Nje koment ju lutem per kete ndodhi
Abuzimi i ri i një murgu
Mero Baze
Gjatë meshës së të dielës dhe të hënën paradite, në mjediset e Kishës Ortodokse në Tiranë, por dhe në disa redaksi gazetash, është shpërndarë një trakt i firmosur nga disa të vetëquajtur besimtarë, të cilët janë të shqetësuar për nderin e humbur të At Efremit, i akuzuar për perversitete seksuale, trafiqe vizash dhe një karrierë të dyshimtë prej murgu. Trakti ishte një abuzim i ri flagrant i At Efremit. Ai paraqiste një prej fotove të botuara në gazetën TemA ditën e tretë pasi plasi skandali, ku paraqitej At Efremi mes disa fëmijëve dhe një vajze pak më të rritur, që nuk ka rëndësi në e ka emrin Kristina apo Marina, por që ne si redaksi, menduam të mos ia ekspozojmë gjithë fytyrën. Kjo është një normë etike e çdo gazete, e cila kur ka në qendër të vëmendjes një personazh, nuk ka pse penalizon për shkak të tij dhe persona të tjerë. Por në vend të falenderimeve nga Kisha ose së paku, nga vetë At Efremi dhe “dashamirësit” e tij, u përballëm me një fushatë denigruese dhe një tërbim të papritur nga At Efremi, i cili nuk e shihka dot këtë vajzë të mbuluar. I vendosur të shijojë portretin e saj, At Efremi ka ribotuar fotografinë që paraqet portretin e plotë të vajzës. Ne nuk na mbetet gjë veç t’i kërkojmë dhe një herë ndjesë vajzës që At Efremi e do medoemos me fytyrë të zbuluar, por na duhet të themi se akuzat ndaj At Efremit nuk lidhen me atë foto, por me foton e vetmuar në mes të pyllit, me vajzën në prehër, të cilës, siç thotë vetë në intervistat e tij në shtypin e përditshëm, po e këshillonte për diçka që ia kishte kërkuar ajo. Gazeta e pa të udhës që në foton ilustruese për Atin që ka qejf fëmijët, të mos botojë fytyrat e tyre, pasi ata rëndohen nga mjedisi shoqëror, i cili sheh tek At Efremi një figurë të akuzuar. Ne nuk kemi bërë asnjë akuzë. Thjesht e kemi kujtuar se mos në foton me shumë të mitur është ndonjë nga ato vajzat që At Efremi e shëtit i vetëm nga pylli. Dhe duket se kjo e ka tronditur At Efremin në një mënyrë të tillë, që e bën shumë të besueshme skenën e vetmuar në pyll. Kështu siç po ndodh, është e qartë se pas disa ditësh, At Efremi do të nxjerrë dëshmitarë të tjerë që do të përgënjeshtrojnë foton në pyll. Abuzimi i ri i At Efremit që kërkon doemos të zbulohet fytyra e një vajze të mitur dalë në krahët e tij, pa e akuzuar askush konkretisht për atë, është tregues i instinkteve vetëmbrojtëse të një njeriu në faj. Por nëse është në faj At Efremi, nëse është në krizë personaliteti i tij, nuk ka pse shkarraviten muret e Kishës Ortodokse shqiptare me trakte që përpiqen të mbrojnë një prift, kolegët e të cilit në gjithë botën po shkojnë para drejtësisë. Historia e At Efremit është një histori perverse që ka marrë hov jo vetëm nga fakti se Ati ndjen nevojën të shijojë gjithë kënaqësitë që ia kufizon rruga e jetës që ka ndjekur, por dhe dëshirën e tij të brendshme për të na poshtëruar të gjithëve. Dhe po përpiqet të na poshtërojë deri në atë shkallë sa mes perversitetit që mbulohet nga rasoja e zezë dhe normave të një shoqërie të lirë e dinjitoze, të zgjedhim të zezat poshtë rasos së priftit.
<span style="font-style: italic">Tema ka lidhje me fene por nuk eshte teologjike! Transferohet tek forumi i 'shfletimit te shtypit te dites dhe aktualitetit!</span>