Re: Nuk me merr malli...
Me duket nuk e thashe tamam ate qe doja me siper. Kam pare shume femije emigrantesh shqiptare qe jane integruar komplet ne shoqerine e huaj dhe ndonese lindur ne Shqiperi, pak dallohen nga shoket e tyre vendas. Ata ne pergjithesi flasin gjuhen e vendit me mire se shqipen - ndonese shqip kuptojne per mrekulli (ngaqe eshte gjuha e nenes qe flitet ne shtepi). Ndersa kush largohet nga Shqiperia te themi mbas moshes 18 vjec (s'ka kufi te prere ketu, megjithate), sado gjate te jete ne vend te huaj, gjithmone e ka nje pjese shqiptare ne vete (qofte ne akcent), dhe nuk shkeputet dot 100% nga realiteti shqiptar. Sa per lidhjet me Shiperine, natyrisht qe s'ka njeri normal ne bote te mos kete interes per origjinen e vet apo te familjes. Edhe genet s'humbasin. Shikoni James Belushin - a ka figure me me tipike shqiptare, ndonese ai eshte rritur ne US.
Ndersa per ndryshimet e atjeshme (me sakte e kam fjalen per vendlindjen time Tiranen) te gjithe te njohurit e mi qe kane shkuar se fundi kane ardhur me nje lloj pezmatimi, ne ate qe ndonese Tirana ka nje boom ndertimesh (ju rekomandoj te shihni albumin e Aurel Dukes ne
www.shiperia.com - click ne galeria - eshte fantastike), gjerat e vjetra s'i gjen dot me. Une psh pashe nje foto te sotme te gjimnazit tim dhe as qe mund ta njihja me qe ishte ai. Po keshtu besoj qe nuk do te gjej dot vendet ku pinim duahn fshehurazi ne pushimin e madh per tu dukur "cool", lokalet "tymi" apo "derri" --- hej tiransit ketu besoj me japin te drejte....edhe xhiro-ja e famshme me kane thene qe s'eshte me, po keshtu ato zakonet e mira te vjetra te vizitave tek njeri tjetri pa u ftuar (e pa marre ne telefon me pare...). Shume mund te thone qe tani gjerat jane me te mira, moderne etj. - s'kam kundershtim, por sa per kujtimet e vjetra, si puna e "atyre rrugicave te vjetra qe akoma ta mbajne inatin" qe thote Kadareja tek "Malli i Shqiperise" - aha, ato s'besoj qe jane me, prandaj them qe jane vetem ne kokat tona...
Dhe me e rendesishmja, shume pak te njohur te vjeter kane mbetur, shumica jane ketej - nga gjithe shoqeria ime e vjeter vetem tre-kater kane mbetur atje.
E pra a nuk eshte trishtuese te shkosh atje dhe te mos gjesh me njeri te njohur....