Nuk ka më Jugosllavi!!!

Nuk ka më Jugosllavi!!!

Me 5 Shkurt 2003 pushoi se egzistuari Jugosllavia*. Zyrtaret Serbo-Malazezë (shteti i ri quhet "Serbi-Mal i Zi"), votuan per fshirjen nga harta e botes se emrit Jugosllavi.

Ndryshimi u prit me entuziazem te meket nga populli i dy republikave. Ndersa zyrtaret tani perballen me detyren e veshtire te krijimit te institucioneve.
Serbia-Mali i Zi do te jete nje bashkim me i lirshem se Jugosllavia dhe u jep republikave te drejten per te mbajtur referendum pavarsie pas 3 vjetesh.

Por si do te influencoje Kosoven shkrirja e jugosllavise?? OKB thekson se statusi i Kosoves mbetet akoma i pavendosur dhe do te shqyrtohet me vone, ndersa Serbia dhe Mali i Zi e konsiderojne kosoven province Serbe aktualisht nen mbikqyrje nderkombetare.
ne parlamentin Kosovar ka ardhur nje kerkese per shpalljen e Pavarsise. Megjithate OKB insiston qe statusi i Kosoves duhet te prese akoma.

Si mendoni se do ndikoje shkrirja e Jugosllavise per Kosoven?

* Toponimi Jugosllavi u perdor per here te pare me 1929, per te quajtur keshtu ate qe prej 1918 njihej si Mbreteria e Serbeve, kroateve dhe Slloveneve.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Qellimi strategjik i Serbise eshte nje Kosove e pavarur me qeveri qe i shkon mbrapa atyre ose se paku qe eshte ne armiqesi me Shqiperine. Prndaj iu duhen FARK-u tashme i shnderruar ne ushtrine clirimtare te Tropojes. Ata nuk jane vetem por kane Rusine nga mbrapa. Sidoqofte po te bej nje pyetje ty: cfare shansi kane serbet qe te realizojne qellimet e tyre kur humben se bashku me Rusine luften ne Kosove?
 

une_une

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Si do te ndikoje? Negativisht per arsye te brendshme dhe te jashteme.

Do te thote qe serbet dhe malazezet arrijne nje mirekuptim midis tyre. Te afte te qeverisin dhe tolerojne. Ka lene hapur dhe referendumin por do e provojne te jetojne si njerez. Do te thote se kane hedhur pas hijen e frikshme te totalitarizmit.

Shqiptaret si i kunderpergjigjen kesaj qe bota i thote MATURI e serbeve dhe e malazezve. Duke ndezur konflikte midis vetes.

Sot fantazma me e madhe ka emrin terrorizem dhe mbiemrin Islam. Keqemertuar keqdashesit kane arritur te mbeshtesin veprimet e tyre me justifikime shume bindese.

Kosova varet dhe me temperaturen ne Shqiperi. Vrasja e Salih Tivarit duhet te vere alarmin tani per tolerancen fetare dhe te ardhmen e Kosoves.

Kosova sot ka politikane qe zihen per arsye kot dhe nuk jane aspak konstruktive ne kete spekter. Shqiperia ka nje bande hajdutesh(nuk mund te quhen enverista ata) ne krye si zgjidhje me e mire(veprimet e Limprehtit, Xhefrit kete duan te thone) se disa nga parti te tjera(kujdo PD, kujto 1997 e PD, kujto Bashkesine Islamike me 70% vetem myslymane dhe emrin e fantazmes qe vringellon ne bote) nuk thone destabilizim per Shqiperine(nuk i hapet barku fuqive per Shqiperine) por thote fluks emigrantesh, droge, probleme nga ndonje destabilizim i Shqiperise.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Sa na përket neve Jugosllavia defakto ka pushuar së ekzistuari më 1990 !


Si mendoni se do ndikoje shkrirja e Jugosllavise per Kosoven?


Ajo 'shkrirje' ka të bëje vetëm me ato dy republika !
Për mendimin tonë :
Kosova defakto është shtet i pavarur !
Nevojitet vetem njohja ndërkombëtare - dejure - e pavarësisë së Kosovës !

Sa më parë që do të bëhet ajo njohje ndërkombëtare e Pavarësisë së Kosovës do të jetë në të mirën e të gjithë popujve te Ballakanit !


Mendoj se problemi i vetëm qëndron në faktin se probleme pak a shumë të ngjashme ekzistojnë në shumë rajone të botës - rrjedhimisht problemi qëndron vetëm te konfliket e interesave personale të disa shteteve që posedojne probleme të tilla, e që posedojne te drejten e vetos në Kombet e Bashkuara ose edhe në Bashkimin Europian !


Sinqerisht
PrInCiPiEl
 

Blendi

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Shadow of Self, me duket sikur arsyetimet e tua kane nje fije te holle paranoje qe i pershkon nga fundi ne krye.

Se pari tema nuk ka te beje me ndikimin e Islamit por me ndikimin e qe do kete shkrirja e Jugosllavise. Pra le te flasim per kete ceshtje dhe jo per Islamin.
T'ia veshesh te gjitha fajet nje Besimi me duket si verberi, me dashje apo pa dashje qofte.
Kosovaret nuk u kthyen ne Muslimane pas 1999, SHBA, BE, OKB dhe NATO e dinin qe Kosovaret jane Muslimane qe para se te hidhnin bomba mbi Beogradin e Krishtere.

Nese ti mendon se Islami ka te beje me kete ceshtje, mund te hapesh nje teme te vecante. Le te mbesim te kjo qe ndodhi dje ne Beograd.
Tashme nuk ka me Jugosllavi, as edhe si emer nuk ka me kuptim. Kosova tani???
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Per serbet Kosova eshte Serbi duke e konsideruar si nje province te tyre, pra per serbet nuk ka te beje gje ndryshimi i emrit. Ceshtja e pavarsise se Kosoves eshte dicka qe mendoj se eshte ne duart e fuqive te medha per tu vendosur. Kam pershtypjen se ato po presin qe kosovaret te tregojne aftesiste e tyre udheheqese per te drejtuar Kosoven, po nuk u treguan keto aftesi, kam shume frike se do i bashkangjitet serbise perseri.

Nuk e di pse ne shqipetaret mund te jemi te pushkes, por kur vjen puna per udheheqje, nuk jemi te zote. Gjithmone i kemi humbur tokat tona per mungese udheheqje dhe diplomacie. :mad:
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] ... Kam pershtypjen se ato po presin qe kosovaret te tregojne aftesiste e tyre udheheqese per te drejtuar Kosoven, po nuk u treguan keto aftesi, kam shume frike se do i bashkangjitet serbise perseri...
[/qb]
Mos ki fare frike, ajo eshte vendosur qe Serbise nuk i kthehet edhe sikur shqiptaret te jene te pazote, sic kane deshmuar deri tani, per ta futur Kosoven ne rrjedhen e reformave. Kosova nuk i shkeput Serbise sepse shqiptaret ishin me te zote se serbet, por per aresye qe me mire do t'i shpjegonte vete NATO...
 

a_maliqi

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Mendoj se ky eshte zyrtarizimi i shkaterrimit te Jugosllavise, njer procesi qe kishte filluar qe me 91'. Gjithsesi mendoj se eshte gje pozitive, sepse eshte zgjedhje e perkoshme - edhe vete kryeministri malazez Gjukanovic vazhdimisht deklaron keshtu. Malazezet e kane per synim pavaresine e plote, dhe besoj se edhe serbeve u eshte bere e qarte kjo.
Sa per Kosoven mendoj se krijimi i shtetit te ri ka vetem konotacion pozitiv per te. Ne kushtetuten e re te aporovuar nga ky shteti i ri, Kosova permendet si pjese e Serbise, por kjo preambule eshte kundershtuar dhe eshte quajtur e pavlefshme nga komuniteti nderkombetar... pra shihet ketu se me shkaterrimin e Jugosllavise, ajo lidhja e Kosoves me kete vend qe ceket ne rezoluten 1244 zhduket, sepse ky shtet me nuk eksiston... Verehet se Kosova gjithnje e me teper i largohet Serbise dhe shkon drejt pavaresise...
...e keni verejtur koheve te fundit se sa here kryeministri Gjingjic po kerkon definimin e statusit te Kosoves tani, sepse ai pikersisht kesaj i ka frike, pra ketij procesi te pavaresimit te Kosoves...
kam ca verejtje me disa komente te mesiperme...psh dikush tha eshte interes i serbise pavaresia e Kosoves me nje lidership qe ndjek politiken serbe dhe anti-Shqiperi!!!!! budallallekut te nje komenti te tille s'ka si i pergjigjet njeri.... mendoj se disa njerez kot futen ne debat pa patur as pak ide se per cfare behet fjale, dhe se cila eshte deshira e shqiptareve te Kosoves nder te cilet bej pjese dhe une...
pse ka kaq shume injorant ne kete alb-forum une se kuptoj... ishalla behet mire..

kaq.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Europa eshte ajo qe po kundershton pavarsine e Kosoves, mendoj se e ben nje gje te tille se nuk do dhimbje koke me krijimin e nje shteti te vogel qe mund ti sjelli probleme dhe veshtiresi ne integrimin ne Europe. Kjo eshte frika ime me e madhe. Mos harrojme te permendim infuencen e serbeve tek Franca dhe Rusia.

Shkurt muhabeti, mendoj se nuk ka rendesi per ceshtjen kosovare nese Yugosllavia ka ndryshuar emrin apo jo.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Anablue shkruan :

Per serbet Kosova eshte Serbi duke e konsideruar si nje province te tyre, pra per serbet nuk ka te beje gje ndryshimi i emrit. Ceshtja e pavarsise se Kosoves eshte dicka qe mendoj se eshte ne duart e fuqive te medha per tu vendosur. Kam pershtypjen se ato po presin qe kosovaret te tregojne aftesiste e tyre udheheqese per te drejtuar Kosoven, po nuk u treguan keto aftesi, kam shume frike se do i bashkangjitet serbise perseri.

Nuk e di pse ne shqipetaret mund te jemi te pushkes, por kur vjen puna per udheheqje, nuk jemi te zote. Gjithmone i kemi humbur tokat tona per mungese udheheqje dhe diplomacie.
________________________________________________________________________


Se si serbët e kanë konsideruar Kosovën është prodhim i gënjeshtrës së tyre !
Mjafton të mësojmë se cka thotë ideatori - " babai shpirtëror i kombit serb " :

Dobrica Qosiq :

"Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe deshmi e intelegjencës sonë natyrore. Na gënjëjmë në mnyrë krijuese, inventive" .
Fakt Historik :

KOSOVA ASNJEHERE NUK KA QENE PJESE E SERBISE !

Se cështja e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës është në 'duart' e fuqive të mëdha e potencova edhe në shkrimin tim të mësipërm.

Megjithëatë unë mendoj se kemi mjaft njerëz , politikan dhe diplomatë të aftë për udhëheqje të Shtetit të Pavarur !

Nevojitet vetem një dashuri dhe respekt më i madh për njëri tjetrin dhe për Qështjen Kombëtare Shqiptare në përgjithësi.


Sinqerisht
PrInCiPiEl
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Principei, une as e ve ne dyshim qe Kosova eshte toka jone dhe jo serbe. Une vetem permenda si e paraqit Serbia token kosovare dhe cfare te drejtash kerkon mbi te... te drejta qe deri ne '99 i ka pasur dhe i kerkon perseri.

Persa i perket aftesise se udheheqesve kosovare, shpresoj dhe une se ka udheheqes te zote, vetemse vrasjet dhe turbullirat qe po ndodhin deri tani nuk po me mbushin mendjen per nje gje te tille.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Fillimisht postuar nga Think Pink:
[qb]
...kam ca verejtje me disa komente te mesiperme...psh dikush tha eshte interes i serbise pavaresia e Kosoves me nje lidership qe ndjek politiken serbe dhe anti-Shqiperi!!!!! budallallekut te nje komenti te tille s'ka si i pergjigjet njeri.... mendoj se disa njerez kot futen ne debat pa patur as pak ide se per cfare behet fjale, dhe se cila eshte deshira e shqiptareve te Kosoves nder te cilet bej pjese dhe une...
pse ka kaq shume injorant ne kete alb-forum une se kuptoj... ishalla behet mire..

kaq. [/qb]
Think Pink, duhet te ndash ate qe duam te gjithe ne nje Kosove te pavaruar te qytetareve shqiptare dhe ate duan serbet. Asnjenjeri nuk e ve ne dyshim vullnetin e popullit shqiptar ne Kosove. Pohimi qe kam bere me lart nuk ka te beje me vullnetin e shqiptareve. A nuk donin shqiptaret pas luftes antifashiste nje shoqeri demokratike? Por shpejt u pa qarte se udheheqja me ne krye Enver Hoxhen i shiten interesat e shiptareve tek Jugosllavia e atehershme. Ne kete kuptim them se Serbia do beje te pamunduaren sic ka bere edhe ne te kaluar me udheheqjen e LDK-se per te "blere" udheheqjen e shqiptareve. Eshte e qarte qe ata nuk mund te kthejne Kosoven nen Serbi dhe ne shkrimin e mesiperm me ka shpetuar pa e futur ne thonjeza fjalen "duan" qe mund te krijoje keqkuptim. Ne fakt ata NUK E DUAN Kosoven te pavarur por e dine qe ajo eshte tashme realitet. Dhe ketij realiteti ata nuk mund t'i pergjigjen vecse me metoda te rafinuara. Shpresoj se jemi kuptuar tani...
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Nje here po diskutoja me nje shoqen time kosovare per ceshtjen e Kosoves dhe Shqiperise. Ajo kishte nje ide qe me pelqevi shume. Me mire te ishte futur Shqiperia si republike e Yugosllavise atehere kur donte enveri te na bashkonte dhe do kishim qene te gjithe shqipetaret bashke. Do hynim ne Jugosllavi bashke e tani do kishim dale te gjithe bashke si shtet me vehte si Kroacia, Sllovenia etj. Pra do ishim nje Shqiperi me te gjitha tokat tona dhe popullsine tone pervec Camerise. As ne shqipetaret nuk do kishim vuajtur aq shume nga enveri, as kosovaret nuk do vuanin aq shume sot. Do ishim te bashkuar.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Nje here po diskutoja me nje shoqen time kosovare per ceshtjen e Kosoves dhe Shqiperise. Ajo kishte nje ide qe me pelqevi shume. Me mire te ishte futur Shqiperia si republike e Yugosllavise atehere kur donte enveri te na bashkonte dhe do kishim qene te gjithe shqipetaret bashke. Do hynim ne Jugosllavi bashke e tani do kishim dale te gjithe bashke si shtet me vehte si Kroacia, Sllovenia etj. Pra do ishim nje Shqiperi me te gjitha tokat tona dhe popullsine tone pervec Camerise. As ne shqipetaret nuk do kishim vuajtur aq shume nga enveri, as kosovaret nuk do vuanin aq shume sot. Do ishim te bashkuar. [/qb]
Vetem naivet mund te besojne qe serbet do vendosnin kufinjte republikane sipas kufinjve etnike. Ajo qe do "merrnim" sot do ishte nje rrudhje e tmerrshme entine, se bashku me bomben e te pasurit serbe ne Tirane dhe serbishten gjuhe zyrtare dhe me ne fund nacionalizmin e semure dhe gjithe semundjet e tjera ngjitese te jugosllavise se Titos. Fakti qe Shqipria nuk u be republike e shtate e Jugosllavise eshte nje FAT I MADH ne fatkeqsine e madhe qe patem si komb. Perrallat e tjera i kam degjuar edhe une por dihet se kane burim te njejte nga ata qe kane qene te lidhur me pushtetin e Titos dhe qe kane humbur "Eldoradon" me shkeputjen e Kosoves nga Serbia...
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Askush nuk mund te thote me siguri si do shkonte puna, sepse nuk e dime. Por per serbishten dhe serbe neper Tirane, nuk besoj se do kishte me shume se kemi greke ne ditet e sotme. Gjithashtu, ne lidhje me kufijte, nuk besoj se do ishte me e nderlikuar se eshte sot e kesaj dite.
 

aaaa

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Ket e kemi prit me vite na Kosovart!!!!!!!!!!!! Ku me gjet mos me pas ma Jugoslavi /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif Siq tha Principiel Jugusolavi ska pas prej 1990, tani i duhet Kosoves te provoj qe mundet pa Jugoslavi me majt veten... kerkoj falje per shqipen por skam jetu ne kosov qysh n'mosh shum te vogel. Ma ne fund Kosova esht e LIRE, e shohim tash na vet se qysh reagojn Kosovart me udheheqje tokes tyne... Shpresoj se nuk i bajm gabimet e Shqipris?????!!!!!
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Më pëlqyen mendimet e Blue Gene.
Sikur t ishte bashkuar Shqipëria me ish Jugosllavinë, kishte qenë katastrofë për ne me siguri. Serbet e kishin populluar bregdetin tonë siç kanë bërë me bregdetin malazez. Edhe Durrësi kishte qenë port i tyre. Edhe më vështirë se Kosova ishim shkëputur prej Jug., edhe për shkak të shovinistëve serbë, dhe për pengesen e madhe nga shqipfolësit dhe të kuqtë tanë që i kishin shërbyer Serbisë.
 

Guest
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

mir e ben qe e fshine emrin bukur shum kujtojne se kane bere namin me kete gje eeeee ajo vetem nje simbol ishte kujt i prishet puna
 

Agoni

Primus registratum
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Shnderrimi i Jugosllavise ne "Unionin Serbo-Malazes", eshte vetem nje ndryshim kozmetik, ose vetem nje transformim prej emrit "Jugosllavi" ne "Unionin Serbo-Malazes". Politka e tyre vazhdon te jete e njejta edhe mne tutje.
Ne fakt, ai "shtet" do te vazhdoje te funksionoje ashtu siuc ka funksionuar deri me tani. Serbia do te vazhdoje te punoje per "nje shtet te madh", duke perfshire Kosoven, Malin e Zi dhe Republiken Serbe; kurse Mali i Zi do te vazhdoje te tentoje te funksionoje dhe te ekzistoje si republike e pavarur.
Edhe pse ne karten kushtetuese te "shtetit" te quajtur "Unioni Serbo-Malazes", ajo nuk do te ndikoje ne statusin final te Kosoves.
Nga kosovaret po kerkohet permbushja e standardeve, kurse ne nuk kemi kompetenca per ti permbushur ato.
E sa i perket politikaneve ne Kosove, kisha me thene se ne kemi politikane shume te zote, por, fatkeqesisht ata nuk jane ne skenen politike kosovare. Politikanet ekzistues kane krijuar monopol politik, dhe tani eshte shume iveshtire depertimi i tyre ne politiken kosovare.
Une e shoh si te rrezikshem bashkepunkimin e Qeverise Shqiptare me Qeverine Serbe. Ajo mund te ndikoje ne politiken kosovare, duke u ndier si te lenun anash nga Qeveria e Shqiperise.
 

olti

Neo
Re: Nuk ka më Jugosllavi!!!

Agoni shume mire e ke ti vellai. Problemi i vetem per ne jemi vete ne. Gjithcka tashme varet nga shqiptaret, nga puna dhe vullneti i tyre. Jugosllavia e vertete ka kohe qe ka vdekur, tani iu hoq vetem emri. Pengesa per pamvarsine e Kosoves, nuk mund te jete me kurresesi tek Beogradi edhe se ata do te bejne cte mundin per ta pasur te tyren. POR sot ne dite qe jetojme Serbia ka aq shume probleme sa qe nuk ka mundesi te merret me Kosoven dhe me kalimin e ketyre viteve edhe serbet po behen dhe do te behen te ndergjshem se Kosoven e kane te humbur. Rreziku i vetem ka ngelur mbi Mitrovicen dhe nje pjese te mire te teritorit te Kosoves, si dhe ne ndarjen brenda shqiptare. Vetem ketu jane problemet e verteta; por kush do merret me keto pra?! Fatkeqsisht askush nuk po merret si duhet /pf/images/graemlins/frown.gif per te mos thene qe i shtojne problemet keta tanet.

Sidoqefte Jugosllavia vdiq dhe si emer dhe kjo duhet te jete feste per shqiptaret. Funerali i atij shteti, i cili ka mbajtur te pushtuar gjysmen e trojeve shqiptare, sigurisht qe duhet te jete nje nxitje per feste te madhe dhe per shpresa mbi te ardhmen tone te perbashket, ne Shqiperine e bashkuar.
 
Top