Re: Nje liber i ri skandaloz dhe shokues!
Fillimisht postuar nga SARA*:
[qb] Duke shfletuar revisten "Klan" vura re nje artikull me kete titull.Fliste per librin e ri te Aurel Plasarit"Dhjete dite qe nuk tronditen boten".
Mesa kuptova,ishte plot me pershkrime explicite te akteve seksuale.Shume shkrimtare ishin kunder tij.Dhe me te vertet ishte skandaloz.Ato dy paragrafe ne reviste ishin rreshtat me te ndyre qe kam lexuar ndonjehere,shqip apo anglisht.
Ky liber nuk ka vlere letrare,vecse te ndjelle deshirat dhe epshet e njerezve.
Po ju ca mendoni per kesi lloj librash?
A e ka lexuar kush? [/qb]
Letersia eshte kulture e kultura eshte relative.
Ok t'u duk skandal, po jo eshte.
E pastaj? Perse duhet bredhur vara-vinga lart e poshte me duart ne koke duke uleritur?
T'u duk skandal? Mos e lexo. Po mos thuaj "ishte skandal" se do na skandalizosh fare pastaj.
Shkrimtare te tjere ishin kunder? Ca do me thene kjo fjali? Moj je e sigurt qe ishin shkrimtare ata njehere? Se ca thone qe s'ka fare shkrimtare ne Shqiperi.
Nuk po dua te zgjatem se do duket sikur mbroj vepren nderkohe qe nuk dua t'a mbroj. Nuk dua ta mbroj thjesht per faktin se kam pershtypjen qe "skandali" po perdoret per t'a shitur ate liber (publicitet pra) ...
Keto jane llokume te vjetra me arra qe bota ka shekuj qe i ka ngrene po ne qe s'ditem kurre te mesojme prej pervojes se botes do na duhet te mesojme nga pervoja jone, nese dime te mesojme.
Me kujtohet kur para pak vjetesh nje shkrimtar grek beri namin e mbushi Tv, revista e gazeta me debate per muaj me radhe vetem se kish shkruar ne nje paragraf te librit te tij dicka ofenduese per Krishtin. U be i njohur deri ne planetet e tjere per ate cope paragraf nderkohe qe libri s'bente nje lek. Qameti me kopje u shit e tjetri jo vetem qe siguroi jeten materialisht por siguroi dhe shitjen e librave te tjere plehra qe mund te nxjere ne te ardhmen. E pse? Se u cuan ca fshatare me ne krye priftin e fshatit te vinin e te benin proteste ne qender te Athines para kamerave.
Ja plot nga keta qe ulerikan qe na qenka skandal padyshim qe e kane lexuar "librin skandal" per ta vertetuar me mire. Po pse o derezinj vajtet e blete s'u shkon ne mendje? Po tere jeten i keni pasur Homer, Dante, Shekspir e Balzak neper librari e s'ua u keni hedhur syte, i keni lene te myken e veni merreni me kete "skandalin".
Per mua s'eshte skandal libri.
Skandal i vertete eshte skandali.