Nje konfederate Shqiptaro-Sllave!

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Nje konfederate Shqiptaro-Sllave!

I dashur Capoi, pas ngjarjeve të tmerrshme të këtyre viteve të fundit sipas mendimit tim nuk duhet të iluzohemi, shumë vjet do të jenë të nevojshme për të kthyer në një gjendje normaliteti sa u përket marrëdhënieve midis vendeve ballkanike...
 

atman

Forumium maestatis
Re: Nje konfederate Shqiptaro-Sllave!

Une mendoj se jo shume vjet, por ndoshta fare nuk kane per tu permiresuar marrdheniet me serbet. Per nje fakt shume te thjeshte; midis dy popujve rrjedh nje lume gjaku.
Sa per konfederaten edhe kjo me duket nje iluzion. E mbeshtet kete mendim me faktin se ne jemi i vetmi vend i europes qe jeton i rrethuar nga kombasit e vet, te cilet nuk jane minoritet por ne tokat e tyre. Te thuash psh per shqiptaret qe jane minoritet eshte njesoj si te ftosh kater pese miq ne shtepi dhe ata te te quajne ty minoritet edhe pse ti je ne shtepine tende. Pra dua te them se me pare ne duhet te bashkohemi, te krijojme shqiperine etnike e jo te madhe sepse me kete term spekullojne serbet dhe filoserbet, greket e filogreket, pra te krijojme bashkimin e tokave etnike e me pas te ulemi ne tryezen e bisedimeve. Ndryshe eshte nje shtet i till si ky i sotmi dhe ndryshe nje shqiperi etnike. Ne situaten e tanishme kur jemi shume te dobet ekonomikisht jane te tjeret qe mund te na gllaberojne e jo ne ata. Peshku i madh e ha te voglin kurdohere. Sa per tregetine qe behet ne Maqedoni dhe M-zi, pavaresisht se si e mendojne disa, por mua me duket se kjo gje favorizon vetem xhepin e tregetareve. Po marr nje shembull te vogel. Nga Maqedonia sjellin molle ne Korçe dhe te mendosh se Korça dikur prodhonte molle sa mbante tere vendin. Kjo ka dy pasoja negative, e para rrenon prodhuesin vendas, e dyta gjithe valuta shkon ne bankat maqedonase, ose te M-zi.
Nuk di se ç'mund te ndodhe ne te ardhmen dhe uroj qe te jete e mire, sepse tek e fundit jemi popuj fqinje, por me duket ende shpejt dhe me pasoja negative per ne, sepse duke qene ne konfederate me M-zi dhe Maqedonine, mbrapa te parit eshte serbi, mbrapa te dytit bullgari dhe s'vjen asgje e mire kur mbrapa eshte nje i trete. Por mbi te gjitha do te duhet te besh koncesione ne kurriz te shqiptareve qe jane aty dhe po luftojne per te drejtat e tyre.
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Nje konfederate Shqiptaro-Sllave!

Unë jam patjetër për një Shqipëri etnike, sidoqoftë ne Evropë edhe ungarezët gjinden në një situatë të ngjashme me atë e shqiptarëve, d.th. me pakica të mëdha në të gjitha vendet fqinje...

Jam dakord rreth faktit që normalizimi i marrëdhënieve me serbët do të ketë nevojë për ende më shumë kohë sesa ai me vendet tjera...

Të përshëndes - Demetrio.
 

olti

Neo
Re: Nje konfederate Shqiptaro-Sllave!

Ne pozicionin tone shume pak kombe te tjere mund te gjenden, mgjth ne jemi ne nje gjendje qe eshte krejt e vecante. Ju permendet hungarezet, po eshte e vertete, por ama ne shqiptaret kemi te keqen se nuk na gjenden minoritete jashte kufijve, e per me shume keto qe jane jashte kufivje te shtetit shqiptar, perbejne nje numer shume te madh, i cili eshte shume i rendesishem. Pra ne na ndodhet me shume se gjysma e kombit jashte. Ketu fillon problemi. Hungaria vertete ka shume minoritete ne Serbi, Sllovaki, Ceki, dhe Rumani, por ato perbejne nje numer jo shume sinjifikativ ne raport me dhjete milionet qe ka shteti hungarez. Po e njejta gje eshte dhe me Rumanine. Moldavia ishte nje pjese e Rumanise, por rrethanat historike bene qe ajo te jete e ndare. Sot, kur ishte mundesia te bashkoheshin kjo gje nuk u be. Arsyet qene te shumta. Me e rendesishmja eshte se Rumanise nuk i humbet gje kur nuk merr nje territor me tre milione banore, ne nje kohe qe vete ka mbi 24. Ndersa Ne jemi teresisht ndryshe. Ne jemi peng te vetes tone. Persa kohe nuk do bashkohemi dot, do te ngelim perhere keq. Sepse jane te ndara pjese vitale, te cilat plotesojne njera tjetren.

Ishte si pak jashte teme kjo. Sidoqofte me duhet te sqaroj se kjo teme eshte hapur ne nje kohe tjeter, pra ka gati nje vit- dhe ishte pjese e nje debati me nje anetar, qe nuk po duket me ne keto ane. Une personalisht mendoj se nje federate shqiptaro-sllave do ishte dhe eshte krejtesisht jashte realitetit dhe mundesive. Ne mund te jetojme shume mire secili ne shtepine e tij. Partnere, po mund te jemi, por jo bashke ne nje shtet federativ.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Nje konfederate Shqiptaro-Sllave!

Neo, une mendoj se nuk ka asgje jashte teme ne ato qe shkruan. Eshte nje e vertete e hidhur e kombit tone. Dhe jane pikerisht fqinjet qe duan ta lene pezull keshtu, arsyeja, kuptohet.
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Nje konfederate Shqiptaro-Sllave!

Personalisht jam dakord me Neo-n rreth shumë gjërash... Afërsia e mirë është qëllimi realistik i vendeve ballkanike, bashkime ose konfederata nuk kanë kuptim...
 

atman

Forumium maestatis
Re: Nje konfederate Shqiptaro-Sllave!

Demetrio, do te me pelqente te bisedonim edhe sebashku, per te shkembyer mendime. Nese deshiron mund te me dergosh nje mesazh per te gjetur kete mundesi.
I KERKOJ NDJESE MODERATORIT PER KETE SHKELJE TE RREGULLORES. Eshte nje mekat qe falet besoj.
 
B

briiigi

Guest
Re: Nje konfederate Shqiptaro-Sllave!

/pf/images/graemlins/smile.gif pa merak!
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Nje konfederate Shqiptaro-Sllave!

Fillimisht postuar nga 'Neo':
[qb] Nje ide qe ekziston ne ajer; e hedhur nga dikush ketu. Sa e mundur dhe reale do te ishte nje konfederate mes shtetit shqiptar dhe fqinjeve te tij te vegjel sllave, dmth Mali i zi dhe IRJM. Per mua thjesht nje utopi dhe as qe mund te mendojme dhe as qe kemi nevoje per nje gje te tille, por perseri mbtet per t'u diskuturar. [/qb]
ate mos e thuaj qe nuk kemi nevoje per nje gje te tille,po duke pare nga e kaluara konfliktuale mes nesh e fqinjve tane...eshte pak e zorshme te ndodhe...
po dhe pa e nevojshme nga nje ane...
nqs qendron ideja e konfederates europjane..!!!!
 

Flamuri

Primus registratum
Re: Nje konfederate Shqiptaro-Sllave!

Bashkimi i nje Federate apo Konfederate me popujt
sllave te Ballkanit eshte e barabart me VDEKJEN.
Ideja e kujdo qe te jete nuk eshte e drejte,nga
pikeveshtrimi i ime ne duhet ne rradhe te pare te
pranohemi ne shoqrin e Bashkimit Euro-Atlantik,pastaj kemi rrugen e veshtire te bashkimit shpyrtror te popullit kudo qe ai gjendet
qe padrejtesisht e ndare ne pese shtete,e gllabruar toka me vitale pikrisht nga keta sllave qe vetem gjera te poshtruara i sollen popullit tone.Me rrespekt per mirekuptim nga Flamuri.
 
Top