Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Abuzimi i ri i një murgu
Mero Baze

Gjatë meshës së të dielës dhe të hënën paradite, në mjediset e Kishës Ortodokse në Tiranë, por dhe në disa redaksi gazetash, është shpërndarë një trakt i firmosur nga disa të vetëquajtur besimtarë, të cilët janë të shqetësuar për nderin e humbur të At Efremit, i akuzuar për perversitete seksuale, trafiqe vizash dhe një karrierë të dyshimtë prej murgu. Trakti ishte një abuzim i ri flagrant i At Efremit. Ai paraqiste një prej fotove të botuara në gazetën TemA ditën e tretë pasi plasi skandali, ku paraqitej At Efremi mes disa fëmijëve dhe një vajze pak më të rritur, që nuk ka rëndësi në e ka emrin Kristina apo Marina, por që ne si redaksi, menduam të mos ia ekspozojmë gjithë fytyrën. Kjo është një normë etike e çdo gazete, e cila kur ka në qendër të vëmendjes një personazh, nuk ka pse penalizon për shkak të tij dhe persona të tjerë. Por në vend të falenderimeve nga Kisha ose së paku, nga vetë At Efremi dhe “dashamirësit” e tij, u përballëm me një fushatë denigruese dhe një tërbim të papritur nga At Efremi, i cili nuk e shihka dot këtë vajzë të mbuluar. I vendosur të shijojë portretin e saj, At Efremi ka ribotuar fotografinë që paraqet portretin e plotë të vajzës. Ne nuk na mbetet gjë veç t’i kërkojmë dhe një herë ndjesë vajzës që At Efremi e do medoemos me fytyrë të zbuluar, por na duhet të themi se akuzat ndaj At Efremit nuk lidhen me atë foto, por me foton e vetmuar në mes të pyllit, me vajzën në prehër, të cilës, siç thotë vetë në intervistat e tij në shtypin e përditshëm, po e këshillonte për diçka që ia kishte kërkuar ajo. Gazeta e pa të udhës që në foton ilustruese për Atin që ka qejf fëmijët, të mos botojë fytyrat e tyre, pasi ata rëndohen nga mjedisi shoqëror, i cili sheh tek At Efremi një figurë të akuzuar. Ne nuk kemi bërë asnjë akuzë. Thjesht e kemi kujtuar se mos në foton me shumë të mitur është ndonjë nga ato vajzat që At Efremi e shëtit i vetëm nga pylli. Dhe duket se kjo e ka tronditur At Efremin në një mënyrë të tillë, që e bën shumë të besueshme skenën e vetmuar në pyll. Kështu siç po ndodh, është e qartë se pas disa ditësh, At Efremi do të nxjerrë dëshmitarë të tjerë që do të përgënjeshtrojnë foton në pyll. Abuzimi i ri i At Efremit që kërkon doemos të zbulohet fytyra e një vajze të mitur dalë në krahët e tij, pa e akuzuar askush konkretisht për atë, është tregues i instinkteve vetëmbrojtëse të një njeriu në faj. Por nëse është në faj At Efremi, nëse është në krizë personaliteti i tij, nuk ka pse shkarraviten muret e Kishës Ortodokse shqiptare me trakte që përpiqen të mbrojnë një prift, kolegët e të cilit në gjithë botën po shkojnë para drejtësisë. Historia e At Efremit është një histori perverse që ka marrë hov jo vetëm nga fakti se Ati ndjen nevojën të shijojë gjithë kënaqësitë që ia kufizon rruga e jetës që ka ndjekur, por dhe dëshirën e tij të brendshme për të na poshtëruar të gjithëve. Dhe po përpiqet të na poshtërojë deri në atë shkallë sa mes perversitetit që mbulohet nga rasoja e zezë dhe normave të një shoqërie të lirë e dinjitoze, të zgjedhim të zezat poshtë rasos së priftit.

<span style="font-style: italic">Tema ka lidhje me fene por nuk eshte teologjike! Transferohet tek forumi i 'shfletimit te shtypit te dites dhe aktualitetit!</span>
 

cimi

Primus registratum
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Nuk eshte as hera e pare as e fundit qe ndodhin keto ngjarje
 

cimi

Primus registratum
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Me keto vepra qe bejne Krishteret, i japin nje pamje te keqe religjionit ne syte e ateisteve apo dikujt tjeter. &lt;img border=&quot;0&quot; alt=&quot;[help]&quot; title=&quot;&quot; src=&quot;graemlins/help.gif&quot; /&gt;
 

albana

Lara Croft
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Ai prift kushdo qofte nuk prezanton te gjithe krishteret dhe ti qe shprehesh ne te tille menyre fyen nje grup te madh antaresh te forumit qe jane besimtare e te ndershem.
Nese te gjithe do flasim me gjuhen tende atehere mjere kjo bote qe eshte e mbushur me perverse e perdhunues nga njera ane e terroriste e vrases nga ana tjeter.Kjo llogjike nuk te con vec ne gabime te pafalshme.
Sa per ceshtjen e priftit une jam e mendimit se i akuzuari eshte i pafajshem deri ne momentin kur provohet e kunderta.Nese akuza eshte me baze atehere ai e meriton te kalbet ne ndonje burg derisa Zoti te jape gjykimin final per shpirtin e tij.Nuk do cuditesha po te ishte e vertete.Prifterinjte i kam po aq inat sa kam dhe Hoxhat po ne syte e mi asnje nga te lartpermendurit nuk perfaqeson rrugen dhe afersine ndaj Zotit sepse ata jane njerez dhe eshte ne natyren e njerzve te mekatojne,gabojne,shtiren etj.
 

oktapodi

Primus registratum
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Mos te ekzistonin
fete,si muslimane dhe krishtere,
bota do ishte me e qete,
nuk do kishte trazira,pakenaqesira,vdekje,luftra,
njerezit ne cdo cast tani ka ndjenjen e frikes,
ne cdo cep dhe ane ku shkojne,
si jashte ambientit dhe mbrenda saj.
Atje ti vihet bomba them,
atje qe mbahen si te perkryer si njerez te zotit,
ti djegesh ne hell.
 

cimi

Primus registratum
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Albana
Ate shkrim qe e ka botuar gazeta Tema,nuk ishte nje botim per te akuzuar fene krishtere por per tua bere te qarte njerzve se cfar bejne disa teologe shqipetare.

Edhe nuk nuk i akuzova krishteret as nuk fyej njeri, porse shpreha urrejtjen time per per ate veprim.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

secili do te jape llogari per veprat e tij sipas qellimit dhe demit qe i shkakton shoqersie!
 

oneo

Forumium praecox
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Fillimisht postuar nga albana:
[qb]ne syte e mi asnje nga te lartpermendurit nuk perfaqeson rrugen dhe afersine ndaj Zotit sepse ata jane njerez dhe eshte ne natyren e njerzve te mekatojne,gabojne,shtiren etj.[/qb]
Ketu jam dakort me Albanen, ata jane njerez ne fund te fundit, nuk mund te shikohet prezantimi i fese vetem nga ata (megjithese kane goxha peshe ne ate pjese te shoqerise)
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

ne fund te fundit prifti eshte nje jeri si gjithe te tjeret, dhe do te ishte e gabuar neqoftese besimi i nje njeriut bazohet mbi nje njeri tjeter.
Feja dhe besimi shkojne shume me larg.
Pastaj raste te tilla kane ndodhur me para, vazhdojne te ndodhin edhe tani.
Ky prift duhet denuar pa hezituar nje çast, por nuk mund te pergjithesojme tel ai tere kishen kristiane apo tere besimtaret e krishtere.
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Jam dakort ME Issin sepse NUk mund te gjykojme nje komunitet Fetar pse nje Person eshte i gabuar ... Pylli i Bukur nuk mund te quhet i shemtuar pse eshte nje dru i shtrember . e presim Drurin dhe duket serish i bukur . Pra Keto gjera Ndodhin Ne MBare boten jo vetem Ketu . Ai meriton Te denohet Nga Ligji dhe nese Ligji nuk e denon shoqeria duhet ta denoje ate ... dhe vete Kisha nuk duhet ta mbaje ate Element Negativ afer qe i Ul Reputacionin dhe Imazhin e mire qe ata kane ne Popull por te jete ajo e para qe ti luftoje te tille Elemente ...
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Fillimisht postuar nga Tasi me pershesh:
[qb]Per sqarim:

Prifti ne fjale eshte grek.[/qb]
Nuk Habitem pasiqe kam degjuar dhe shume bema te tjera per Murgjit Greke ...
 

albana

Lara Croft
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Nuk me duket se perversiteti ka nacionalitet ndaj nuk me duket e drejte te themi se prifti ka bere ate apo kete se ai eshte grek ndhe greket jane te tille.Pergjithsime te tilla jane edhe ato qe persekutojne shqiptaret ne evrope.
 

cimi

Primus registratum
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Eshte e vertete se cdonjeri do te jape llogari per veprat e tij, dhe besimi i njeriut nuk bazohet tek disa njerez te tjere.
Problemi eshte se keto veprime sic e thashe me pare &quot;nuk jane as te parat as te fundit&quot;.
Pra ne duhet te dime se cilat jane veprimet qe merren per te parandaluar keto veprime.
 
B

briiigi

Guest
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

e crendesi ka kombesia e priftit. Ai perfaqson kishen ortodokse shqiptare...dhe kjo ka rendesi. Normalisht ai eshte njeri, dhe cdo njeri gabon, por ama nga nje ane eshte dhe figure.
Me duket shume gje e ulet ajo qe lexova, dhe do shpresoja qe keto gjera te ishin sa me te rralla!!!
 

Tasi

Primus registratum
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Fillimisht postuar nga briiigi:
[qb] <span style="font-weight: bold">e crendesi ka kombesia e priftit.</span> Ai perfaqson kishen ortodokse shqiptare...dhe kjo ka rendesi. Normalisht ai eshte njeri, dhe cdo njeri gabon, por ama nga nje ane eshte dhe figure.
Me duket shume gje e ulet ajo qe lexova, dhe do shpresoja qe keto gjera te ishin sa me te rralla!!![/qb]
Desha ta them edhe kete .
Pse nje grek ne kishen ortodokse shqiptare?
Une ju bej me dije qe ai prifti nuk eshte shfaqur me ne publik dhe mendohet qe eshte larguar jashte Shqiperie. I bije ta marrim me mend se ku, sepse nuk ka asnje njoftim per kete.
Kisha Ortodokse e ka pergenjeshtruar faktin e shkrimit te me siperm.
 

gjekec

Primus registratum
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Ooooo... per cfar persversiteti e ke llafin, per ate ngerdheshjen ne fytyren e disave kur moren vesh qe prifti ishte grek??.

Sa per priftin, Jezu Krishti e ka bere te qarte te keqen e &quot;institucionalizimit&quot; te besimit, dhe seperse duhet qe te behet lidhje ndermjet tij dhe fese... llogjike leshi
 

cimi

Primus registratum
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Fillimisht postuar nga spaced out:
[qb] Sa per priftin, Jezu Krishti e ka bere te qarte te keqen e &quot;institucionalizimit&quot; te besimit, dhe seperse duhet qe te behet lidhje ndermjet tij dhe fese... llogjike leshi[/qb]
Meqe hyre ne kete diskutim, atehere pse keto veprime ndodhin vetem tek te krishteret??
Dhe cilat jane mesimet e Jezus Krishtit per te parandalur keto vepra?
 

Harpetari

Primus registratum
Re: Nje koment ju lutem per kete ndodhi

Personalisht jam shum dakort me Tedin kur thot&quot;priteni drurin e shemtuar&quot; pra bejeni synet priftin deri ne fund.Edhe i jepni nje mesim te mire per cfare ka ber,edhe e ndeshkoni por edhe e beni te rrespekoje fete e tjera(si myslimanizmin)dhe ku i dihet nderron profesjon.
 
Top