Nje Qiell i Vetem Ajror ne Europe...
SEE (South East European) lëviz drejt tregut të vetëm të aviacionit
31/05/2006
Një marrëveshje e re midis BE dhe tetë vendeve të Evropës Juglindore ngre bazën për eleminimin e kufizimeve, kontrollin e rrjedhës ajrore dhe dendësimeve dhe ngritjen e një tregu të përbashkët aviacioni. Përfitimet ekonomike mund të jenë vendimtare.
Nga Antonela Arhin për Southeast European Times – 31/05/06
Trafiku ajror midis BE dhe vendeve të SEE është rritur me 121 përqind që nga viti 2001. [Dosje]
Transporti ajror luan një rol thelbësor në ekonominë evropiane dhe tregtinë ndërkombëtare. Industria e transportit ajror të BE jep 120 milliard euro si të ardhura vjetore, duke punësuar 3 milion vetë dhe kap më tepër se 30 përqind të transportit ajror botëror. Krijimi i një tregu të vetëm transporti ajror në BE ka ofruar përfitime të rëndësishme për konsumatorët dhe ka përmirësuar konkurrencën e industrisë së transportit ajror të BE.
Tani, nën marrëveshjen e nënshkruar më parë këtë muaj, blloku po bashkohet me tetë vendet e Evropës Juglindore për të sajuar një treg të vetëm të zgjeruar të aviacionit që mbulon në tërësi 35 vende. Marrëveshja e Fushës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ECAA) ka për qëllim të përkrahë mundësitë e reja për industrinë, të sigurojë standarde uniforme të sigurisë së lartë anembanë Evropës dhe të sjellë qëndrueshmëri në aplikimin e rregullave të konkurrencës dhe të të drejtave të konsumatorit.
Marëveshja u nënshkrua në Salzburg nga ministrat e transportit të Shqipërisë, Bosnjë dhe Herzegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Rumanisë, Serbi-Malit të Zi dhe Kosovës si dhe homologëve të tyre nga Islanda dhe Norvegjia. Kjo është e para marrëveshje gjithpërfshirëse e aviacionit që nga miratimi në qershor 2005 nga këshilli i ministrave i Bashkimit të një plani për zhvillimin e politikës së jashtme të aviacionit të Bashkimit. Objektivi përfundimtar i kësaj politike është të krijojë një fushë më të gjerë të përbashkët aviacioni me vendet fqinje deri më 2010.
Trafiku ajror midis BE dhe vendeve të SEE ka parë rritje të rëndësishme, duke u ngritur me 121 përqind që nga viti 2001. Megjithatë, fluturimet janë ende të shtrënguara nga kufizime të ndryshme, disa nga të cilat që shkojnë pas që nga konfliktet e Ballkanit. Sipas ECAA, këto rregulla do të lehtësohen, duke krijuar më tepër rrugë për transportuesit evropianë dhe duke zgjeruar turizmin dhe mundësitë e investimit në SEE.
Në të njëjtën kohë, marrëveshja ngre një kuadër për kontrollin e dyndjes së trafikut të ardhshëm ajror, duke reduktuar kështu ngjeshjet në qiell, një nga objektivat kryesore të nismës Një Qiell i Vetëm Evropian i BE, miratuar nga Asambleja Parlamentare në mars 2004.
Ndonëse marrëveshja politike mbi ECAA është nënshkruar dhe janë në veprim marrëveshje shumëpalëshe , këto duhen ratifikuar nga parlamentet e vendeve me qëllim që të hyjnë në veprim.
BE ka dhënë tashmë fonde për më tepër se 30 projekte, vizita studimi dhe këshilla ekspertësh për vendet e SEE, lidhur me sigurinë e trafikut ajror dhe trainimin e stafit lokal në përmbushjen e standardeve të kërkuara.
Në 8 qershor, marrëveshja e Ajrohapësirës së Vetme Evropiane do të nënshkruhet nga të gjithë vendet anëtare të BE në takimin e këshillit të ministrave të transportit në Luksemburg.