alinos
Forumium maestatis
Re: Nuk gjen dot paqen duke evituar jeten!
Te me fale zogu pushverdhe, po kjo me duket se shkon ketu, pasi ndjesite e mia per detin, sidomos pasi e ripashe, jane te ngjashme:
Te me fale zogu pushverdhe, po kjo me duket se shkon ketu, pasi ndjesite e mia per detin, sidomos pasi e ripashe, jane te ngjashme:
..................., vetem se e dua ujin me gaz.KaNaRiNa
Anëtar/e
Anetar/e # 2148
Shkruajtur më 23 Shkurt, 2003 19:49
--------------------------------------------------------------------------------
Une dhe deti…..nostalgjia ime per perhumbje.
Mora udhet e mia imagjinare dhe vrapova per tek ti, nuk tu hodha menjehere ne krahe, ndala aty ne breg.Kemi nje raport shume te vecante dhe te vjeter bashke, ka ndryshuar kaq koherat keto kohera.Ti vjen me shpesh tek une nepermjet shiut, madje shume me konkretisht sec vije une prane teje me imagjinaten time.Sot e ndjeva mungesen tende mbase se me mori malli per thellesite.E cuditshme, une i urrej thellesite, kam neveri nga erresira dhe prape per to ndjej nostalghi here pas here.
Nuk e mbaj mend fort mire kur jemi takuar per here te pare, di qe…., ose me mire ndjej qe ka qene nje dashuri me shikim te pare.Jo ti mua jo, une ty.Nuk do desha te me dashuroje kaq marrezisht sa une, kam frike se me ndjell keqas dhe me perpin, e mua perkundja e embel dhe e lagesht qe ti me jep me mjafton per tu perhumbur.Une vij vete tek ti, s´kam per te te munguar, ndaj mos me ndill me.
Ku e patem lene, ah po ti une dhe thellesite.Pse mu kujtuan papritur thellesite, kur fare bukur mund te te shijoj lemueshmerine, freskine, kripen e thekur qe me zhurit buzen e perndezura.und te te shijoj agimet e perflakura apo muzgjet e kadifenjte.Prit se harrova te te kujtoj qe nuk eshte se te dua aq fort kur dallgezon zhurmshem dhe i perngjason nje bishe te frikshme pa shqisa te qarte.Orvatem te te ravijezoj tiparet por s´mund te mendoj me shume se nje goje e stermadhe e uritur per hapesira te pakuptimta, apo rebelohesh per dhunimet banale, qe ne qeniet per ty kaq absurde njerezore, i bejme zoterise suaj here pas here.Mos na e ver re, se c´ke dicka tunduese ti qe une ende rrekem ta percaktoj me dy fjale, por e pamundur.Je joshes, mund te them por s´me bind.Ta leme keshtu tani per tani….Keshtu pra dehur, mjegulluar, tunduar, shkrehur, magjepsur, marrosur dhe tallur prej teje une vij prape e prehem ketu ne breg tend dhe kuvendoj si me nje mik te vjeter.Kemi mbetur miq se une s´te kam prekur kur ke qene ne mllefe, a ku di une si i quan ti ato qejfe te tua per te ngritur uje perpjete duke me shtene friken.Dehur cdo here qe me ke perkundur, nje dehje e embel, mjegullaur prej lodrave te tua lozonjare, tunduar nga mendimi per te te pushtuar dhe hequr dore aty per aty, shkrehur gabimisht ne siperfaqen tende ndoshta me deshiren per te me marre ne kraharorin tend dhe me pas zgjuar pa meshire nga nje pike uji xheloze qe me ben te shijoj kripen e kripur (sa pa kuptim ky epitet) dhe te me beje te ndjej etje per shishen time te ujti te pagazuar te lene shkujdesur ne breg.Magjepsur nga paanshmeria jote dhe ngjyra dhe raporti yt miqesor dhe armiqesor me qeniet absurde.Marrosur pas teje deri ne delir dhe vuajtur kaq shume mungesen tende dhe deshiren djallzore per te te pushtuar.Tallur prej teje per kete deshiren e fundit….Te isha nje grimce rere dhe te pushtohesha perjetesisht prej teje pa pasur nevoje te humbas nevojen per te marre fryme……Me mngon shume ne keto dite te ftohta dimri….
--------------------
PaEmer
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 38 | Regjistruar: Shkurt 2003 | IP: e Regjistruar |