Një biografi e paautorizuar fundos mitin e NewmanDashuritë skandaloze të Paul sykaltrit

Një biografi e paautorizuar fundos mitin e NewmanDashuritë skandaloze të Paul sykaltrit

Gjithçka rrëfehet në një libër bombë, i sapopublikuar në Shtetet e Bashkuara, ku zbulohen të gjitha dashuritë e tij: nga shtrydhja për Marlon Brando, te pasioni për Steve McQueen</p>


Në sytë e famshëm bojëqielli të Paul Newman, mitikë për tri breza femrash, nuk pasqyrohej vetëm universi femëror, por edhe ai mashkullor ia ngacmonte dëshirat. Aktori, për ta thënë ndryshe më brutalisht me fjalët e Darwin Porter, autor i biografisë që gjendet në të gjitha libraritë amerikane, deri në moshën 50-vjeçare ka qenë biseksual. “I pëlqenin si meshkujt ashtu edhe femrat”, i ka thënë Porterit aktori homoseksual i filmave pornove, Cal Culver, një prej dëshmitarëve të intervistuar. Më pas ai ka shtuar: “Unë kam qenë mashkulli i fundit me të cilin Paul kaloi një natë. Ka ndodhur në fund të viteve 70, kur ai i kishte kaluar të pesëdhjetat dhe ju siguroj se nuk lundronte si njëherë e një kohë”.
Goditja, edhe duke i marrë për mirë rrëfimet e reja, nuk është e lehtë për tu kapërcyer. Në botë ka mijëra kinemadashës, si meshkuj ashtu edhe femra, për të cilët Newman ka qenë prototipi i “mashkullit të bindur”, të cilit i falej gjithçka. Mbi të gjitha për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme, por edhe në emër të besnikërisë së treguar për më shumë se gjysmë shekulli ndaj gruas së tij të dytë, Joanne Woodward.
Në Shtetet e Bashkuara ka shumë sajte, ku tregimet e Porter janë kontestuar ashpër. “E gjitha është një farsë”, lexohet ndër të tjera, “për të ulur imazhin e Newman dhe për të shitur një grusht letrash të mbushura me gënjeshtra”. Për shembull, kur aktori, që kishte pasur edhe më parë një eksperiencë homoseksuale, gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak, pati një vegim për Marlon Brando, të cilin e kishte parë në Brodway në filmin “Një tramvaj që quhet dëshirë”. “Ishte 3 dhjetori i vitit 1947″, tregon Porter në librin e tij që titullohet “Paul Newman, the man behind the baby blues”, “dhe pas prezantimit Paul e priti Marlon në hyrjen e teatrit. Edhe unë jam aktor, i tha, por nuk arrij ti shfaq ndjenjat e mia. Marlon e ftoi të hipte në motorin e tij, me të cilin udhëtonte në atë kohë. Mëngjesin tjetër, në Studion e aktorëve flitej vetëm për natën që dy aktorët kishin kaluar bashkë”. Edhe komenti i Brandon u bë i famshëm: “Newman? Çtë them, është shumë sentimental”.
Për hir të së vërtetës, tetë vite më parë, pikërisht në vitin 2001, u publikua një biografi e paautorizuar nga Newman, ku Lawrence J. Quirk, një prej miqve të tij më të mirë, shkruante: “Paul e bën për vete botën duke luajtur rolin e engjëllit mbrojtës”. Shumë pak njerëz e kishin besuar këtë, por tani Porter thekson se Jacqueline Witte, bashkëshortja e parë ashtu dhe Joanne Woodward, dinin gjithçka dhe heshtnin. Respektimi i divit duhej shpëtuar me çdo kusht.
Edhe pse ishte shtirur sikur nuk dinte asgjë për Sal Mineo, me të cilin Newman kishte pasur një marrëdhënie, e cila befas ishte ndërprerë, ai ishte hakmarrë në mënyrë mizore. Ishte periudha kur Scott Allan, djali i parë i tre fëmijëve që Paul kishte pasur me Witte, kishte “humbur” në tunelin e drogës. Porter pohon se një natë, në vitin 1978, Mineo i telefonoi Paul-it. “Jam me djalin tënd”, i tha, “dhe ai është shumë i dashur me mua”. Aktori mbeti pa fjalë. Në vazhdim pati përballje të tmerrshme mes tij dhe të birit, i cili vdiq duke vrarë veten po në të njëjtin vit, në 1978, në moshën 28-vjeçare. Atëherë Newman mendoi seriozisht ta ndiqte, por Steve McQueen arriti ta shkatërronte nga ana e tij.
Mes dëshmive të shumta mbi të kaluarën e sykaltrit, janë edhe ato të Rod Steiger, Eartha Kitt, Geraldine Page dhe Shelly Winters. Kështu u zbulua që McQueen, i cili vdiq më 1980-n në moshën 50-vjeçare, kishte qenë pasioni më i madh i Paul Newman dhe se shumë kohë më parë, interpretuesi i filmit “Atje lart dikush më do”, kishte pasur të dashur James Dean, Montgomery Clift, Robert Wagner dhe John Derek.
Për sa u përket femrave, Newman vdiste tu përkushtohej atyre që i quante “rose sfiorite⦔, ku bënin pjesë Joan Crawford, Lana Turner, Judy Garland, Rita Hayworth⦠dhe në veçanti për Grace Kelly-n.
Pastaj, siç thuhet, aktori ndërroi faqe, aq sa Joanne Woodward arriti të thoshte: “Jeta jonë u bë e bukur si një ëndërr që ishte e destinuar të zgjaste deri më 2008-n, kur Paul në moshën 83-vjeçare u largua nga kjo botë”. Në fakt, deri në momentin e fundit, në netët pa gjumë, aktori ishte i fiksuar pas kujtimit që shumë miq ishin larguar nga kjo botë mjaft të rinj: Dean, Clift, Marilyn, McQueen⦠Por ajo që e lëndonte më shumë ishte fakti se nuk e kishte kuptuar në kohë dramën e të birit.(Shqip)</p>
JzbS9RD6ZyY

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25010. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25010
 
Top