Re: NJË STADIUM I RI KOMBËTAR
Une them, se Qemal Stafa duhet te marre nje investim te lehte, per t'iu permbushur kushteve elementare te higjienes. Nderkohe, nese duhen shpenzuar para, le te hidhen tek Stadiumi Dinamo, i cili per mua, le te shembet teresisht dhe mbi ate hapesire, te ndertohet nje stadium i ri Olimpik, per te cilin Tirana, por e gjithe Shqiperia ka shume nevoje. Stadiumi duhet te kete jo me pak se 50 mije vende dhe te jete ne dispozicion vetem te ndeshjeve te Kombetares, klubeve kryeqytetase qe luajne ne kupat e Europes (ose atyre klubeve nga rrethet qe nuk kane nje stadium te mire), si dhe vetem per ndeshjet finale te kampionatit dhe atyre te kupes. Gjithashtu, impianti i stadiumit mund te shfrytezohej edhe per koncerte, mitingje e aktivitete te tjera. Sa per shprehjet krahinore te atyre qe kerkojne stadium te madh ne qytetet e tyre, une i mirekuptoj, se ashtu si Shkodra qe ka nje tifozeri te zjarrte edhe Vlora qe eshte klubi me i suksesshem shqiptar i te gjithe koherave ne Champions League (ka rrahur Barcelonen, Partizanin e Beogradit etj etj) dhe furnitorja me e madhe e ekipeve kombetare, e kane hak nga nje stadium te denje. Por do i shtrijme kembet sa kemi jorganin. Nje menyre tjeter per te gjetur financime per ndertimin e stadiumit te madh Olimpik ne kryeqytet, eshte edhe dhenia me koncension per llogari te ndonje kompanie private e cila ne marreveshje me shtetin do te menaxhonte biletat per nje afat te caktuar kohor.