NJE KOMB DHE NJE ANALIZE

arterie

Primus registratum
NJE KOMB DHE NJE ANALIZE

Pershendetje bashkekombas!
Nisur nga shume ngjarje te largeta dhe te tashme, por sidomos nga ato qe po kalojme, desha te lexoja nje analize sado amatore te historikut shqiptar te shkruar me ndjenjat e gjithesecilit nga ju. Jane shume tragjedi shoqerore, politike e ekonomike qe kane ndodhur per nje kohe jo shume te shtrire ne vite. Kemi dhe na ka shoqeruar prej kohesh dilema e te sotshmes dhe te nesermes, na ka shqetesuar fati individual, familjar dhe ai kombetar ne nje fare menyre. Do kisha deshire te dija se ku e gjeni veten tuaj ne vlerat individuale te dhena apo te ndertuara ne keto vitet e fundit. Sa jane te lidhura dhe sa kane ndikuar ato ne vlerat e shoqerise, pra a kane qene ato nje drejtim i vecante apo i bashkangjiten vlerave te te pergjithshmes shoqerore. A e shihni fatin tuaj te lidhur me fatin e kombit tone dhe te nesermes se Tij apo e shihni si nje dicka personale te pandikuar nga faktore te tjere? Sa eshte rritur apo ulur reagimi juaj ndaj ngjarjeve brenda dhe jashte Shqiperise dhe i cfare forme ka qene ky lloj reagimi?
Ju mirepres ne analizen tuaj personale ne lidhje me kombin tone pare nga kendveshtrimi personal dhe ai i perbashket shoqeror.
Ju faleminderit!
 
Top