Ndërkohë që këngëtarët tanë i ka kap sindromi i tallavasë, një grup i përbërë nga amerikanë, kinezë, kanadez, meksikanë, ... e çka jo tjetër, mblidhen dhe këndojnë e kërcejnë këngë shqiptare.
Të gjithë së bashku këndojnë këngë popullore shqiptare, këngë të cilat, po të mos ishte spektakli “Këngët e Shekullit” do ua kishim harruar jo vetëm tekstin por edhe melodinë e tyre.
Në videon e postuar në Youtube, duken shumë njerëz që këndojnë e kërcejnë shumë bukur, sikur të ishin nga një lagje e ndonjë qyteti në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni por që shumica dërmuese janë jo-shqiptarë.
Megjithëse nuk është e sigurtë, nga vizitorë të Portalit Albeu.com që jetojnë në SHBA, mësuam se videoja i përket një mbrëmjeje të muzikës shqiptare të organizuar nga Merita Halili dhe burri i saj, Raif Hyseni. Kushdoqoftë organizatori, vlen të duartrokitet.