Re: "Nuk dua te flas".
Fjala i eshte dhene njeriut per te shprehur ate qe mendon dhe ndjen, pra ate qe do t'ua komunikoje te tjereve. Kur njeriu zgjedh te mos flasi, kete e ben ose sepse nuk do qe t'u beje te ditur te tjereve ato qe ndjen dhe mendon (per arsye te tijat dhe keto arsye jane te shumllojshme), ose sepse ka shume ide ose ndjenja te ndryshme ne koke dhe nuk arrin t'i ndaje vete dhe te jete i qarte me veten e jo me te perpiqet t'i artikuloje ne fjale e fjali, thjesht nuk ka nje mendim te prere ose nje ndjenje te vetme.
Mendoj se gati te gjitha mosmarreveshjet midis njerezve vijne nga mungesa e komunikimit, por e di se shpesh eshte e veshtire te shprehesh dhe e ke me te thjeshte t'i mbash fjalet brenda, po nuk e di a zgjidh ndonje gje kjo.