Nuk e shes time bijë
NJË ULERIMË NËNE:"NUK E SHES VAJZËN!"
KOHA JONË 5/5/03
Besim Dybeli, Gramsh
Nje nene fatkeqe ne kerkim te femijes se saj, te cilen ia kane biresuar pa dhene ajo aprovimin as me goje e as me shkrim. Kristina Dervishi, 30 vjecarja nga nje fshat i larget i rrethit te Gramshit me barkun bosh e me para te marra borxh per te udhetuar, ka nente dite qe ka nisur odisene e dhimbshme per te gjetur vajzen kater vjecare. Ne shtepi ka lene burrin e saj me te njejtin shqetesim per gjetjen dhe sjelljen ne shtepi te femijes, ndersa vajza tjeter, Ana, vetem dy vjece, duke mos ditur e ndjere gje per te motren, ritet me buken e qumeshtin qe i ofrojne komshinjte. Familjes me te varfer te fshatit Cingar te Gramshit, i ka rene ky fat. Dikur shpresuan se institucionet bamirese ne Elbasan, te drejtuar nga te huajt, do te mundesonin rritjen e vajzes gjer ne nje moshe dhe kohe qe ata do te mundesonin vete mirembajtjen e femijes. Dy prinderit fatkeqe, as nuk e kishin besuar se me varferine e tyre te tejskajshme dhe me fatin e vajzes se tyre, do te luanin per interesa financiare ata qe i shtrine doren e "bamiresise". "Rrembimi" i Xhoanes eshte bere me aq mjeshteri e veshje ligjore sa do te duhet edhe nderhyrja e Avokatit te Popullit dhe zor se mund ta zgjidhe.
Xhoana, pas nje dashurie te humbur
Fati i keq i Xhoanes ka qene shkruar qe ne barkun e nenes se saj. Historia nis afro 10 vjet me pare kur 20 vjecarja Kristina Dervishi nga fshati Valesh i Elbasanit, perjetonte ditet me te bukura te dashurise se saj te pare. Qe fejuar me nje djale nga Shelcani i Elbasanit dhe te dy prisnin kurorezimin e marteses pas dasmes tradicionale fshatce. Para ketyre evenimenteve jetesore, dashuria platonike e dy te rinjve kishte nisur te ravijezonte embrionin e nje krijese njerezore. Kur Kristina mori guximin t'i thoshte te fejuarit te saj se ndjente brenta shpirtit nje shpirt tjeter dhe me gjak te perbashket, u prish "kalaja" e enderrave rinore per dasem e martese. I fejuari mohon frutin e dashurise "ilegale" dhe Kristina nuk del nga dera e prinderve nuse.
"Une kisha mundesi te abortoja por nuk doja te beja krim me krijesen time te pafajshme", pohon Kristina. Xhoana e vogel lindi ne ate dere ku kish lindur dhe e ema e saj. Askush nuk e paragjykoi. As prindrit nuk "moren deren ne krahe" sic ndodh rendom ne familjet fshatare, per t'i thene vajzes se tyre se kishte bere turpin me te madh. Ditet rrodhen dhe Kristines bashke me vajzen e mitur iu ofrua nje martese ne fshatin Cingar te Gramshit. Ky ishte, Ali Zogu, i cili e pranoi Kristinen per nuse pa i mohuar edhe vajzen qe kishte me vete. Per fat te keq, iku nga nje varferi shpirterore qe ia kishte krijuar braktisja e te fejuarit dhe gjeti ne deren tjeter te burit te dyte varferine ekstreme ekonomike. Nga martesa me Aliun lindi Ana si deshire dhe gezim i perbashket i ciftit te ri, por u shtuan dhe hallet per mbajtjen e familjes dhe rriten e dy vajzave, Xhoanes dhe Anes. E vetmja zgjidhje qe e gjeten dhe e pranuan te dy, dergimi i Xhoanes ne nje shtepi bamiresie ne Elbasan, gjersa familja Zogu te kishte mundesi financiare ta rriste vete. Pas gjithe ketyre peripecive jetesore dhe shpreses per te rritur Xhoanen jashte varferise se familjes, ne shtepine e femijes "Shpresa" te Elbasanit, u sajua biresimi i Xhoanes fatkeqe.
Historia
Ne janar te vitit 1998 Kristina Dervishi (tani, Zogu) paraqitet ne jetimoren "Shpresa" te Elbasanit. Drejtuesit e kesaj jetimoreje , nje cift anglez, relativisht i thyer ne moshe, marrin persiper rritjen e vajzes se mitur. I thane se ata do ta pranonin, vetem pasi nena e saj do te dorezonte nje deklarate noteriale, me qellim qe mirerritja dhe perkujdesja e Xhoanes te mos interpretohej si abuzim me femije shqiptare. Si ajo, ne kete shtepi qene strehuar dhe vazhdojne edhe sot me dhjetra te tille. Kristina do te nenshkruante nje deklarate te tille ne prani te noterit te njohur Nikolla Kokoneshi. Akti zyrtar eshte mbajtur mes te dyve dhe kopje te ketij noterizimi ruhen edhe sot ne zyren e noterit, Kokoneshi . Ai mban daten 19.01.1998. Thelbi i ketij akti, mes te tjerash shenon: -" Une deklaruesja, nen pergjegjesine time, deklaroj se femijen tim, Xhoana Dervishi, ta dorezoj per kujdesje prane shtepise "Shpresa" , drejtuar nga zonja Xhudi Smith, perkohesisht, meqenese nuk jam ne gjendje per t'a rritur. Pra kete femije e le prane kesaj shtepie dhe do ta terheq kur te me krijohen mundesite" Here pas here e ema eshte lejuar ta takoje femijen, te qendroje me te, por jo ta marre ne familjen e saj. Per cudi, nga prilli i vitit 2002 deri ne janar te vitit 2003, Kristina nuk eshte lejuar te takohet me vajzen. Kete, sipas Kristines, nuk ia ka lejuar drejuesja e kesaj shtepie, Xhudi Smith. Kjo e fundit tashme eshte larguar nga Shqiperia, rrezik mund te jete dekoruar per "merita bamiresie" dhe ne vend te saj ka ardhur nje misionare tjeter me emrin Kristine. Ka ardhur serish Kristina shqiptare dhe ajo angleze me te njejtin emer i ka thene se vajza e saj eshte biresuar ne Tirane nga zonja Shpresa Shabani. Ne shtepine e femijes serviret dokumentacioni sikur nena e ka deklaruar dhe miratuar vete biresimin e vajzes se saj. Pas insistimit te Kristina Shabanit, drejtuesja e re e shtepise se femijes "Shpresa" ne Elbasan, ka paguar edhe 1,5 milione leke avokatin, por nuk ka mundur te nxjerre te pavlefshem dokumentacionin biresues. Aktualisht, drejtuesja ne fjale ndodhet perkohesisht me sherbim ne Kosove .
Kristina: "Dua vajzen qe ma kane biresuar pa lejen time"
"Me kane ofruar afersisht 100 milione leke qe une te mos kerkoj vajzen time, por une nuk e shes Xhoanen, sikur te me japin edhe 200 milione", ka pohuar dje para dite me lot nder sy dhe e tronditur, Kristina Dervishi. Ajo ka 9 dite qe udheton me para te marra borxh nga Gramshi ne Elbasan. Ne shtepine e femijes "Shpresa" nuk ia hapin deren. Madje kjo dere ka qene dhe mbetet e mbyllur edhe per gazetaret e medias se shkruar dhe asaj vizive. Nena pohon se edhe bashkeshorti i saj, Aliu, ia ka njohur vajzen, dhe e kerkon qe ta marre dhe ta rrisin sebashku me vajzen tjeter, Anen. Xhoana me 19 janar te ketij viti ka patur ditelindjen dhe duhet ta kete festuar me "nenen" tjeter. Ndoshta biresuesja mund te jete pa faj, perderisa e ka pranuar si femijen e vet pas okumentit te nenshkruar. "Une kurre nuk kam nenshkruar se e miratoj biresimin e vajzes sime. Shtepia e femijes "Shpresa" dhe Komiteti i Biresimit ne Tirane kane abuzuar me fatin e vajzes sime", thote Kristina. Ajo mbetet ne rrugen e dhimbshme te kerkimit te vajzes qe ia kane "grabitur" dokumenta te fallsifikuara. Nuk ka gjetur aq para borxh sa te shkoje ne Tirane e te gjeje "shtepine" e vajzes se saj. "Sikur te me shohe , - pohon Kristina , Xhoana do te me hidhet ne qafe dhe do te vije me mua". Me lot nder sy, ajo i lutet nje taksisti nga Gramshi qe ta marre pa para gjer ne fshatin e saj ne Cingar, qe te shohe vajzen tjeter Ana dhe burrin Ali qe vuajne te njejtin fat. Ndoshta neser, nese gjen te holla, ajo serish do te qendroje para portes se shtepise "Shpresa".