Nje marreveshje absurde e qeverise shqiptare!!!

Nje marreveshje absurde e qeverise shqiptare!!!

Sot (20.2.2004) lexova kete artikull tek gazeta "Shekulli":

"Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë

Marrëveshja Kosovarët, mjekim falas në Shqipëri

Shqipëria dhe Kosova do të jenë më pranë në fushën e shëndetësisë. Ky ka qenë qëllimi i marrëveshjes së nënshkruar dje mes ministrit shqiptar të Shëndetësisë, Leonard Solis dhe ministres nga Kosova, Resmije Mumcu. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, mes ekspertëve do të jetë më i lehtë shkëmbimi i përvojave. "Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është vetëm hapi i parë, pasi të tjera takime do të zhvillohen në të ardhmen, për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë dhe në shkëmbimin e eksperiencave",-tha Solis. Në bazë të kësaj marrëveshjeje 2-vjeçare do të synohet të realizohet shkëmbimi i eksperiencës mjekësore mes dy vendeve, trajnimi i ekipeve mjekësore nga Kosova në Shqipëri, për degët më pak të specializuara në Kosovë, si dhe trajtime falas të pacientëve kosovarë në qendrat spitalore në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet shqiptare prej disa vitesh po trajtohen pacientë të ardhur nga Kosova. Vetëm për vitin 2003 në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) janë shtruar rreth 253 pacientë nga Kosova. "

OK. Bashkepunimi ne lamine shendetesore eshte diçka e mire, por: PERSE PACIENTET KOSOVARE TE KENE MJEKIM (TRAITIM) FALAS NE SPITALET SHQIPTARE, KUR PACIENTET SHQIPTARE VDESIN PARA DERES SE SPITALIT VETEM SEPSE NUK KANE LEKE (PARA) PER TE PAGUAR MJEKIMIN (TRAITIMIN)!!!
NJE VENDIM ABSURD I QEVERISE SHQIPTARE!!! PERSE POLITIKANET TANE NUK KUJDESEN SE PARI PER POPULLIN E VET E PASTAJ PER TE TJERET?!?!? SE KUPTOJ DOT!!!
C'mendoni ju per kete çeshtje?
 

selena

Primus registratum
Re: Nje marreveshje absurde e qeverise shqiptare!!!

.[/QUOTE]Imagine pa e zgjatur se ju andej nga europa jeni me nerva te tendosura e shfreheni ketu ne menyren qe nganjehere ne hyjme ne gjynah duke iu bashkuar argetimit me nervat e tuaja me ju te gjoret. Jeni e familiarizuar me ligjin e pro-bono work? Kam besimin se eshte hera e pare qe e degjoni ne jete.

Ne Amerike ka ligj qe mjeku/juristi te bej pro-bono (aka falas) work. Duhen ndjekur kanale administrative/juridike qe te realizohet. Amerika ka nje mal burokraci. Pro-bono work vleresohet ne tax-liability te mjekur/juristit. Hyn ne kategorine kapitulli 5,7 i falimentimit qe paguan 20% te borxhit & te tjerat te falen.

Ne rastin e pro-bono work mjeku/juristi merr vetem 20% te shumes nga shteti. Mjeket/Juristet jane me thase keshtu qe nje pjese pranojne te marrin me mire pro-bono work shperblim sesa pa gje fare. Une mund te zgjedh avokatin me te famshem sot falas. Ai e ka listen ne schedule te mbushur deri 2 vjet.

Nuk permenda listen e burokracise me letra qe duhet te shkoj une per te arritur qe ai te jete avokati im.
Ajo qe te tha se sngeli njeri pa u kuruar falas nuk e nxorri nga radakja kete. Nuk tha asnje idiotizem ajo.
Ti akoma nuk do kesh idene e pro-bono work. Do nje njeri te dije se ku do veje / te ndjeke ceshtjen nga afer po pa paguar asnje dollar mund te kurohesh ne Mayo Clinic nje dhome me tutje te jete nje senator pacient.

Hiqe nga mendja ate qe ne Amerike vdes po spate para. Eshte perkufizim idiotesh/injorantesh. Ne Amerike vdes po nuk pate mend. Me mire te kesh kembe apo koke? Zgjidh e merr. [/QB][/QUOTE]


o koperton aman te keqen mos fol me se me vdiqe...more po me rane dhembet po te them...
po si ore nuk e njihkam une pro-bono lagal help ore? apo kujton ti se e ka shpikur amerika? po besoj do jesh dakort me mua ti qe poorly paid lawyers are poorly trained lawyers. (po ta them anglisht se ndoshta keshtu mbush me mire ti megjithese kam ca dyshime) keshtu qe avokatin me te mire falas mbyll syte dhe enderroje...
sa per ate qe thua qe ne amerike vdes po nuk pate mend...jam dakort me ty une se keshtu ndodh kudo pothuajse...po lind nje pyetje...c'ne gjalle ti???
 

plakudhedeti

Primus registratum
Re: Nje marreveshje absurde e qeverise shqiptare!!!

ky koperton-si qena megjithmend i mire per te na bere per te qeshur ! kemi nje film ne ketu "vizitoret"
 

koppertoni

Primus registratum
Re: Nje marreveshje absurde e qeverise shqiptare!!!

Fillimisht postuar nga imagine:
megjithese kam ca dyshime) keshtu qe avokatin me te mire falas mbyll syte dhe enderroje...
Ku jeton ti? Po jetove jashte Amerikes cfare ndryshimi ka midis teje dhe te jemes se Zeqos. Te dyja njesoj jane. Ajo ne maje te thanes ti jashte Amerikes. Une u rrita ketu me shkel kemba toke amerikane nje jete te tere. Cte gjen me filo-italianet. I eshte bere i bute kurrizi me i bute se barku. Mire te ju behet se keshtu e dashkan. Ik se u mbyll laboratori i shkolles. Vajti vone.
Beni si te doni.
 

selena

Primus registratum
Re: Nje marreveshje absurde e qeverise shqiptare!!!

Fillimisht postuar nga Kopertoni:
[qb]
Fillimisht postuar nga imagine:
megjithese kam ca dyshime) keshtu qe avokatin me te mire falas mbyll syte dhe enderroje...
Ku jeton ti? Po jetove jashte Amerikes cfare ndryshimi ka midis teje dhe te jemes se Zeqos. Te dyja njesoj jane. Ajo ne maje te thanes ti jashte Amerikes. Une u rrita ketu me shkel kemba toke amerikane nje jete te tere. Cte gjen me filo-italianet. I eshte bere i bute kurrizi me i bute se barku. Mire te ju behet se keshtu e dashkan. Ik se u mbyll laboratori i shkolles. Vajti vone.
Beni si te doni. [/qb]
po he mos ik se s'kemi me ke te bejme gallate...rri dhe pak...po pse ti me 2 makina s'ke internet ne shtepi qe rri ne laborator???
te rrofte toka amerikane ty pra
 

plakudhedeti

Primus registratum
Re: Nje marreveshje absurde e qeverise shqiptare!!!

koperton vizitori, ke qe ne oren 10 qe shkruan, i bie te mos kesh fjetur fare kete nate !
i sigurt je qe nuk je ne Librazhd ? (ne Librazhd te Amerikes sigurisht !)
 

Goc_Tirone

Primus registratum
Re: Nje marreveshje absurde e qeverise shqiptare!!!

Fillimisht postuar nga xhoni:
[qb]
Fillimisht postuar nga LegallyBrunette:
[qb] Xhoni qeka e kote te te kthesh pergjigje ty. Nuk te ofendoi njeri dhe ske pse te ofendosh ok? Ne cfar faktesh i bazon kto qe thua? Apo llafe ne ajer kot? Na pelqen apo sna pelqen neve Amerika ajo eshte pune per ne. Ty pse te vjen inat? Edhe kjo tema nuk ka fare te beje me pro apo kunder Amerikes!!! Flitet per spitalet shqiptare dhe jo per "halete" amerikane. Shnet! [/qb]
Te lutem lexoji nga fillimi shkrimet e mia para se te indinjohesh dhe te me replikosh.
Isha duke folur per spitalet,por miletit si rrihet pa ofendu dhe domosdo te ngre nervat dhe te detyron ti kthesh pergjigje te egzagjeruar pastaj.
Nuk kam inat fare as ju as ameriken tuaj.
Njeriu me mend e ben ameriken ku ti doje qefi.
Pse Bushi po te ushqen ty?
Sa per dijeni po te them se kam shume rrespekt per emigrantet qe punojne ndershmerisht ne USA dhe i urrej shume ata qe kujtojne se kane kapur qiellin me dore vetem se ndodhen atje.Pse parajse eshte amerika?A te jep njeri lek qyl atje qe ta mburresh kaq shume?
Hajde se po vij dhe une po qe se jetohet shkelqyshem duke ndenjur e duke votuar per Kerri apo Bush.S'ka ndonje problem te madh per te ardhur.
Amerika ka shume e shume te mira por punen e spitaleve e ka ndryshe.Per mendimin tim nga kjo ane eshte me mire Evropa.
Me thuaj cte keqe ka ne mendimet e mia?
Isha duke fol ne fillim per spitalet dhe jo per merdat e Italise apo halete e amerikes.
Gjithashtu shnet e tmira! [/qb]
Te kuptohemi...un nuk po mundohem te lavderoj Ameriken. Thjesht po thoja qe puna e spitaleve nuk eshte ashtu si thua ti. Ajo pune varet nga shteti...cdo shtet e ka ndyshe. Massachusetts eshte shtet me social psh dhe ato qe nuk kan lek nuk i le te vdesin por marrin Free Care..dmth kurohen pa lek. E thash varet nga shteti. Mund te kete qe jane me strikte...nuk e di, un flas per ketu ku jetoj une, prandaj smund ta pergjithesosh. Edhe un nuk thash qe Amerika esht parajse dhe te vijne leket duke ndejtur, perkundrazi duhet te punosh shume. Ka dhe te mirat dhe te keqijat e veta, gjithsesi un po flisja vetem per spitalet. Ne fakt plot njerez vijne ketu nga shqiperia me viza vizitoresh dhe kurohen falas ne spital (flas gjithmone per ket shtet, per te tjerat nuk e di).
PS: mua nuk me pelqen fare jeta amerikane...thjesht po them dicka qe eshte e vertete dhe nuk mund ta mohoj
shrug.gif
wave.gif
 

xhoni

Primus registratum
Re: Nje marreveshje absurde e qeverise shqiptare!!!

thumbsup.gif
thumbsup.gif

Jo per te te bere qejfin,por je vertet e vetmja qe jam marre vesh.
ciao.
wave.gif
 

drenicaku

Primus registratum
Re: Nje marreveshje absurde e qeverise shqiptare!!!

Militanti, une nuk e di se ne qfare gjendje jan spitalet shqiptare apo si trajtohen pacjentat nga teritori i shqiperis. Por nuk e kuptoj si mundesh ti quajsh shqiptaret nga kosova si nje popull tjeter. Marri te qofte
 
Top