Një libërth i vogël, por me vlera të mëdha
Ndoshta sot lexuesit mund ti duket çudi që për një libërth të tillë prej 8 faqesh të ketë pasur aq jehonë, të jenë shkruar artikuj të shkurtër dhe të gjatë, të jenë botuar edhe monografi dhe vazhdon të rikujtohet edhe pas një shekulli e gjysmë e më shumë. E ky është “Ëvetari” i Naum Veqilharxhit, i pari abetar i shqipes, shkruar me një alfabet të veçantë dhe qarkulluar në vitin 1844, 165 vjet më parë.
Kush ishte Naum Veqilharxhi? Ishte një patriot nga Vithkuqi i Korçës, që qe një ndër qendrat ekonomiko-kulturore të mëdha të vendit tonë në shekullin XVII-XVIII, që më pas u shkatërrua, duke u kthyer në një fshat të zakonshëm. Në një zonë të tillë me tradita patriotike dhe arsimore lindi Naum Veqilharxhi, në fund të shekullit XVIII dhe vdiq, siç thuhet i helmuar nga patrikana greke, më 1846, duke u bërë kështu dëshmori i parë i Rilindjes sonë Kombëtare. Shumë i ri, së bashku me familjen emigroi në Galac të Moldavisë për të mos u kthyer më në atdhe. Më pas do të punojë si avokat në Braila të Rumanisë, e cila ishte një qendër e emigracionit në Ballkan, e kulturës iluministe dhe e lëvizjes çlirimtare.
Naum Veqilharxhi qe atdhetari i parë shqiptar që formuloi kërkesat kulturore të lëvizjes sonë për çlirim kombëtar, duke u bërë kështu pararendësi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në formimin e tij luajti një rol edhe mjedisi patriotik i kohës ku ai jetoi dhe pjesëmarrja në lëvizjen eteriste që luftoi në atë vend për të shporrur pushtuesin e huaj.
Kështu me emrin e Veqilharxhit lidhet një veprimtari e gjerë patriotike që do ti shërbente zgjimit të ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar dhe pati një ndikim të veçantë tek atdhetarët shqiptarë, të cilët në veprimtarinë e tyre ecën në gjurmët e Naum Veqilharxhit. “Ata, theksonte M. Islami, shihnin tek ai njeriun që kishte hapur një rrugë të re për çështjen kombëtare dhe për këtë arsye e nderonin dhe e ruanin të gjallë kujtimin e tij”.
N. Veqilharxhi ishte iluminist dhe si i tillë u jepte përparësi lëvrimit, përhapjes dhe shkrimit të gjuhës amtare, kur dihej se shqiptarët, duke qenë të pushtuar, kishin pengesa në lëvrimin dhe pasurimin e saj, pasi politika e pushtuesit ishte e tillë që donte të përjetësonte prapambetjen shekullore. Prandaj mbështeste pikëpamjet iluministe se një popull mund të dalë nga padituria, vetëm duke shkruar e lëvruar gjuhën amtare e duke e konsideruar faktor të rëndësishëm edhe për zhvillimin mendor të fëmijëve dhe mjet të fuqishëm për përvetësimin e njohurive. E gjithë veprimtaria e tij politike e pedagogjike ka bërë që N. Veqilharxhi të zërë një vend të rëndësishëm në historinë e shkollës, të shkrimit shqip dhe të historisë së mendimit politik dhe pedagogjik.
Rrethanat e kohës diktonin që të zhvillohej arsimi në gjuhën amtare, të arsimoheshin shqiptarët e kjo duhej realizuar në një kohë sa më të shkurtër. E bënte të domosdoshme një veprimtari të tillë, pasi mund të zhdukeshin edhe ato akte të trashëguara nga e kaluara.
Veprimtaria e tij kulturore është përqendruar në hartimin e një alfabeti të veçantë për shqipen dhe botimi i dy abetareve. Ka edhe ndonjë informatë tjetër, se përveç abetareve deshti të botojë edhe një gramatikë, por vdekja ia ndërpreu planet e tij. M. Domi, disa vite më parë, pati deklaruar se N. Veqilharxhi kishte përgatitur lexime për moshën fëminore dhe të rriturit, ndërsa Dh. S. Shuteriqi pranonte se që më 1844 kishte gati një përkthim të “Një mijë e një netëve”. Të gjitha këto njoftime na bëjnë të mendojmë se N. Veqilharxhi duhet të ketë lënë në dorëshkrim edhe vepra të tjera të pabotuara.</p>
* * *
Punën e parë Naum Veqilharxhi e nisi me hartimin e një alfabeti të veçantë për shqipen për të qenë kështu nismëtar për një vepër të tillë, pasi ky alfabet do të ishte jashtë ndikimeve politike dhe
fetare të kohës. Ai ishte i bindur se një punë e tillë mund ta bënin edhe vetë shqiptarët. Kujtojmë Çajupin, i cili gjysmë shekulli më vonë,
deklaronte se alfabeti duhet të zgjidhet prej nesh. Naumit i kushtoi shumë kohë për të hartuar këtë sistem shkrimor, ku thuhet se punoi rreth 20 vjet, diçka e ekzagjeruar. Tek alfabeti i këtij punëtori atdhetar duhet të vlerësojmë ndjenjat patriotike të autorit, që kërkonte me insistim që të shkëputej nga çdo ndikim i huaj, duke dhënë një alfabet të veçantë, pasi populli shqiptar ishte një popull më vete, kishte historinë dhe gjuhën e tij, prandaj duhet të kishte edhe alfabetin e vet. Por ky sistem shkrimor nuk ishte praktik, si nga përdorimi, ashtu edhe se krijonte vështirësi financiare për të blerë shtypshkronja, pasi atyre ekzistueseve u mungonin të gjitha karakteret e veçanta.
Burimi i këtij alfabeti ka ngjallur diskutime në qarqet shkencore të kohës dhe më vonë. Autorët e ndryshëm qofshin vendës apo të huaj kanë dhënë shpjegime të ndryshme. Ne kemi mendimin se Naum Veqiharxhi nuk është mbështetur në asnjë nga alfabetet ekzistuese. Ai krijoi një alfabet të veçantë, por nuk përjashtohet mundësia e ndikimit të ndonjë elementi nga alfabeti cirilik sllav dhe ciriliku sllav civil. Mithat Frashëri, një shekull më parë, theksonte se shkronjat e Naum Veqilharxhit janë të veçanta dhe së largu ngjajnë me armenishten. Një ide të tillë për një ndikim nga alfabeti armen e ka shprehur edhe ndonjë autor tjetër. Një shtjellim më të hollësishëm e ka bërë dr. Gjystina Shushka, e cila është marrë ekskluzivisht me veprën e Veqilharxhit, kryesisht, në rrafshin gjuhësor, që përveç të tjerave në vitin 1999 botoi në Prishtinë monografinë “Gjuha në veprën e Naum Veqilharxhit”. Mundësinë e ndikimit nga alfabeti armen ajo e shpjegon me kontaktet që ka pasur Naum Veqilharxhi me armenët në lagjen ku banonte në Braila gjatë viteve 1834-1839.
* * *
Duke qenë se e zgjidhi sipas pikëpamjes së tij çështjen e alfabetit, Naum Veqilharxhi u mor me hartimin e abetareve për gjuhën shqipe, kur në atë kohë nuk kishte një alfabet të vetëm të gjuhës sonë dhe nuk kishte shkolla në gjuhën amtare. Kjo ide nuk i lindi rastësisht. Ka pasur faktorë që e kanë nxitur për tu marrë me një nismë të tillë. Ai jetonte në një mjedis ballkanik, kur lëvizja për çlirim nga Turqia sa vinte e rritej dhe ndërgjegjja politike sa vinte e forcohej, kur popujt e Ballkanit një nga një kishin fituar pavarësinë. Edhe historiku i hartimit të abetareve në popujt e Ballkanit nuk ishte i hershëm. Brenda 2-3 dhjetëvjeçarëve të shekullit XIX të gjithë këta popuj hartuan abetaret e tyre. Prin fillimisht Greqia, duke hartuar abetaren e parë në Ballkan, për të vazhduar me atë të Rumanisë (1820), të Bullgarisë (1824) dhe të Serbisë (1827). Roli i këtyre abetareve ishte i madh, duke ditur se ai është libri i parë i nxënësit. Patjetër edhe ky faktor ka pasur ndikimin e vet te N. Veqilharxhi. Së pari hartoi një abetare prej 8 faqesh me titull “Fort i shkurtër e i përdorshim Ëvetar shqip për çdo si cillë që do të mpsonjë të kënduarit e të shkruarit bukur shqip”. Autori e shihte se pak faqe nuk ishin të mjaftueshme, por e ndiente të domosdoshme të bënte edhe ndonjë sqarim. Kështu në parathënien e botimit të dytë theksonte se “mos i vështroni të vogëlmit e ti, koha do ti dëftenjë të mathtë e të rendit” (=rëndësinë e tij). Një vit më vonë Veqilharxhi, më 1845 botoi abetarin e dytë prej 50 faqesh me titull “Fare i ri Ëvetar shqip për djelm nismëtorë, nxjerrë e dhënë mbë dritë tani herën e parë për djem të vegjël me një të zgjedhur nga disa gjë të mirash e të fitimëshme”.
Ky abetar humbi nga qarkullimi gati një gjysmë shekulli dhe së fundi u gjet në Greqi në një bibliotekë të atjeshme. Menjëherë u transkriptua nga Ll. Nase, Tiranë, 1984 dhe më vonë nga Gj. Shushka, Prishtinë, 1994.
Parathënia e botimit të dytë ka si titull “E parthënme për mbi djemt e rinj shqipëtarë”. Ishte një manifest i vërtetë i lëvizjes sonë kombëtare. Përveç të tjerave, kjo parathënie kishte vlera edhe për mendimet që jep për zhvillimin e gjuhës dhe të arsimit kombëtar. Në Ëvetar ka dhënë edhe këshilla për të rinj, shumë prej tyre me përmbajtje praktike dhe edukative, si: Secili ka për de
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25463. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25463