Nuk janë shqiptarë, por këndojnë e kërcejnë më mirë se ne!

Ndërkohë që këngëtarët tanë i ka kap sindromi i tallavasë, një grup i përbërë nga amerikanë, kinezë, kanadez, meksikanë, ... e çka jo tjetër, mblidhen dhe këndojnë e kërcejnë këngë shqiptare.

Të gjithë së bashku këndojnë këngë popullore shqiptare, këngë të cilat, po të mos ishte spektakli “Këngët e Shekullit” do ua kishim harruar jo vetëm tekstin por edhe melodinë e tyre.

Në videon e postuar në Youtube, duken shumë njerëz që këndojnë e kërcejnë shumë bukur, sikur të ishin nga një lagje e ndonjë qyteti në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni por që shumica dërmuese janë jo-shqiptarë.

Megjithëse nuk është e sigurtë, nga vizitorë të Portalit Albeu.com që jetojnë në SHBA, mësuam se videoja i përket një mbrëmjeje të muzikës shqiptare të organizuar nga Merita Halili dhe burri i saj, Raif Hyseni. Kushdoqoftë organizatori, vlen të duartrokitet.
 

Iliro Dardan

Valoris scriptorum
Shkodrane qenke.
Une kam shume shoke nga shkodra dhe njoh shume personalitete.
U cudita kur me thane per ty qe je shkodrane sepse shkodranet jane te sjellshme dhe me duket qe ti nuk je nga shkodra por nga nje fshat i shkodres.;)
 

Megg

Carpe Diem
Shkodrane qenke.
Une kam shume shoke nga shkodra dhe njoh shume personalitete.
U cudita kur me thane per ty qe je shkodrane sepse shkodranet jane te sjellshme dhe me duket qe ti nuk je nga shkodra por nga nje fshat i shkodres.;)
Huhuhuhu
Sa keq me vjen qe forumi yne i dashur permban persona te uleet
Zhgenjyese..! :eek:
Gjithsesi na duhen ca njerez te tille , se me dike do e kalojme kohen ;)
Go Liro Go ! :hidhu:
 
Top