Re: No global ne Firenze!
Te vetmet peshtypje te keqija i lejne bankat dhe fashion stores qe kan blinduar vitrinat. Qendra eshte plot me polica, por shumica jane civila dhe keshtu nuk bien ne sy, megjithate polici civil duket 1km larg. Nuk e di nga se, por dallohen! Ka dy dit qe ben ftoft i modh (edhe pse nuk ju hyn ne xhep), megjithate dielli diell ngelet dhe ditet jane te bukura (perveç te djeshmes).
Nuk ka pas asnji episod violence per te merituar koment dhe ne afersi te Fortezza da Basso ku kaloj perdit, thujse nuk ka levizje fare. Ka me shume kallaballik per ndonje eksibicion mode apo festa dell' unità.
Kam pershtypjen qe bastardimi qe i ka bere shtypi ketij aktiviteti, i ka dhene shancin pjesmarresve qe te demostrojne qe nuk jane nje tufe cannarolash qe thyjn xhama per sport, por njerez me ide dhe qe dine ti shfaqin/mbrojne/interpretojne. Megjithate neser eshte manifestimi i madh dhe e gjithe vemendja eshte perqendruar atje.
Casarini me grupin e vet te dizobedientave, rreth 3000 fumogjen, ka premtuar qe do te kete aksione te papritura. Nuk besoj se eshte ne gjendje as ti heqi breket Fallacit megjithate shpresoj se mbase ate colpon qe keshilloi Juliana Rossanda ka per tja dhene

Nepere piazza te qendres shikohen tek tuk grupe te vogla manifestusish por nuk ndihen. Duket sikur je para nji qendre sociale. Po tu kerkosh nje canna, ta japin me gjith qejf. Nuk ja kam kerku se un e ndez vetem me okazione.
Mrom isha me koleget e punes ne nje restorant dhe tavolina me nja dhjet veta afer nesh ishin pjesmarres ne kongresin e Social Forum. Pinin vere te kuqe, Nobile di montepulciano AVIGNONESI 1998. Hallall, ata dukeshin qe s'kishin problemet e palestinezeve, flamurin e te cileve e mbanin me aq krenari ne qafe. Flisnin per Nanni Morettin. Pranonin ekonomine e tregut po jo globalizimin. Nuk e mor vesh si e konsiderojne globalizimin kaq te palidhur me ekonomine e tregut. Pun per ta!
Bijt e te majtes sintetike e kan me te degjuar se ç'eshte dhimbja, shfrytezimi, uria, pashpresa, dhe si te tille e kan te veshtire ti fitojne luftrat. Megjithate duhet luftuar per te mos humbur vesin!!
Da Firenze è tutto, a voi la linea (e bona si ke lajmet mer jàhu)