kurioze dhe aktive. Epo s'ngeli palo burr i martum apo mbi 30 pa ma lyp. Car dreq mentaliteti eshte ky ku s'dine meshkujt limitet. (Shpjegim per ke eshte mendjengushte - aktive nuk nenkuptohet vetem seksualisht)

Perfundimi. Nuk eshte vend per femra Shqiperia.

6. Ndoshta mund te duket se e kam ekzagjeruar por ka te verteta ne cdo pike.
 
Top