Re: Nje konfederate Shqiptaro-Sllave!
Ne pozicionin tone shume pak kombe te tjere mund te gjenden, mgjth ne jemi ne nje gjendje qe eshte krejt e vecante. Ju permendet hungarezet, po eshte e vertete, por ama ne shqiptaret kemi te keqen se nuk na gjenden minoritete jashte kufijve, e per me shume keto qe jane jashte kufivje te shtetit shqiptar, perbejne nje numer shume te madh, i cili eshte shume i rendesishem. Pra ne na ndodhet me shume se gjysma e kombit jashte. Ketu fillon problemi. Hungaria vertete ka shume minoritete ne Serbi, Sllovaki, Ceki, dhe Rumani, por ato perbejne nje numer jo shume sinjifikativ ne raport me dhjete milionet qe ka shteti hungarez. Po e njejta gje eshte dhe me Rumanine. Moldavia ishte nje pjese e Rumanise, por rrethanat historike bene qe ajo te jete e ndare. Sot, kur ishte mundesia te bashkoheshin kjo gje nuk u be. Arsyet qene te shumta. Me e rendesishmja eshte se Rumanise nuk i humbet gje kur nuk merr nje territor me tre milione banore, ne nje kohe qe vete ka mbi 24. Ndersa Ne jemi teresisht ndryshe. Ne jemi peng te vetes tone. Persa kohe nuk do bashkohemi dot, do te ngelim perhere keq. Sepse jane te ndara pjese vitale, te cilat plotesojne njera tjetren.
Ishte si pak jashte teme kjo. Sidoqofte me duhet te sqaroj se kjo teme eshte hapur ne nje kohe tjeter, pra ka gati nje vit- dhe ishte pjese e nje debati me nje anetar, qe nuk po duket me ne keto ane. Une personalisht mendoj se nje federate shqiptaro-sllave do ishte dhe eshte krejtesisht jashte realitetit dhe mundesive. Ne mund te jetojme shume mire secili ne shtepine e tij. Partnere, po mund te jemi, por jo bashke ne nje shtet federativ.