Njof dike.....

gjekec

Primus registratum
Njof dike.....

Ktu ju ftoj te sillni portretin e dikujt qe njifni dhe ju ka bere pershtypje. Mua te gjithe me bejne pershtypje kur i njof nga afer.. Shum e vertete thenia "everybody got a story to tell". Njerezit e rendomte behen interesante dhe anasjelltas. Ka pastaj njerez me kaq shume probleme saqe eshte absurde ti kategorizosh si interesante apo te rendomte. Nje portorikan qe njof, po i tregonte bosit me lot ne sy per familjen e tij ku te gjithe jane me probleme psikike. Edhe gruaja po ashtu, dhe nje nga vajzat...Imagine
 

Ema

Goddes
Re: Njof dike.....

Ndersa kthesha per ne shtepi dje,pashe rruget e rrethuara nga nje drite e paskajshme,nga reflektimi verbues i debores,dhe autostraden qe ndricohej nga neone te medhenj,te zbehte.
M'u sikur jetoja nje pjese filmi...si ai qe pashe sonte ne enderr.
Dendur shoh pjese filmash ne enderr,filma te shpikur e te krijuar nga fantazia ime ku une jam perhere personazh kryesor.
Sonte isha me nje djale,njehere me behej me floke te gjata(?),njehere me te shkurtra(mami im do thoshte se ka ndonje hall)-e njihja prej nje jete,e njihja dhe ne enderr,e dija se kush ishte,e dija se e doja.
E dija se s'e kisha.
E pashe te derrmuar,fliste njelloj si neper filma(normale),dhe pastaj po si neper filma iku...
Une nuk jam vezhguese e mire,zakonisht gjerat me bien ne sy nga fundi,pas njeqind te dalusrash kujtohem te te shoh ngjyren e syve.
Desha te pershkruaja dike.Por jam e pafuqishme,me bie me kollaj te nxjerr nje foto ketu dhe nje Curriculum Vitae...
As te psikologjisa nuk di,ndodh qe gjithmone them fjalet e gabuara,nuk flas kur duhet dhe veproj ne nje menyre ne vend te nje tjetre.Shyqyr qe disa e marrin per paparashikueshmeri :) !
Ehehe...portretin e harrova.Eshte portret i dashur,i ngrohte,shume i ngrohte,portret i komplikuar,i ngaterruar,i pavendosur,i vogel dhe gjigand.
...

Kaq. :giggle:
 
Last edited by a moderator:

Ema

Goddes
Re: Njof dike.....

Hahahahah,sa kam qesh.
Tema nuk osht :personazhi Enigme mi dreq po portreti i dikujt.
Ajo qe shkrova lart eshte nje perzierje midis qorrit,gomarit,zogut pushzi(ahahahah sa e modhe),vetes sime,endrrave dhe nje loje te fuqishme me topa bore dje pasdite :) !

Hajt behu goc e mire!
 
Last edited by a moderator:

Thamina

Papirus rex
Bota e njeriut eshte e madhe ,te njohesh njohim shume,por pak e shum pak len shenja ne ne ,per mire kuptohet.Eshte mrekulli mendja e shpirti I njeriut.
 
Top