Nuk ka më Jugosllavi!!!

Nuk ka më Jugosllavi!!!

Me 5 Shkurt 2003 pushoi se egzistuari Jugosllavia*. Zyrtaret Serbo-Malazezë (shteti i ri quhet "Serbi-Mal i Zi"), votuan per fshirjen nga harta e botes se emrit Jugosllavi.

Ndryshimi u prit me entuziazem te meket nga populli i dy republikave. Ndersa zyrtaret tani perballen me detyren e veshtire te krijimit te institucioneve.
Serbia-Mali i Zi do te jete nje bashkim me i lirshem se Jugosllavia dhe u jep republikave te drejten per te mbajtur referendum pavarsie pas 3 vjetesh.

Por si do te influencoje Kosoven shkrirja e jugosllavise?? OKB thekson se statusi i Kosoves mbetet akoma i pavendosur dhe do te shqyrtohet me vone, ndersa Serbia dhe Mali i Zi e konsiderojne kosoven province Serbe aktualisht nen mbikqyrje nderkombetare.
ne parlamentin Kosovar ka ardhur nje kerkese per shpalljen e Pavarsise. Megjithate OKB insiston qe statusi i Kosoves duhet te prese akoma.

Si mendoni se do ndikoje shkrirja e Jugosllavise per Kosoven?

* Toponimi Jugosllavi u perdor per here te pare me 1929, per te quajtur keshtu ate qe prej 1918 njihej si Mbreteria e Serbeve, kroateve dhe Slloveneve.
 

Agoni

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Neo,

Ne parim, pajtohem me ty.
Se cili do te jete statusi final i Kosoves, me se shumti varet nga ne- kosovaret. Mirepo, ne menyre indirekte, varet edhe nga UNMIK-u. Se sa eshte UNMIK-u i gatshem per dhenien e kompetencave instutucioneve te Kosoves.
Por, eshte e vertete se problemi i vetem per ne, jemi vet ne, sic e theksove ti.
Une kisha me thene se ne- kosovaret, nuk duhet ti gezohemi e ta festojme transformimin e shtetit te vet-quajtur Jugosllavi. Ne duhet te shfrytezojne nga kjo situate, se ne rast te acarimit te marredhenieve ne mes te politikaneve serbe, ti ndermarrim disa iniciativa, te cilat do te na shpienin drejt pavaresise. E per keto acarime, jam i bindur, pasi qe ne nje periudhe te shkurter kohore, serbet dhe malazezet do te votojne per kushtetuten e "Unionit Serbo-Malazez", e menjehere pas kushtetutes, ne Serbi do te mbahet zgjedhjet presidenciale.
 

Guest
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

kosova esh e kosovareve dhe ca bejnee ata do reflektohet ne t ardhmen e tyre /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Elkol

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

O popull lereni jugosllavin dhe kosoven se ne po na iken kosova brenda shqiperis(jugu)ku folet vetem greqisht :eek: :mad: ky eshte problemi jon kurse per sa i perket kosoves e kan te tjer kat pun ne dor :confused:
 

olti

Neo
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Shtetasit pa emër të shtetit të ri


--------------------------------

DIPLOMATICUS

Ministria e Jashtme në Beograd urdhëroi të gjitha ambasadat e veta jashtë, që në datën 5 shkurt të njoftonin me nota zyrtare Ministritë e Jashtme të vendeve ku janë akredituar, se pas votimit më 4 shkurt në asamblenë federale të Kushtetutës së re të Serbisë dhe Malit të Zi, emri i shtetit është ndryshuar në "Serbia dhe Mali i Zi". Notat e dërguara nuk përmbajnë në testaton e tyre stemën e ish shtetit RFJ, ndërsa vulat zyrtare, që njoftojnë se emri i shtetit është ndryshuar, kanë përsëri emrin e vjetër "RFJ". Kjo situatë paradoksale brenda komunikimit zyrtar diplomatik të shtetit "Serbia dhe Mali i Zi" është simbolike dhe gjithashtu nxitëse për të shfletuar listën e pikëpyetjeve dhe problemeve, që më shumë hapi se sa zgjidhi, konfederata e sforcuar "Serbia dhe Mali i Zi". Dhe pyetja e parë që lind vetiu është : Si do të quhen shtetasit e këtij shteti? A do të quhen serbomalazezë, gjë që nuk e pranon as njëra dhe as tjetra palë? A do të quhen jugosllavë, që nuk e pranon as njëra dhe as tjetra palë pas vdekjes zyrtare të ish Jugosllavisë së mbetur? Këtu nuk është çështja se si do të thërrasin tifozët e perfaqësueses së skuadrës "Serbia dhe Mali i Zi" në kampionatet botërore të basketbollit apo futbollit, sepse kompozita "serbomalazez" do të bllokonte që në thirrjen e parë edhe tifozin më entusiast.

* * *

Shtetasit e "Serbia dhe Mali i Zi" nuk kanë emër dhe ata nuk do të kenë emër të përbashkët për tu quajtur, derisa të ekzistojë konfederata e sforcuar e të dy republikave. Përveç aspektit praktik, pamundësia e gjetjes së një emri të përbashkët për shtetasit e "Serbia dhe Mali i Zi" hap përpara faktorit ndërkombëtar, diplomacisë ndërkombëtare, organizmave ndërkombëtare e shteteve që kanë marrëdhënie diplomatike me "Serbia dhe Mali i Zi", dilemën e re kyçe: A është "Serbia dhe Mali i Zi" një shtet i ri?

* * *

Ne do ta themi që në fillim opinionin tonë se "Serbia dhe Mali i Zi" është një shtet i ri. Ja argumentet:
- Parlamentet e Beogradit dhe të Podgoricës vulosën vdekjen e ish RFJ-së si shtet.
- Ka një raport të ri juridiko-shteteror mes Serbisë dhe Malit të Zi, të sanksionuar në një marrëveshje dhe kushtetutë të re, të brokëruar nga BE. Ky brokërim u dha të dy republikave statusin e dy subjekteve të pavarur ndërkombëtarë, konflikti i të cilave kishte nevojë për ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.
- Kanë një emer të ri shteti.
- Do të kenë flamur të ri.
- Do të kenë stemë shtetërore të re.
- Do të kenë himn shtetëror të ri.
- Do të kenë pasaporta të reja të shtetit të ri.
- Nuk do të kenë një monedhë unike
- Nuk do të kenë dogana unike.
- Nuk do të kenë buxhet unik.

Të gjitha këto të çojnë tek qëndrimi se ajo që ndodhi më 4 shkurt, nuk ishte thjesht funerali i "RFJ-së" dhe as thjeshtë një ndryshim emri, siç mund ta bëjë nesër ish republika jugosllave e Maqedonisë. Në rastin që po flasim kemi ndryshimin e emrit dhe të karakterit të subjektit juridiko-shtetëror. "Serbia dhe Mali i Zi" është një subjekt i ri dhe nuk mund të mos i japësh të drejtë kryetarit të parlamentit federal Dragolub Miçunoviç, i cili deklaroi pas miratimit federal të Kushtetutës së re më 4 shkurt se ky është akti final në formimin e një shteti të ri.

Këtu dalim tek paradoksi tjetër dhe më i rëndësishëm i situatës së re të krijuar pas funeralit zyrtar të "RFJ-së dhe krijimit të "Serbisë dhe Malit të Zi". Ndërsa Beogradi dhe Podgorica janë më shumë të ndërgje-gjëshëm se kemi të bëjmë me një shtet të ri, faktori ndërkombëtar tani për tani i përmbahet qëndrimit se nuk kemi të bëjmë me një shtet të ri, por me raporte të reja mes dy republikave. Aq më tepër që BE, si kumbar i "Serbisë dhe Malit të Zi", e ka më të vështirë të pranojë me zë se është krijuar një shtet i ri. Jo sepse BE nuk është e ndërgje-gjëshme se kemi të bëjmë me një shtet të ri. Por ajo udhëhiqet nga vizione më të gjera që kanë të bëjnë me qëllime afatgjata panevropiane, duke parashikuar se me integrimin e këtij shteti në procesin e Stabilizim-Asocimit, me anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe më tej në Partneritetin për Paqe, do të jetë më lehtësisht i pranueshëm dhe i përtypshëm ndërkombëtarisht fakti i kryer i shtetit të ri. Një mesazh të qartë dha më 7 shkurt ish i dërguari i posaçëm për Ballkanin, XH.O‚Brian, kur tha se nuk ka rëndësi nëse Serbia dhe Mali i Zi do të jenë në një apo në dy shtete të ndara apo në një konfederatë të dobët, por e rëndësishme është nëse janë gati të hyjnë në një BE të zgjeruar.

Kriza serbo-malazeze lindi dhe u zhvillua si pjesë e krizës dhe e dezintegrimit jugosllav, proces që u ndal disi në mënyrë artificiale në fazën e parë vetëm me krjimin e katër shteteve të pavarura, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe FYROM-it. Rryma do të ecte në rrugën e vet të natyrshme dhe u ndesh ndërhyrja e drejtpërdrejtë e BE-së për të rregulluar një raport të ri mes dy republikave të të ashtuquajturës RFJ. Ky raport i ri është raport shtetëror, që ka historinë, datat dhe hapat e sanksionimit shtetëror, juridik, parlamentar dhe kushtetues, njëlloj si ish republikat e tjera që u bënë të pavarura. Ndryshimi është se Mali i Zi nuk gjeti dot një sponsor aq të fuqishëm, i cili të vinte veton në BE dhe të impononte njohjen publike të pavarësisë së tij. Dhe u detyrua të negociojë raportet e reja shtetërore për të krijuar konfederatën e sforcuar "Serbia dhe Mali i Zi", e cila ka të gjitha prerogativat e një shteti të ri dhe që në fakt i jep Malit të Zi, siç tha më 6 shkurt kryeministri Gjukanoviç, shkallën më të lartë të pavarësisë së vet që nga 1918.

Pranimi i faktit të shtetit të ri shkallëzon natyrshëm tek dilema tjetër për t'u trajtuar : A do të duhet të njihet ndërkombëtarisht ky shtet i ri? BE nuk e shtron tani për tani këtë çështje dhe sipas tij tabela e dikurshme e RFJ-së në organizmat ndërkombëtare thjeshtë do të zëvendësohet nga kompozita "Serbia dhe Mali i Zi". Në thelbin e tij ky qëndrim nuk duket tepër bindës. Pas rënies së regjimit të Millosheviçit "RFJ" është pranuar në OKB, në OSBE dhe në organizma të tjera ndërkombëtare si një shtet i ri. Ai shtet i ri ," RFJ", nuk ka përfaqësuar as interesat dhe as zërin e Malit të Zi. Tani me Kushtetutën e re kemi një përfaqësim dhe institucionalizim tjetër interesash të të dy republikave dhe kjo nuk mund të mos gjejë materializim në marrëdhëniet ndërkombëtare të këtij shteti me shtetet e tjera dhe me organizmat ndërkombëtarë. Do të ishte normale në këtë situatë të re shtetërore që "Serbia dhe Mali i Zi" të aplikonte si një shtet i ri. Për arsye praktike faktori ndërkombëtar nuk e shtron tani këtë çështje, por e ka lënë për tre vjet më vonë, kur sipas kushtetutës së 4 shkurtit, Mali i Zi dhe Serbia do të kenë të drejtë të shkëputen edhe në mënyrë të njëanëshme nga njëri -tjetri. Tre vjet nuk janë kohë e gjatë për të pranuar faktin e shkëputjes së dy republikave nga njëra-tjetra. Por lehtësia praktike e këtij qëndrimi evropian nuk e hedh poshtë kuptimin parimor të çështjes se "Serbia dhe Mali i Zi" normalisht do të duhej të aplikonte për anëtarësim si shtet i ri.

* * *

Për diskutim del edhe çështja tjetër lidhur me nevojën e njohjes diplomatike të këtij shteti të ri. Fakti është se krijimi i konfederatës së sforcuar "Serbia dhe Mali i Zi" ka krijuar një huti në qarqet shtetërore e diplomatike të Evropës Juglindore. Me përjashtim të Sllovenisë, e cila për motive të interesit tregëtar nxitoi ta përshëndeste "Serbinë dhe Malin e Zi", shtetet e tjera të rajonit me të drejtë i kërkuan vetes një hapësirë më të gjatë reflektimi.

Shtetet e rajonit e shohin se nuk duhet ngutur në vlerësimin dhe trajtimin e fenomeneve dhe zhvillimeve të hapura e të fshehura të procesit të dezintegrimit të plotë të ish federatës komuniste jugosllave. Krijimi i shteteve të reja është një proces që ka nisur më 1991 dhe nuk ka mbaruar as më 4 shkurt 2003, kur u krijua konfederata "Serbia dhe Mali i Zi". Federatat dhe konfederatat në ish territoret jugosllave janë dëshmuar historikisht si formula pa të ardhme. Ato mund të mbahen për një periudhë ose përmes presionesh të mëdha ndërkombëtare siç është rasti me "Serbia dhe Mali i Zi", ose me luftra dhe konflikte, të cilat si rregull udhëheqësit serbë i nisin duke ngritur pishtarin drejt Kosovës. Në një mënyrë të habitëshme dhe aspak diplomatike kryeministri i Serbisë Z. Xhinxhiç nisi më 6 shkurt një fushatë me intonacione që kemi menduar se janë kapërcyer nga ana e tij, për rikthim të shpejtë të forcave ushtarake e policore serbe në Kosovë e për rimarrjen e Kosovës etj. Udhëheqësit serbë nuk kanë nxjerrë mësimin kryesor nga 14 vjet krizë tronditëse ish jugosllave. Endrra koloniale serbe për Kosovën shkatërroi federatën e parë komuniste, shkatërroi gjysmë-federatën e dytë komuniste, por mund të shkojë edhe më tej, nëse Beogradi nuk do të reflektojë se i mjafton perimetri gjeografik që ka aktualisht republika e Serbisë.

Një shtet i ri ose një gjysëm shtet i ri lindi. Ai duhet lënë të shkojë tek dy gjysmat që ka në embrion. Deri atëherë është zgjidhur edhe çështja e emrit të tij dhe të shtetasve të tij, të cilët, megjithë rafinatat diplomatike ndërkombëtare, do të detyrohen të rrinë të paktën tre vjet pa emër kur të udhëtojnë nëpër botë.

Marre nga "Gazeta Shqiptare"
 

Atom

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

I lexova po thuajse të gjitha mendimet qe ishin shkruar në lidhje me çështjen e Kosovës.Më vjen mirë njëherit që vijnë shqetësime për fatin e Kosovës andej nga Shqipënia.Por një gjë dua të ua kujtoj se fati ynë nuk ka të bëjë asapk me çështjen e preambulës Sërbi-Mal të zi,ne nuk jemi në luft me sllavët që tani,por mos harronin se këtu ka një periudhë qindra vjeçare,pa ndihmën e askujt kemi arritur ta luftojm Rusin, Francën,Anglin d.m.th nje popull i vogël në rezictencë me fuqitë e mëdha.Ne nuk jemi aq të pa aftët sa të mos dijm të luftojm për vetën tonë sepse NE JEMI VETË ATOMI.Ana Kosovë
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Nuk ka më Jugosllavi!!!

Sipas përvojave historike , së shpejti nuk do të ketë as "Serbi-Mali i Zi" !

Mali i Zi do të shpallë pavarësinë e vete herët a vonë !


Përkundër situatës ndërkombëtare , mendoj se është koha që Kombet e Bashkuara (UN) , Bashkimi Europian(BE) , NATO etj, të merren më seriozisht me Kosovën , respektivisht njohjen ndërkombetare të pavarësisë së Kosovës dhe inkuadrimin e Kosovës në institucionet e lartëpërmendura.
 

ardx

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

kur do te heqim dore nga intoleranca nazionaliste?!!!jemi nje popull qe ka vuajtur githmone nga padrejtesite,por duhet te kuptosjme se pa tolerance e mirekuptim nuk kemi per te bere asnje hap perpara.administrata serbe ka ndryshuar,me kete s'dua te them qe kam harruar ate qe ka bere ajo miloshevicit........duhet te fillojme te ndryshojme edhe ne.mjafte me me nazionalizem!!
 

marko

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

O popull, per sa kohe qe nuk i jepet pavarsi Republikes Serbe ne Bosnje, nuk kane per tia dhene as Kosoves, se ajo do te thote lufte ne Ballkan dhe nje here. Se do cohen serbet e Bosnjes e do kerkojne pavarsi, do cohen serbet e Krajines ne Kroaci e do kerkojne pavarsi, dhe shkoi ballkani prap per lesh.
Fatkeqesisht keto jane fakte dhe realiteti ne Ballkan.
Me dhimbje vella, me dhinbje!
 

Elkol

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Mgjan se ja ke fut kot mor adex se serbrt jam si puna asaj fjales te urte qe kena msu kur kemi qen te vegjel qe UJKU QIMEN E NDERRON PO ZAKONIN SE HARRON me kete fjal te urte e kupton vet ti se kush jan NAZISTAT (JE I ZGJUAR VET TI)
 

Tupac

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

FAKTI QE JUGOSLLAVIA U SHPERNDA DHE NUK EKZISTON ME AS SI SHPREHJE GJEOGRAFIKE ESHTE POZITIVE PER SHQIPTARET DHE KOSOVARET. KOHA DO TE TREGOJE SA
DO TE JENE NE GJENDJE KOSOVARET TE QEVERRISIN NJE KOMB.
 

Tupac

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

ESHTE ME MIRE TE KESH NJE ARMIK TE ZGJUAR
SE NJE MIK BUDALLA.
 

karamel

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Fillimisht postuar nga Tupac:
[qb] ESHTE ME MIRE TE KESH NJE ARMIK TE ZGJUAR
SE NJE MIK BUDALLA. [/qb]
KETE SJE TI QE E THUA, ESHTE E JEAN DE LA FONTAINE
 

Tupac

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

NUK ISHTE PER JUVE.
ESHTE PER BASHKEPUNTORIN TUAJ.

QE TE LUANI ROLIN E BUDALLAIT ASHTU SIC DUHET,
JU TE DY DUHET TE JINI EDHE PAK ME TE ZGJUAR.
 

skela

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Kosova ta fitoje pamvaresine,por large duart nga shqiperia,se pastaj si themi sote s'ka me Jugosllavi,do te themi neser s'ka me SHQIPERI. RRofte Shqiperia e lire. Kushdo ka qellime ndaj Shqiperise nje dite do ti thyej hundet. :mad:
 

manga

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Fillimisht postuar nga skela:
[qb] Kosova ta fitoje pamvaresine,por large duart nga shqiperia,se pastaj si themi sote s'ka me Jugosllavi,do te themi neser s'ka me SHQIPERI. RRofte Shqiperia e lire. Kushdo ka qellime ndaj Shqiperise nje dite do ti thyej hundet. :mad: [/qb]
absouletly agrre with you, e dashtuna skele...shqipnia me t'veten, kosova me t'veten...njajte, kosovaret larg duert prej shqipnise, edhe shqiptar larg duert prej kosoves...

per ma teper: http://www.telegraph.co.uk/news/main.jhtml?xml=/news/2003/03/15/nasy215.xml
 

skela

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Cemi,me ty jame edhe une,dhe harova te shkruaje edhe shqipetaret large duart nga kosova.Me mire secili ne punen e tije,dhe te vazhdojme te bejme sikur e duam shume njeri-tjetrin.(shume hipokrizi nuk te duket se perdorin te dyja palet.)RROFTE SHQIPERIA E LIRE. /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

lola

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Kosova eshte "zemra e Serbise". Serbet e identifikojne veten si komb me fene dhe ne Kosove fatkeqesisht u vendos nje nga themeluesit e idese Serbe. KEta udheheqes te forte "serbe" te mesjetes per nje kohe te shkurter ishin ne krye te shume trojeve nga Hungaria tek Greqia. Te ishe ne krye ne mesjete do me thene qe ishin disa nga zoterinjte me te pasur dhe te forte se te tjeret sepse ideja e "kombit" ka lindur vetem para nja 200 vjetesh ne Evrope. Serbet e shohin ate "shtet" mesjetar si SErbia e vertete. Kjo perfshin tani te pakten te gjithe gjysmen veriore te Shqiperise.
Serbet e shikojne veten viktima te shqipetareve dhe republikave te tjera te Jugosllavise. Natyrisht nuk po flas ketu per disa (shume pak) historiane serb qe e kuptojne se "shtetet" e mesjetes nuk kishin te benin fare me kombet.

Nacionalizmi eshte si oxigjen per kete komb; ata nuk do ta kuptojne kurre qe Kosova nuk ka patur kurre shumice Serbe. Qe ne vitet pas luftes se dyte boterore serbet i akuzuan shqiptaret se po i benin "genocid" ne Kosove. Kjo eshte historia qe mesojne shumica e serbeve dhe prandaj kane kaq ide te shpifura per shqiptaret. Derisa te zhduket apo te pakten te zbutet kjo idea e nacionalizmit ata nuk do heqin dore qe te marrin osoven perseri.

p.s.
Naturisht ka shume detaje qe nuk i perfshij dot ketu se nuk dua ta bej carcaf. Po studioj historine e Serbise tani dhe po e kuptoj me shume se si mendojne ata qe u perpoqnin te na zhduknin te gjithe Kosovaret.
 
Top