Nje ide

Nje ide

Per hir te ceshtjes kombetare, per hir te miqesise, per hir te solidaritetit per hir te mireqenies se Shqiperise dhe Shqiptareve ne Amerike.

A duhen ushtare te TMK te Kosoves dhe nje repart nga Shqiperia 200+200=400 ushtare nga te dyja anet e kufirit te luftojne perkrah Amerikaneve kunder Irakut?

Jep besimin ne nje aleat te mundshem si USA se Kosova dhe Shqiperia, populli shqiptar dhe me nje % te fese myslymane eshte nje aleat i Amerikes. Me llafe thuhet por dergimi i ushtareve Shqiptare atje eshte prove se Kosova dhe populli i Kosoves eshte dhe mendon per drejtesine dhe demokracine qe do ai dhe shtetin qe i takon te kete. Eshte prove e pakontestueshme aleatesh dhe borxh qe Amerika ndryshe nga Europa ska per ta harruar.

Do kemi perfitimin moral, politik dhe ekonomik qe Shqiptaret jane disa qe mund te besohen plotesisht nga Amerika.

Lufta do sjelle dhe perfitime ekonomike qe eshte nje mireqenie me e mire e mijera shqiptareve emigrante ne Amerike. Studentet si ne do te kishim me shpresa dhe me perfitime duke mbaruar shkollen ne nje vend qe cdo here krijon potencial. Do krijonim bindjen se jemi europiane dhe stabel si shtet nga te dyja anet e kufirit qe i shikojme gjerat qarte.

Mireqenia e Shqiptareve do te thote nje Shqiperi te Madhe me te forte. Prova si Aleate duke cuar ushtaret tane krah per krah me Amerikanet krijon nje fryme clirimi jo tek Amerikanet por dhe vete Europianet. I themi ndal dhe shpifjeve te paqena te fqinjeve tane dinake.

Si mendoni ju?
 

une_une

Primus registratum
Re: Nje ide

Iraku nuk na ka bere gje por te shesim lekuren e irakenit tek lumi do fitojme shume. kapton Eli sa fitojme diku tjeter?
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Nje ide

Bobo sa inat kam po te me thone Eli, te lutem mos e perserit.

Gjoja ne e mbajme veten per komb qe nuk e shte tjetrin (gjoja he), atehere perse mos bejme gjoja qe nuk e shesim?

Personalisht nuk do ti ndotja duart me gjak per intresat e amerikaneve, le te shkojne ne djall po deshen.
 

Guest
Re: Nje ide

une them qe JO ..
NE SKEMI PUNE TE NDIHMOJME AMERIKEN NE KTE VENDIM PASI NUK BESOJ ESHTE I DREJTE ...
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Nje ide

Shadow

Ajo cka lexova me lart, mu duk shume e padrejte vetem diku, per te tjerat njerezit mendojne perdite ashtu si thua ti.
 

disku

UNI
Re: Nje ide

Fillimisht postuar nga Ela_001:
[qb] Bobo sa inat kam po te me thone Eli, te lutem mos e perserit.

Gjoja ne e mbajme veten per komb qe nuk e shte tjetrin (gjoja he), atehere perse mos bejme gjoja qe nuk e shesim?

Personalisht nuk do ti ndotja duart me gjak per intresat e amerikaneve, le te shkojne ne djall po deshen. [/qb]
fitojme qefin e amerikes...u pa puna tani duhet ta kesh mire me me te fortin....point
 

une_une

Primus registratum
Re: Nje ide

Me duket se e bera te qarte se nuk do e bejme per qejfin e Amerikes (terthorazi po) por per hir Shqiperise. Jepni gjakun per Shqiperine e Bashkuar apo doni te jeni indiferente? Ska me paster se kjo.

Mund te lene jeten 400 ushtare shqiptare por kemi fituar politikisht ate qe ne shekuj te tjeret na kane penguar. Lerini i idete e "ndritura" te humanizmit ndaj te tjereve por behuni humanista ndaj popullit tend.

Me kete gje i mbyll gojen sllaveve dhe grekeve njehere e pergjithmone. Nuk do e japin gjakun per Ameriken por per Shqiperine etnike. Nuk vene shqiptaret ne Amerike te punojne si emigrante per te pasuruar Ameriken (terthorazi po) po per te mekembur ekonomine e tyre familjare.

Eshte aq e thjeshte por shume e veshtire per te u gelltitur.

Eshte rasti me i pakontesueshem. Nese ju argumentoni nen humanizmin dhe fene atehere na iku zogu nga duart.
 

une_une

Primus registratum
Re: Nje ide

Duhet te vrasesh nje person dhe nuk ke rrugedalje tjeter(marre nga CIA-FBI Tests)

1. Do vrasesh fqinjin?
2. Do vrasesh babain?
3. Do vrasesh veten?
4. Do vrasesh vellane?

Ke do vrisnit?
 

jula

Primus registratum
Re: Nje ide

Pergjigja eshte:

5.do ti rebelohesh faktit qe ne kete test ka vetem keto 4 mundesi.

Per sa i perket temes: Nuk mendoj se duhen sakrifikuar jete (shqiptare dhe jo shqiptare) per te marre pjese ne nje "gosti" ku nuk kemi te garantuara as therrimet.
Dhe, mbi te gjitha, ne lufte nuk pranohen vete-ftesat!
 

olti

Neo
Re: Nje ide

1. Do vrasesh fqinjin?
2. Do vrasesh babain?
3. Do vrasesh veten?
4. Do vrasesh vellane?


Une do vrisja 'hijen e vetes' dhe tere pragmatisto-oportunistet e tjere!

le te filloje kasaphana /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

une_une

Primus registratum
Re: Nje ide

Fillimisht postuar nga jula:
[qb] Pergjigja eshte:

5.do ti rebelohesh faktit qe ne kete test ka vetem keto 4 mundesi.

Per sa i perket temes: Nuk mendoj se duhen sakrifikuar jete (shqiptare dhe jo shqiptare) per te marre pjese ne nje "gosti" ku nuk kemi te garantuara as therrimet.
Dhe, mbi te gjitha, ne lufte nuk pranohen vete-ftesat! [/qb]
Pyetja eshte me shume se shkruhet ne qe duhet te lere ty dhe te tjereve injorancine menjane dhe te fokusohesh ne kuptimin qe rrjedh ne pyetje.

Po e formuloje ne formen qe dhe femijet te e kuptojne duke perfshire dhe femijet e medhenj.

Je ne nje ballone qe po bie me shpejtesi dhe njeri duhet te hidhet dhe sakrifikoje veten. Nuk ka kohe te hiqni kepucet dhe hidhni thaset me rere qe ke ne ballone. Njeri duhet te sakrifikohet per ideale nobel me te larta. Kjo ishte pyetja femije. Ne raste ekstreme te tilla duhet marre vendimi shpejt. Une me te sakte vleresoj Captain Albania me lart kur thote qe duhen vrare oportunistet. Eshte ne ekstremin "terrorist" (notice quotes) por eshte shume i prere dhe i sakte ne te vepruar. Nuk humbet kohen. Ne rastin e tij kojshia ishte ne rradhe te pare. Ndersa fatkeqeisht per juve te tjeret eshte lufta e mullinjve me ere.
 

jula

Primus registratum
Re: Nje ide

Nuk di ne c'rast kam lene shteg te mendohet se dua te me shpjegohen gjerat si nje 2-vjecari, po s'ka rendesi kjo.

Pergjigja ime ndaj testit ishte nje batute, sikunder dhe cdo test eshte nje hic nqs ndahet nga rrethanat.

Ju ftoj te fokusoni fjaline "Vete-ftesat NUK pranohen". P.sh. po e shpjegoj si per nje student te vitit te pare ne shkenca politike:
Premieri italian Berlusconi, me deshiren atdhetare per te marre pjese ne ndarjen e perfitimit ekonomik, politik dhe strategjik te pas luftes, ofrohet per te ndihmuar aktivisht ne nje sulm te mundshem kunder Irakut. George Bush, qe ne kete histori nuk eshte bishti i kavallit, pasi peshon mundesite ushtarako-strategjike te Italise, "oreksin" e saj, konfliktualitetin e ketij oreksi me orekse te tjere, aksiomen "sa me pak pjesemarres ne gosti, aq me e madhe pjesa", etj., vendos te mos e pranoje ndihmen e drejtperdrejte te Italise. Pike.

Duke pasur parasysh se Italia eshte Italia dhe ne jemi Shqiperia dhe duke pasur parasysh se Italia kerkon vetem pjesemarrje ne kontrollin e burimeve energjitike, kurse ne nje rishikim kufijsh dhe te se drejtes nderkombetare me te drejte, por ne konflikt me interesa te tjere me strategjike (lexo: Rusi, p.sh.), cila eshte pergjigja qe mund te marrim:

1.Ha-ha-ha!
2.Hi-hi-hi!
3.Ho-ho-ho!
4.OK, miq, mund te merrni dhe pjesen e Italise, po deshet!

Kjo eshte vetem Realpolitik.
 

une_une

Primus registratum
Re: Nje ide

Fillimisht postuar nga jula:
[qb]
Pergjigja ime ndaj testit ishte nje batute, sikunder dhe cdo test eshte nje hic nqs ndahet nga rrethanat.

Ju ftoj te fokusoni fjaline "Vete-ftesat NUK pranohen".[/qb]
ok ok. you're right
 

olti

Neo
Re: Nje ide

Ambasadori amerikan Xhejms Xhefri falenderon Shqipërinë për mbështetjen e dhënë

Xhefri: Ushtarë shqiptarë në Gjirin Persik

“Këto njësi shumë shpejt mund të dislokohen në Gjirin Persik ku do t’i zbatojnë këto stërvitje në realitet”

TIRANE-Njësi ushtarake shqiptare së shpejti mund të udhëtojnë drejt Gjirik Persik së bashku me forca ushtarake amerikane në kuadër të përgatitjeve që SHBA po bëjnë në rast të një konfliti të armatosur me Irakun. Dje ambasadori amerikan në Shqipëri, Xhejms Xhefri deklaroi në konferencën e tetë të Shoqatës së Atlantikut Verior se “SHBA i janë shumë mirënjohëse Shqipërisë për bashkëpunimin ushtarak” . Ai tha se “Pikërisht tani forcat amerikane po stërvisin ushtarakët shqiptarë duke kryer ushtrime shumë domethënëse. Këto njësi shumë shpejt mund të dislokohen në Gjirin Persik ku do t’i zbatojnë këto stërvitje në realitet”. Stërvitja e përbashkët shqiptaro-amerikane që po zhvillohet në Gjirin e Vlorës që prej 25 janarit me emrin e koduar “Adriatik Philblex 03-5 është paralajmëruar se do të përfundojë sipas Ministrisë së Mbrojtjes në 10 shkurt. Nuk bëhet i ditur numri i ushtarakëve shqiptarë që mund të udhëtojnë së bashku me ato amerikane drejt Gjirit Persik, por pritet që ai të jetë simbolik. Ambasadori amerikan premtoi dje se SHBA do të mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën atlantike.
Meta
"Ne do të vazhdojmë të jemi pjesëtarë aktivë të aleancës së NATO-s në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar, duke mos iu shmangur përgjegjësive që do të na kërkojë e ardhmja", -u shpreh zëvendëskryeministri e ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në konferencën ndërkombëtare "NATO përballë sfidave të reja". Në fjalën e tij Meta, vlerësoi "historik" samitin e NATO-s në Pragë, duke theksuar se me futjen e shtatë vendeve ish-komuniste, anëtare të aleancës "NATO ka bërë një hap për unifikimin e Europës, pa mure ndarëse". Meta vuri në dukje pozicionin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, duke vlerësuar progresin e reformave ushtarake në vend dhe qëndrimin konstant në ruajtjen e forcimin e stabilitetit në rajon
Moisiu
Presidenti rikonfirmoi edhe njëhrë mbështetjen e Shqipërisë për SHBA duke theksuar se në rrugën e anëtarësimit në NATO, Shqipëria ka edhe përkrahjen e mbështetjen e plotë të mbarë komunitetit euroatlantik dhe të SHBA-së, duke përmendur letrën e para disa ditëve të presidentit të SHBA-së, Bush, i cili ndër të tjera shkruan se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mirëpresin këtë nismë dhe ne do t’ju mbështesin në përpjekjet tuaja”. “Nga kjo tribunë e Shoqatës shqiptare të Atlantikut, dëshiroj t’i shpreh presidentit Bush falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për mesazhin e tij të ngrohtë, miqësor dhe inkurajues në mbështetje të reformave në Shqipëri; për vlerësimin e lartë që ai i bën rolit të vendit tonë në forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon, si dhe të kontributit aktiv që Shqipëria jep në luftën kundër terrorizmit përkrah kombeve që ndajnë të njëjtat vlera në lidhje me kërcënimet e shekullit XXI”,- tha presidenti në fjalën e tij. Për t’ia arritur qëllimit të integrimit në NATO, Moisiu vuri në dukje se është e domosdoshme përmbushja e standardeve, për të arritur rezultate konkrete. Presidenti Moisiu vlerësoi arritjet në Forcat e Armatosura si gatishmëria dhe disiplina e lartë në zbatimin e detyrave të mbrojtjes, në ndihmë të popullsisë e në raste fatkeqësish; për përkushtim dhe sakrifica në ndërtimin e veprave civile; për kontribut efektiv në ruajtjen dhe forcimin e paqes në rajon e në botë. “Prej kohësh, paqeruajtësit shqiptarë po veprojnë me vendosmëri dhe profesionalizëm në Bosnjë dhe në Afganistan”, - tha ai.

Marre nga gazeta "Shekulli"!
 
Top